Fillet e organizimit të qëndresës antifashiste 1941-1942

12552738_1551192425205709_216937196526900087_n

12342574_582804735200631_3031144433704580826_n

Shkruan: Brilant Gashi

Bashkimi i Kosovës dhe i viseve të tjera shqiptare me Shqipërinë , edhe pse u bë nga pushtuesit fashist , megjithatë pati ndikim dhe rëndësi të madhe për popullin shqiptar , sepse u vunë kontaktet ekonomike , politike , arsimore , kulturore , shpirtërore etj . , mes pjesëve të ndara të kombit .
 
Edhe pse ky bashkim nuk i përfshiu të gjitha territoret etnike , megjithatë shprehte një aspirat të kahmotshme të shqiptarëve për të jetuar në një shtet dhe për të krijuar Shqipërinë Etnike .
 
Në administratën e viseve të bashkuara , u emëruan nëpunësit shqiptar , u hapën shkolla shqipe , u botuan libra e gazeta në gjuhën shqipe , u kremtuan festat kombëtare , përdorimi i flamurit u lejua po ashtu edhe i simboleve të tjera kombëtare .
 
Këto veprime , Italia fashiste i bëri një qëllim që të mos krijonte armiqësi me popullin shqiptar dhe që shqiptarët të krijonin simpati për pushtuesit , por shqiptarët ishin të bindur se duhet të luftonin kundër pushtusit , e në këtë rast edhe kundër italianëve .
 
Në prill të vitit 1941 shqiptarët demostruan kundër pushtimit të trojeve shqiptare nga gjermanët dhe bullgarët . Janë të njohura demostratat antifashiste në Shkup me parrullat “Shkupi është i yni” . Po në këtë vit , më 28 nëntor organizohen demostrata në Prizren , Dibër , Gjakovë , Mitrovicë , Prishtinë etj .
Përveç sabotimeve e demostratave , sidomos në zonën e pushtimit bullgar u krijuan aksione të armatosura .
 
Si rezultat i aksioneve të armatosura kundër fashizmit , ranë heroikisht të rinjët shqiptar si : Bajram Shabani nga Kumanova , Zenel Hajdini nga Medvegja , Emin Duraku nga Gjakova etj .
 
Në Kosovë që në verë të vitit 1941 u formua Aradha Partizane e Kopaonikut , që vepronte në luginën e Ibrit , ndërsa , në vjeshtë , në rrethin e Pejës dhe të Prishtinës u formuan aradhet e Dukagjinit dhe e Kosovës . të cilat përbëheshin kryesisht nga partizanët serbë .
 
Në Kosovë u formuan edhe njësitet e armatosura shqiptare . Kështu më 27 shtator 1942 , në një fshat të Vitisë me emrin Ramjan , në zonën e okupimit bullgar u formua Aradhja e Parë Nacionalçlirimtare Shqiptare me emrin e të riut shqiptar , që dha jetën për çlirimin e tokave shqiptare nga fashistët “Zenel Hajdini” komandant i së cilës u zgjodh Xheladin Kurbaliu .
 
Aksioni më i rëndësishëm i kësaj aradhe , pra aksioni më i rëndësishëm i armatosur , që la edhe një shenjë në historinë shqiptare , ishte në fshatin Llojan të Kumanovës , më 20 tetor të vitit 1942.
Shperndaje ne

The Author

Brilant Gashi

Përgjithmonë Shqiptar ...

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.