4 pyetje për bibliotekën e gjallë shqiptare – Besir Bajramin !

Intervistë virtuale për lexuesit në internet

Fahri Xharra“Ndofta kombi ynë do kish një faqe tjatër, fare të ndryshme nga e sotmja, po të qe populli pak më serioz dhe t’i gërmonte punët pak më thellë e me më tepër gjykim. Mjerisht, ne shqiptarët jemi njerëz sipërfaqësor, njërës që shohim vetëm cipën dhe nuk çajmë kokën të hyjmë në të thellat.”- na thoshte Faik Konica.

Por ne shqiptarët për kundër evoluimit shoqëror dhe botëror, kemi mbetur të njejtë ashtu sipërfaqësor. Kohërat e reja , zhvillimet e teknologjisë medoemos që e kanë ndërruar edhe qasjen shqiptare ndaj së kaluarës së vet. Sot një përqindje e madhe e dokumenteve të shumë kohërave të kaluara janë në dorën tonë dhe ato janë të kapshme si për mohuesit e të së kaluarës ashtu edhe për dashamirët e të vërtetës shqiptare.
Që të mbyllim gojën e gojëkëqijve shqiptarë, të mashtruesve historik si nga rradhet tona ashtu edhe ato të huaja, mjafton vetëm vullneti i mirë dhe të gjitha i kemi në pëllembë të dorës.
Sot duhet të dijmë vetëm të pyesim se çka duam, dhe ja për të qindtat e sekondës i kemi parasysh.
Neve, me ndryshimin pozitiv ose me përparimin teknologjik, thuajse e përgatitur për ne, na duhet një qendër, një e ashtuquajtur bibliotekë elektronike në të cilën mund të gjenim të gjitha ato që i dëshirojmë, jo vetëm për ballafaqim me mohuesit, por edhe për ligjërim për brezat e rinj.
Në bisedë virtuale jam me të palodhshmin Besir Bajrami i cili është me të vërtetë Biblioteka e gjallë shqiptare, vetëm duhet të dini se çka të pyesni dhe arkiva e tij ta jep përgjigjen. Ky njeri është i kohës së duhur për ne shqiptarët; ky djalosh duhet të jetë në ndonjë qendër universitare shqiptare, të cilit duhet t`i sigurohen mjetet, ekipi profesional rreth tij dhe të kryen misionin më më të madh për ne: grumbullimin, sistemimin dhe jetësimin e të vërtetës dhe gënjeshtrës historike. 
Është për falënderim puna e tij vullnetare mu në çështjet që i ceka më lartë; por është dobësi shoqërore që kjo mendje nuk e gjen vendin e tij në institucionet shtetërore. Është koha e fundit që shteti ynë të mendoj pak ndryshe dhe ajo ndryshe të jetë me evolucionin e kohës.

Unë e ngarkova mikun tim që të na tregon pak nga puna e tij e madhe dhe ia bëra këto pyetje:

  1. Na i rekomandoni linqet (lidhjet) ku mund të informohemi për pellazgët, çka thotë bota për pellazgët ?
  2. Na e gjeni gjuhën shqipe si pasardhëse të ilirishtes dhe pellazgjishtes ?
  3. Trashëgimia e shpikur serbe në Kosovë, me cilat publikime mund ta përgënjeshtrojmë ?
  4. Ç’është çështja shqiptare?

Përgjigjet dhe udhëzimet janë më poshtë !

