Si ishin skeduar 56 personalitetet shqiptare në arkivat e Londrës, nga Zogu, Konica, Noli, e deri tek Eqerem bej Vlora…

Faiku_kombi_serioziteti_mendjaethelle2

Hasan_bello_m

Dr. Hasan BELLO

Personalitetet shqiptare në arkivat e Londrës është cikël dokumentesh i shkëputur nga një raport i gjatë i ambasadorit anglez në Shqipëri, Sir Andrew Ryan, drejtuar ministrit të Jashtëm Viskontit Halifaks më 21 shkurt të 1938.

Në praktikën diplomatike të ambasadave angleze ku do në botë ishte pjesë e punës së tyre që çdo vit të hartonin një raport të detajuar mbi zhvillimet politike të vitit të shkuar, ekonominë, bujqësinë, arsimin, etj., pjesë e të cilit ishte edhe paraqitja e cv të personaliteteve kryesore të vendit ku ato ishin atashuar.

Në raportin e mëposhtëm ka të dhëna interesante pothuajse për të gjitha figurat politike të kohës, që të gjithë ishin të “skeduar”. Renditja e tyre është bërë sipas rendit alfabetik.

Faik-Konica-Gjergj-Pekmezi-Fan-Noli-Boston1. Princ Abid. Djali i vogël i Sulltan Abdyl Hamitit të Turqisë, lindur më 1905.Pas shpëndarjes së familjes imperale turke, Princi Abidi u regjistrua student në fakultetin e jurisprudences në Paris. Vonë në vitin 1935 u bë pretendent për dorën e motrës së tretë të Mbretit Zog, Princeshën Sanije si përfundim të ndërhyrjeve të Ekrem bej Libohovës dhe të Kolonelit Tahir bej ish oficer turk me origjinë shqiptare dhe i syrgjynosur nga Turqia. Martesa u bë brenda një kohe të shkurtër më 12 janar 1936 dhe dha rast për një shfaqje armiqësore nga ana e fuqive të Ballkanit dhe të Antantit të vogël. Princ Abidi shkoi të vazhdonte studimet në Paris. Atje u emërua si i Ngarkuari me Punë të Shqipërisë në mars 1937, mendohet kryesisht për ta pajisur me të ardhura. Thuhet se ka marrë nënshtetësinë shqiptare. Ai është një i ri i dashur dhe pa pretendime dhe pa pamjen e një personaliteti të fortë. E shoqja e cila ndan kohën ndërmjet Parisit dhe Shqipërisë konsiderohet si motra më e zgjuar e Mbretit Zog dhe më e afërta me të.

2. Fejzi Bej Alizoti. Fejzi bej Alizoti lindi në Gjirokastër në vitin 1874 i mësuar në Turqi, flet turqisht dhe frëngjisht. Hyri në shërbimin civil të turqisë, dhe në 1912 ishte mytesarif i Prizrenit. Në 1914 erdhi në Shqipëri dhe u emërua Prefekt i Shkodrës në kohën e Princ Vidit. U largua nga Shkodra kur u zaptua prej Malazezasve në 1915, por u ricaktua guvernator prej Austriakëve në dhjetor të të njëjtit vit. Pas luftës u caktua në postin e Ministrit të Financave në qeverinë provizore të Turhan Pashës. Me përmbysjen e qeverisë së Turhan Pashës në 1920 Fejzi bej Alizoti u arrestua për ndjenjat e tija italofile. Në 1925 ai hyri në favor të Ahmet bej Zogut dhe në 1926 u emërua si përfaqësues shqiptar në byronë e Bankës Kombëtare Shqiptare. Në 1927 u bë Ministër i Financave por u dyshua për korruptim dhe u shkarkua nga detyra. Nuk dihet në se vërtet ka qenë i korruptuar aq sa e bëjnë armiqtë e tij. Që nga 1925 ka qenë deputet për Gjirokastrën dhe u rizgjodh si kandidat i qeverisë në 1937. Ai është shumë italofil dhe është akuzuar se plotëson të ardhurat e pakta duke pranuar të holla prej italianëve. Është njeri i pa gdhendur fizikisht dhe moralisht me një fare zgjuarsie.

3. Xhemal Aranitasi. Xhemal Aranitasi është Komandanti i Përgjithshëm i forcave të armatosura shqiptare që nga viti 1925.Shkollën e ka kryer në turqi dhe ka qenë oficer në gradë të ulët në ushtrinë turke. Ai urrehet përgjithësisht për metodat e pa skrupullta që përdor, për korruptimin, për veset e këqija, dhe për burokracinë treguar në të paktën një çast krize. Me gjithë këtë ai mund të ketë një dituri profesionale më të madh se atë për të cilën i japin kredi në raportet e mëparshëm. Mbreti Zog ka besim në të vetëm sepse di që i bindet urdhërave të tij në mënyrë të plotë, dhe ndoshta për arsye të ndjenjave të tij anti-italiane, se Mbreti është i kënaqur të ketë një eksponent të tillë në rrallët e tij.

4. Dr. Fuat Asllani. Fuat Asllani lindi më 1894 në Gjirokastër dhe u diplomua në Robert College në Stamboll dhe në Universitetin e Vjenës në jurisprudencë. Ai flet Anglisht, Gjermanisht, Frëngjisht, dhe Turqisht. Në vitin 1924 ishte një nga të parët organizatorë të Shoqërisë “Bashkimi Kombëtar”, një organizatë partie të rinjsh me qëllime të mira po pa eksperiencë, që u fillua në kohën e qeverisë së Fan Nolit por që u shpërnda kur Ahmet Zogu u kthye në Shqipëri në dhjetor 1924. Asllani në këtë rast u largua nga Shqipëria si refugjat politik por u kthye në 1925 dhe një vit më vonë duke pas fituar besimin e Ahmet Beut u emërua drejtor i administratës të shërbimit konsullor në Ministrinë e Punëve të Jashtme. U gradua në postin e drejtorit politik po në atë ministri në vitin 1925. Në 1933 u dërgua në Londër si i Ngarkuar me Punë dhe në shtator 1934 u emërua Ministër përfaqësues i Shqipërisë pranë qeverisë së Oborrit të Shëm Gjonit (Oborri i Shëm Gjonit është Oborri Mbretëror Britanik A.D.).Asllani u thirr në Tiranë në Nëntor 1935 se u emërua Ministër i Punëve të Jashtëm në kabinetin e Medi bej Frashërit. Kishte fituar një farë horizonti në Londër dhe në vizitat e tij të bëra në Gjenevë.Ai solli me vete kujtimin e ndihmës dhënë atij nga ana e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Anglisë dhe një simpati për zokonet angleze. Intiligjent nga natyra me gjithë se pak kapadai ai kreu detyrën e tij të ri mjaft mirë me gjithë se disa nga përfaqësuesit e huaj nuk arritën të komunikonin me të. Rënja e qeverisë së Frashërit në nëndor 1936 ndikoj mbi gjëndjen e tij financiare në mënyrë mjaft të rëndë se ai nuk kishte të ardhura personale private. Ai arriti të ndreqë disi gjëndjen financiare duke hyrë në parlament por kjo ia uli pak kredinë se u paraqit si kandidat qeveritar në janar 1937, se gjithë anëtarët e tjerë të qeverisë Frashëri nuk figuronin në listën e kandidatëve për deputet.

5. Vasil Avrami është prej Korçe dhe ka kryer studimet në Stamboll dhe Athinë. Lindi në vitin 1889. Me profesion është jurist, me fe ortodoks, njeri me paraqitje të mirë dhe me kulturë. Ai bëri një emër për vete si kryetar i shkëlqyer i Bashkisë së Korçës, dhe ishte shkaktar për shumë prej përmirësimeve të bëra në qytet gjatë kohës që kryesonte Bashkinë. Në vitin 1930 pranoj portofolin e Ministrisë në kabinetin e Pandeli Evangjelit. Shumë pritej prej tij, por me letargjinë që duket prek të gjithë Ministrat Shqiptarë u prek dhe ai. Dha dorëheqjen në pranverë të vitit 1931 për arsye të një mosmarrëveshje me kolegët e tij në lidhje me modifikime që dëshironte të bënte në ligjin e pronësisë të tokave. U zgjodh deputet i Korçës në vitin 1932 dhe riemërua Ministër i Drejtësisë në kabinetin e Pandeli Evangjelit në 1933. Në tetor 1935 ai me kënaqësi të madhe u hoq nga posti si ministër, se ai post kurrë nuk i kish pëlqyer. Mbajti vendin e tij në parlament si përfaqësues i Korçës dhe u zgjodh prapë në vitin 1937.

6. Muharrem Bajrakrari. Muharrem Bajraktari është bajraktar i vogël prej Lume. Ai hyri në ushtrinë Austriake kur kjo okuponte shqipërinë dhe kur Austria u largua hyri në shërbim të Serbëve. Në 1929 Mbreti i cili donte Bajraktarin e emëroj atë Komandant të Përgjithshëm të Xhandarmërisë. Gjenerali Sir Jocelyn Percy e gjeti të pa mundur të bashkëpunonte me të dhe ai u hoq nga ky post për t’u bërë agjitant i Mbretit. Ai është një luftëtar guerilje trim pirat i lindur, dhe i malkuar me idenë se është me vlerë të madhe.Kur Mbreti Zog po ngjitesh në shkallën për marrjen e fuqisë Bajraktari ishte një nga më të besuarit besnikë të tij.Më vonë ai humbi virtutin e besnikërisë.Në verën e vitit 1934 ai mori lejen e zakonshëm dhe shkoj në Lumë.Kur u urdhërua të kthehej ai refuzoj të bindet. Më vonë doli se një vit më parë, ai me tri shokë të tjerë kish ofruar shërbimet Ministrit Jugosllav në Vjenë. Ai do të rrëzonte regjimin e tanishëm në Shqipëri dhe do të ngrente një republikë në vend të tij, president i së cilës do të bëhej vetë nënë mbrojtjen Jugosllave. Mreti Aleksandër nuk desh të dinte për një gjë të tillë. Me kohë Mbreti Zog erdhi në dijeni të çështjes e të tradhtisë të Bajraktarit por me gjithë atë e fali dhe e mori prapë në besim. Abdurrahman Krosi dhe Ministri i Brendshëm, nuk u pajtuan kaq lehtë. Kishte patur një armiqësi të gjatë midis tyre dhe Bajraktarit. Tani shpërtheu dhe Bajraktari duke besuar se jetën e kish në rrezik vendosi se havaja në Lumë ishte shumë më e shëdetshme për të se sa klima e Tiranës. Episodi pati zgjidhje në dhjetor kur Bajraktari në rrezik të rrethohesh nga xhandarët dhe nga ushtria, ia mbathi këmbëve përtej kufirit jugosllav ku iu dha strehim. Ai vajti të banojë në Nish dhe thuhet se merr një subvecion të vogël nga qeveria jugosllave. Në janar 1938 ai kërkoj një intervistë me Ambasadorin Britanik në Paris duke u paraqitur si përfaqësuesi i refugjatëve politik në opozitë me Mbretin Zog por nuk dihet në se ka transferuar aktivitetet e tij në Francë apo jo.

