Letërsi Kombëtare: Rrustem Geci- “TIVARI, NJË KRIM I PASHKRUAR”

tivari01Poemë për Simfoni, Balet, dhe Operë

Ai muaj ishte mars, ishte prill
ai vit ishte 1945, dhe ajo luftë
Kosovën e nxorri të humbur
me 35 mijë djem të pushkatuar
Për atë kasaphane në Tivar
Kosova pyet, pyesin familjarët
pse djemtë tanë na u masakruan
dhe plisin në Tivar na e shkelën
A ka faj Tivari, apo prejardhja
për vrasjen e 2785 djemëve tanë
edhe dhimbjes m´ i dalin lot, e
gojës m´i merret fjala dhe qanë
Pjetri; xhelatit i tregova shenjën
e Krishtit; por xhelati s´e njihte
atë, dhe mua më therri si berre
mik, të tëra zorrët i kam në duar!..

2.
Të pushkatuarit shqiptar në Tivar
Të pushkatuar nga xhelatët serbë
pyesnin, përse ne duhet të vritemi
përse kjo pusi e serbëve në Tivar
Kosovë o zemër, mos më mallko
dëgjoja zërin e plagosur të Avdiut
Se duar e këmbë i kam të lidhura
Fytyrën me thika ma kanë prerë
Krimi në Tivar mbetet gjenocid
vrasja regrutëve i duhej Serbisë
Kosovën ta çarmatoste nga forca
e gjallë, edhe një Mollë të kuqe ta
Vriste
Krimi në Tivar ishte i menduar
ai vazhdoi pastaj në Dubrovnik
vazhdoi në Likë, Nish, e Beograd
deri më 17 shkurt të vitit 2008

3.
A kishte faj udhëheqja Kosovës
për masakrën në Tivar, them po
mobilizimin e regrutëve shqiptar
Shtabi i Kosovës e kishte bërë
Ç´po ndodhë vallë me Kosovën
qanin gjyshet dhe gjyshërit tanë
Kosova na mbeti fare pa djemë
pa burra për ta mbrojtur vendin
Tivari ishte një varr i projektuar
se varre të reja hapeshin çdo ditë
për ta gjunjëzuar Kosovën , që
Kosova të mbetej nën Serbi
Regrutët tanë i vrau ushtria serbe
Me një vendim të Jugosllavëve
Ata u pushkatuan nga xhelatët
që Kosova të mos vetëmbrohej

4.
Krimi në Tivar mbetet i gjallë
sado që atë e varrosën thellë
në Tivar nuk ka një gur varri
për 2785 regrutë të pushkatuar
Nga Kosova e deri në Tivar
rruga ishte më e keq se në varr
në atë udhë të mundimshme
shumë nga tanët vdiqën rrugës
Mes plagëve dhe bajonetave
pashë në ëndërr vajzën time
kjo masakër duhet të kujtohet
për të gjithë brezat e Kosovës
Nuk njerizohen serbët xhelat
Garashaninët, dhe Rankoviqët
ata vranë gjithandej Toplicën
regrutët të lidhur na i therrën

5.
Të pushkatuarit e Tivarit thërarsin
që gjaku i tyre të mos thaj
Kosovë, mblidhi pikat e gjakun tënd
Mblidhe se është gjak i të rënëve
Për atë krim të Serbisë në Tivar
Kosova e Tirana duhet të ulurasin
në të gjitha kancelaritë e Evropës
Për t´ i bëhet një gjyq Serbisë
Serbia me pamje të njeriut
herët a vonë do të përgjigjet
për krimet mbi popullin tonë
për gjenocidin e padënuar serbë
Pushtimi i Kosovës nga sllavokomunistët
Bëri që të ndodhë Tivari
serbët vranë 35 mijë shqiptar të
Kosovës, për të aneksuar Kosovën!..

6.
Prejardhja shqiptare e Kosovës
Ishin shkallët e pushkatimit
fliste në zjarrmi Alimaloku
pak çaste përpara se të vdiste
Ne s´kemi vrarë, as vjedhur s´kemi
i thoshte Preni plagës së tij
ne po vdesim krejt të pavarrosur
dhe pa një ceremoni varrimi
Tivari ishte vetëm një varr
varre të reja hapeshin çdo ditë
që Serbia të dërgojë kolonët
mbi hipoteka të shqiptarëve
Ah, sikur të isha pa pranga
dhe duart t´i kisha pak të lira
do të luftoja edhe me thikat, e
të vdisja, me gishtin në këmbëz

7.
Kosovë, heshtja s´ paska duar
ngrite zërin për të rënët në Tivar
Thërrasin nënat dhe baballarët
Kosova, dhe të ardhshmit e saj
Kosovë, mblidhe gjakun tënd
Se njëgjakësh jemi shqiptarët
Këtu një kufomë, aty një tjetër,..
Djem të Kosovës të pushkatuar
Gjenocidi i organizuar i Serbisë
nuk ishte kontroll dokumenti
po ekzekutim i atypëratyshëm
ndëshkim, ndjekje,dhe pushkatim
Qëllimi i pushkatimit në Tivar
kujtoj se ishte prejardhja jonë
ndarja e Kosovës nga Shqipëria
dhe pushtimi i tokave shqiptare