Fahri Xharra 08.02.16

_____________________

Përgjigjet Besir Bajrami

  1. Na i rekomandoni linqet (lidhjet) ku mund të informohemi për pellazgët, çka thoBesir Bajramitë bota për pellazgët?
    • Informimi për pellazgët mund të merret nga burime të shumëllojshme, por nëse kërkoni lidhje në internet, unë për një kohë të gjatë jam duke krijuar një arkivë me materiale informuese që vijnë nga interneti dhe mund të ju ofroj këto albume që i kam publikuar në rrjetin social FB, ku mund të lexoni libra të plotë, pjesë librash dhe studimesh, duke nisur që nga shkrimtarët antik, deri të studiuesit e ditëve tona, që të gjitha bashkohën në një pikë të përbashkët: pellazgët/ilirët, kultura, raca, gjuha dhe (nga studiuesit më të ri, veçanerisht që nga shekulli 18 e këndej) pasardhësit e drejtëpërdrejtë të tyre deri në ditet tona:

    … for the origin, language, race, culture of the Albanians (… për origjinën, gjuhën, racën, kulturen e shqiptarëve): https://www.facebook.com/BesirBajramii/media_set?set=a.139407142773730.23767.100001133356751&type=3

    … for the origin, language, race, culture of the Albanians II (… për origjinën, gjuhën, racën, kulturen e shqiptarëve II): https://www.facebook.com/BesirBajramii/media_set?set=a.279253038789139.60644.100001133356751&type=1&l=154d016e9b

    Kulturë; Qytetërim; Mitologji/Histori; Simbolikë; Etimologji… https://www.facebook.com/BesirBajramii/media_set?set=a.110082529039525.4389.100001133356751&type=3

    … and what about ancient Macedonia? (… po në lidhje me Maqedonine antike?)
    http://www.facebook.com/media/set/?set=a.196367803744330.45871.100001133356751&l=1f8bcdeead&type=1

    Costumography + Cosmogonic symbols in Albanian national costumes (Kostumografi + Simbole kozmogonike në veshjet kombëtare të shqiptarëve)
    https://www.facebook.com/media/set/?set=a.214339561947154.48697.100001133356751&l=fa2d960ee9&type=1

    Albanian ancient music! (Muzika antike e shqiptarëve)
    https://www.facebook.com/media/set/?set=a.251090514938725.56111.100001133356751&type=1&l=ad0ea4e278

    Books online (Libra të plotë  në internet)
    I:https://www.facebook.com/BesirBajramii/media_set?set=a.730552466992525.1073741841.100001133356751&type=3
    II:http://www.scribd.com/document_collections/2646357

    + 200 videos about ancient Civilization; History; Mysticism; Spirituality; Culture…
    https://www.youtube.com/user/2B1985/playlists

    All in one (Te gjitha ne një vend): https://www.facebook.com/notes/besir-bajrami/all-in-one/249209335121598

    Lidhje tjera të rëndesishme, ku mund të lexoni dhe diskutoni për të njejten tematike:
    Thënie për shqiptarët : https://www.facebook.com/pages/Thënie-për-shqiptarët/151427651537397
    Arbëria online: http://www.arberiaonline.com/viewforum.php?f=41
    Forumi shqiptar: http://www.forumishqiptar.com/forums/11-Çështja-kombëtare
    Perandorët ilir http://www.facebook.com/pages/Tirana-Albania/Perandoret-ilir/385086009144

