Pushka jonë s’vret njerëz! Ajo vret dreqin e zi dhe birin e dreqit të larmë!

Nip i Mic Sokolit, Tahir Sinani, ra dëshmor, duke luftuar në Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare (3)

Hiqmu sysh, o qeni serb! Ç’po fshihesh pas meje!

Kur je kaq tutës, pse ke ardhur në Prekaz?

riza_ri

“Ah kadale”, Nikollë të vraftë Zoti se këtu i thonë Oso Baroti!”

Oso Kuka kishte formuar çeta të armatosura? Po! Sepse, që prej vjetësh malaziasit s’i linin të qetë shqiptarët në ara e kullota, plaçkitnin e digjnin shtëpitë e tyre! Domethënë malaziasit lakmonin trojet arbrit? Po, nip! Knjaz Nikola i Malit të Zi lakmonte të merrte jo vetëm Shkodrën. Për t‘i dalë zot tokës shqiptare në kufijtë me Malin e Zi, vendoseshin çeta luftëtarësh në kullat kufitare. Në krye të këtyre çetave printe trimi dhe burri në zë, Oso Kuka. Kalaja e Vraninës? Po. Në qershorin e vitit 1861 këtë kullë e sulmoi ushtria malazeze. Trimi Oso Kuka, me shokë, nuk zmbrapsej? Kjo e bindi komandantin armik, se me forcën e armëve Kullën e Oso Kukës s’mund ta merrte, prandaj vuri në shërbim dredhinë. Knjazi malazias shpresonte për ta mashtruar Oso Kukën? Prandaj e dërgoi për besë një njeri, i cili Oso Kukës i kërkoi dorëzimin, duke i premtuar grada. Ia kishte kthyer përgjigjen Osoja?”Nuk jena mësue me ra në duar të huaja për së gjalli, e nuk kena nevojë për ndere të tjerëve, kena boll të tonat”, i është përgjigjur egër Osoja. Ç’bëri Oso Kuka? “Afroi fuçitë e barutit midis kullës, se dora e varrueme nuk më len me u afrue”? Dhe kur mbi pullaz kishin kërcyer qindra malazezë, qindra të tjerë kishin thyer muret, trimi ynë thërret edhe një herë: “Ah kadale”, Nikollë t’vraftë Zoti se këtu i thonë Oso Baroti!”

Gjeneral Mic Sokoli

Mci u lind në Fang të Bujanit të Tropojës. Ishte luftëtar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Nga Malësia e Madhe ishte? Po! Prijës i Krasniqes, biri i Sokol Ramës. Luftëtar i Lidhjes? Po! Mic Sokoli udhëhoqi njësi të mëdha luftarake të Lidhjes në shumë beteja. Mori pjesë në luftimet e Gjakovës, kundër Mehmet Ali Pashës, u dallua në betejën e Nokshiqit, kundër agresorëve malazias, luftoi në Plavë e Guci, në Hot, Grudë, Tuz, Prizren, Gjakovë, Ferizaj, Gjilan, Shkup. Ishte kalores? Në krye të tri mijë kalorësve nga Malësia e Madhe, që më vonë u transformua në Gardën e Lidhjes Shqiptare. – Haxhi Osman Pasha u nis drejt Slivovës? U nis, por e theu ushtria e Lidhjes. Mic Sokoli, me disa shokë të tij, u turrën ku ishte vendosur artileria osmane. Ranë luftëtarët, së bashku me komandantin e tyre, Mic Sokolin, duke i vënë gjoksin topit armik!
Ra trimi tropojan? Ra bash sikur bien trimat! U shkëput nga jeta në moshën 42-vjeçare, duke lënë pas gruan dhe 2 fëmijë, një djalë dhe një vajzë. Më shumë se një shekull më pas, po një nip i tij, e vazhdoi, aty ku e la Mici, aty ku e ndërpreu Lidhja Shqiptare. Ai kishte trashëguar nga gjenet e Micit trimërinë dhe shkathtësinë ushtarake. Ky nip i Mic Sokolit, ra dëshmor, duke luftuar për Bashkim Kombëtar, dhe quhet: Tahir Sinani. Mic Sokoli u shpall Hero i Popullit!