7. Dhimitër Berati. Dhimitër Berati është Kuco-Vllah lindur në 1890. Ishte anëtar i kolonisë shqiptare në Bukuresht dhe kreu studimet në atë vend. Flet rumanisht dhe frengjisht.Më 1912 erdhi në Shqipëri si përfaqësues të bashkatdhetarëve të tij në Rumani me rastin e prokllamimit të pavarësisë e në të njëjtin vit u zgjodh senator.

Në 1918 ishte sekretar i delegacionit shqiptar pranë konferencës së paqes në Paris. Në 1925 ishte i atashuar te Komisioni për Caktimin e Kufijve në kohën e vrasjes së GJeneral Tellinit. Në 1932 ai mori vendin e Dhimitër Poppës si Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtëm, dhe në 1934 iu dha portofoli i Ministrit të Ekonomisë Kombëtare. Gjatë kohës që ishte Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme ai përgjigjesh për hartimin e marrëveshjeve të ndryshme tregtare me fqinjët e Shqipërisë dhe për rradhitjet në lidhje me rregullimin e trafikut gjatë kufirit me Jugosllavinë. Është inteligjent dhe punëtor, pak si tepër didaktik por me shumë logjikë. Berati është i vetmi anëtarë i qeverisë së kaluar që të gjente vend në atë të formuar nga Medi Frashëri në tetor 1935. Kur ra kjo qeveri në nëntor 1936 mendohesh se për një ose për dy ditë të bëhej kryeministri i ardhshëm, në krye të një koalicioni midis pleqve dhe të rinjve, por Mbreti preferoj që të mbështetej te një qeveri të vjetrish dhe me kohë Beratit iu dha posti që ka tani si Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme.

8. Imzot Luigj Bumçi. Luigj Bumçi vjen prej një familje të mirë Shkodrane. Lindi në vitin 1879 dhe kreu studimet në kolegjin Jezuit në Shkodër dhe në Seminar. Në moshën 30 vjeçare u emërua Peshkop i Lezhësme banim në Kallmet. Gradimi i tij i shpejtë iu atribua simpative të tij pro-austriake. Në 1918 ishte delegat i qeverisë provizore shqiptare pranë Konferencës së Paqes ku u bë po aq filo-italian sa kish qenë filo-austriak. Ai zëvendësoi Turhan Pashën si kryetar të delegacionit shqiptar. Kongresi i Lushnjes në vitin 1920 zgjodhi 4 regjenta dhe Bumçi qe një prej tyre, po paaftësia e tij e qartë dhe disinvoltura e plotë me të cilën trajtoj çështjet publike shpunë në tërheqjen e tij të shpejtë, dhe pas grushtit të shtetit të Hasan Prishtinës në 1921, ai u detyrua të largohej nga vendi. Urrejtja kundër tij në këtë kohë mund të matet nga një ngjarje që nuk kish ndodhur kurrë në historinë e Shqipërisë, djegija e shtëpisë së tij nga Mirditasit si dhe të kishës. Ai u kthye në Shqipëri më vonë dhe rimori funksionet e tij peshkopale. Ai as do e as duhet nga Mbreti Zog dhe duket të ketë lënë me një anë çdo aktivitet politik, të paktën tani për tani. Ai është një klerik i shëndoshë dhe i qeshur me një humor të zhvilluar dhe me sjellje të përsosura si dhe me një kulturë që e kanë vetëm pak klerikë në Shqipëri.

9. Nush Bushati. Është Shkodran katolik lindur në vitin 1897 dhe i mësuar në lolegjin Jezuit të qytetit. Është diplomuar nga Universiteti i Vjenës me titullin Dr. në Jurisprudencë. Është martuar me një artiste Vjeneze. Flet Gjermanisht Frengjisht Italisht.

Bushati mori pjesë në politikë për here të pare më 1922 kur u zgjodh deputet i Shkodrës. Atëherë qe mbështetës i Fan Nolit (i cili e emëroj Konsull të Përgjithshëm në Vjenë) dhe kundërshtar i Mbretit të tanishëm. Kur Ahmet beu u kthye nga Jugosllavia u shkarkua nga detyra në Vjenë. Mbeti jashtë shtetit si refugjat politik deri në vitin 1931 kur u fal dhe u lejua të kthehesh në shtëpi. Në vitin 1932 ai prap u zgjodh deputet për Dibrën dhe në tetor 1935 u emërua Ministër i Arsimit në kabinetin e Medi bej Frashërit. Ai zhvilloj aktivitet të pakët në qeveri për të asgjësuar kaosin në të cilën Ivanaj kish lënë Ministrinë. Më vonë nuk u zgjodh më as deputet.

10. Sulço Bej Bushati. Sulço bej Bushati është kryetari i familjes së Bashatlive në Shkodër dhe një forcë në komunitetin mysliman të atij qyteti, ka lindur rreth vitit 1874. Në 1919 ishte prefekti i Shkodrës. Në 1924 ai iu vu kundër Ahmet Zogut kur ky i fundit u kthye nga Jugosllavia, por më vonë u fal prej tij. Sulço beu nuk ka të ngjarë të lozë më një pjesë aktive në politikën e vendit në të ardhmen por familja e tij ka influencë të madhe në Shkodër dhe është faktor me të cilën duhen bërë hesapet, njëri prej anëtarëve, Maliq Bushati, deputet në parlamentin e shkuar, pati kurajon të votonte si tek pullë kundër qeverisë më 10 nëndor 1936. Më vonë vuri kandidaturën si i pavarur në Shkodër, dhe me gjithë se nuk u zgjodh arriti të marrë një sasi të konsiderueshëm votash, më tepër se çdo deputet tjetër të opozitës në Shqipëri.

 

11/Kost Çekrezi. Është ortodoks Korçar lindur rreth vitit 1886. Kreu studimet në universitetin e Athinës kur u diplomua në jurisprudencë. Kur u kthye nga Greqia në 1913 u emërua sekretar në Ministrinë e Drejtësisë. Në të njëjtin vit u bë sekretar i Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit në Durrës për arsye se dinte disa gjuhë, frengjisht, anglisht, dhe greqisht. Më 1914 shkoj në Amerikë ku qëndroj për disa vjet dhe u diplomua dhe nga universiteti i Harvard-it. Gjatë kësaj kohe ishte anëtar të Shoqërisë Vatra të shqiptarëve të Amerikës. Çekrezi u kthye në Shqipëri pak kohë pas mbarimit të luftës dhe u mor me letërsi. Ai shkroi një libër me titullin Albania Past and Present (Shqipëria në të kaluarën dhe sot) dhe botoj një fjalor të vogël Anglisht Shqip, që të dy të shtypura në New York. Në të njëjtën kohë nxirrte një gazetë në Tiranë.”Telegrafi” që nuk pati jetë të gjatë. Autoriteteve nuk u pëlqyen disa artikuj dhe kur u prokllamua monarkia u arrestua dhe u dënua nga “Gjyqi Politik” me dënim të rëndë. Shpejt atij iu fal dënimi fitoj prapë favorin e Mbretit dhe u emërua anëtar i Këshillit të Shtetit. Në 1932 prapë u fut në belara dhe këtë herë në lidhje me Komplotin e Vlorës. U arrestua, u gjykua dhe u dënua me tri vjet burgim. Po dënimet nuk arritën ta ndreqin dh eta mënjanonin nga aktivitete revolucionare. Sa po kish dalë nga burgu prap u fut në bela, këtë herë si figura qëndrore në lëvizjen abortive të Fierit në gusht 1935. Këtë rradhë pati aq mend sa të përgatiste ikjen në rast dështimi dhe mundi të largohet në Itali. Në maj 1936 ishte në Paris dhe u mundua të bindte Ambasadorin Britanik atje se pakënaqësia në shqipëri kishte arritur kulmin dhe se një shpërthim i ri ishte i pa evitushëm.

12. Hiqmet Delvina. Hiqmet Delvina lindi më 1879. Është mysliman dhe ka studiuar në turqi. Ai ka mbështetur Ismail Qemalin kur ngriti flamurin në Vlorë në 1912. Në konferencën e Durrësit ai përfaqësonte Gjirokastrën dhe më vonë u bë drejtor i Zyrës Civile të Ministrisë së Punëve të Brëndëshme. U zgjodh deputet i Gjirokastrës në 1925 dhe Ministër i Drejtësisë në vitin 1928. Korrupsioni dhe nepotizmi fituan për të një nam dhe një urrejtje të gjërë në popull ku vese të këtilla nga një here kalojnë me një sy të mbyllur, kurse arroganca dhe kapadajllëku i tij u bënë shkak për rrëzimin e qeverisë së Koço Kottës në vitin 1930. Me gjithë këtë i shkon deri diku fjala në qarket e larta se u ri-zgjodh deputet i Gjirokastrës prap në 1937 dhe u bë nën-kryetar i parlamentit.

13. Abdurrahman Dibra. Abdurahman Dibra ish Ministër i Financave lindi në vitin 1882. Kreu studimet në Turqi dhe ka botkuptimin dhe pikëpamjet e një nëpunësi të ulët turk. Qe senator i Dibrës në 1925 dhe Ministër i Punëve të Brendëshme në 1927 por nuk mbajti këtë post për kohë të gjatë. Mori pjesë në plan të parë në ngjarjet që shpunë në prokllamimin e monarkisë. Në 1929 u bë Ministër i Arsimit në kabinetin e Koço Kotes. Në 1932 u zgjodh deputet i Dibrës. Nga portofolet e ndryshëm që ka patur, ajo e financave ndoshta ishte ajo që i përshtatesh më pak se është veçanërisht jo inteligjent dhe nuk ka kurrë farë përvojë në çështjet financiare. Thuhet se personalisht është i ndershëm, por nuk qe i zoti edhe sikur të ish munduar të pengonte të tjerët, miq të tij dhe zyrtarë të ndryshëm, të fusin duart në arkën e shtetit për qar të tyre. Ai humbi postin me rrëzimin e kabinetit të Pandeli Evangjelit në tetor të vitit 1935. Ai u zu në mënyrë të tërbuar me ish-Ministrin e Brendshëm Etem Toto në verë të vitit 1936 mbi një çështje që dëmtonte qeverinë Frashëri dhe që u vu në dukje nga gazeta Besa ku ai ish një nga pronarët. Ai u ri-zgjodh deputet në listën qeveritare në janar 193..