  2. Na e gjeni gjuhën shqipe si pasardhëse të ilirishtes dhe pellazgjishtes?
    • Pasi që pellazgët njihen si populli me autoktoninë më të thellë në vendin ku jetojnë edhe sot shqiptarët, shumë studiues, apriori (në parim) e ndërlidhin etninë shqiptare me prejardhje të drejtëperdrejtë nga pellazgët, pasi që shume elemente kulturore të identitetit etnik (kombëtar) të shqiptarëve, argumentojnë autoktoninë e padiskutueshme në këto troje dhe nuk njihet ndonjë e dhënë historike se shqiptarët janë vendosur në këto troje, mbi ndonjë etni apo popull tjetër të mëhershëm. Por përveç lidhjes logjike dhe mungesës së të dhënave për ardhjen e shqiptarëve aty ku jetojnë edhe sot, metoda e krahasimit të gjuhëve për tu nxjerrë vjetërsia e saj (edhe kur nuk kemi shkrime konkrete të dokumentuara), e nxjerr gjuhën shqipe si më të vjetrën në Europë. Shumë studime të kësaj lëmije nuk janë përfillur nga pseudo-institucionet “tona” edukativo-arsimore, për shkaqe që tanimë dihen. Por në ditët tona, kur ofertat informative janë shumëdimenzionale dhe pseudo-nacionalizmi ka filluar të dorzohet përpara shkencës, arritja deri tek këto studime është më e lehtë.
      Është me interes të përmendim se studiues të shumtë, me të drejtë, nuk mundin ta gjeneralizojnë ose përcaktojnë gjuhën shqipe vetëm si një pjesë të një grupi të gjuhëve. Herë e paraqesin si Centum, herë si Satem (Julius Pokorny thotë se në fakt gjuha shqipe shërben si lidhje ndërmjet këtyre grupeve, kjo është një dëshmi më shumë se ajo qëndron MBI këta grupe), herë me prejardhje ilire, thrake, dake, etruske, kelte, frigje, hitite, apo herë si dega më e vjetër indo-europiane, herë pre-proto-indo-europiane, herë anatolike, herë paleo-ballkanike, etj. Ndërkohë, kanë filluar të dalin në pahedhe të dhëna të dokumentuara nëpërmjet shkrimeve te vjetra që zbulohen perreth gjithë Mesdheut. P.Sh.: Mjafton që të lexojmë Hesychi Alexandrinos Lexicon nga Kurt Latte dhe Peter Allan Hansen, ku paraqitet një font i madh i fjalëve të ashtuquajtura si paragreke, apo pellazge, te cilat jane te ngjajshme ose te njejta me gjuhen e sotme shqipe dhe teresisht te ndryshme me greqishten e sotme. Kësisoj shkrimesh qe nderlidhet me gjuhen tone, shënohen që nga Egjypti, Lindja e Mesme, Kaukazi, gadishulli Ilirik, në atë Apenin… përreth gjithë Mesdheut, e deri tek gjuhët më të reja (pikërisht rreth këtij trekëndëshi bazë kah ka qarkulluar apo ndërvepruar civilizimi botërorë, i shënuar çuditërisht edhe me një largësi barazbrinjëse ndërmjet Dodonës së Zeusit pellazgjik, Araratit të rilindjes së njerëzimit-arkës së Noah (Nuhit) dhe Piramidës së madhe në Egjypt. Në kuadër të kësaj, lexo “Orakulli i Dodonës” nga Maksim Zotaj). Qasja e çoroditur institucionale mbi gjuhën tonë, pastrohet kur dëshmohet lidhja e drejtëpërdrejtë e gjuhës shqipe me pellazgjishten, si ekstrakt i kulturave dhe popujve të mëvonshëm.
      Të gjitha gjuhët e gjalla, veçanërisht grupi më i madh i tyre, ato indo-europiane, të drejtojnë/orientojnë/ determinojnë kah gjuha shqipe, kurse gjuha shqipe të drejton tek kodet ndërtimore, e cila (sipas albanalogut Mathieu Aref) nuk ka asnjë lidhje zanafillore me asnjë gjuhë tjetër (f.240-“Shqipëria”). Pra, ne flasim një gjuhë, që është e krijuar pa asnjë model të mëparshëm, e lindur bashkë me zhvillimin e njerëzimit dhe është i befasueshëm fakti, se “gjuha e sotme shqipe është ruajtur pothuajse e paprekur gjatë më shumë se 30 shekujsh (që nga fillimi i invazionit indo-europian) në malësitë e vjetra të Europës [shkenca mban qëndrimin që në male jetojnë autoktonët (duke u terhequr nga invazionet), ndërsa në fusha ardhacakët] dhe mbi të gjitha, ato të Alpeve dinarike”(f.435 po aty) dhe si e tillë arrinë të shpjegojë një numër të madh fjalësh etruske, thrake, greke, latine, baske, armene, kelte, rumunë , etj.”(f.559 po aty). Rast “sui generis” është se edhe barbarizmat eventuale (që hyjnë dhe dalin ashtu siç hyjnë, në çdo gjuhë), nga cilido popull përreth, që arrijnë të penetrojnë në gjuhën shqipe, përsëri mund të shpjegohen etimologjikisht në njësit më të vogla kuptimore të tyre, pikërisht me këtë gjuhë ‘të izoluar’ [që për disa albanalog (si Istvàn Schütz) konsiderohet si çudia/enigma e njerëzimit] e të mbijetuar gjatë gjithë këtyre shekujve nën invazion (gllabërim dhe pushtim)!
