Letërsi Kombëtare: Rrustem Geci- “ANËVE TË ATDHEUT”

atdheu_yne_shqiperia01

RrustemGeci

Shkruan: Rrustem Geci-
Dortmund, 2016

Shumë ballë shtrëngatash po fryn
era, Anës së Drinit, dhe gjithandej
Kosovës. Nuk ia kam frikën kohës
turp më vjen të mbetemi pa fitore
 
Ky vend, ky dhé, dhe atdhé i yni
ka qiell për gjithsecilin qytetar, që
ta shkruaj emrin e vet të krijimit
emrin e vet të të mbjellave në arë
 
Kosovë e një mijë e një betejave
trashëgimtare e shqiptarve të lashtë
trashëgimtare e atdheut të vogluar
a ke armë përveç duarve të trupit
 
Me fitore nuk jemi dhe aq mirë
liri, t´i je sot e zemëruar me mua
por, dashuria për ty s´më shterron
tek ty kam pirë qumështin e jetës
 
Atdhe, kam frikë nga dashuritë e
mëdha, dhe nga të qënit i mundur
kjo jetë s´më do ashtu si dua unë
me çaste s´më do as ngadhnjimtar!..

 

Shperndaje ne

The Author

Atdhe Geci

Rrustem Geci është një poet i njohur. Ai u lind në Roganë të Dardanës. Mësimet e para i bëri në vendlindje, kurse shkollën e mesme e kreu në Gjilan dhe Dardanë. Rrusta u kulturua më tej në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Ekonomik. Rrustem Geci 15 vjet ishte gazetar, në Radio Televizionin e Prishtinës. Ndërsa pas mbylljes së RTP-së nga regjimi fashistoid serbian ai mërgon në Dortmund të Gjermanisë, ku edhe tani jeton e vepron. Deri më tash ka shkruar dhe botuar 17 vepra; 1. “Demonstratat e luleve”, 2. “Antolologjia personale" 3. “Jeta në Letër”, 4. ”Mielli dhe uji”, 5. “Lirikë”, 6. “Dridhjet e barit”, 7. “Atdheu”, 8. ”Erdhëna”, 9. “Arbëreshët”, 10. “Shqipëria”, 11. “Trojet e mia” , 12. “Rogana”, 13. “Heroika”, 14. “Gacat e prushit”, 15. “Atdhetarët”, 16. “Pasha këtë tokë”, 17. “Kanuni poetik”, libri më i vëllimshëm në gjuhën shqipe me poezi, 2 mijë faqe, dhe mbi 23 mijë vargje. Motivet në poezinë e Gecit janë motive të zemrës dhe të shpirtit. Shndërrimi i jetës së jetuar në tekst poetik, është natyrshmëria e të qenit poet. Poezia përfiton shumë nga e bukura, nga dashuria. Rrustem Geci është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, prej vitit 1995, dhe është i përfaqësuar në gjashtë Antologji me poezi, dhe në një Antologji për gazetari.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.