Ish pushtuesi i Shqipërisë dhe sot edhe aleati më i madh i saj Turqia , gjatë historisë sonë për të bërë spastrim etnik tek populli ynë ishte e pamëshirshme dhe nuk na lejonte që të shkolloheshim në gjuhën amtare dhe shumë të drejta të tjera jetësore për ne .
500 vjet mjerim në trojet e Arbërit , 500 vjet na pren me shpata sulltanët e mallkuar me thirrjet e tyre fetare dhe ogurzeza (Zoti është i madh) , 500 vjet coptim i trojeve tona dhe coptim i trojeve ballkanike që nga Bosnja e deri poshtë në Greqinë e arvanitasve .
Do të kishte ardhur koha , që ata kriminelë gjakëpirës të largoheshin njëherë e përgjithmonë nga trojet shqiptare të Gjergj Kastriotit dhe e bën ata gjakëpirësa , por sidoqoftë erdhën pushtues të rinj , edhe më të egër , edhe me më shumë ushtri dhe gati për të na shfarrosur dhe për të na hequr qafe nga faqja e dheut shqiptar .
Sidoqoftë , për historianët tanë dhe nacionalistët që e duan kombin shqiptar , pushtuesi mbetet pushtues dhe si i tillë nuk duhet të ketë kurrfarë lidhje gjaku me kombin që e ka pushtuar dhe e ka masakruar në lloj-lloj mënyra të ndryshme keq-bërëse , që i kanë marrë fëmijët tanë peng për t’i rritur në traditat dhe në zakonet e pushtuesit .
Thoshte i madhi , laureati i çmimit nobel për letërsi Ismail Kadare “Armiku mbetet armik dhe i vdekur qoftë .” Kjo është një vërtetësi e pamohueshme .
Pushtuesi “tolerant” turk në ditët e sotme po sjell një armë të re të botës së modernizuar e që në këtë rast është seriali apo filmi . Turqia po bën atentat ndaj kombit tonë me lloj-lloj seriale në gjuhën turke , e që kanë përmbajtje dashurie , dhe një përmbajtje asimiluese për popullin tonë të mjerë , që nuk po dinë se ç’është duke bërë .
Një ndër këto seriale ishte edhe telenovela turke “Sulltan Sylejmani – Shekulli madhështor” , një kancer për shqiptarin dhe për të gjithë trojet shqiptare . Ai (shqiptari) e shikon këtë serial me një seriozitet të madh , ku shpeshherë gëzohet me fitoret e tij (sulltanit) në fushë-betejë dhe përlotet me fatkeqësit e tij të dashurisë . Sulltan Sylejmani po ua merr zemrat shqiptarëve me atë serial antishqiptar me përmbajtje asimiluese për popullin tonë . Ky ishte (në historinë shqiptare) kalifi më i madh që bëri krime tek shqiptarët dhe që e bëri gjakun e shqiptarëve të gjithin ujë deri tek themelet e shtëpive .
Perandoria Osmane nuk ka ikur ende nga trojet shqiptare , ajo është akoma në këtë tokë . Kanalet televizive shqiptare që po japin të tilla seriale , kanë për qëllim t’a duan edhe më shumë pushtuesit dhe të shkrihen në gjakun e pushtuesit .
Kte asimilim moderrn dhe rehabilitim te armikut shekullor po e ben pseudopolitika aktuale ne krize ne te gjitha trojet tona dhe perfituesit mjeran te mediave dhe televizioneve tona te pa vlera qe mbesin gjalle nga turpi bashkekohor me filma paqaver turq,neve na duhet nje zgjim i ri.
Eshte shum e vertet. Populli e din ket, por shumica nuk e pranon ket…
Many people prefer gems together with the round cut for diamond anniversary bands simply because end to be capable of producing maximum scintillation. It tells
the world that you’re committed all night being married soon using your special
someone. Twisting, warping oor shifting that may loosen the
stones is regarsed as the common damages that could afflict tiffany or prong settings. http://indigoteamtumblog.shotblogs.com/
KOHë PARADOKSALE
BASTARDET
Nismes për në lindje
i fryu ”akademiku
Rexhep Qosja
Sulltanin e ftoi
Cikloni na përfshiu
Varr të madhe hapi
I dikurshmi ideologu
Pyes –
A është bindje
A pa dituri
Si duket , jo
XHelozia-
Apetitet për pushtet
Si Ballabani ia bëri
Uluroi e uluroj
Endacakët joshi
Në torisht i pruri
Ish okupatorin –
Shpëtimtar e bëri
Ndihmë o Zot të duroi
Të pëlcas më bëri
O ju të soit të Haxhi Qamilve
Pa viza rrugën hapur keni
Në shkretirat e Anadollit
Tek vëllëzrit që u asimiluan shkoni
Ndoshta do të bindeni
Sa të manipuluar jeni
Ta e dini se
Gjithmonë ka qenë
Eshtë dhe do të jetë
Krenaria jonë Kombëtare
Lufta e lavdishme e Skenderbeut
Dhe e RILINDJES KOMBëTARE .
Nga Halil Preniqi