      Për të vërtetuar fillimisht faktin se gjuha shqipe konsiderohet si para(proto)-indo-europiane, janë angazhuar disa dietar, albanolog ndërkombëtar, si M.Sufflay(që u vra nga serbet), V.Georgiev, A.W.Persson, W. Merlingen, F.Paudler, O. Menghini, M.Budimiri, M.L. Wagner, T Milewski, N. Jokli, J.G. von Hahn, Camarda, A.F. Pott, e qindra të tjerë, veprat e disave prej tyre mund t’i gjeni edhe ne lidhjet që u’a kam shpalosur me lartë. Pra, fillimisht do të vë në pah nga një shembull në fushën linguistike dhe një tjetër në atë kulturore, për të vazhduar më tej. Numërimi vigesimal (me njëzetshe), është karakteristik për botën para-indo-evropiane (që e përmend edhe Çabej), që qëndronë kundrejtë numërimit didaktik (me dhjetëshe), që është karakteristik për botën indo-evropiane. Kështu gjuha shqipe, krahas me dhjetë, tridhjetë, pesëdhjetë, etj. përdorë njëzet, dyzet, ku “zet” është marr si njësi, madje shqiptarët e Italisë shkojnë deri në trezet (60), trezet e dhjetë (70), katërzet (80). Trezet ndëgjohet edhe nëpër këngë popullore në anët e Shkodrës. Numërimin vigesimal e ka edhe baskishtja, pjesërisht danishtja dhe dialektet e italishtes jugore në disa raste (si pjesë më të afërta të shqipes para-indo-evropiane). Nga fusha e etnografisë, që dëshmonë lidhjen e drejtëpërdrejtë të shqiptarëve të sotëm me popullin para-indo-evropian, në mes tjerash numërohet edhe zakoni i kuvadës, si një ndër riliktet e kulturës para-indo-evropiane. Ky zakon ka mbetur gjallë edhe sot tek shqiptarët dhe pjesërisht kujtim nga ky zakon ruajn edhe basket e Spanjës. Në vijim, ajo që vlenë të përmendet është konkluza e Nezir Myrtës tek Iliristika: ”Duke u nisur nga faktet fonomorfologjike linguistike, leksikore e semantike, mund të vijmë në një konkludim të përbashkët shkencorë, se vet rrënjet e illirishtes formuan të gjitha gjuhët indo-europiane dhe të gjithë popujt e vjetër europian lidhen shkencërisht me emrin – pellgaz (pelazg) sikurse: thrrako-pellgazian(pelazgian), dako-pellgazian, romano-pellgazian, galo-pellgazian, germano-pellgazian, franko-pellgazian, anglo-sakson-pellgazian, kelto-pellgazian, thrrako-illiro-frigjian (Frigjët illirian në Azi të Vogël), etj. Unë shohë se të gjitha gjuhët i.e. përbëhen nga rrënjet pellgasishte, illiro-pellgaze të lashtë, kurse, me formimin e gjuhës thrrake të lashtë, si gjuhë illiro-pellgazgjike, të gjitha gjuhët i.e. ndahen në dy nëngrupe, nga grupi linguistik indo-europian, në: a)gjuhët euro-perëndimore, si gjuhë illiro-pellgazgjike; b)gjuhët euro-lindore, si gjuhë pellazgjike thrrako-illire”.
      Latinët dhe grekët e sotëm, i spjegojnë fjalët e tyre etimologjikisht deri tek morfemat (pa hyrë këtu tek artificialiteti i “gjuhës shkencore” që njihet ndërkombtarisht) dhe si të tilla njihen e shpërndahen më tej, kurse në rrënjët dhe njësitë më të vogla kuptimore të tyre (madje, deri tek fonemat dhe përcaktimi i germave bazë për formësimin e fjalëve, që ngjiten në kohë deri tek hieroglifet, kuniformi, etj.) gjindet shqipja, në të parën jonishte(gegnisht), në të dytën etruske(toskërisht). Sot, këtë detyrohen ta pranojnë edhe linguistët më antishqiptar, kur theksojnë se shqipja shërbenë si urë ndërlidhëse në mes greqishtes dhe latinishtes dhe si e tillë, ajo është gjuha e parë e kompletuar para se të derivojnë nga ajo greqishtja dhe latinshtja. Poashtu, vetëm shqipja mund ta dëshmoj akoma lidhjen e saj me gjuhën e vjetër sanskrite, kurse latinishtja dhe greqishtja, jo. (“The modern greek language”-E.M Geldart, f.136). Le të përkujtojmë këtu edhe anën teknike të adoptimit të elementeve të shqipes (alfabetin) tek kulturat dhe popujt e lartëpërmendur, që ishin në proces të ngritjes së tyre multidimenzionale, MBI dhe NGA ekstrakti pellazgjik (i cili që prej atëherë e sot, ka mbetur në errësirë, poashtu multidimenzionale). Alfabeti grek dhe ai latin u krijua/bazua, nga ai ilir/pellazg. Përveç konceptit linguistik që e dëshmon këtë, na vjenë në ndihmë edhe historia me shkrimet antike, edhe pse, siç thot drejtori i Bibliotekës