Fakti/Kurdët zbulojnë armë serbe në depon e ISIS-it

Lidhjet serbe në Lindjen e Mesme janë të ndërlikuara dhe të dyshimta

logo_kallashitNjë burim kurd ka botuar në internet dokumentin shoqërues të një arkë armatimesh të kapur nga forcat e ISIS-it. Zbulimi mund të ketë nxjerrë në pah një të papritur interesante: Fatura shoqëruese është serbisht dhe armët në kuti janë të kohës jugosllave dhe gjenden sot nën zotërimin serb.

Bëhet fjalë, veç të tjerash, për mortaja 120mm “M-74” të prodhuara në fakt nga një fabrikë armësh në Serbi. Është interesante që Serbia pasi u ankua në mbarë botën për kërcënimin terrorist shqiptar dërgon armët e saj për një organizatë si Daeshi që prezantohet si Shteti Islamik dhe që ka rrënqethur opinionin botëror me filmimet e ekzekutimeve skandaloze të pengjeve. Prodhime ushtarake të reklamuara nga industria serbe e armatimeve që ngjajnë me ato të gjetura në kuti.

Sipas disa analizave të ekspertëve të trafikut të armëve dhe sigurisë, ka mundësi që dërgimi i armëve dhe municioneve nga Serbia te ISIS të jetë duke u bërë me një ndërmjetës.

Zyrtarisht ndërmjetësi është Emiratet e Bashkuara Arabe që ka investuar dy miliardë dollarë në vitet e fundit në Serbi dhe ka interes të veçantë për armët serbe e jugosllave.

Jozyrtarisht, i dyshuar si njeriu që organizon udhëtimin e armëve serbe nëpër cepat e ashpër të Lindjes së Mesme është palestinezi Mohammed Dahlan. Ky është një njeri i komplikuar dhe mund të lexosh gjithshka për të në internet.

Presidenti palestinez Mahmud Abas e ka akuzuar publikisht se ka vjedhur fondet e palestinezëve kur drejtonte sigurimin në Gaza. Po lidhjet e tij me grupe të ndryshme në rajon mbetet i fortë. Mund të gjesh edhe artikuj që e akuzojnë se bashkëpunon me forcat ushtarake të Izraelit. Po mes politikanëve palestinezë është e natyrshme që ta akuzojnë njëri-tjetrin si agjentë të Izraelit (një veti që shfaqet nganjëherë edhe mes shqiptarëve kur akuzojnë njëri-tjetrin si njerëz të Greqisë apo Serbisë – ndonëse prirja është zbutur në vitet e fundit).

Mohammed Dahlan ka bërë gjithashtu investime në Mal të Zi e Serbi. Presidenti Nikolic e dekoroi me Urdhërin Flamuri i Serbisë.

Dahlan shoqëroi zyrtarët e Etihad Airways që ka në zotërim klubin Manchester City në një përpjekje për të financuar në Yllin e Kuq të Beogradit. Kompania arabe bleu gati 49% të aksioneve të JAT Airways.

Sesi urryesit e tmerrshëm të myslimanëve si Vucic dhe Nikolic me shokë u bënë aleatë të një pjesë të interesave arabe në Ballkan është vërtet një habi.

Një shpjegim është lidhjet e vjetra më Lindjen e Mesme qysh nga koha e Titos. Beogradi u detyrua t’i ripërtërinte ato për të sabotuar njohjen e Kosovës pas vitit 2008.

Një shpjegim tjetër është rivaliteti mes disa interesave arabe dhe atyre turke. Serbia e sheh me bezdi interesin turk për Kosovën dhe Bosnjen, Emiratet shohin Ballkanin si një vend ku mund të konkurrojnë Turqinë po ashtu si në Lindjen e Mesme.

Kjo nuk është kohë për të vënë baste se kush do të mbetet më kë në fund të dekadës, por pa dyshim gjetja e armëve serbe në duart e ISIS-it është një detaj interesant për të cilin ia vlen të ndalesh pak. Qoftë edhe për ta vënë në kontekst me propagandën diplomatike serbe për të numëruar shqiptarët vullnetarë në Shtetin Islamik.

Po shqiptarët të paktën shkuan individualisht, sipas bindjeve dhe ndërgjegjes personale. Ky i Serbisë është një veprim kolektiv, nëpërmjet shtetit dhe udhëheqësve të zgjedhur. Peshojeni pak.

Marrë nga portali “illyriapress”

Shperndaje ne
Updated: 12 Dhjetor, 2014 — 16:37

The Author

Admin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.