Arvanitasit dhe gabimi i tyre për krijimin e shtetit grek

Fallmayershq_revolucioni_grek

“Revolucioni për pavarsinë e Greqisë ishte një revolucion shqiptar dhe jo grekë”
– Jakob Philipp Fallmerayer
 
Shkruan : Brilant Gashi

Shkruan: Brilant Gashi

 
Grekët ende nuk e dinë as vet se nga kush janë të krijuar , nuk e kanë idenë se kush është krijuesi i tyre i vërtet . Grekët janë të zënë duke vjedhur historinë e shqiptarëve dhe për këtë arsye ata nuk e dinë se kush kanë qenë banorët e parë të tyre . Kush mund të jenë krijuesit e grekëve ? Historianët shqiptar-arvanitas janë të bindur se shqiptarët janë krijuesit e Greqisë së sotme .
 
Ata ishin dominues në Greqinë e viteve 1820 sepse para këtij viti në Greqi frymonte dhe flitej vetëm në gjuhën e bukur shqipe dhe në asnjë gjuhë tjetër të kësaj bote dhe qëndronin si autoktonë në tokën e tyre , ata bënin ç’mos për të çliruar shtetin e tyre Greqinë dhe të gjithë ata heronjë që çliruan Greqinë janë të gjithë shqiptar – arvanitas .
 
Edhe në ditet e sotme duhet të egzistojë mendimi që shqiptarët janë krijuesit e Greqisë së sotme ku në ditët e sotme , nuk kanë kurrfarë simpatie (grekët) për popullin shqiptar , sepse këta “grekët” nuk e dinë se janë arvanitas (shqiptar) dhe se gjuha greke është një degë e gjuhës shqipe ku e kanë folur arvanitasit .
 
12376392_1552792851712333_4876179959756080348_n
 
12033085_558746000939838_4713711895292252885_n
Arvanitasit kishin shpallur pavarsinë e Greqisë dhe kishin çliruar Greqinë . Më 20 mars të vitit 1821 , në Peloponez shpërtheu një kryengritje e madhe ku u përhap edhe në Ishujt e Egjeut të cilët rol të madh në këtë fitore të madhe të grekëve kishin luajtur shqiptarët-arvanitasit dhe qëndresa anti-osmane e Ali Pashë Tepelenës .
 
Grekët e sotëm kanë bërë krime të shumta ndaj popullit shqiptar dhe sidomos ndaj popullsisë çame në krahinat shqiptare të Çamërisë që janë sot në territorin e Greqisë . Këtë nuk do ta kishin bërë nëse do ta dinin se rrënjët e tyre janë nga trungu ynë shqiptar . Ata janë të zënë duke vjedhur historinë e shqiptarëve . Njëri ndër arvanitasit që kishin dhënë kontribut për shqiptarët ishte edhe Anastas Kullurioti i cili ishte njëri ndër patriotët arvanitas me origjinë nga Salamina i lindur në 1820 i cili pati dëshirën të veprojë ndër shqiptarët e Greqisë dhe me të vërtet ishte i palodhur në punën e tij për arvanitët .
 
Edhe sot e kësaj dite në Greqi mbahet një qëndrim mohues duke u përpjekur që arvanitasit të mos ndikohen prej ideve të tij iluministe . Kështu ishte edhe i madhi Aristidh Kola i cili ishte arvanitasi më patriot i gjithë kombit shqiptar dhe kontributi i tij për arvanitasit ishte shumë i madh për popullin shqiptar sa që nuk mund t’a përshkruaj dot as me fjalë .
 
“Një bandë harbutësh , të paarsimuarish dhe injorantësh , të cilët nuk flisnin aspak greqisht , bënë Revolucionin Grek në vitin 1821 , ndërsa Neo – Grekët e sotëm kanë iluzionin se ata janë pasardhësit e lashtë të Perikliut …” – Theodoros Pangallos
Shperndaje ne
Updated: 21 Shkurt, 2016 — 04:23

The Author

Brilant Gashi

Përgjithmonë Shqiptar ...

3 Comments

Add a Comment
  1. I gjithe problemi qe arvanitasit nuk e paten problem qe edhe te flasin gjuhen greke edhe te deklarohen grek, shumica ,jo 100% ishte feja qe i bashkonte me grek, i gjithe interesi i tyre ishte qe te qliroheshin nga perandoria otomane ,kombi nuk ka pas edhe aq rendsi ne ate periudhe

  2. Grekët e sotëm kanë bërë krime të shumta ndaj popullit shqiptar dhe sidomos ndaj popullsisë çame në krahinat shqiptare të Çamërisë që janë sot në territorin e Greqisë .??? Gashi komtradikton veteveten , nese greket jane shqiptar atehere ishin shqiptaret qe bane masakra ndaj shqiptarve musliman …
    Këtë nuk do ta kishin bërë nëse do ta dinin se rrënjët e tyre janë nga trungu ynë shqiptar ??? … E dinin dhe e dine fakti eshte qe nuk ndihen dhe nuk dojn te jan shqiptar

  3. Pozitive te shkruash per Shqiptaret ne Greqi.Por nuk dhate fakte shkencore te bazuar mbi libra.Por une e kam me juve dhe i propozoj te lexoje
    http://axhafaj2gmailcom-adriano.blogspot.al/2012/04/a.html
    http://adriano-xhafaj.blogspot.al/2014/07/blog-post.html

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.