Mbretërore të Francës, Zhan Harduin(1646-1729): “Praktikisht të gjitha veprat e antikitetit dhe tekstet e lashtësisë janë krijuar (apo falsifikuar) pas shekullit të 12-të” [“practically all the antiquities and ancient texts were created (or falsified) after 12th century”)… kur jemi të shkencatrët francez, vlenë të përmendet edhe konkluza e Maurico Druon-Sekretar i Akademisë frenge: “Shqiptarët i përkasin popujve më të vjetër se vet historia”], falsifikatorët pseudo-fetar dhe pseudo-nacionalist, me praktikën e djegies së mendjeve të lira në turën e druve, nuk kanë mundur ta mbulojnë diellin/dritën me shoshë, e vërteta ka arritur të penetroj drejtë destinacionit të saj të determinuar, deri tek mendjet e ndritura, konkretisht, kanë ngelur disa të dhëna nga shkrimtarët antik, si ato të Homerit, Herodotit, Strabonit, Tuqididit, apo më sakt për këtë çështje, Gaius Plinius Secundus (23-79 e.s.- libri VII, kapitulli 56-57), na sqaron kështu: “Alfabeti i parë ishte krijuar nga Ilirët dhe shkrimi Romak është marr nga Ilirët”(The first alphabet is created by Illyrians and Roman’s writing is taken from Illyrians), apo i njëjti qëndrim/koncept vazhdon më tej: “Të parët që e sollën Alfabetin tek latinët apo Itali, ishin Pellazgët”(The first that brought the Alphabet into Latium or Italy, were the Pelasgians)- Gaius Plinius Secundus/Pliny the Elder (Po aty, kapitulli 56-57). “…‘Muse’, nëna e Evander nga Arkadia… që përshtati alfabetin pellazg tek latinët”; “… Orfeu është regjistruar nga Diodori të ketë përdorur alfabetin pellazg …” – Robert Graves “The White Goddess” (le të përkujtojmë këtu etruskët pellazgjik, që njihen si banorët e parë të atij territori dhe si themeluesit e latinëve). Më pas këto fakte i transmetoi Julius Hyginus (ca. 64 BC – AD 17), në “Natural History”, tek qindra studiues tjerë të kësaj lëmije, deri më sot. Në vitin 1827, ishte njëri ndër albanologët më të mëdhenjë, Johann Georg von Hahn, ai i cili konformoi (pas një punë  hulumtuese shumëvjeçare), se pas modifikimit të alfabetit pellazgjik në atë grek e latin, origjinaliteti i tij kishte arritur të mbijetoj si i trashëguar vetëm tek shqiptarët (te savantët voskopojar, Elbasan, Berat…), e i transmetuar në atë kohë nga Dhaskal Todhri (Theodhor Haxhifilipi). Ky alfabet (me 52 germa), filloi të ripërdoret nga shek. XVIII deri në fillim të shek. XX, por i zhbër apo i braktisur nga vet shqiptarët (veçanërisht pas vrasjes së Thodhorit nga grekët e ri dhe djegien e të gjitha shkrimeve të tij). Rënia në gjurmët e alfabetit të Todhrit (alfabetit pellazgjik), nga Hahn, është me rëndësi të vaçant për t’i shtuar argumentet e autoktonisë së padiskutueshme shqiptare, për rrjedhojë edhe lidhjen e drejtëpërdrejt të shqipes me ilirishten dhe prejardhjen e përbashkët tireno-pellazgjike të ilirëve, epirotëve dhe maqedonëve (të përmedim këtu “…The three Shkypetar  States, Illyria, Epirus and Macedonia, rose against Rome…”-Albania, the foundling state of Europe”, Wadham Peacock 1914, apo National Geographic vol. 59: “…të shtyrë prapa, fiset ilire, epirote dhe maqedone, u konsoliduan në atë që gjeografia moderne e njeh si Shqipëria”, etj.). Në kuadër të kësaj Eqrem Bej Vlora, i bazuar nga studimet albanistike të Hahn, në ”Shënime përmbi shkrimin e vjetër pellazgjit”(1910), shkruan: “Shqiptarët, mbyllur në mes të maleve i mbetën besnik atërve e kështu nuk ju qasen ndonjë qytetërimi të huej… histori e njerëzisë tregon sheshasi që shqiptarët e sotëm janë djemtë e pellazgjitëve”. Karakterin burimor, krijues, ndërlidhës, përcjellës dhe shpërndarës të gjuhës shqipe, e përmendin shumë qartë shumë studiues. Ndër ta, G. Bonfante dhe V. Georgiev, na sqarojnë më konkretisht: “Tani më shumë shkencëtarë janë të vetëdijshem dhe nuk i paraqesin Ilirët vetëm si popull i pjesës veri-perendimore, por edhe i asaj jug-lindore. Pellazgët, si popull parahelen, ishin poashtu Ilir. Gjuha e tyre ishte një sintezë Iliro-Thrake dhe etruskishtja ishte dialekt i mëvonshëm i saj. Thrakët dhe Ilirët edhe më vonë kanë luajtur rol ndërlidhës ndërmjet gjuhëve qendrore dhe perendimore indo-europiane (greke, italike, arjane) dhe atyre lindore (hitite, luviyane)”.