E zunë në pabesi Sylejman Vokshin dhe e dënuan me vdekje në litar!

Sylejman Vokshi u lind në Gjakovë (1818), në një familje me traditë kombëtare nga Vokshi, pjesëmarrëse në kryengritjet antiosmane kundër Tanzimatit. Qeveria e Përkohshme e Lidhjes Shqiptare e ngarkoi me detyrën e udhëheqësit ushtarak të forcave të armatosura të Ushtrisë Kombëtare të saj, ishte edhe kryetar i Komisionit të te ardhurave dhe financave. Si anëtar i Shtabit Ushtarak të Lidhjes, Sylejman Vokshi ishte një nga udhëheqësit e luftëtarëve shqiptarë në betejat për mbrojtjen e Plavës e Gucisë, që shpunë në shpartallimin e forcave të Malit të Zi. Pasi osmanlinjtë e zunë në pabesi udhëheqësin ushtarak të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Sulejman Vokshin, e dënuan me vdekje në litar. Kryetari i Gjyqit Ushtarak të Prizrenit e pyeti: Ke gjë për të thënë, o malok? Sylejman Vokshi, duke shikuar me përbuzje, i tha: Po, kam për të thënë këtë gjë: Mua mund të më vrisni e të më varni, se unë një frymë jam, por malet e Shqipërisë, ku luftojnë trimat për liri, as nuk mund t’i varni, as t’i vrisni kurrë!

Sefë Kosharja i pari i fisit, hije të paska maja e lisit!

Sefë Kosharja u lind në katundin Koshare të Ferizajt. Ishte pjesëmarrës aktivist i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Ishte nga fshati Koshare i rrethit të Ferizajt. U shqua në pritën që forcat vullnetare të Lidhjes së Prizrenit organizuan, më 21 prill 1881, në afërsi të fshatit Koshare, kundër ushtrisë osmane e komanduar nga Dervish Pasha. Pas betejës, Sefë Kosharja u kap i plagosur nga forcat e armikut. Meqenëse nuk pranoi ta dënonte veprimtarinë e Lidhjes, Dervish pasha e vari po atë ditë, para fshatit, në majë të një lisi. Për qëndrimin heroik që mbajti para litarit, populli i Kosovës e përjetësoi me një këngë, në të cilën thuhet midis të tjerave:

“Pushka jonë s’vret njerëz! Ajo vret dreqin e zi dhe birin e dreqit të larmë!”

Tërë Drenicën e kishin rrethuar tanke, ushtri dhe policë serbë. Një ekspeditë e armatosur kishte hyrë në oborrin e Shaban Murat Jasharit në Prekaz. Të kujt janë gjithë këto shtëpi, pasuri? Të miat! – përgjigjet Bacë Shabani. A kanë mend këta djemtë e tu që po luftojnë me një Serbi, kur i kanë gjithë këto të mira? Po, djemtë e mi të gjitha i kanë, liri s’kanë! I duam të gjallë djemtë e tu! Janë dalë nëpër male…! Ademi ndodhet brenda në shtëpi! Ademi, as s’ha, as s’fle në shtëpi! Ai po lufton me një Serbi! Pushka jonë s’vret njerëz! Ajo vret dreqin dhe birin e dreqit! Do t’i bastisim krejt këto shtëpi!
Pa shkel nëpër trupin tim dhe të njëzet e shtatë anëtarëve të familjes, i huaj s’bën me hy në shtëpi timen! Policët serbë qesin Zahiden, gruan e Shabanit, si mburojë të vetvetes. Nëna Zahide me guxim u thotë policëve kriminelë serbo-çetnikë: “Hiqmu sysh, o qeni serb! Çka po fshihesh pas meje! Kur je kaq tutës, pse ke ardhur në Prekaz?”.

Marrë nga libri

“Një Tokë, një Kokë” të autorit R.G.

Shperndaje ne
Updated: 1 Janar, 2015 — 23:04

The Author

Riza GREICEVCI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.