Qëndrimi i shteteve fashiste , antifashiste dhe i shteteve fqinje ndaj pushtimit të Shqipërisë

invazioni_italian_ne_shqiperi_01

                                       Invazioni italian në Shqipëri , 1939

12342574_582804735200631_3031144433704580826_n

Shkruan : Brilant Gashi

Qëndrimi i shteteve Nazi-Fashiste

Italia fashiste shfrytëzoi me mençuri raportet ndërkombëtare , sidomos raportet e krijuara mes dy blloqeve të mëdha kundërshtare , që po konsolidoheshin në prag të Luftës së Dytë Botërore e që do të kishte pasoja të mëdha për botën .
 
Qeveria e Romës , më 4 prill të vitit 1939 , kishte vënë në dijeni ambasadorin e Gjermanisë në Romë për aktin që do të ndërmerrte kundrejt Shqipërisë . Të nesërmen , Ministri i jashtëm i Gjermanisë , Ribentropi , deklaroi se çdo fitore e korrur nga Italia do të thoshte sukses për boshtin .
 
Në anën tjetër ministri shqiptar në Berlin në të njëjten ditë kërkoi nga Gjermania të dijë nëse Shqipëria do të shpresonte në përkrahjen e Gjermanisë por ai mori përgjigje se Gjermania nuk kishte interesa në Adriatik dhe se qeveria gjermane nuk do të ndërhynte në asnjë mënyrë në çështjet e Italisë .
 
Pushtimi fashist i Shqipërisë ishte njëra nga ngjarjet më tragjike për të gjithë shqiptarët . Ky pushtim ishte edhe njëra ndër të vërtetat tek Fuqitë e mëdha se ishin gati të rrezikonin popujt e vegjël për të kënaqur oreksin e shteteve fashiste .
 
Qëndrimi i shteteve fqinje
 
Edhe shtetet fqinje mbajtën një qëndrim indiferent , ndonëse agresioni italian shënonte vetëm nismën e pushtimeve të njëpasnjëshme në Ballkan . Ministri i jashtëm jugosllavë Markoviq deklaroi se shteti i tij e konsideronte pushtimin e Shqipërisë si një fakt të kryer dhe ishte i kënaqur me vendimin e Italisë që të mos grumbullohen forcat ushtarake fashisto-italiane në kufirin me Jugosllavinë .
Agresionin italian e miratoi edhe qeveria greke . Kryetari i qeverisë greke Metaksas i shkruante Çanos , më 11 prill , se gjoja asgjë nuk mund ta prishte miqësinë tradicionale midis Greqisë dhe Italisë . Greqia përkrahte agresionin fashist në Shqipëri edhe pse e dinte se kjo përbënte rrezik të drejtpërdrejt për Greqinë .
 
Qëndrimi i Bashkimit Sovjetik
 
Bashkimi Sovjetik si i vetmi shtet komunist në botë , i cili u paraqit si mbrojtës i popujve të vegjël e dënoi me ashpërsi agresionin italian kundrejt Shqipërisë . Populli sovjetik ishte njëra ndër shtetet e para që e ngritën zërin kundër pushtimit të Shqipërisë . Gazeta qeveritare “PRAVDA” , organ i Partisë Komuniste , duke shprehur simpati për popullin shqiptar , dënonte ashpër politikën e “pajtimit” të Fuqive Perëndimore dhe shtypi sovjetik paralajmëronte vendet fqinje të Shqipërisë për pasojat që do të sillte pushtimi i Shqipërisë për ta . Vetëm qeveria Sovjetike e dënoi zyrtarisht agresionin fashisto-italian kundër Shqipërisë .
 
Qëndrimi i Fuqive Perëndimore
 
Qeveria e Londrës përmes kryeministrit , më 6 prill 1939 , kishte deklaruar se Anglia nuk kishte ndonjë interes të drejtëpërdrejtë në Shqipëri , me çka i linte në dorë Musolinit për të realizuar planet e veta për pushtimin e Shqipërisë . Në të vërtet kryeministri Çemberlen kishte deklaruar se Anglia nuk do të kishte ndërmend të pengonte Italinë në realizimin e planeve të veta .
 
Edhe SHBA e dinin prej kohësh se po përgaditej pushtimi i Shqipërisë por megjithatë , qeveria e SHBA-ve nuk bëri asgjë për të mënjanuar agresionin italian . Edhe Ministri i Jashtëm Francez deklaroi se nuk kishte asnjë interes në Shqipëri Franca . Bile më 8 prill 1939 , Daladie nuk e përmendi fare në parlamentin francez pushtimin e Shqipërisë nga Italia .
 
Edhe Lidhja e Kombeve nuk e ngriti zërin fare në lidhje me pushtimin e një anëtari të saj në këtë lidhje , Shqipërisë , edhe pse kjo ishte në shkelje e statusit të organizatës .
Shperndaje ne
Updated: 15 Maj, 2017 — 14:42

The Author

Brilant Gashi

Përgjithmonë Shqiptar ...

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.