    Për me shumë, ja 12 argumente që dëshmojnë vazhdimësinë e ilireshtes te shqipja: https://www.facebook.com/photo.php?fbid=279256388788804&set=a.279253038789139.60644.100001133356751&type=3&theater

    Ja edhe argumentat që dëshmojnë vazhdimësinë e pellazgjishtes (të parët e ilireve) te shqipja: https://www.facebook.com/photo.php?fbid=144832825564495&set=a.139407142773730.23767.100001133356751&type=3&theater (prej ketu me radhe…)

  3. Trashëgimia e shpikur serbe në Kosovë, me cilat publikime mund ta përgënjeshtrojmë?
    Propaganda e sllavëve të jugut është që t’i paraqes shqiptarët si të ardhur më vonë se sllavët në gadishullin Ilirik, kurse propagandës së grekëve të sotem i pengon identiteti etnik, kulturorë dhe kombëtar i shqiptarëve, sepse vet ekzistenca e këtij identiteti pengon gllaberimin e lavdisë së anticitetit, që ata tentojnë me ngulm ta përvetësojnë. Pra, sllavët frymezojnë brezat e ri të tyre për të luftuar shqiptarët  duke pretenduar se u’a kanë  marr tokat, kurse grekëve u pengon ekzistenca e shqiptarëve, kudoqofshin ato.
    Çdo studim për historinë e këtij vendi dhe popujve që jetojne aty, që do të plotë sonte rregullat bazike që të thirrej si studim shkencor, do të rrezonte poshte çdo propagandë anti-njerezore kundër shqiptarëve të krijuar nga popujt ballkanik. Dobësia e institucioneve shqiptare, të krijuara me shumë mund nën pushtime të ndryshme, ka berë që të krijohen shumë pak studime për të kundershtuar propagandën e fuqishme të fqinjeve të tyre ballkanik dhe ajo pak punë që është bërë në këtë drejtim, ka qene individuale me vetiniciativë dhe jo e organizuar institucionalisht. Megjithatë, shkencëtarët  nderkombëtar, të shtyrë para se gjithash nga profesionalizmi i tyre shkencor, i kanë  ndihmuar shqiptarët  edhe në ketë  drejtim. Ne lidhjet që u’a kam paraqitur më lartë, mund të lexohet shumë për autoktonine e shqiptarëve, shumë kohë para popujve tjerë të ballkanit të sotshem. Shkrime tjera më të koncentruara në rrezimin e propagandës sllave, mund të lexoni:
    “Orthodox monasteries in Kosova are Albanian heritage” (Manastiret ortodokse në Kosovë janë trashegimi shqiptare) – Progon Kërçova https://www.facebook.com/BesirBajramii/posts/884164781631292