14.Izet Dibra. Izet Dibra lindi rreth vitit 1880 dhe kreu studimet në turqi. Ishte prefekti Durrësit në 1922 dhe më vonë deputet i Dibrës, prefekt i Beratit, Tiranës dhe Shkodrës. Në 1931 u emërua Ministër i Punëve Botore në qeverinë e Pandeli Evangjelit dhe në vitin 1932 u zgjodh deputet për Elbasanin. Kur u rindërtua kabineti në vitin 1933 Dibra u zëvendësua në postin e Ministrit të Punëve Botore nga Sandër Saraçi. Është pak inteligjent dhe ka fituar nam si njeri i pandershëm dhe përvetësues. Ai ish ndër ata pak deputet që nuk u dolli kandidatura për deputet në vitin 1937, duke qenë se ish emëruar në 1936 si kryetar i Reformës Agrare.

15. Xhemil Dino. Xhemil Dino është nga Preveza ku lindi në 1894. Në 1922 u emërua Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtëm dhe më vonë Sekretar i I i Legatës Shqiptare në Paris ku veproj edhe si i Ngarkuar me Punë për një farë kohe. I dëbuar nga posti kur Fan Noli erdhi në fuqi u emërua nga Ahmet bej Zogu, kur u kthye nga Jugosllavia si Ministër në Romë, post që e mbajti deri në vitin 1931. Ai atëherë ra nën ndikimin Italian dhe luajti një rol të rëndësishëm në hartimin e Paktit të Tiranës. Në një kohë ishte i fejuar me njërën nga motrat e Mbretit Zog dhe ishte mik i ngushtë me të, por e fejuara e theu fejesën dhe miqësia midis tij dhe Mbretit u ftoh mjaft. Në 1931 ai shkoj në Londër me rang Ministri por nuk qëndroj shumë në këtë post se një dashuri e vjetër përfundoj me vetëvrasjen e dashnores te shkallët e Legatës. Çështja u raportua gjërësisht në shtypin e verdhë dhe Dino qe i shtrënguar të japë dorëheqjen. Në 1934 erdhi në Tiranë dhe në vjeshtë u martua me të bijën e Shefqet Vërlacit, ish- e fejuara e Mbretit Zog dhe vajza e pronarit më të madh tokash në Shqipëri. U emërua Ministër në Sofje në Tetor të po të këtij viti. Dino përfaqëson brezin e të rinjve shqiptarë në punë shtetërore që kanë një lustër të qytetërimit perëndimor. Ai është i aftë, i sjellshëm por dembel pa masë. Është linguist i mire dhe flet në mënyrë të rrjedhshëm frëngjishten, anglishten, turqishten dhe greqishten.

16. Imzot Visarion Xhuvani. Me origjinë nga Elbasani lindur në vitin 1885 dhe përgatitur për karrierën klerikale në Athinë. U emërua prift i komunitetit grek ortodoks në Sofie të Bullgarisë. U kthye vonë në Shqipëri dhe mori pjesë në politikë në vitet 1920-1921, por shquhet më tepër për përpjekjet për krijimin e Kishës Autoqefale Shqiptare dhe mbajtja e saj në këmbë me gjithë dështimet e një pas njëshme për të siguruar njohjen nga ana e Patriarkatit të Stambollit. Përpjekjet e Xhuvanit dhe shokëve të tij klerik u përkrahën nga prelatët jugosllavë. Me kohë arriti të bëhet kryetari i kishës por fatkeqësisht energjia dhe kuraroja e tij, për të cilat nuk mund të kishin dyshim, shoqëroheshin nga një karakter moral të ulët. Personaliteti i tij qe një nga pengesat kryesore pë arritjen e një marrëveshje me Fanarin deri në vitin 1936 kur u bind të jape dorëheqjen. U dekorua nga Mbreti dhe iu dha një pension duke e nxjerrë në pension, por pritja shprehur në raportin e vjetit të kaluar se ai do të zhdukesh në errësirën e harresës nuk doli parashikim i saktë. Përkundrazi që atëhere nuk ka lënë rast pa humbur për të dale në pah në shqipëri dhe jasht duke marrë pjesë në konferenca kishtare sin ë atë të Londrës në vjeshtë të vitit 1937, dhe pak më vonë në varrimin e Primatit të Jugosllavisë. Ai nuk mban secret armiqësinë e tij për marrëveshjen e arritur midis kishës ortodokse shqiptare dhe Fanarit të prillit 1937, po pas lidhjes së marrëveshjes ai bëri paqe me Patriakartin Eukumenik dhe më vonë bëri një vizitë në Stomboll. Ai vazhdon të përdorë titullin e kryepeshkopit.

17. Cen Elez Ndreu. Një figurë me influencë te malësorët e Dibrës. Është i biri i Elez Isuf Ndreut dhe kunati i Murat Kaloshit. Shtëpia e familjes është në Slatin në Dibër. Familja Ndreu me traditë është anti-Serbe. Në 1920të shtrënguar të braktisin shtëpinë e tyre nga trupat serbe , erdhën në Tiranë si refugjatë. Kur Serbët u larguan nga familja u kthye në Slatin. Në vitin 1922 Cen Elezi dhe i ati morën pjesë në një lëvizje kundër Ahmet bej Zogut dhe marshuan mbi Tiranën por më vonë për arsye të ndërhyrjes si Sir Harry Eyres (Ministri i Britanisë në Shqipëri.A.D.) u pajtuan me Zogun dhe u kthyen në Dibër. Prap në vitin 1924 ranë në konflikt me Zogun. Elez Isufi vdiq nga plagët e marra në luftën për të kundërshtuar kthimin e Ahmet beut nga jugosllsvia, në afërsi të Peshkopisë dhe Cen Elezi u bë kryetari i familjes. Ai nuk trashgoj influencën që kish patur i ati. Mungesa e qëndrushmërisë, egoizmi dhe pabesnikëria shkaktuan që malësorët e Reçit dhe të Dardhës të shkëputeshin prej tij.Tani së fundi administrimi i keq i Tiranës ka bërë që këto dy fise prap të bashkohen me të, dhe mund tani të mbështetet mbi ndihmën e tyre pot ë jetë nevoja.

18. Ali Erebara. Më parë oficer në ushtrinë shqiptare dhe tani ushtron profesionin e juristit. Lindi në 1898. Kreu studimet në Akademinë Ushtarake të Sofies në 1916 dhe mori pjesë në ushtrinë bullgare në aksionet në Maqedoni. Pas luftës mbaroi shkollën e kavalerisë në Beograd. Mbaroi Shkollën e Lartë për Oficera të Shtabit në Torino dhe pastaj përfundoj studimet në fakultetin e jurisprudencës po në atë qytet. Për një kohë ishte Kryetar i Gjykatës Ushtarake në Tiranë dhe pedagog në shkollën mbretërore ushtarake po në këtë qytet. U mërzit me jetën ushtarake dhe si pasojë të një mosmarrëveshje me Komandantin e Përgjithshme lidhje me gradimin e tij në rangun e majorit, dha dorëheqjen nga ushtria. Gruaja e tij është italiane. Mbreti Zog nuk e do, por është i zoti dhe është me karakter të pavarur.

19. Pandeli Evangjeli. Pandeli Evangjeli lindi në vitin 1859, dhe ka të drejtë të konsiderohet “Plaku i Vjetër i Shqipërisë”. Është ortodoks dhe vjen nga kolonia shqiptare e Rumanisë, të cilën e përfaqësoj në Konferencën e Paqes në Paris në vitet 1919-20. Në korrik 1921 u emërua Ministër i Punëve të Jashtëm dhe më vonë po në atë vit Kryeministër deri në grushtin e shtetit të Hasan Prishtinës. Në 1922 ishte prap Ministër i Punëve të Jashtëm dhe mbajti atë post për dy vjet. Në 1924 u zgjodh deputet për Korçën. Kur erdhi Fan Nolin ë fuqi Evangjeli shkoj në Rumani por u kthye në Shqipëri kur Ahmet bej Zogu përmbysi qeverinë e Fan Nolit. U bë senator në vitin 1925 dhe president Ii senatit 1926. Në vitin 1928 Evangjeli përfaqësonte Korçën në Asamblenë Kushtetuese që proklamoj monarkinë. Me rënien e kabinetit të Koço Kotës në 1930 ai u bë Kryeministër por dha dorëheqjen në dhjetor të vitit 1932. Mbreti e ftoj të modifikonte qeverinë dhe ai kështu bëri duke kryer disa ndryshime. Me këtë qeveri të rindërtuar ai qëndroj në fuqi deri në tetor 1935 kur Mbreti Zog vuri në vepri qëllimin që kish shpallur që prej kohe që të hiqte dorë nga këshilltarët e tij të vjetër dhe në vend të tyre të caktonte persona nga brezi i ri. Karakteri i lartë i Pandeli Evangjelit, besnikëria e tij, dhe ndershmëria e tij e përsosur dhe e pa diskutueshme e bënin atë figurën më përfaqësues të kohës të përparshme.

20. Lame Kareco është ortodoks dhe lindi në Gjirokastër rreth vitit 1886. Ka mësuar në Greqi dhe ka një fare stërvitje juridike. Më pare punonte në Bankën e Egjiptit. Në 1926 u emërua Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave kur Milto Tutulani ishte Ministër. Për aq sa kishte rregull në atë dikaster të ç’rregullt kjo i dedikohesh Lame Karecos. Në 1930 u emërua President I Komisionit të Kontrollit dhe në 1931 me propozim të Mbretit u bë Ministër i Financave dhe si i tillë firmosi marrëveshjen për huanë italiane. Ai dha dorëheqjen me Pandeli Evangjelin në 1932 dhe mbeti jashtë kabinetit të rindërtuar nga Pandeli Evangjeli në janar të 1933. U zgjodh deputet i Gjirokastrës në nëndor të vitit 1932. Ai është funksionar me një fare përvoje i cili kreu punë me vlerë, por jo si Ministër. Si Ministër nuk plotësoj sa pritesh prej tij se i mungonte kurajoja dhe krijoj armiqësi për arsye se kërkoj të rrethonte veten me ortodoks. U rizgjodh deputet në vitin 1937.

21. Imzot Kristofor Kissi. Imzot Kissi lindi në Berat më 1885. Kreu studimet në shkollën teologjike të ishullit Halki në detin Marmara afër Stambollit. Në 1916 zgjodh peshkop i Lagjes Makrikeuj të Stambollit. Në 1923 u kthye në Shqipëri dhe ish peshkop i Beratit dhe pastaj i Korçës deri në 1936 kur u bë zëvëndësi i Kryepeshkopatit të Durrës –Tiranës me dhënjen e dorëheqjes së Visaron Xhuvanit. Më vonë luajti rolin kryesor në bisedimet me një pajtim midis kishës ortodokse shqiptare dhe Patriakatit Eukumenik. Ai kryesoj komisionin që vajti në Stamboll në pranverë të vitit 1937 për plotësimin e radhitjeve të reja në të cilat ai u bë Kryepeshkop i Durrësit, Tiranës, dhe Elbasanit dhe Primati i Shqipërisë. Dy ditë më vonë pas njohjes së kishës shqiptare si autoqefale, ai mori nga Patriarku “Tomos” dokumentin formal që njeh kishën ortodokse shqiptare si autoqefale. Ai ka namin se është klerik i ndershëm dhe i drejtë, por është tepër shpejt të gjykohet aftësia e tij për të drejtuar një kishë ku ende ka shumë mos marrëveshje.