8.
Shumë nga regrutët tanë të therrur
zorrët e tyre i mbanin nëpër duar
ata fluturonin nëpër qiejt e tyre
por fjalë nuk nxjerrnin nga goja
Në atë pusi vrastare për Kosovën
Na u mor Tivari, na u mor Ulqini
të pushkatuarit në Tivar, ishin gjak
I shtetit të ardhshëm të Kosovës
Mbi lirinë e shkelur të Kosovës
Serbia vrau me plumb e bajonetë
me mija qemë gjysmë të vdekur
dhe me mija qemë të pavarrosur
Pushtimi serb shumë na ka vrarë
xhelatët serbë edhe tani vrasin
ata po shtien në të gjitha anët
edhe pas një shekulli krimesh

9.
Për pushkatimet në Tivar
dhe aneksimin e Kosovës, nga
ushtria serbo-sllave e Titos
shkrimet e mirëfillta mungojnë
Në atë kasaphanë çnjerëzore
prilli i detit e mban mend
ai do të flasë në çdo kohë
për serbët me pamje të xhelatit
Gjenocidi i padënuar serb në Kosovë
vazhdon me mendësinë e vjetër
se krimin mund të varrosësh
Gropave të fshehta të kohës
Krimi në Tivar mbetet i gjallë
sado që atë e varrosën thellë
në Tivar nuk ka një gur varri
për 2785 regrutë të pushkatuar

10.
Ky homazh prushi dhe zemërimi
për Kosovën e vitit 1945, për
regrutët e pushkatuar në Tivar
nga ushtria dhe fallangat serbe
do ta quaja plagën më të patharë
për të gjithë brezat e popullit tonë
Ky homazh për 2785 regrutët tanë
na bën që liria të jetë e pakënaqur
na bën që Kosova të jetë në luftë
edhe për Tivarin, dhe Manastirin
Prandaj, ky homazh për regrutët
të vrarë të lidhur dhe nën pranga
edhe fjalën e bëjnë të qaj e t´uluras
por, kini durim; ata do të zgjohen
posa t´ i mbushin njëqind vjet
ata do të ngrihen e do të flasin, se
ishin gjak i shtetësisë së Kosovës
gjak i njësimit dhe i përbashkimit!..

Nëpër histori fatesh të rënda, nëpër histori burgjesh, dhe dënimesh me varje, ku humbësve u dhunohoheshin fëmijët, gratë, dhe u plaçkitej baza materiale, e u digjeshin shtëpitë, dhe kufomat u masakroheshin, edhe poezisë m´i dalin lot.

Kosovë, dashuria ime e përjetëshme, ne ende kemi shumë udhë për të bërë! Shqipëri-Kosovë-Iliridë, janë bimë të një një gjuhe, bimë të një gjaku, bimë të një vendi.

Kosovë-Shqipëri- Iliridë, nuk mund ta pranojë asnjë falje, asnjë pajtim me serbët, pa u bashkuar trojet tona. Udha për të pranuar faljen dhe pajtimin me serbët, do të jetë e gjatë.

Një shekull krimesh e gjenocidi e më shumë mbi popullin tonë, nuk falen dosido. Unë s´ kam mundësi të fali asnjë krim të padënuar, shprehet gjykatës Flamuri. Unë s´dua të marr pjesë në këtë pazare të turpshme.

Liria që e fituam, avash, avash, do të na bëjë të lumtur! Por, plagët e Kosovës, që ia bëri Serbia shtetërore Kosovës, janë aq të mëdha, aq të thella, dhe aq të gjera, sa duhet përshkuar udhë të gjatë brezash shqiptar, për të pranuar faljen, dhe pajtimin me serbët!

Bashkimi kombëtar nuk ka zëvendësim! Bashkimi kombëtar do ndodhë me patjetërsi! Mbase, vetëm atëherë do të kemi një Shqipëri të të gjithë Shqiptarve!.. Fundi i pjesës së parë!..

RrustemGeci

Rrustem Geci –
Dortmund, 2016

Shperndaje ne

The Author

Atdhe Geci

Rrustem Geci është një poet i njohur. Ai u lind në Roganë të Dardanës. Mësimet e para i bëri në vendlindje, kurse shkollën e mesme e kreu në Gjilan dhe Dardanë. Rrusta u kulturua më tej në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Ekonomik. Rrustem Geci 15 vjet ishte gazetar, në Radio Televizionin e Prishtinës. Ndërsa pas mbylljes së RTP-së nga regjimi fashistoid serbian ai mërgon në Dortmund të Gjermanisë, ku edhe tani jeton e vepron. Deri më tash ka shkruar dhe botuar 17 vepra; 1. “Demonstratat e luleve”, 2. “Antolologjia personale" 3. “Jeta në Letër”, 4. ”Mielli dhe uji”, 5. “Lirikë”, 6. “Dridhjet e barit”, 7. “Atdheu”, 8. ”Erdhëna”, 9. “Arbëreshët”, 10. “Shqipëria”, 11. “Trojet e mia” , 12. “Rogana”, 13. “Heroika”, 14. “Gacat e prushit”, 15. “Atdhetarët”, 16. “Pasha këtë tokë”, 17. “Kanuni poetik”, libri më i vëllimshëm në gjuhën shqipe me poezi, 2 mijë faqe, dhe mbi 23 mijë vargje. Motivet në poezinë e Gecit janë motive të zemrës dhe të shpirtit. Shndërrimi i jetës së jetuar në tekst poetik, është natyrshmëria e të qenit poet. Poezia përfiton shumë nga e bukura, nga dashuria. Rrustem Geci është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, prej vitit 1995, dhe është i përfaqësuar në gjashtë Antologji me poezi, dhe në një Antologji për gazetari.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.