Aspirata kombëtare e Isa Boletinit nuk është “makedonska drzhava” o Ali Ahmeti!

Isa_boletini_luftoi_Fb

Mona

Nga: Mona Agrigoroaiei

Të gjithë e dinë sa demagog është Ali Ahmeti! Të gjithë e dinë se kolaboracionisti në kohë parazgjedhore kthehet në patriot dhe tradhtari kthehet në luftëtar lirie.

Por, është papranueshme kur edhe kjo shembëlltyrë e keqe e tradhtisë guxon të flet për heroin kombëtar Isa Boletinin, që më siguri rrotullohet në varr prej mërisë kur dëgjon mbi kolaboracionistin e shëmtuar e sllavo-maqedonasve!

I ndodhur në Mitrovicë, në manifestimin e zbulimit të shtatores së Isa Boletinit, në 100 vjetorin e flamurit shqiptar, Ahmeti është shprehur:

“Unë vij nga Shkupi i Isa Boletinit, nga Shkupi i Hasan Prishtinës, sot zhvillohen një sërë aktivitetesh me rastin e 100 vjetorit të flamurit kombëtar shqiptarë dhe fillojnë pregaditjen me festimit që fillojnë nesër në Shkupin tonë me pjesëmarrjen e kryeministrave të Shqipërisë dhe Kosovës.

Nesër në Shkup do të realizojmë ëndrrën dhe amanetin e Isa Boletinit, ëndrrën e këtij burri që sreshti për realizimin e aspiratës sonë kombëtare të zhvillimit në hapësirat sonë kombëtare.

Ishte koburja e Isa Boletinit që neve na mbajti shpirtin gjallë, ishte koburja e Isa Boletinit që ne na thriste se vetëm kështu me kobure mund të çlirohet dhe të realizohet aspirata kombëtare.”

Me siguri, Ahmetit i duket vetja trim me fleta dhe harron se me barut te lagur ne ujerat e pista te kolaboracionizmit me sllavo-maqedonasit nuk realizohet aspirata kombetare.

Ai harron se vjen nga Shkupi i pushtuar nga sllavo-çetnikët maqedonas, dhe jo nga Shkupi i lirë i Hasan Prishtinës

Ai harron se trojet shqiptare nën IRJM janë akoma të pushtuara, pikërisht për shkak të tradhtisë të tij kombëtare, duke filluar nga pranimi i marrëveshjes së Ohrit deri te Kumanova e 9-10 majit i vitit të kaluar

Ai harron se amaneti i Isa Boletinit ishte një shtet të vetëm etnik shqiptar, Shqipëria e katër ish vilajetëve.

Specifikoj, një Shqipëri e lirë, e pavarur dhe e zhvilluar. Dhe jo “makedonska drzhava” që e shërben këtë kolaboracionist!!!

Deklarata e Ahmetit përmban një paralajmërim të zezë, se ky “trim me fleta” mundet, tani në kohë krize politike në trevat shqiptare nën IRJM, të organizojë grupe të armatosura, të varura politikisht nga partia besnike e VMRO-s, BDI, për fitoren e “dashurisë” së bashkim-vëllazerimit qeverisës midis tyre…

Se sa i vlerëson Ahmeti heronjtë kombëtarë dëshmohet më së miri me futjen në bodrum të bustit të Dëshmorit Nuri Mazari, si pasojë e të cilit akt Dëshmorët e Betejës së Kumanovës, Mirsad Ndrecaj dhe Beg Rizaj e kishin paralajmëruar Ahmetin: “Bustin e Komandant Strugës do ta vëmë midis Shkupit, deshe apo nuk deshe ti!”

Amaneti i këtyre dëshmorëve te kombit, pa dyshim se duhet kryer. Lufta çlirimtare është e domosdoshme për çlirim kombëtar. Pa luftë çlirimtare nuk ka ribashkim kombëtar!!

Por kjo luftë çlirimtare nuk duhet assesi të udhëhiqet nga njollat e zeza tradhtare si Ali Ahmeti&Co që rrinë nën kolltuqet e sllavo-maqedonasve. Lufta çlirimtare udhëhiqet dhe organizohet nga një lëvizje mbarëshqiptare, e përbërë nga luftëtarë të denjë, trima, të guximshëm.

Ajo udhëhiqet nga kuadro të gatshme ta çojnë në vend amanetin dhe aspiratën e heronjve kombëtarë si Isa Boletini dhe Hasan Prishtina, Shqipërinë Etnike.

“Ja vdekje, ja liri!” duhet të jetë parimi i tyre jetik udhëheqes dhe jo puthjet e përqafimet me sllavo-bullgarët të MONKEYDONISË (Nga anglishtja: monkey = “majmun”) !!

Për fund, do të thosha se më siguri, nëse Isa Boletini do të jetonte në kohën e Ali Ahmetit, ai do të kishte pësuar nje atentat i forcave të errëta shqipfolëse të udhëhequr nga ky kolaboracionist, siç ka organizuar dhjetra atentate ndaj ushtarëve e komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare!!/inaonline

Shperndaje ne

The Author

Mona Agrigoroaiei

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.