22.Faik Konica. Faik Konica është vëlla me Mehmet Konicën. Është Ministër i Shqipërisë në Washigton që nga viti 1926. Qëndron në një pozitë më vete midis shqiptarëve të sotëm duke qenë se është krejtësisht perëndimor në idetë e tij, me një kulturë të konsiderueshëm, kritik muzike dhe arti. Që kur filloj nja 20 vjet më pare të bëjë agjitacion në shtyp për Shqipërinë dhe pavarësinë e saj, ai ka bërë mjaft, në një mënyrë apo tjetër, për vendin e tij. Duke jetuar shumicën e kohës jashtë Shqipërisë, ai i sheh punët në Shqipëri në prizmin e një vëzhguesi të jashtëm. Në 1912 bëri gabimin me ndihmën që i dha Esat Pashës për të krijuar qeverinë e Shqipërisë së mesme në kundërshtim me qeverinë e Vlorës, dhe në ditët e Fan Nolit, ai mbështeti këtë të fundit kundër Ahmet beut. Me gjithë këtë ai arriti shpejt të kuptonte gabimin dhe të bënte paqe me fituesin. Faik Konica ka natyrë të pavarur, është me vullnet të forte, nevrik dhe sarkastik. Si pasojë ka bërë shumë armiq. Në 1920 ai u bë Kryetar i Shoqërisë Vatra të Shqiptarëve të Amerikës si dhe redaktor i gazetës saj “Dielli”. Si Ministër shqiptar në SB.B.A. një post që nuk ka arsye të ekzistojë, ai ndjek vijën e vet pavarësisht nga udhëzimet që mund të marrë nga Tirana.

23.Mehmet Konica. Mehmet Konica lindi andej nga viti 1878, është mysliman nga fshati Konicë në jug të shqipërisë tani brenda kufive të Greqisë. Është i mësuar duke pas kryer studimet në Turqi. Flet frëngjisht, turqisht dhe anglisht. Më parë bënte pjesë në shërbimin konsullor të Turqisë. Më 1913 përfaqësoj Shqipërinë në konferencën ku u njoh pavarësia e Shqipërisë. Princ Vidi e emëroj Ministër në Athinë. Gjatë luftës qëndroj në Korfuz. Në 1916, me ftesë të Vatrës të shqiptarëve të Amerikës, ai shkoj në Londër për të propoganduar në favor të Shqipërisë. Ai u kthye në Shqipëri në 1918 dhe mbështeti një lëvizje për krijimin e një qeverie shqiptare nënë mandat Italian. Në 1919 ishte delegate i Shqipërisë pranë Konferencës së Paqes. Në 1921 vajti në Londër si Ministër por dha dorëheqjen kur Ahmet beu u kthye në fuqi. Më vonë u pajtua me të dhe u bë këshilltari i tij konfidencial për çështjet politike. Nga viti 1930 luajti një rol të dorës së pare, pa tjetër me aprovimin e Mbretit Zog, në Konferencën jo-zyrtare Ballkanike që u mblodh atë vit, dhe kryesonte delegacionin shqiptar në mbledhje vjetore të kësaj organizate në vitet që pasuan. Në këtë periudhë ai konkurroj me bullgarët duke nxitur konferencën të merresh me çështjet e minoriteteve. Ishte ai që ngriti zërin me zemërim në mars 1934 që shkaktoj që grupi kombëtar shqiptar të tërhiqesh nga konferenca pas përfundimit të Paktit Ballkanik një muaj më pare. Që atëherë nuk ka patur ndonjë pozitë me rëndësi, dhe dyshohet se Mbreti tani i jep ndonjë vlerë të veçantë fjalëve të tij. Ai e përdor Konicën për të qenë në kontakt me disa përfaqësues të huaj në Tiranë, sidomos me përfaqësuesin jugosllav, dhe atë të SH.B.A. Në nëndor 1937 ai themeloj shoqërinë shqiptaro-greke në Tiranë.

24.Abdurrahman Krosi. I njohur gjithashtu si Abdurrahman Sali ose si Abdurrahman Mati. Abdurrahman Krosi është një shërbëtor plak i vjetër analfabet i familjes Zogu dhe qeni besnik i Mbretit. Nuk dihet mosha e tij e saktë por duhet të ketë lindur jo më vonë se 1868. Ai është prej fisit të matjanëve. Vlera e tij qëndron te fakti se di të manovrojë me malësorët e Matit, Krujës dhe Dibrës në kohë të vështira dhe të zhdukë njerëzit që pengojnë e të zot. Se sa është e vërtetë autori i këtyre veprimeve të errta që i atribohen është problem i pa zgjidhur, thuhet se vetë Mbreti Zog paska thënë se është hajdut i klasit të pare, por nuk ka kurajon të bëhet vrasës. Ai doli në pah për here të pare në 1924 si deputet për Dibrën dhe më vonë si anëtar i Asamblesë Kushtetuse që proklamoj Zogun Mbret. është ri-zgjedhur deputet për Dibrën në mënyrë të rregullt. Rëndësia e tij qëndron në faktin se bën pjesë në rrethin intim të Mbretit që nga kohërat që ishte shërbëtor i familjes ose më mire të themi “qehaja “. Thuhet se sjell botkuptimin e një qehajaj në zgjidhjen e punëve të shtetit. Nuk ka dyshim për besnikërinë e tij për Mbretin, por ka përfituar nga pozita e tij për t’u pasuruar në të holla dhe toka, në mënyrë krejt të pa drejtë. Kështu ai është bërë “një plak i vërtetë të detit” për Shqipërinë, dhe simboli në sy të atyre që janë kundërshtarë të regjimit, të poshtërsive të favoritizmës dhe të shtypjes që e sfigurojnë atë. Shkaktoj çudi të madhe vendimi që të shoqëronte motrat e pa martuara të Mbretit në udhëtimin e tyre në SH.B.A. në shkurt 1938.

25.Mustafa Kruja. Mustafa Kruja është i biri një qehajai të Esat Pashës. Lindi në Krujë në vitin 1881. Ishte delegate i Durrësit në Vlorë në rastin e ngritjes së flamurit dhe shpalljes së pavarësisë. Më vonë u zgjodh senator. Në qeverinë italofile të Turhan Pashës në vitin 1918 ishte Ministër i Post Telegrafëve. Në 1921 u zgjodh deputet për Kosovën. Ai ishte kundërshtar i Pavarësisë Popullore e njohur si “Klika” të kryesuar nga Ahmet beu. Fan Noli e emëroj prefekt në Prefekt në Shkodër në 1924. Kur u kthye Ahmet beu nga Jugosllavia në dhjetor Mustafa Kruja u largua nga Shqipëria. Që atëherë ka patur një fare rëndësie midis të emigruarve politik shqiptarë. Simpatitë e tij janë fortësisht pro-italiane dhe është iridentist i tërbuar. Jeton në Zara dhe merr rrogë nga qeveria italiane.

26.Leca Kurti. Lec Kurti është katolik prej një familje të mirë shkodrane. Lindi në vitin 1890. Kreu studimet në shkollën italiane të Shkodrës dhe i plotësoi në Itali. Flet italisht dhe frëngjisht.

Për një fare kohe Kurti ishte drejtor i shërbimit konsullor në Ministrinë e Jashtme.Më 1928 u emërua i Ngarkuar me Punë në Athinë dhe më 1930 përfaqësues i Shqipërisë pranë LK.Më 1936 u emërua ministër i Shqipërisë në Londër dhe pothuaj se në të njëjtën kohë la detyrën pranë LK, ku sipas tij qëndrimi që kishte mbajtur nuk u kishte pëlqyer italianëve. I dashur dhe inteligjent, pa influence në Shqipëri.

27.Ekrem bej Libohova. Ekrem bej Libohova bën pjesë në një familje të rëndësishme pronarësh tokash.Lindi më 1883, është i vëllai i të ndjerit Myfid bej Libohovës, i cili kur ishte deputet në parlamentin osman shoqëronte Ismail Qemalin në përpjekjet për Shqipërinë. Myfidi ishte ministër i Financave në Shqipëri më 1925 dhe mori pjesë të rëndësishme në bisedimet për krijimin e Bankës Kombëtare e për huanë e SVEA që më vonë vuri qeverinë shqiptare në një pozitë të vështirë. Ka të ngjarë që ai mori nga italianët një ndihmë për të hequr hipotekën mbi pronat e familjes të rënduara nga borxhe të mëdha.Për pak nuk u suall përpara gjykatës për korrupsion.

Ekrem bej Libohova kreu studimet në Turqi dhe Belgjikë, si oficer në ushtrinë turke ai shërbeu në garden shqiptare të sulltanit dhe mori pjesë në Luftën Ballkanike. U bë agjitanti i princ Vidit më 1914 dhe u largua nga Shqipëria bashkë me të. Pak dihet nga ana e Legatës tone për veprimtarinë e tij deri në vitin 1925, përveç faktit se ishte në Moskë më 1922 dhe ishte në marrëdhënie me Enver Pashën në intrigat e tij në Kaukaz dhe në Turkistan. Më 1925 u emërua ministër i Shqipërisë në Romë.Duhet të ketë qenë i ndërlikuar në veprimet diskretituese të vëllait të tij Myfid të përmendur më lart dhe u shkarkua nga detyra, por vajti prapë në Romë si atashe ushtarak më 1926.Më 1929 u kthye në Shqipëri si ministër i Oborrit të Mbretit Zog. Kur u bë atentat kundër Mbretit në Vjenë, Ekrem beu ishte në veturë me të dhe u plagos rëndë. Më 1934 shkoi në paris si ministër i Shqipërisë i akredituar edhe si i tillë në Belgjikë. U kthye në Tiranë më 1936 për të mare postin e tanishëm si ministër i Jashtëm në kabinetin e Koço Kotës.Ekrem beu është i lidhur ngushtë me politikën italiane në Shqipëri dhe prej disave konsiderohej si agjent i paguar i qeverisë së Romës, një akuzë që nuk duhet pranuar lehtë. Megjithëse ai si Myfidi mund të ketë përfituar nga ndihma italiane në atë kohë. Më vonë si kryetar i komisionit për administrimin e fondeve të marra nga italia më 1931 në formë huaje ai tregoi një fare pavarësie.Pas prishjes me italinë më 1933 ai mbështeti pikëpamjen shqiptare dhe bile thonte se besonte se qëllimi i politikës italiane ishte të cënonte pavarësinë e Shqipërisë. Megjithë këtë ai tani konsiderohet si italofil. Megjithëse jo fort inteligjent ai është linguist i mire dhe ka një paraqitje shumë të pëlqyeshme, kryen detyrat me takt dhe qetësi. Vlerësimi i influencës së tij mbi Mbretin janë të ndryshme. Ai duhet të ketë konfidencën e Mbretit por e ka tepër frikë që të veproi menjëfarë pavarësie. Eshtë mire me motrat e mbretit. Gruaja e tij është vërtet zonjë, motra e Ekrem bej Vlorës.

