Vdekja e kombit me paramendim

fahriu_re_sotFB_03

“E thëna e së vërtetës nuk sjell ndonjë fitim; po ka një ëmbëlsi më vete, sepse të qetohet vetëdija kur flet ç’duhej të flisje. Unë e di fort mirë, ma kanë thënë edhe miq qindra herë që do t’ju pëlqeja shumë më tepër sikur të ju veja pas “qejfit”, sikur të flisja ashtu si jini të mësuar të dëgjoni prej të tjerësh. Po natyra ime është ndryshe. Dhe, i shtyrë prej kësaj natyre, dëshiroj sot të ju shkunt nga gjumi, të ju thom ca të vërteta t’ashpra, por të ftohta dhe të matura, dhe të ju bëj armiqt’e mi sa-do-që nuk më njihni: po të tillë armiq, që në ca vjet, në pakë vjet, të thoni: “Ah, ç’na këshillonte mirë! Ah sa të drejtë kish! Ah sikur t’i kishim vënë veshin! “Po pendimi i vonuar nuk sjellë dobie,” thoshte atëherë Konica. E njëjta gjë na duhet edhe sot. Të rrish urtë, të mos flasësh, të mos kritikosh, dhe t`i numërosh ditët deri në varësinë e plotë të dreqit të mallkuar, kur nuk do njihemi më ndër veti, nuk do të flasim më për atë që e duam.

Për ata që e mohojnë vetveten s`i duhen kombit! Ç`mënduri e skajshme e Unit të sëmurë dhe të tjetërsuar deri në pabesueshmëri!!!…..

Të mohosh margaritarët e kombit ,të mohosh çdo gjë të mbarë të këtij populli, nuk mund të quhet ndryshe vetëm se një idiotizëm i paramenduar me qëllime afatgjate antikombëtare të antikombëtarëve dhe tutorëve të tyre me plane afatgjate

Dhembshuria për të kaluarën e nuk ka fund, ndjellja e kobit nuk përfundon me kaq por është duke vazhduar deri sa vorbulla e pa parashikueshme prej nesh por e përgatitur që moti nga ata që e mendojnë zhbërjen tonë, do të na përpijë përfundimisht.

Antikombi , janë kasnecët e kobit tonë kombëtar dhe zhurmshëm po na lajmërojnë. Po, na? Prapë kasnecët po bërtasin ; prapë kasnecët po çirren !

Ishim në gjumë të gjatë shekullor. Flinim e flinim. E edhe nëse e donim zgjimin, fillonte terapia e re me sedativë edhe më të fortë se herëve të kaluara që ta na e kthenin përsëri gjumin, që kurrë të mos zgjohemi. Na e kishin frikën?!

Sa herë na duhet koha, ajo na mungon. Sa herë na duhet guximi ai nuk shfaqet. Sa herë i duhemi kombit, ne flemë. Pse na përsëriten kohërat? A kemi nevojë për këtë përsëritje, apo është provokim i natyrës që na bëhet çdo 100 vjet? A po, mos e zbërthejmë vetveten deri në atë masë sa të tjerët e kanë lehtë të ndukin copat tona ? Shikoni, në vend se fjalët e Konicës e shkrimet e tij të na mbesin një kujtim i bukur për zgjuarsinë shqiptare, ne duhet përsëri të përsërisim vetveten duke i përsëritur të njëjtat gabime.

Duhej pra ndjekur nga afër realiteti konkret, me këmbë në tokë, hap pas hapi, i duhej bërë thirrje nga zemra Shqiptarëve përpara rreziqeve që po na kanosen nga fanatizmat të nxitur egërsisht nga jashtë për qëllime të mbrapshta, deri në zhdukje të identitet kombëtar.

Çka duhet të vepron mbi ne që të na bënë të qartë, se nuk jemi në një udhë të drejtë? Çka duhet të ndizet mbi ne që të na kthjellon, që të na jep pak dritë për të kuptuar se jemi në rrugën e mashtrimit? Humnerës gjithëkombëtare të përgatitur nga “ miqtë “ tanë shekullorë, veç që nuk iu është prerë shiriti.

Rrjedhat e dëshirave sa do që të fshehura dukeshin, tani kanë filluar të dalin haptas.

Antikombëtarë janë shumë të “varfër” dhe të “rreckosur”dhe kobtarë kur e shkapërderdhin në mënyrë tragjike mendjen e popullit. Ngrehalucët e pandershëm, krejtësisht të pandjeshëm ndaj përgatitjeve nga kuzhinat antishqiptare vazhdojnë të jenë si të dehur apo të droguar” në punën e tyre. Duhet ditur se trëndafilat, zambakët, karafilat, të gjitha thahen, edhe çeliku e hekuri thyhet, por kombi i ynë as thahet e as thyhet. Por antikombëtaret këtë po e dëshirojnë,dhe po ndjellin kob. Derisa Ajnshtajni thoshte se e “ardhmja e një kombi është e lidhur ngushtë nga edukimi që e merr rinia”, ne po e fatkeqsojmë ardhmërinë tonë duke nxjerrë në dritë fëmijë të parapërcaktuar për të qenë skllevër të kafazit të tyre mendor.

Të gjithë po i shohim fantazmat të nxitura nga jashtë të cilët në çdo moment e presin “ kohën e tyre”, të gjithë jemi të vetëdijshëm se një cunami është duke u përgatitur. Cunami nuk kalon lehtë e pa pasoja. Cunami është një dridhje toke e përzier me valë të mëdha e të larta deti, të cilat shkatërrojnë çdo gjë që hasin para vetit. S`di se po i flas disa gjëra të cilat të gjithë i dimë? Por Konica thoshte se pendimi i vonuar është i kotë. Pendimi i vonuar të epë vetëm mundësi të pendohesh,asgjë më tepër.

Fahri Xharra,01.02.16
Gjakovë

Shperndaje ne

The Author

Fahri Xharra

2 Comments

Add a Comment
  1. Ky koment me pelqej shum,si tan komentet tjera qe ike shkru i madhi Fari Xharra.Metvertet komentetuja me japin shpres,kuraju,besim ne vetveten dhe mburrem qe jam Shqiptar.Ju jeni ni njeri qe shum kombe te botes ju mungon.Farai Xharra ne jemi me ty i gjith kombi shqipta,i paster qe bukes i thot Buk,dhe ujit Uj,per at grup caperllakash qe e shesin kombin,neve nuk na duhen gja dhe as nuk frigohemi per mbeturina te pish pushtusve turko-arabo.skllav.

  2. Pasi që Konica ju kishte thanë ato që i keni cekë në shkrimin e jua,se ësht mirë të mendojm për kthyrjen në fen e të parve tonë,ose të mos munden tjerët të na ndajn prej vllezërve të fes të vjetër.
    Dhe në fund jua thot edhe këto fjalë.
    Jua hapa zemrën.Në u pezmatofshi,s,kini arsy,se ju fola lirisht për të mirën tuaj,
    ashtu si ma pret mendja,Në mos u pezmatofshi,mentohuni për këto që ju thom,se nuk jan prralla.Faik Konica

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.