    Is Kosovo Serbia? We ask a historian (A është Kosova Serbi – Pyesim një historian) – Noel Malcolm https://www.facebook.com/photo.php?fbid=351053134942462&set=a.279253038789139.60644.100001133356751&type=3&theater

    “Historia e pa manipuluar provon në të vërtetë se territori i quajtur në serbisht Kosovë, emër i cili është pranuar tashmë ndërkombëtarisht, qysh prej kohërave më të hershme, shumë më parë edhe nga zbritja e fiseve helenike, ishte i banuar nga Ilirët (ilir = libero), pasardhësit e drejtpërdrejtë të së cilëve njihen sot si shqiptarë.” – Rivista di studi politici internazionali, Volume 60:  https://www.facebook.com/photo.php?fbid=195118120535965&set=a.139407142773730.23767.100001133356751&type=3&theater

    ORIGINS OF SABAR AND AVAR THE FOREFATHERS OF SRB (SERBIAN) AND HRVAT (CROAT) PEOPLE (Origjina e sabar dhe avar, të parët e sërbëve dhe kroatëve) – Julius Pokorny  https://www.facebook.com/photo.php?fbid=488496484531459&set=a.279253038789139.60644.100001133356751&type=3&theater

    Invasion of the serbi (Gllabërimi i sërbëve)- Universal geography: or a description of all parts of the world, Volume 6 – Conrad Malte-Brun https://www.facebook.com/photo.php?fbid=332986603415782&set=a.279253038789139.60644.100001133356751&type=3&theater

    The ethnology of Europe (Etnologjia e Europës) – Robert Gordon Latham: https://www.facebook.com/photo.php?fbid=372627486118360&set=a.279253038789139.60644.100001133356751&type=3&theater