28.Aqif Lleshi. Familja Lleshi është nga Maqellara në Dibër ku ka pronat e saj dhe ka mjaft influence. Aqifi dhe vëllai i tij Halit, pjesërisht me ndihmë të Jugosllavisë, fituan përvete një nam për vendosmëri dhe aftësi në marrëdhëniet me fqinjët e tyre sa që qeveria “e Klikës” në Tiranë t`i heqë qafe, Haliti u vra me urdhër të prefektit të Peshkopisë, por Aqifi shpëtoi dhe kaloi kufinjtë dhe u vu në dispozicion të jugosllavëve. Ai iu shërben atyre me dobi se ka influence gjatë kufirit dhe dijeni për situatën atje.

Më 1924 Aqifi u bashkua me Ahmet beun dhe kaloi kufijtë me të së bashku me pasuesit e tij.Ai marshoi mbi Tiranën duke kaluar malet dhe bllokoi forcat e Fan Nolit tek Shkalla e Tujanit duke marë 300 robër. Ai vetë hyri në qytet, por la njerëzit e tij jashtë Tiranës. Ai nuk arriti dot ndonjë marrëveshje me Ahmet beun dhe u kthye në Jugosllavi ku qëndron ende. Më 1931 armiku i tij Dino Dema prej Omeshi tentoi ta vriste, por dështoi dhe u plagos prej Aqifit.

29.At Vasil Marko. At Vasil Marko lindi në Korçë ku mori një arsim të përcipët. Shpejt emigroi në Amerikë ku kaloi disa vjet, më 1914 u pagëzua prift nga peshkopi rus Aleksandër dhe më 1921 u kthye në Shqipëri me Fan Nolin. Lëvizja për krijimin e një kishte autoqefale shqiptare kishte origjinë tek ortodoksët e Korçës dhe u përfaqësua nga Fan Noli. Por, At Vasil Marko u bë kryetari i lëvizjes dhe në Berat në kongresin e vitit 1922 ai u zgjodh unanimisht president i Këshillit të Kishës që u zgjodh me atë rast. Më 1923 u dërgua në Stamboll për t`i kërkuar Patriarkut tomos-in që do deklaronte kishën shqiptare autoqefale. Si rezultat i këtij misioni, kryepeshkopi i Trebizondit Krisantos u dërgua në Shqipëri më 1926 për të biseduar nga ana e Patriarkanës me qeverinë shqiptare. At Vasili mbeti kryetari i njohur i grupit kombëtar i ortodoksëve shqiptar derisa Visarion Xhuvani u bë president i Sinodit shqiptar krijuar rishtas më 1929. Ai mori pjesë në trup kishtar me titullin Ekonom i Madh Mitrofor, por nuk ka luajtur ndonjë rol të rëndësishëm që nga dorëheqja e Visarionit dhe nuk u dë gjua në lidhje me pajtimin e Kishës shqiptare me Fanarin. Pra dyshohet nëse ende gëzon atë influence që gëzonte më pare në qarqet ortodokse. Ai është një krijesë e çuditshme me trup gjigand, flokë të kuq, sy të vegjël të fundosur në rrudha. Është shumë aktiv, “hazer xhevap” e plot energji.

30.Gjeneral Gustav von Mirdash. Është me origjinë austriake, ishte shef i Shtabit të Komandës Austriake në Shkodër gjatë okupacionit austriak të Shqipërisë së Veriut në LPB. Më 1921 u bë organizatori i ushtrisë shqiptare dhe më 1925 Shef i Shtabit. Ai është bërë nënshtetas shqiptar.Kur Italia po bënte një politikë aggressive ushtarake në Shqipëri, general Mirdashi e gjeti veten në një pozitë të vështirë, sepse sistematikisht dhe qëllimisht lihej mënjanë.Edhe tani shpesh here lihet në errësir të çështjeve dhe meren vendime pa e pyetur.E shoqja ka një gjuhë të ashpër dhe të mprehtë që shpesh here e vendos në pozita të papëlqyeshme. Ai është oficer i zoti, njeri shum i ndershëm, me kultur të gjerë dhe me sjellje të përsosura. Ai i njeh shqiptarët dhe Shqipërinë më mir se kushdo tjetër.

31.Ndoc Naraci. Lindi në Shkodër në vitin 1900.Aty frekuentoj kolegjin Jezuit.Plotësoj studimet në Vienë ku u diplomua si inxhinjer elektrik. E shoqja është polake. Më 1925 Naraçi u emërua kryetar i zyrës teknike të Post Telegrafëve. Më 1932 u bë Drejtori i Drejtorisë së Post Telegrafëve dhe në 1935, ministër i Punëve Botore në qeverinë e Medi Frashërit. Pas rënies së kësaj qeverie mori postin e tij të mëparshëm. Është njeri i pa varur ka aftësi konstruktive, ka energji dhe është organizator i aftë.

32.Pandeli Nase. Është ortodoks i lindur në Korçë në vitin 1897. Mësimet i ka kryer në Korçë, Aleksandri dhe Athinë.Për ca kohë merresh me çështje arsimore në Korçë.Hyri në shërbimin diplomatic shqiptar në 1923 dhe shërbeu kryesisht në Aleksandri ku arriti gradën Konsull i Përgjithshëm në 1928.Më vonë doli në dispozicion për arsye kursimi por u kthye në Ministri të Jashtme në korrik 1936 si Drejtor Politik.Më 1937 u emërua si i Ngarkuar me Punë në Bukuresht ku tregoj veten të aftë dhe të ndërgjegjëshëm në punë.Njeri i këndëshëm i gatshëm të ndihmojë.

33.Fan Noli. Fan Noli është shqiptar nga Edrineja. Lindi rreth vitit 1876. Frekuentoi shkollën greke për tu bërë mësues. Kur ishte ende i ri ai emigroj në SH.B.A.ku vazhdoj mësimet dhe u bashkua me një grup emigrantësh shqiptarë që zhvillonin agjitacion për pavarësinë e vendit të tyre. U emërua prifti ortodoks nga Peshkopi Rus dhe filloj punën për të organizuar një lëvizje në favor të një kishe autoqefale për emigrantët shqiptar. Më 1920 u përpoq të kthehesh në Shqipëri, por u pengua nga Sulejman Delvina atëhere Kryeministër. Në vitin 1921 pati më sukses. U zgjodh në parlament si deputet i Vatrës. U bashkua me Partinë Popullore dhe u dërgua në Gjenevë si delegati i Shqipërisë për në Lidhjen e Kombeve. Për një kohë të shkurtër qe ministër i Jashtëm. Më 1922 duke mos pëlqyer aktivitetin dhe jetën politike u tërhoq dhe u mor me çështjet fetare, quajti veten “peshkop” dhe i vuri vetes detyrën të organizonte një kishë autoqefale shqiptare. Në vitin 1924 lëvizja kundër pushtetit dhe influencës gjithmonë më rritje të Ahmet Zogut ia arriti qëllimit. Fan Noli ndërkohë ish kthyer në skenën politike dhe gjeti veten në krye të opozitës. Ahmet beu u largua nga shqipëria dhe Fan Noli ngriti një qeveri në të cilin mori vendin e Kryeministrit. Kthimi i Zogut në dhjetor të po atij viti shkriu me shpejtësi administratën të keq organizuar të Nolit. Ky u largua për në Itali dhe anëtarët e tjerë të opozitës u shpërndanë andej këtej. Që nga largimi i tij nga Shqipëria më 1924 Fan Noli ka qenë emigrant politik. Për një kohë ishte në Berlin ku thuhesh se merrte fonde nga Internacionali i Tretë. Besohet të ketë vizituar Bashkimin Sovjetik. Më 1929 u kthye në Amerikë dhe u mor me agjitacionin politik midis emigrantëve ortodoks shqiptar. Për sa dihet është ende në Amerikë megjithëse dolën fjalë se ishte në Vjenë kur u bë atentati kundër Mbretit Zog në atë qytet në shkurt 1931. Noli ka një fare shkëlqimi intelektual. Si orator ishte figure e dalluar që gëzonte dhuratën e ironisë. Ka dituri letrare dhe flet rrjedhshëm. Si administrator e provoj veten të paaftë. Nuk ka ideale, as skrupuj as aftësi konstruktive. Mundësia e kthimit të tij në Shqipëri është e pakët sidomos me një rol, po flitet se mund të kthehet.

34.Thoma Orollogaj. Është deputet i Korçës që prej vitit 1932.Lindi në vitin 1888. Mësimet e para i kreu në vend dhe pastaj i plotësoj duke marrë diplomën në jurisprudencë në Universitetin e Athinës. Bëri një specializim dy vjeçar në Francë. Jurist i mirë me emër për ndeshmëri dhe karakter të pa varur.Ishte anëtar i Komisionit krijuar nga qeveria në 1929 për kodifikimin e legjislacionit dhe përgjigjet në masë të madhe për pregatitjen e Kodit Civil dhe Penal që janë tani në fuqi. Më 1932 dh dorëheqjen nga pozita e Kryetarit të Gjykatës të Diktimit si pasojë të një mosmarrëveshje me qeverinë e atëhershme mbi pronën e disa tokave që ishin në posedim të fshatarëve por që dëshirohesh t’u jepesh pronarëve me influencë që i kishin kërkuar. Ai u emërua ministër i Drejtësisë në 1936 në kabinetin e Koço Kotes. Ka qenë deputet për Korçën në parlamentin e kaluar dhye u ri-zgjodh në janar 1937. Njeri i rezervuar, që nuk shqërohet shumë me të tjerë dhe gëzon respekt të përgjithshëm.

35.Dhimitër Popa. Dhimitër Popa qe pasardhësi i Xhafer Vilës në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Jashtme.Është ortodoks Durrsak lindur rreth vitit 1885. Shumë i rezervuar dhe jo i shoqërushëm, poe i ndershëm dhe punëtor. Më 1932 u emërua ministër në Sofie po dha dorëheqjen në 1934. U dërgua në Romë në vjeshtë të vitit 1934 me mission për të biseduar me Vatikanin bazën e një konkordati. U emërua Sekretar i Mbretit, një post i ri, në shkurt 1937.

