“Luani i kuq”-simbol i “Mbretërisë bullgare”, jo simbol shqiptar, as i Maqedonisë multietnike!

 

Mehdi_HYSENI

        Prof.Dr.MEHDI HYSENI

Prof.Dr.MEHDI HYSENI                                                          09/12/2014

Nuk ka dyshim se një demagogji, një hipokrizi, një spekulim, një shpifje dhe një tradhti e këtillë antishqiptare, vetëm për t’i ruajtur kolltukë e mëndafshtë e tyre në parlamentin dhe në qeverinë sllavomaqedone, të rikujton injorancën dhe tradhtinë e hidhur të dikurshme të shqipfolësve të Kosovës

Në stemën e re shtetërore sllavomaqedone  përballë “luanit të kuq”, patjetër, duhet të figurojë edhe një simbol kombëtar shqiptar. Ndryshe, nuk mund të bëhet fjalë për kurrfarë  shoqërie të integruar multietnike dhe pluraliste.

Këtë duhet ta mbajnë parasyshë  të gjithë, sepse pa  simbole të identitetit kombëtar shqiptar nuk mund të ketë kurrfarë uniteti ndëretnim dhe pluralizmi. Pandaj, arsyeja e thotë që,, asnjë liderë politik shqiptar dhe asnjë parti politike shqiptare (qoftë brenda apo jashtë qeverisë dhe parlamentit sallavomaqedon), nuk duhet të pranojnë kurrfarë steme shtetërore të re të Republikës së Maqedonisë ( me apo pa luan të kuq), sepse  mbi 50% e shqiptarëve me shekuj janë autoktonë në Shqipërinë e tyre etnike pellazgo-ilire. 

Sipas historianit të njohur shqiptar të Iliridës, Vebi Xhemaili “Stema e re e Maqedonisë, e cila është propozuar nga Qeveria e Maqedonisë nuk përmban aspak elemente unifikuese për qytetarët e këtij shteti. Stema e re e propozuar shtetërore përmban një luan të egërsuar me ngjyrë të kuqe në mburojë të artë me kurorë murale në formë kështjelle në pjesën e sipërme.  Kjo stemë nuk përputhet me historinë multietnike të këtij shteti dhe me këtë Qeveria e bën të kundërtën, përçan ende më shumë popullatë.”( http://portalb.mk/127482-skandaloze-steme-e-re-e-maqedonise-apo-logo-e-vmro-se//).

Katërcipërisht, duhet të pajtohemi me konstatimin e drejtë të Profesorit të nderuar Vebi Xhemaili se, stema e re e Maqedonisë, nuk përfqëson kurrfarë elementi unifikues, identifikues, as historik të shoqërisë “multietnike”, por  në imagjinatën e trilluar politiko-propagandistike të sllavomaqedonëve të sotëm, simbolizon historinë e  “një superfuqie”  të dikurshme të Maqedonisë antike, që në të vërtetë as këta sllavomaqedonë e as kjo Maqedoni nuk kanë asnjë element ndërlidhës të gjenealogjisë etnike e as shtetërore me maqedonët dhe me Maqedoninë antike, sepse historia ka provuar se maqedonët e sotëm i përkasin gjenezës etnike bullgare dhe konglomeratit sllav në Ballkan. Ndërkaq, kjo Maqedoni,  është “foshnjë” – ngrehinë artificiale politike e ish-Jugosllavisë së Titos (1945-2014).

 Reagimi përgënjeshtrues bullgar: ”Makedonia ni krade GERBA”!

Këtë konstatim tonin (sot, më 7 dhjetor 2014), e ripohojnë, edhe masmediat bullgare të Sofjes, ndër të cilat, siç bën të ditur  (www.lajmpress.com), gazeta bullgare “Telegraf” ka reaguar kundër stemës së re shtetërore të Maqedonisë, duke nënvizuar se “ Makedonia ni krade gerba-Maqedonia na vodhi stemën, sepse ajo stemë është simbol i Mbretërisë së Dytë Bullgare, prej ku e ka prejardhjen, edhe stema e tanishme e Bullgarisë. Mirëpo, këtë të vërtetë, askush nuk e përmend në Maqedoni”.(www.lajmpress.com/07/12/2014).

Këtë të vërtetë, është dashur, ta thonë liderët politikë shqiptarë (ministra e deputetë) në Maqedoni, jo të gënjenë dhe të mashtrojnë popullin e tyre, se stema e re shtetërore  sllavomaqedone me luanin e kuq në mes, “është simbol i vjetër i familjeve të mëdha feudale shqiptare etj.”. Kjo nuk është  e vërtetë, sepse historia shqiptare flet ndryshe, që nga Perandoria Romake e deri më sot(viti 2014, shekulli XXI), shqiptarët kurrënjëherë nuk kanë pasur simbol të vetin kombëtar, as shtetëror “luanin”, por shqiponjën dhe Përkrenaren e Skënderbeut.