    Për me shumë, lexoni edhe disa referenca ketu:
    Tomislav Nikoliç: “Shekujt tanë shihen në gurë e kudo, ju nuk mund të gjeni gjurmë të pranisë shqiptare në Kosovë e Metohi më të vjetër se 50 vjeç” *https://www.facebook.com/photo.php?fbid=867220079992429&set=a.103830386331406.2126.100001133356751&type=3&theater

    Ndërkohë, ështe kënaqësi e veçant kur shoh sllav ose shqiptar të asimiluar ne sllav, që shpërndajnë informacionet e mia nëpër faqet e tyre dhe arrijnë të largohen nga propaganda anti-shqiptare që i ka mbajtur ato të strukur për gjatë kohë (disa shembuj mund të shikoni me poshtë në komentin tim të parë): https://www.facebook.com/BesirBajramii/posts/913706532010450:3?hc_location=ufi

  4. Ç’është çështja shqiptare?

Me respekt,
Besir Bajrami

 

Shperndaje ne

The Author

Besir Bajrami

4 Comments

Add a Comment
  1. Besiri eshte i mrekullueshem, eshte jo vetem enciklopedi levizese, por analist i persosur. Materialet e tij jane fantastike si ne aspektin teorik dhe praktik dhe jane si kanun per shqiptaret.

  2. Faleminderit për këtë vlerësim Majlinda!

  3. z.Basir, po lexoj nga informacionet qe paraqet dhe me duken interesante.
    Periudha me e erret per gjuhen tone (sipas asaj qe munda te shkoqis rreket te jete aty nga shekujt XI e me pas, kur Europa jetonte sketerren e vet.
    Une nuk jam as gjuhtar dhe as studjues, por thjesh nje punetor i artit. Shpirti dhe mendja me thone se gjuha jone, ashtu si dhe Iliret e nisen “rrugetimin drejt territ” me heret. Mbase me pushtimin romak, per te vazhduar me ndenjen ne Bizant.
    Gjithashtu jam i mendjes se eshte fqinji jugor ai qe e ka pase “per zemer” terrimin e shqiptarizmes. Kjo ka ardhur ndoshta edhe per shkak te interesave te drejtperdrejta te mbishpinimit te njeres kulture ndaj tjetres. Ketndejmi shikoj edhe perpjekjet e vazgdueshme te Patriarkanes per te cbere me gjithfare mundesishe e mjetesh gjuhen dhe historine e fqinjit verior (Ilioro-shqiptareve).
    Mendoj se “fajtorimi, anatemimi etj” qe i behet osmanllijve me le shijen se me formesimin e kesaj “gjetje” kerkohet largim i vemendjes nga hulumtimi i fakteve , si dhe coroditja e qellimte per t’ju larguar “te vertetes se madhe”.
    Ne se do ta ngushtonim shpalljen e se keqes vetem me shekujt osmane do te krijonim dilema te medha per ta pare te verteten ne sy.
    Sido qofte keto jane jane thjesht hamendesime. Une kam deshiren te dij te verteten per humbjen e madhe.

  4. Pershendetje z.Ilirjan
    Unë mendoj se periudha më e errët e të parëve tanë është gjatë dyndjeve sllave, që fillon nga shekulli VI deri në shekullin XI
    Por nuk ka pushtues te mire! Duhet te kemi parasysh se çdo pushtim kalon neper fazen e gllaberimit, qe eshte me e eger, dhe fazen e administrimit, qe eshte me e bute. Koncentrimi mbi “butesine” e administrimit te ndonje pushtuesi mbi ne, per ta paraqitur si dicka pozitive, eshte mungese e ndjenjes se pavaresise, qe vijne si pasoj e pikerisht ketyre pushtimeve te njepasnjeshme, duke bere shume shqiptar te harrojne ndjenjen e pavaresise dhe lirise!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.