36.Major Faik Quku. Faik Quku ka lindur më 1896. Komandon Grup Armatën në Elbasan. Studimet i ka kryer në St. Cyr (Akademia Ushtarake Franceze A.D.) si dhe shkollën e luftës italiane për oficera të shtabit. Është oficer i zoti dhe inteligjent i cili mund të luaj një rol të konsiderueshëm, n.q.s zotësia do të inkurajohet në ushtrinë shqiptare, ku gjer tani nuk është kështu.

37.Major Ali Riza Topalli. Ali Rizai është oficer i vjetër i ushtrisë turke lindur në një fshat afër Shkupit më 1881, bir i një kapiteni të xhandarmërisë turke.Luftoi kundër bullgarëve komitaxhi dhe në Kumanovë.Shërbeu më vonë nën princ Vidin, Esad Pashën dhe nën austriakët.Pas disfatës së ushtrisë austriake shërbeu për disa kohë në Bela Kun-in në Budapest dhe në Vjenë.U kthye në Shqipëri më 1920. Ishte nën shërbim te Fan Nolit dhe bëri një rezistencë të forte kundër Zogut kur ai kthehej nga Jugosllavia në 1924. Atij iu kursye jeta dhe u vu nën shërbim të Zogut. Iu dha komanda e rojeve të kufijve më 1929. Është luftëtar trim me një dituri të çuditshme mbi komitët dhe metodat e tyre, por është vetë barbar. U emërua nga Mbreti të kryesonte gjyqin ushtarak pas lëvizjes së Fierit në vjeshtë të 1935 si i plotfuqishëm.

38.Zef Serreqi. Gjeneral Zef Serreqi lindi në Shkodër rreth vitit 1892 dhe mësimet e para i kreu në kolegjin jezuit të atij qyteti. Gjatë okupacionit ushtarak austriak të Shqipërisë u dërgua në Vjenë për stërvitje ushtarake dhe me kryerjen e mësimeve hyri në ushtrinë austriake. Gjatë okupacionit ndërkombëtar të Shkodrës më 1918 ai shërbeu si toger xhandarmërie dhe kur qyteti iu dorëzua Shqipërisë ai hyri në ushtri me gradën kapiten. Më 1921 mori pjesë në përpjekjet gjatë kufirit që përfunduan me tërheqjen e jugosllavëve nga zona e Shkodrës. Në atë kohë ishte kundërshtar i Ahmet Zogut dhe shërbente si agjutant i Bajram Currit, armiku më i hidhur i Ahmet beut. Me disfatën e Bajram Currit më 1922, Serreqi u largua në Jugosllavi, aty u pajtua me Ahmet beun dhe u kthye me të në dhjetor të 1924. U bë agjitant i presidentit më 1925 dhe pas disa gradimeve të shpejta dhe të shpeshta u bë kryeagjitant më 1928 me gradën e kolonelit dhe më vonë të gjeneralit. Më 1934 Mbreti e dërgoi të bisedonte me baron Aloisin bazën për një marrëveshje të re me Italinë.Më vonë shoqëroi Dhimitër Popën në misionin e tij pranë Vatikanit.Njeri i qetë, me inteligjencë mesatare, por me pamje dhe sjellje të këndshme. Duket se Mbreti ka një fare dobësie për të, ndoshta se mund të besohet se do të kryej pikërisht dhe vetëm atë që është urdhëruar të bëjë. Eshtë italofil i deklaruar.

39.Shefki Shatku. Lindi në Dibër rreth vitit 1896.Mësimet i ka kryer në Turqi dhe e flet turqishten në mënyrë të rrjedhshme.Kupton gjermanishten dhe italishten.Shërbeu në ushtrinë turke në Siri dhe është dekoruar me kryqin e hekurt gjerman.Më 1920 u kthye në Shqipëri dhe hyri në ushtri. Partizan i Ahmed bej Zogut, u emërua president i të pares Gjykatë Ushtarake në Tiranë më 1925 dhe e ruajti këtë post për dy vjet. Pasta jai u transferua si qark-komandant në xhandarmëri.U kthye përsëri në ushtri dhe u caktua të komandonte shkollën e nënoficerëve.Më vonë komandoi Grup Armatët e VI me gradën e kolonelit. Më 1931 u emërua komandant i përgjithshëm i xhandarmërisë në vend të Muharrem Bajraktarit. Gëzon besimin e Mbretit dhe punoi mire në fillim me gjeneralin Percy, Inspektori i Përgjithshëm Britanik i xhandarmërisë shqiptare, megjithëse se besimi që ky i fundit pati në të u trondit në mënyrë serioze nga frika e shfaqur nga Shatku në rastin e kryengritjes së Fierit në gusht 1935.

40.Faik Shatku. I njohur gjithashtu si Faik Dibra lindi rreth vitit 1886. Mësimet i kreu në Turqi dhe thuhet se ka kryer një kurs tregëtie në një shkollë franceze në Turqi.Me profesion është jurist. Ka qenë gjykatës i Gjyqit të Shkallës së Parë në Elbasan më 1924-1925. U emërua sekretar i përgjithshëm i Ministrisë Drejtësisë më 1925, dhe anëtar i Këshillit të Shtetit më 1929.Qëndroi në këtë post deri më 1936 kur u emërua ministër i arsimit në qeverinë e formuar nga Koço Kota. Kështu hyri në jetën politike të vendit megjithëse nuk ishin të qarta dhe të dukshme kualifikimet e tij për këtë post. Shkathtësia e tij si jurist thuhet se i pëlqen Mbretit. Si gjithë anëtarët e tjerë të qeverisë u zgjodh edhe deputet i Elbasanit.

41.Tahir Shtylla. Vjen nga Korça ku lindi më 1900. Kreu shkollën ushtarake në Itali dhe pastaj fakultetin e jurisprudences në Romë. Ka shërbyer në poste të ndryshme jasht shtetit që nga viti 1925 duke përfshirë Legatën në Beograd prej vitit 1926-1929. Pas kësaj shërbeu në Legatën shqiptare në Romë dhe si konsull i përgjithshëm në Bari. Në Jugosllavi ish konsideruar si “persona grata” dhe kështu në mars të vitit 1937 u dërgua në Beograd si i Ngarkuar me Punë i Shqipërisë. Në nëndor të po atij viti u gradua dhe mori rangun ministër. Në një raport të mëparshëm përshkruhet si jo pa inteligjencë, por i paqendrueshëm dhe me tendencë për intriga të vogla.

42.Stavro Stavri. Stavro Stavri është ortodoks prej Kavaje lindur atje prej vitit 1888.Është martuar me një zonjë franceze.Studimet për mësues i kreu në greqi.Më vonë hyri në shërbimin civil të turqisë. Për një far kohe qe sekretari i Eat Pashës. Vonë kreu fakultetin e jurisprudences në Paris.Më 1925 u kthye në shqipëri dhe u zgjodh nga Ahmet bej Zogu si sekretar i tij vetjak.Për një kohë të shkurtër ka qenë ministër i shqipërisë në Beograd dhe pastaj Këshilltar i Legatës në Paris.Më 1929 u zgjodh deputet për Durrësin dhe më 1932 u kthye në Paris si i Ngarkuari me Punë.Me emërimin e Ekrem Libohovës si ministër në Paris Stavri u kthye në shqipëri dhe u rizgjodh deputet në vitin 1937. Është njeri i sjellshëm, xhuxh në paraqitje, por me sjellje me të vërtetë miqësore dhe me një njohuri të konsiderueshëm për çështjet juridike.Për një kohë përgjigjesh për botimin e gazetës “Ora”.Mbreti ka një dobësi të veçantë për të dhe ai ndihmon në Pallat me punë si sekretar përveç punës si deputet.

43.Abdyl Sula. Abdyl Sula lindi në Dibër rreth vitit 1895 dhe kreu studimet në shkollën Amerikane të Manastirit dhe në Robert College në Stamboll. Më 1920 u bë sekretar i Ahmet Zogut kur ky qe ministër i Brendëshëm. Ai u largua nga shqipëria po thuaj në të njëjtën kohë me Ahmet beun në 1924 dhe u kthye në 1925.U emërua Konsull i Përgjithshëm në Selanik nga ku u transferua në Stamboll më 1931. Në shtator 1934 u emërua drejtor i drejtorisë politike të Ministrisë së Jashme, dhe nga fundi i vitit 1936 shkoj si i Ngarkuari me Punë në Legatën Shqiptare të krijuar rishtas në Egjipt.Ai flet anglisht, turqisht dhe frengjisht.

44.Angjelin Suma. Angjelin Suma bën pjesë në familjen, një kohë të pasur, me atë emër në Shkodër. Ai kreu studimet në Vjenë dhe është person me kulturë. Nga viti 1921deri 1924 ishte Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave por u bashkua me opozitën kundra Zogut dhe u detyrua të largohesh nga shqipëria.Ai vajti në Vjenë si emigrant politik dhe mori iniciativën në themelimin e “Bashkimit Kombëtar” që përbëhet prej të ikurish politik të ngjyrave të ndryshme dhe të pikëpamjeve të ndryshme.Të hollat që jugosllavët i jepnin kësaj organizate kalonin nëpër duar të tij. Në shkurt 1931 kur u bë atentati për të vrarë Mbretin Zog në Vjenë, Suma ra nën dyshim – pa tjetër pa themel- se kish organizuar komplotin me shtytje nga jugosllavët. Ai u largua nga Vjena dhe shkoj në Paris.Dyshohesh në 1936 për lidhje me Internacionalen e Tretë

45.Kol Thaçi. Kol Thaci është katolik Shkodran.Kreu mësimet në kolegjin e Jezuitëve ku qëndroj dhe si mësues për një far kohe.Lindi andej nga viti 1882. Flet italisht frengjisht dhe gjermanisht.Më 1913-1914 ishte sekretar i doganës së Shkodrës dhe nga viti 1918 deri në 1921 Drejtori i asaj dogane. Duke u bërë mik me Ahmet bej Zogun u zgjodh deputet i Shkodrës dhe u emërua ministër i Financave në 1922. Më 1926 u bë anëtar i Komisionit të Kontrollit dhe më 1928 presidenti i atij komisioni. Më 1930 u emërua prap ministër i Financave në qeverinë e Pandeli Evangjelit por dha dorëheqjen në 1931 pas një mosmarrëveshje me kolegët e tij dhe u kthye te posti i tij të më parshëm. Më 1932 u emërua delegati i dytë shqiptar në komisionin për administrimin e fondeve të huasë akorduar nga Italia sipas marrëveshjes të vitit 1931. U emërua për së treti here ministër i Financave në kabinetin e formuar në nëndor 1936 dhe hyri dhe në parlament si deputet i Shkodrës.Thaçi është i ndershëm por ka pak horizont dhe kapacitet.

