Turqia aleate e Shqipërisë – Jo kurrë

12347743_1531780173813601_3768529490996433783_n

12342574_582804735200631_3031144433704580826_n

Shkruan : Brilant Gashi

Historia nuk mund të shlyhet në asnjë mënyrë dhe kjo gjë është më se e vërtet dhe nuk mund t’a luaj topi këtë fjalë . Por mund të shlyhet vetëm nëse asimilohet një popull i tërë , i fshihet historia , digjen të gjithë librat e historisë që ai popull i ka etj .

Por jo historia e popullit tim , që është e madhe por njëkohësisht edhe e lashtë , i kanë ardhur pushtuesit kësaj
toke , kanë qëndruar për shekuj të tërë , dhe pastaj e “thyen”     qafën dhe kthehen në vendin ku kanë lerë dhe janë rritur . 
 
Por Perandoria Mesjetare Osmane ishte një pushtues me të vërtet i egër për trojet etnike shqiptare , 500 vjet të gjunjëzuar në tokat shqiptare tek kjo Perandori , 500 vjet shpresa nëse ky pushtues do të largohej ndonjëherë nga këto toka dhe do të linte të qetë Shqipërinë .
 
Kjo perandori ka lënë gjurmë të pashlyeshme në tokat shqiptare , një ndër këto gjurmë janë : objektet dhe kultet fetare (xhamitë) dhe fjalët që kanë lënë tek gjuha shqipe që edhe sot e kësaj dite shqiptarët i përdorin , disa duke mos e ditur që janë fjalë turke dhe disa me qëllim .
 
Modernizimi i jetës së Perandorisë Osmane me ndihmën e Ataturkut ishte një hap i madh europian dhe një hap përpara duke ndjekur shembullin e vendeve europiane . Ataturku modernizoj veshjen dhe bëri gjithçka për të rikthyer Turqinë nga një vend mesjetar në një vend modern .
 
Turqia mundohet që t’a fsheh të vërtetën e historisë shqiptare , por nuk mund të fshihet e vërteta që tashmë e gjithë bota e di , për pushtimin 500 vjeçar të Shqipërisë nga Perandoria Osmane .
 
“Metodat ç’njerëzore dhe masakrat që i shohim tek ISIS nuk janë gjëra të reja , të njëjtat metoda përdori edhe Perandoria Osmane gjatë pushtimit të trojeve Shqiptare” – Joseph Dioguardi
 
Në vitet e fundit , në trojet shqiptare Turqia po bën investime të shumta në fushën ekonomike por edhe në jetën qytetare të vendit të Kosovës dhe të Shqipërisë duke ndërtuar sa më shumë xhami dhe t’a osmanizojë edhe më shumë trollin shqiptar dhe të gjitha trojet shqiptare , duke i kthyer nga një vend modern në një vend mesjetar .
 
Por edhe pas shumë parave të anti-shqiptarizuara që po jep Erdogani dhe është duke i ndihmuar Kosovës , ai këtë e bën për interesa të veta politike dhe dëshiron të jetë baba i të gjithë ballkanit , por fatkeqësisht nuk mund të jetë ashtu sepse nuk mund t’a përqafojë mesjetën me modernitet sepse moderniteti ka më shumë faktorë pozitivë se sa mesjeta me gurë dhe këneta dhe me luftë e injorancë .
 
Dhe si përfundim mund të themi – Turqia , aleate e Shqipërisë nuk mund të jetë kurrë . Kemi shtete më të mira t’i kemi aleate , disa vende që nuk kanë shkaktuar mjerim e dhimbje gjatë historisë sonë .
 
“Armiku mbetet armik dhe i vdekur qoftë” – Ismail Kadare , “I urrej viktimat që respektojnë ekzekutorët e tyre” – Jean Paul Sartre
Shperndaje ne
Updated: 15 Maj, 2017 — 14:45

The Author

Brilant Gashi

Përgjithmonë Shqiptar ...

2 Comments

Add a Comment
  1. meinterson mua terasha kules aka najrek qe quhet pusta reka dhe nje ceshem me emnin kaluqera ceshma

  2. kjo nuk eshte aspak e vertet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.