Vdekja nuk e zhdukë artistin – Aleksander Moisiu

Aleksander_mojsiu01

“Shqiptarët janë vërtetë njerëz të komunikueshëm dhe në të njëjtën kohë gjithë pasione, pra nëse ndonjëherë do na ndrohej mendja për të mos u quajtur më bij shqiponjash, në ndihmë do të na vinte Moisiu, për tu thirrur si njerëz që marrim me vete diellin kudo që shkojmë. Kjo mund të shndërrohet dalë nga dalë në një dilemë kulturore,e gjithmonë aty nëse do duam të respektojmë më tepër fjalën do na vijë në ndihmë Moisiu, Hamleti dyshues i botës shqiptare.(Dorian Koçi)”

fahriu_vete

Nga: Fahri Xharra

Vdekja është mashtruese. Vdekja ishte ajo që e definoi artistin. Askush nuk vdiq mbi dërrasat teatrore, aq shpesh dhe me aq përsosmëri aq të bukur si Moisiu.

Vetëm në dramën “Kufoma e gjallë” të Tolstoit, në mes viteve 1913 dhe 1935, më shumë se një mijë e pesëqind herë i dha vetes “plumb “.

 

 

aleksander_moisiuAutori R. Shaper shkruan për aktorin e madh, i cili në pesëmbëdhjetë vjetët e fundit të jetës së tij, thuajse pa ndërpre u gjend nëpër turne, duke kthyer rrallë në vilat e tij, në Tesin dhe Dornbah të Vjenës. Përkitazi më ketë, Moisiu thoshte: “Në përgjithësi, nëpër hotele ndihem më mirë, këtu është njeriu i lire dhe ia lejon lirinë të tjerëve …..”. Turneu i fundit, ai tremujor në Itali dhe fjalët e thëna në skenë, ato të rolit të Fedjas së Tolstoit: “Unë ndihem mirë ….. sa ndihem mirë”, janë edhe fjalët e fundit të Miosiut…

Cvaigu më vonë i kujton çastet e fundit të artistit: “Dy ditë më vonë, në vend të provave, qëndrova para arkivolit të tij”. Moisiu vdes në mbrëmjen e 22 marsit, në orën 19 e 10 minuta, të vitit l935, në moshën 56-vjeçare. Gazetat e Vjenës, Berlinit, Romës dhe Milanos e publikojnë lajmin në faqet e para

Të përkujtosh një artist të madh të dalë nga trungu i kombit është punë e madhe; e aq më tepër një njeri që nuk e harroi se nga ishte dhe një artisti që e nderoi Europa e fillim shekullit të 20-t .
Shekspiri i paraqitur me pamje bashkëkohore. Hamleti I Shekspirit ishte një nga rolet më të mëdha të Moisiut, të cilin edhe në jetën private e quanin princ – princ Moisiu, për arsye se, siç mendohej, rridhte nga një familje ballkanase të njohur për pronësi të madhe tokësore, për anije dhe gjeneralë. Si jeta, po ashtu edhe koha pas vdekjes së artistit të madh, u përcoll me pyetje hipotetike, si. p.sh.: sikur të jetonte më gjatë, ku do të jetonte, ose cilin nacionalitet do ta merrte: italian, shqiptar apo do të bëhej amerikan. Dhe pjesa e mbetur nga biografia e tij, është heshtje, heshtje e profetizuar si ajo e Hamletit, të Moisiut – mitit dhe artisti më të madh në mes të dy luftërave botërore.
Shpesh ndodhte në premierat e Moisiut që pas përfundimit të shfaqjes, shikuesit të mbesin te shtangur në ulëset e tyre dhe të mosduartrokasin. Një admirim paralizuar. Entuziazëm i jashtëzakonshëm.- Moisiu i ri është një përjetim sfidues.. Ecce hommo: , Një njeri i vuajtur , një njeri i mrekullueshëm, një i huaj , pas te cilit të merr malli. Pas dhjetë viteve, konkretisht me 28.shkurte1912 ,.

Aleksandër Moisiu prapë ndodhet në Pragë, në qytetin ku kishte pasur angazhimin e parë të tij të vërtet në teatër. Tani ai gëzon fame është artist në teatrin e Reinhardit në Berlin. Një njeri i ri, thatanik, ndodhet në publikë, është ky Franc Kafka. Teatrit nuk i kushtonte shumë rëndësi, nga se e magjepsë bota e filmit Mirëpo në tetër ai vajti me një grup shokësh per ta pare këtë farë Moisiu, për të cilin shkruhej aq shumë. në shtyp. Dhe Kafka në këtë mbrëmje do të përjetojë një shqëtësim të brendëshme, për të cilin do të shkruaj më vonë në ditarin e tij . Qëndresa intelektuale e Kafkës i kundërvihet fuqisë emocionale të Moisiut. Përshkrimi i Kafkës mbi njohjen me Moisiun dallohet shumë prej përshkrimeve të kritikëve , të cilët ose e përulnin ose e ngrisin në qiell. Moisiu., zë mbinjerëzor. melodi delikate. Delirium. Analiza e Kafkës mbi dhuntinë aktoreske të Moisiut mund të identifikohet me një idil magjeps.