46.Terenc Toçi. Katolik shqiptar lindur në Itali në vitin 1880. Kreu studimet aty dhe u diplomua në jurisprudence. U mor me gazetari dhe botoj një libër me titull “La Questione Albanese” (çështja shqiptare) në vitin 1900. Më vonë mori pjesë në lëvizjen politike shqiptare në Amerikë dhe në vende të tjera.Ishte pjesëmarrës në kryengritjen e Mirditësve në 1911 kundër turqve. Më 1913 vendosi të qëndronte në Shkodër dhe aty botoj një gazette me titull “Taraboshi”. Mbështeti kandidaturën e Fuatit të Egjiptit për fronin e Shqipërisë, por me zgjedhjen e Princ Vidit punoj në interes të Princit dhe të austrisë.U internua, me anë të një loje, në Itali pas largimit të forcave ndërkombëtare më 1914.U kthye në Shkodër në1920 dhe prap filloj botimin e Taraboshit. Për periudha të shkurtra u bë Prefekt i Korçës, Kryetar i Zyrës së Shtypit, deputet, dhe Kryetar i Gjykatës së Diktimit, pastaj sekretar i Presidentit të Republikës nga viti 1925 deri në 1928. La këtë detyrë kur Presidenti u bë Mbret me sa duket për mosmarrëveshje me të. Praktikoj si jurist deri në 1936 kur u emërua Zev/Ministër i Ekonomisë Kombëtare me rang ministry në kabinetin që u formua tani rishtas nga Koço Kota. Disa muaj më vonë u gradua ministër. Dr. Toçi është inteligjent por jo shumë i qëndrueshëm. Tani akreditohet me simpati të madhe për italianët dhe konsiderohet si vegla e tyre për depërtimin e më tejshëm Italian në ekonominë shqiptare, me gjithë se një herë ka ndaluar ose më mirë të themi rezistuar kërkesat italiane. Në disa qarqe konsiderohet si njeri i korruptuar por për këtë nuk ka asnjë provë.

47.Seit Toptani. Është anëtar i një familje latifondiste e pasur me të njëjtin emër. Kreu studime për buqsi në Vjenë. Më 1921 hyri në ushtri dhe një vit më vonë luftoj kundër Elez Isuf Ndreut kur zbriti në Tiranë. Për disa vjet me rradhë ka qenë deputet i Durrësit dhe i Tiranës dhe u rizgjodh në janar 1937. Më 1931 u emërua ministër i Ekonomisë Kombëtare në kabinetin e Pandeli Evangjelit, por dha dorëheqjen kur ra qeveria më 1932 dhe nuk u emërua prap kur u riformua qeveria kryesuar prap nga Pandeli Evangjeli. Në gusht 1937 u emërua President i Bankës së Re Bujqësore. Nuk i mungon inteligjenca dhe ndershmëria e tij është e pa dyshimtë, por si ministër nuk e tregoj veten si organizator i mirë dhe është pak si nevrik.

 

48.Shefqet Vërlaci. Shefqet Vërlaci lindi rreth vitit 1888. Është latifondisti më i madh i shqipërisë me toka në krehinën e Elbasanit. Thuhet se është njeriu më i pasur në Shqipëri. Në vitin 1923 u bë Kryeministër por nuk tregoj ndonjë aftësi në këtë drejtim. Ahmet bej Zogu në një kohë ishte i fejuar me të bijën, por fejesa u prish para se të prokllamohesh monarkia. Ish e fejuara e Ahmet beut më vonë u martua me Xhemil Dinon. Shefqet beu, të paktën me sa duket mbeti në marrëdhënje të mira me Ahmet beun pavarësisht se në Shqipëri prishje e një fejese konsiderohet si një ofendim i rëndë për vdekje. Shefqet beu jeton i qetë në tokat e tij dhe shpesh shkon në Romë. Zgjedhur deputet për Elbasanin në vitin 1932 dhe prap në 1937 merr pak interes në politikë. Është pro-italian si shumica e latifondistëve të Shqipërisë së mesme. Njeri i pëlqyshëm dhe i shoqërushëm po pa ndonjë aftësi të spikatur.

 

49.Xhafer Vila. Xhafer Vila lindi nga viti 1888. Studimet i kreu në Turqi dhe për një fare kohe ishte në shërbim të shtetit turk. Më 1922 u bë sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme ku tregoj veten të sjellshëm dhe i gatshëm të ndihmonte. Më 1930 u emërua ministër në Beograd dhe në 1932 u trasferua në Athinë. Më 1933 u thirr në Tiranë dhe iu dha Ministria e Jashtme, post që e mbajti deri në rënjen e qeverisë së Pandeli Evangjelit në tetor 1935. Mbretit Zog nuk i pëlqejnë ministrat e Jashtëm që kanë ide të tyre, kështu që aftësia e Xhafer Vilës t’i shërbente vendit pa tjetër duhet të kufizohesh. Ishte gjynah se ai është inteligjent pikëpamje të drejta dhe njeh mirë punën e tij në dikasterin e Jashtëm. Nga ana tjetër ai është shumë i kujdesshëm dhe për këtë nuk u ka imponuar kolegëve të tij dhe as Mbretit dhe të qëndrojë para kërkesave të pa arsyshme të Ministrit të Arsimit dhe të Brendshëm. Kështu që ka luajtur një rol nënë kapacitetit të vet, po megjithë këtë ai është kaq qartësisht i ndershëm në përpjekjet e tij për t’i dhënë një llogjikë politikës së Zogut sa që fitoj simpatinë edhe të atyre përfaqësuesve të huaj që ishte detyra e tij të kundërshtonte. Pjesa që detyrohesh të luante nuk i pëlqente as pak dhe u gëzua pa masë kur u largua nga Ministria. Iu ofrua Legata e Londrës por e refuzoj dhe u kthye në Athinë, nga i cili post u transferua në Romë në nëndor 1936.

50.Ekrem Vlora. Ekrem Vlora lindi afërsisht më 1885 dhe është anëtar i familjes të madhe Vlonjate me prona të mëdha tokësore. I ati Surja beu ishte funksionar i lartë në administratën e doganave turke dhe xhaxhaj i tij Ferit Pashaj luajti një rol të konsiderueshëm si Grand Vezir (Kryeministër) e në poste të tjerë gjatë dhe pas revolucionit turk të vitit 1908. Ekremi ishte delegate i Vlorës në Asamblenë Kushtetuese që u mbajt në Vlorë në 1912 dhe u zgjodh senator po në të njëjtin vit. Ai përfaqësoj Vlorën në Asamblenë Kushtetuese në Tiranë në vitin 1924. Më 1927 u dërgua në Londër si i Ngarkuari me Punë. Gjatë qëmdrimit të tij në këtë post ai lëshoj një vërtetim me shifra të gabuara që u botua në prospektin e Shoqërisë Shqiptare të Birrës, një ndërmarrje që po financohej në Londër dhe që përfundoj në mënyrë katastrofale. U thirr në Tiranë dhe pas një periudhe të shkurtër si i Ngarkuari me Punë në Athinë aid ha dorëheqjen nga shërbimi diplomatic shqiptar. Në fund të vitit 1933 ai doli prap në pah si Sekretar Politik i Ministrisë së Jashtme. Më 1934 zuri vendin e Sekretarit të Përgjithshëm. Më 1936 u zgjodh për postin e Ministrit Shqiptar në Berlin por pas se gjithçka ishte rradhitur me kujdes por me vonesë, pa pritur e futën në listën qeveritare të deputetëve të Janarit 1937. Qëllimi me sa duket ishte të përfitohej nga influenca e tij dhe e familjes në Vlorë për të evituar turbullira me zgjedhësit e dytë. Ekremi është njeri me sjellje të përsosura dhe i mësuar. Është inteligjent, punëtor por ndoshta një çikë pompoz. Motra e tij është e shoqja e ministrit të tanishëm të Jashtëm Ekrem Libohova.

51.Hysen Vrioni. Hysen Vrioni është anëtar i një familje të mirënjohur pronar tokash në Berat. Para luftës ishte nëpunës në shërbim të Turqisë. Në kabinetin e Xhafer Ypit në 1921 ishte ministër i Drejtësisë dhe prej tetorit 1925 deri në shkurt 1927 ministër i Jashtëm, portofol që gëzoj prap në vitin 1931. Ai dha dorëheqjen bashkë me Pandeli Evangjelin në 1932 dhe nuk hyri prap në kabinetin e riformuar. U zgjodh deputet i Beratit në 1932 dhe u ri-zgjodh në janar 1937. Është i shqërushëm dhe marrëdhëniet me të nuk janë as pak të vështira por është pa inteligjencë.

 

52.Sali Vuçiterni. Është mysliman Kosovar që filloj në jetë si hoxhë në qytetin e lindjes nga i cili ka marrë dhe mbiemrin. Erdhi në Shqipëri në vitin 1920 dhe u caktua nën/prefekt i Tiranës. Mbështetja që i dha Ahmet Zogu e solli në konflikt me grupin e Fan Nolit në 1924 dhe pati fat që shpëtoj me jetën. Më vonë përfaqësoj Dibrën në Asamblenë Kombëtare, u zgjodh senator në 1929 dhe u emërua ministër i Punëve Botore në 1930. Më vonë u caktua Drejtor i Reformës Agrare por u fut prap në parlament si deputet i Kosovës në janar 1937. Emri i tij vuajti se u konsiderua që nuk veproj me ndershmëri gjatë kohës që ishte ministër.

 

53.Rexhep Jella. Familja e Rexhep Jellës dikur ishte një familje e pasur pronar tokash në luginën e Tiranës dhe një nga familjet më të fortë në tërë Shqipërinë, por tani ka humbur pothuaj se gjithë influencën dhe pasurinë që kanë patur. Rexhepi lindi andej nga viti 1890 dhe kreu mësimet në Robert College të Stambollit ku mësoj anglishten që flet në mënyrë të rrjedhshme. Ai zotëron disa gjuhë moderne. Pretendon të ketë frekuentuar Baliol Colege të Universitetit të Oksfordit por ata që nuk e durojnë thonë se lidhjet e tij me atë Colege kufizohet me një qëndrim të shkurtër në Oxford. Ka qenë në shërbim të qeverisë që nga viti 1920, dhe në një kohë apo tjetër ka qenë prefekt po thuaj në të gjithë prefekturat e Shqipërisë. Ai hyri në opozitën kundër Ahmet Zogut në 1924 por mundi të ruaj postin në shërbim qeveritar në sajë të ndërhyrjes të Sir Harry Eyres-it (ish ministër Britanik në Shqipëri në atë kohë). Më 1931 ishte kryetari i bashkisë dhe prefekt i Tiranës, port të dy postet qenë të ndarë dhe ai mbajti vetëm atë të prefectures. Për një kohë ishte dhe kryetari i Entit Kombëtar një organizatë paraushtarake e rinisë. U transferua në prefekturën e Durrësit më 1935 po dha dorëheqjen kur u zgjodh deputet për Tiranën në janar 1937. Rexhep Jella është trup vogël, i gjallë dhe mundohet të tregohet mik, por mbi të cilin nuk duhet mbështetur. Është aktiv, punëtor dhe ka një fare kapaciteti administrtiv.

