Traditat shqiptare janë ruajtur vetëm ne fshat

familja_shaban_aliut_tupall

Pas postimit të fotos nga “Sofra e Gollakut “,

dialogu që më nxiti të shkruaj kësaj radhe ishte ky

fahriu_shumemireFahri Xharra : “Mik i nderuar Isni Shatri , është një fat i madh se fshati shqiptar ka qene ai qe i ka ruajtur te gjitha traditat shqiptare. Qytetit i duhej te fliste gjuhen e pushtuesit.”

Ber Hajdini : “Qyteti fliste Ottomanqe e Serbisht, fshatrat çdo here i kanë ik okupimit edhe nëse okupusi ishte me shekuj në qytete.”

“E kaluara e jonë historike duhet të shikohet me syrin kritik të krenarisë që jemi pjesë asaj trashëgimie , pa marrë parasysh fesë që i përkasim si individ. E jona është që me ato artefakte që na kanë mbetur të bëjmë luftën tonë trashëgimtare , për të mirat dhe të këqijat e së kaluarës sonë me vlerë. Ne , duhet që botës t`ia bëjmë të ditur që tema që po flasim sot është e kaluara e jonë në vendin tonë ; serbit t`ia bëjmë të ditur edhe një gjë që për epokën që po flasim ata as që kishin qenë këndej pari.( Theodora – Perandoresha e Bizantit , F.Xharra) Perandoresha Theodora dhe Vajzat e Medvegjës; të bindemi ne së pari për këtë thesar historik.që të parët na e kanë lënë . Krenari ! Historia në vazhdimësi flet shqip ! “

Kur jemi tek traditat shqiptare ato ruheshin në vazhdimësi nga fshatrat e katundet e sidomos ato që ishin më larg qyteteve , ku as një pushtues fizikisht nuk i arrinte. Aty fshihej thesari i popullit : trashëgimia mijëravjeçare e popullit më të vjetër në Europë.

Sa mirë e thotë miku im Ber Hajdini : “Qyteti fliste ottomanqe e serbisht, fshatrat çdo herë i kanë ik okupimit edhe nëse okupuesi ishte me shekuj në qytete.”( e ka fjalën për Kosovën Lindore )
E njëjta ishte edhe në të gjitha viset shqiptare . Po, sot ç`na gjeti ?

“ Gjuha e popullit kalon një jetë të qetë , ajo rritet si bari në mal e si gjethi në lis, pa u dëgjuar fare, dalngadalë, në mënyrë të butë. Fshatari nuk e ndërton gjuhën as sipas”spekulimeve intelektuale, as sipas analogjive gjuhësore”. Fshatari e kalon jetën e vet bashkë me gjërat, me sendet që e rrethojnë, me të cilat takohet përditë. Ai vëren ndryshimet e tyre , i shikon me qindra herë,ua zbulon fshehtësinë, dhe kështu një ditë vetë ato gjëra, vetë ai send me funksionin, trajtën e pamjen e tyre , e tregojnë emrin e vet të vërtetë, emrin më të përshtatshëm.- kështu shkruante Akademiku Mark Krasniqi në librin e tij me vlerë të madhe ‘ Gjurmë e gjurmime” ,Prishtinë,1979 .

(Po sot ku jemi ? Fshatin tonë e ka kapur dreqi për fyti , pak ka mbetur nga ai i dikurshmi )    
Po i vazhdoj me mallëngjim fjalët e të madhit Mark Krasniqi : “Prandaj gjuha e fshatarit të thjeshtë është e vetëvetishme , e pastër, e rrjedhshme, e natyrshme   “

Gjuha e , pseudointelektualit , qëllimkeqit nuk i ka ato veti, sepse ai gjuhën e mëson , e “pasuron” në qytet ,pranë ligjvenësit ( pushtuesit). Ajo gjuhë bazohet në kuptimet abstrakte , huazimet e pa nevojshme (sot, nga mediat   ) .

Fshatari të gjitha gjërat i shihte në mënyrë natyrore dhe të gjitha ishin të drejtë për drejta, të përzemërta dhe të ngrohta shqiptarisht
Lëvruesit e huaj , ata që e kërkonin të vërtetën shqiptare e gjenin në fshatra     . Shembujt janë të panumërt .Shfletoni studimet e huaja për ne.    

Akademiku Mark Krasniqi     në studimin e tij “Antroponimet e Kosovës në dritën e shkencës etnografike “ ndër të tjera shkruan se pagëzimi i foshnjës dhe dhënja e emrit është ritual kohor ( në ditët e pas lindjes së foshnjës) që më së miri është ruajtur në fshtrat tona. Sipas tij , tek   ne e kemi edhe botëkuptimin tonë në lidhje me funksionin e emrit në përgjithësi e ka edhe fuqinë mbrojtëse për fëmiun gjatë jetës së tij.

Nëse Tupalla i ka ruajtur veshjet kombëtare të cilat më respekt i vishnin e dhe gratë e Perandorëve Ilir dhe Bizantin   atëherë si është e mundur që “3000 familje shqiptare në Maqedoni vendosin emra arab”

“Vala e ndërrimit të emrave në arab paska mbërri 3000 familje shqiptare në Maqedoni – Humbje gjurmësh të identitetit shqiptar. Xhemal Ahmeti shkruan :Partitë politike pasi heshtin e sponsorizuakan këtë. Apo? Ky vetë asimilim do të kushtojë shumë. Dhe pikërish ai Allahu u mallkoftë që shuani një identitet kulturor dhe nëse ai s’bën gjë natyra u dënoftë sot e përjetë, se kjo nuk është e drejtë personale e dikujt por manipulim i një kolektivi nga një shtab me qëllimi ekspansionizmi kulturor.

(Po sot ku jemi ? Fshatin tonë e ka kapur dreqi për fyti , pak ka mbetur nga ai i dikurshmi )    
Po e përfundoj shkrimin me mallëngjim nga fjalët e të madhit Mark Krasniqi : “Prandaj gjuha e fshatarit të thjeshtë është e vetëvetishme , e pastër, e rrjedhshme, e natyrshme “

Fahri Xharra,Gjakovë
10.02.16

Shperndaje ne

The Author

Fahri Xharra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.