Trieshta, vendi i lindjes se Moisiut është prezentuar vetem një herë me emrin e Moisiut gjatë hapjes së ekspozitës mbi Aleksandër Moisiun ne Civico Museo Teatrale, si dhe në një dramë që shfaqej gjatë viteve të tetëdhjeta me titullin “Eroe di scena – fantasma d’amore (Moissi)”. Të thuash gjatë terë jetës Moisiu pati telashe me përkatesinë nacionale dhe me vendelindjen, sado që nga biografia e tij diheshin edhe për njerën edhe për tjetrën. Më në fund, për ta bërë publke, e sigurisht i shryrë nga atdhedashuria, Mosiu i drejtohet Kosulatës Shqiptare për pranimin e shtetësisë shqiptare. Disa javë para vdekjes, i vjen lajmi zyrtar nga Tirana për pranimin e nacionalitetit shqiptar.

Dhe Aleksandri Moisi fliste kështu: “Nga foshnjëria ime nuk mbanj mënt gjëra. Linda në Trieste. Im atë ish shqipëtar prej Durrësi dhe kishte tregëti edhe në Triest, im më ka qënë italiane.Shkollën fillore e bëra në Shqipëri, në Durrës, vëndlindja e t’im-eti. Atje, përposë shqipes që flisnim në shtëpi, mësova dhe pak gërqisht.

Dhjetëvjeçar u ktheva në Triest, ku vazhdova mësimet. Këto janë gjithë kujtimet që kam nga foshnjëria ime.Kur mbusha të tetëmbëdhjetat shkova në Vienë. Gjermanishten nuk e dinja fare. Dëshira e ime ishte të vazhdonja mësime në kanto, në konservatorin e Vienës. Por xhepi nuk m’a lejonte këtë gjë.
Aleksander Moisi dhe rolet e tij në Teatrin Popullor të Vjenës.

Sipas Schottenberg¸ Aleksander Moisiu ishte një yllbotëror ( Weltstar ). Ai pritej nga njerzit në të gjithë botën, si një Popstar. Po ashtu në kohën e suksesit të tij, Moisiu ishte artisti më i reklamuar në botë. Fotot me fytyrën e tij mund të shiheshin të varura në kryeqytetet më të mëdha të botës

Moisiu ishte : Othello , në “Othello”, të Shekspirit (1921) ,Edipi , në “Mbreti Edip”, të Sofokliut (1922) Fedja, në “Kufoma e Gjallë”, e Tolstoit (1922)Montesuma, në dramën “Shpëtimtari i bardhë”, i Gerhart Hauptmann (1923),Konti i Charolais, nga Beer-Hofmann,në dramën “Konti i Charolais” (1925) ,Henrikut i IV, në dramën “Maska e Gjallë”, nga Pirandello (1926),Gaztori Feste, në “Cfarë të dëshironi ju”, të Shekspirit (1926) ,Hamleti , nga “Hamlet”, i Shekspirit (1926)Markez i von Posa, në “Don Carlos”, të Schillerit (1929),Villibaldi, në “Djemtë e këqij në shkollë”, të Nestroy (1929),Jedermanni, në “Jedermann”, nga Hofmannsthal (1929) ,Kaplani Ferdinand Holl, në “Luajnë ndjenjat e Verës”, të Schnitzler (1930).

Po e përfundoj me fjalet e Dorian Koçit :”Etnosi dhe kombi ynë ka pasur fatin të lindin një të tillë të shënjuar në memorien e kohës me emrin e një heroi të madh të antikitetit si Aleksandër dhe me mbiemrin e një profeti të madh të njerëzimit si Moisi. Nuk e di se çfarë kombinimi më të mirë mund të gjente fjala tragjike sesa kombinimi i këtyre dy emrave në një person, pasi Aleksandri i Madh mbi të gjitha ishte një hero kulturor, njeriu që në çdo avancim të ushtrive të tij ndërtonte dhe institucione të rëndësishme kulturore që shpërhapnin qytetërim dhe Moisiu që udhëhoqi popullin e vet drejt Tokës së premtuar dhe mori dhjetë Urdhëresat e Shenjta duke shpërhapur fjalën e Zotit. Këtë lloj kombinimi e mbivendosje kulturash mund ta gjeje vetëm në Gadishullin Ilirik prej nga ishte origjina e Aleksandër Moisiut, pasi ai ashtu si dhe Aleksandri i Madh është një hero kulturor.”

Shqiptarët janë vërtetë njerëz të komunikueshëm dhe në të njëjtën kohë gjithë pasione, pra nëse ndonjëherë do na ndrohej mendja për të mos u quajtur më bij shqiponjash, në ndihmë do të na vinte Moisiu, për tu thirrur si njerëz që marrim me vete diellin kudo që shkojmë. Kjo mund të shndërrohet dalë nga dalë në një dilemë kulturore,e gjithmonë aty nëse do duam të respektojmë më tepër fjalën do na vijë në ndihmë Moisiu, Hamleti dyshues i botës shqiptare.

Referencat:

Gjergj Bubani, Aleksandër Moisi, burri me kombësi të përbotshme

Dorian Koçi ,Kur Hamletin e luante Aleksandër Moisiu

Ernest Ferizi , Aleksandër Moisiu – Si u krijua një legjendë

Pjeter Logoreci, Portreti misterioz i Moisiut

Fahri Xharra,20.01.16
Gjakovë

Shperndaje ne

The Author

Fahri Xharra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.