Letërsi Shqiptare: Avdi Ibrahimi: “Kjo mollë është për ty Nënë”

apple

Avdi_ibrahimi

Shkruan: Avdi Ibrahimi

Tregohet se në një qytet ku bashkohen dy Drinat ai i Bardhë dhe i Zi jetonin dy familje afër njëra tjetrës ajo e Gjarpanes dhe ajo e Drinores, me një gjendje ekonomike te mire. Gjarpanja kishte një djalë që posa e kishte mësuar abecenë në shkollë, por djalin e kishte të llastuar, djali një ditë mbante një dardhë në dorë. Nëna e tij hyri në dhomë dhe me buzëqeshje po i thoshte:
-Zemra ime, a do t’ja ndash nënës gjysmën e dardhës?

Djali e shikoi vëngër nënën dhe me të shpejtë e hëngri tërë dardhën vetëm. Gjarpanja u pikllua e foli me vete:

-Ti more bir nuk ke faj se unë si shum të kam llastuar.

Poashtu edhe Drinorja kishte djalin bashkëmoshatar me ate të Gjarpanës. Një ditë vjeshte me tu kthyer nga shkolla djali i saj mbante dy mollë në duar. Më të hyrë nëna e tij në dhomë e tëra e buzëqeshur po e pyet djalin:
-Biri nënës, a do ma japësh njërën mollë?

Djali shikoi me buzagaz nënën e kafshoi njërën mollë, e më pas edhe mollën tjetër! Drinorës në çast iu largua buzëqeshja nga sjellja e fëmijës, por u përpoq që mos ta shfaqte hapur zhgënjimin.
Atherë djali zgjat dorën drejtë nënës duke ja afruar njërën nga mollët e kafshuara duke i thënë:

-Kjo mollë është për ty Nëna ime më e mira e botës, merre haje, kjo është më e ëmbël!

Me 4 Shkurt 2016

Shperndaje ne

The Author

Avdi Ibrahimi

Autori ish- Z.kom i Brigadës 128. ZOP

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.