Kjo, edhe është  arsyeja e qëndrueshme morale, kombëtare, ligjore, politike dhe historike, pse, historiani ynë i njohur Vebi Xhemnaili prerazi ka përgënjeshtruar dhe hudhur poshtë elementet   simbolizuese të stemës së re maqedone, që nuk përfaqësojnë  identitetin kombëtar shqiptar. Prandaj, me plot arsye ka propozuar që në stemën e re shtetërore të Maqedonisë, të përfshihet “Përkrenarja e Skënderbeut”, që është historia, nderi, lavdia dhe trimëria e kombit shqiptar dhe e Shqipërisë Etnike.

Rrena, injoranca dhe tradhtia i kanë “këmbët e shkurtëra”!

E falënderojmë “lajmpresin” tonë shqiptar dhe gazetën bullgare “Telegraf”, që  “dues ex machina” përmes reagimit të saj me “një plumb” ka vrarë dy gënjeshtra historiko-politike dhe propagandistike antishqiptare dhe antibullgare  të aleancës sllavomaqedone-shqiptare në pushtet, që me të aprovuar stemën e re shtetërore, liderët e saj në “kor” pa asnjë fije turpi, deklaruan gënjeshtrën e sajuar para botës, se kinëse stema e re shtetërore (me një luan të kuq në mes) e Maqedonisë, “është simbol i përfaqësimit të shoqërisë multietnike”, si dhe “simbol vjetër i etnisë shqiptare”!

 –Çfarë morali, çfarë “profesionalizimi”, çfarë “shkence historike”, çfarë  “politike” dhe çfarë propagande antishqiptare kjo?!

Nuk ka dyshim se një demagogji, një hipokrizi, një spekulim, një shpifje dhe një tradhti e këtillë antishqiptare, vetëm për t’i ruajtur kolltukë e mëndafshtë e tyre në parlamentin dhe në qeverinë sllavomaqedone, të rikujton injorancën dhe tradhtinë e hidhur të dikurshme të shqipfolësve të Kosovës(disa akademikë juristë dhe liderë politikë komunistët sahanlëpirës të regjimit serbo-jugosllav titist), të cilët të vetëmashtruar dhe të “hipnotizuar” nga politika serbomadhe antishqiptare, me në krye Slobodan Milosheviqin, deklaronin para popullit të Kosovës dhe, para gjithë botës, se me ndryshimin e  amendamenteve të Kushtetutës së KSAK(1974), “shqiptarët nuk do humbisnin asgjë, por do të fitonin më shumë liri dhe të drejta” të tyre.

Mirëpo, më pas, okupimi ushtarako-policor dhe paramilitar i Kosovës, më 1989 nga ana e Serbisë çetniko-fashiste me në krye kryekriminelin Slobodan Milosheviq, i përtrollisën të të gjitha deklaratat e rreme të “akademikëve” dhe të liderëve komunistë titistë shqipfolës, gjoja se me “ ndryshimin e Kushtetës  së vitit 1974, Kosova nuk do humbiste asgjë…”. Fatkeqësisht, më pas, erdhi në shprheje terrori, gjenocidi, deportimet, rikolonizimi dhe rimilitarizimi i Kosovës nga forcat vrastare dhe inkuizitore të Serbisë. Kjo “ishte fitorja” e Kosovës, pas ndryshimit dhe heqjes së Kushtetutës së saj me dhunë, me terror dhe me gjenocid.

Nuk duhet të ndjekimin shembujt negative dhe tragjikë të dështuarve, të tradhtarëve dhe të kuislingëve filosllavë, por duhet të ballafaqohemi me të vërtetën dhe me realitetin historik, pse gënjenë, spekulojnë dhe mashtrojnë qarqet  shtetërore sllavomaqedone, kjo është e ditur, sepse, edhe në këtë shekull, ato duan, që 50% të shqiptarëve t’i mbajnë “pengë” si minoritet vasal dhe të nënshtruar sipas ligjeve dhe Kushtetutës së tyre  diskriminuese dhe aparteide, duke mos ua njohur shqiptarëve të drejtën e vetëvendosjes së brendshme, as të jashtme. Mirëpo, pse gënjenë dhe manipulojnë shqipfolësit kolltukofagistë dhe paryizanët e tyre, duke luajtur me fatin  dhe ardhmërinë e popullit të vet shqiptar, kjo është e pakuptueshme dhe absurd sui generis, sepse botërisht përligj dhe justifikon sundimin e egër shtypës sllavomaqedon mbi shqiptarët autoktonë në Maqedoni.

Marre nga portali “http://lajmpress.com” 

Shperndaje ne
Updated: 3 Janar, 2015 — 07:20

The Author

Dr. Mehdi Hyseni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.