 

54.Xhafer Ypi. Lindi rreth vitit 1876. Kreu studimet në jurisprudence në Stamboll. Ishte prokuror në Galipoli kur filloj lufta e pare botërore. Në Kongresin e Lushnjes ai përfaqësonte Durrësin në vend të vëllajt të tij Abdyl i cili u vra pak më pare. Ministër i Drejtësisë dhe më vonë i Brendëshëm u bë prefekt i Shkodrësnë 1921. Një vit më vonë formoj qeverinë duke qenë Kryeministër dhe ministër i Jashtëm. Nga viti 1922 deri 1924 ishte njëri prej të katër regjentëve. Besnik i Ahmet Zogut në kohën e Fan Nolit, në 1927 u bë ministër i Arsimit dhe një vit më vonë përfaqësoj Korçën në Asamblenë Kushtetuese që proklamoj monarkinë, duke mbajtur vendin kur Asamblea u kthye në parlament. Xhafer beu nuk ka patur këto pozita të larta se ka ndonjë aftësi të veçantë, por nuk është inkompetent, dhe tani kryeson tri zyrtarë që varen drejt për drejt nga Mbreti që i përdor për të inspektuar shërbimet e ndyshme qeveritare.

 

55.Musa Juka. Është musliman, lindi andej nga viti 1884. Është fanatik dhe praktikon fenë në mënyrë strikte. Ai bën pjesë në një familje që ka banuar në Shkodër që prej kohe dhe ka mjaft prona në atë qytet. Rininë e kaloj në administratën turke. Gjatë luftës ishte kryetari i bashkisë së qytetit dhe mbajti këtë post deri sa u emërua minster i Punëve Botore dhe ministër i Brendshëm nga Ahmet bej Zogu në qeverinë që u formua në 28 shtator 1925. Në këto dy poste sidomos në atë të Punëve Botore ai tregoi se kishte energji dhe aftësi ekzekutive. Zelli i tij për ndërtimin e rrugëve ishte vërtetë i çuditshëm. Por, favorizimi dhe korrupsioni që tregoi në kryerjen e detyrës i dhanë nam të keq dhe Presidenti qe i detyruar ta shkarkonte nga posti i ministrit të Brendshëm në shkurt 1927 dhe nga posti i ministrit të Punëve Botore në tetor. Më 1928 Musa Juka u kthye përsëri si ministër i Ekonomisë Kombëtare por e mbajti vetëm për një kohë të shkurtër. Koloneli Sterling, në atë kohë inspector i përgjithshëm i Mbretit raportoi për kausin që ekzistonte në atë dikaster për arsye të keq administrimit dhe se duhet që ministri të përgjigjesh para gjyqit për gjendjen e krijuar. Nuk iu dha në atë kohë rëndësi raportit të kolonelit Sterling dhe më vonë doli në shtyp se të gjitha akuzat kundër Musa Jukës ishin të pathemelta. Në vitin 1930 Musa Jukës iu dha përsëri dikasteri i Brendshëm, post që e ruajti deri në tetor 1935 kur dha dorëheqjen qeveria e Pandeli Evangjelit. Shtypja e pamëshirshme e kryengritjes së Fierit pak kohë më pare dhe arrestimet e shumta të njerëzve të pafajshëm, duket se mbushën kupën e ligësive të tij, dhe u mendua se Mbreti nuk do të guxonte të merrte në shërbim një person që kishte bërë kaq shumë për të diskretituar regjimin e tij. Në këto rrethana riemërimi i tij në Ministrinë e Brendshme në kabinetin e Koço Kotës provokoi komente të hapura armiqsore. Duhet shtuar se ndërsa shumë njerëz e konsiderojnë Musa Jukën masara të tjerë thonë se është mascara i këndshëm dhe se nuk mund të kihet dyshim për forcën e personalitetit të tij.

 

56.Zogu I Mbret i Shqiptarëve. Ahmet bej Zogu, tani Zogu i I, lindi më 8 tetor 1895 në Burrel në krahinën e Matit. I jati Xhemal Pashë Zogu, bajraktar i Matit u martua të paktën dy here. Me gruan e pare pati një djalë Xhelalin, i cili jeton një jetë të veçuar. Gruaja e tij e dytë Sadije ishte anëtare e familjes së pasur Toptani. Ajo vdiq në nëntor 1934 dhe qe e ëma e Ahmet beut dhe e gjashtë motrave të tij. Adilja, motra më e madhe u martua me Emin Dohoçishtin prej Dibre dhe ka dy djem dhe tri vajza. Saliu dhe Hyseni kanë studiuar në St. Cyr dhe Saliu tani po vazhdon studimet e tij ushtarake në Francë. Vajzat u dërguan në Ascot për të studiuar. Motra e dytë e Mbretit Nafija u bë bashkëshortja e Ceno bej Kryeziut i cili u vra në Pragë më 1927 dhe është e ëma e princ Tatit, djalë që është shumë në pah në qarkun e familjes mbretërore. Motra e tretë Sanija është martuar me princ Abidin e Turqisë. Të tre motrat e tjera Myzejen, Ruhije dhe Maxhide janë të pamartuara.

Ahmed beu shkoi në shkollë në Stamboll deri në moshën 16 vjeçare kur u kthye në Mat. Kur ishte akoma djalë filloi të tregonte prirjet e tij e në 1911 ngriti fisin e tij dhe u bashkua me Hasan Bej Prishtinën, Riza bej Kryeziun dhe Bajram Currin që udhëhiqnin kryengritjen në Kosovë kundër osmanëve. Disa muaj më vonë me shpërthimin e luftës ballkanike ai hyri në luftë në anën e P-Osmane, por pas një përpjekjeve me malazezët në Lezhë u kthye në Mat. Më 1914 i ofroi princ Vidit shërbimet e tij, por shpejt e kuptoi paaftësinë e Vidit dhe e braktisi. Një vit më vonë ai i mirëpriti trupat austro-hungareze me besim se pavarësia e Shqipërisë do të mund të sigurohej me ndihmën e tyre. Austriakët që nuk kishin kurrfarë qëllimi të përkrahnin pavarësinë shqiptare menduan se ky njeri energjik do të ishte më pak i rrezikshëm jashtë Shqipërisë se sa në vend të tij, e ftuan në Vjenë ku e mbajtën praktikisht të interrnuar deri pas armëpushimit. Me ty kthyer në Shqipëri Ahmed beu së bashku me Aqif Pashë Elbasanin dhe Eshref Frashërin organizuan mbledhjen e kongresit të Lushnjes që caktoi regjencën dhe formoi qeverinë. Eshtë prej këtij kongresi dhe nga qeveria provizore që e pasoi që fillon historia modern e Shqipërisë. Nuk është e nevojshme të ndiqet me hollësi karriera e Ahmed Bej Zogut në këtë periudhë. Ai pati disa poste ministeriale në qeveritë e ndryshme dhe u bë kryeministër më 1922. Më 1924 xhelozia për influencën që kish fituar dhe pakënaqësia në popull shkaktuan një kryengritje të armatosur dhe qe i detyruar të ikte në Jugosllavi, kurse Fan Noli formoi qeverinë e tij jetëshkurtër. Në dhjetor të të njejtit vit Ahmed Beu në krye të një force që përfshinte edhe Rus të bardhë të ushtrisë së gjeneralit Wrangel, dhe me mbështetjen e qeverisë jugosllave, u kthye dhe hyri në Tiranë. Fan Noli dhe pasuesit e tij ikën. Ahmed beu e deklaroi veten kryekomandant dhe thirri Asamblenë Kombëtare që të proklamoi republikën dhe më 31 janar u zgjodh President. Më 1 shtator 1928 një Asamble Kushtetuese e thirrur për të modifikuar kushtetutën i ofroi Ahmed Beut Shpëtimtar i Kombit kurorën e Shqipërisë të cilën ai e pranoi duke marrë titullin Mbret i Shqiptarëve.

Kështu Ahmed Beu arriti, atë që në opinion të vëzhguesve të një pas njëshëm të ndryshëm kishte qenë qëllimi i tij që prej 17 vjet më pare kur ai u zhyt në fushën e turbullt të politikës shqiptare. Marrja e titullit mbretëror konsolidoi fuqinë autokratike që ushtronte nën formën e një kushtetute demokratike. Sistemi i pallatit që kish ngritur vuan për mungesë të veglave të nevojshëm për shkak të rrethit e përbërë nga njerëz “hiç”, nga grumbullimi i të vjetërve që kanë predominuar në postet ministeriale gjatë gjithë kohës së tij, me përjashtim të periudhës që eksperimentoi me të rinjtë 1935-1936. Parlamenti përbëhet prej deputetësh që dine të thonë “peqe dhe lepe”. Dështimi i këtyre faktorëve të bëjnë përshtypje mbi popullin dhe pakënaqësia e shkaktuar nga disa elemente si Abdurrahman Krosi, Xhemal Aranitasi si dhe Musa Juka, nuk kundërveprohen nga ana e Mbretit me një përpjekje për të kultivuar një popullaritet personal për vete. Ndoshta është tepër besnik ndaj shokëve të tij të vjetër. Ai sigurisht nuk ka asnjë dëshirë të ketë besim tek të tjerë që mund t`i shërbejnë po me aq besnikëri por me një inteligjencë dhe aftësi më të madhe. Aftësia e tij për të mbajtur gjith barren e administratës mbi supet e tij, siç është munduar të bëj pengohet për shkak të një kontakti direkt me popullin nga i cili izolon veten përsëtepërmi duke mos dale nga pallati në Tiranë dhe nga vila e tij në Durrës. Arritja dhe suksesi më i madh i Mbretit Zog është vendosja e një sigurie në një vend që përpara ishte ndarë dhe në hasmëri. Në drejtime të tjera ai i kupton nevojat e popullit, por është më i gatshëm të hartoi plane reformash të tipit perëndimor se sat ë interesohet për zbatimin e tyre të drejtë e në mënyrë të ndershme e të vazhdueshme. Ai ka patur më fat me armiqtë se sa me ata që i shërbejnë. Komploti i Vlorës më 1932 shkoi “huq” para se të bëhej i rrezikshëm. Tentativat kryengritëse më 1935 dhe 1937 ishin keq organizuar sa që nuk paraqitën asnjë kërcënim të vërtetë.

Shperndaje ne

The Author

Hasan Bello

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.