Foto e rrallë: Ismail Qemali dhe Isa Boletini në Londër (Foto)

Gazetari dhe koleksionisti Ilir Ikonomi vazhdon të befasojë me fotot që publikon në faqen e tij në rrjetin social “Facebook”.

Së fundmi ai ka hedhur një foto të rrallë të Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit.

“Foto e rrallë. E gjeta në koleksionin e gazetës italiane Il Secolo të vitit 1913. Ekzistojnë pak fotografi të Ismail Qemalit në Londër, ku ai shkoi për të ndikuar tek Konferenca e Ambasdorëve, në kohën kur fuqitë e mëdha po caktonin kufijtë e shtetit të ri shqiptar.

ImageNga e majta: Isa Boletini, Ethem Vlora, Ismail Qemali, Mehmet Konica.

Nuk është foto me cilësi të mirë, por na jep një ide për këto figura karizmatike.

Ismail Qemali duket mjaft i gjallë, pas një bllokade 5-mujore që e kishte mbyllur në qytetin e Vlorës, sepse anijet greke nuk lejonin të dilej nga porti. Kryetari i qeverisë dhe delegacioni i tij dolën nga Vlora fshehurazi, me jahtin e një francezi, dukës Monpensier.

Isa Boletini nuk e hiqte kurrë kostumin popullor dhe thuhet se mbante edhe një kobure të fshehur kudo që shkonte.

Ethem beu, i biri i Ismail Qemalit, nuk i ndahej kurrë të atit dhe shërbente si sekretar i tij.

Mehmet Konica, diplomat profesionist, ishte njeriu i duhur për të lobuar te përfaqësuesit e fuqive të mëdha, mjeshtër i fjalës dhe hartues i përsosur i letrave dhe peticioneve që shpjegonin qartë dhe përmbledhtas problemin shqiptar.

Nuk dihet sa ndikoi fjala e tyre në Londër. Shteti shqiptar u krijua i copëtuar qysh në lindje,” shkruan Ikonomi.(marrur nga Zeri)

Shperndaje ne
Updated: 1 Janar, 2015 — 23:03

The Author

ilir Ikonomi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.