Letërsi Kombëtare: Rrustem Geci-“FESTA E 17 SHKURTIT”

flamuri_kombetar_duhetnje

RrustemGeci

Rrustem Geci –
Dortmund, Shkurt, 2016

Qeverisja e keqe na e rrëxoi ëndërrën
atdheut  tim  tani  i  mungojnë  duart
i mungojnë gjëra  që  duhet  t´i  ketë
i  mungon mirëqenia  për  të ardhmen
 
Shtet, ti më  bëre  mua  të  padëgjuar
në Vjenë dhe  Bruksel,  t´i  e  shkele
Kushtetusen. Shtet,  ke marramendje
mos frika  nga tradhëtia  të  ka  zënë
 
Kryeministër, a ke pyetur ndonjëherë
pse populli kundërshton firmën tënde
“Kufjtë  me  fqinjët”, “Asociacionin”
a e di pse; të mos qajnë të palindurit
 
Populli s´është  aq  budalla, ai sheh
ai e di, kur në kalli ka kokërra gruri 
Kosova duhet ta anulloj nënshkrimin
që  të  ardhshmit tanë  të  mos qajnë
 
Të  ndarë  midis  mosmarrëveshjeve
realiteti në  Kosovë është shpërthyes
të korrat e pastërta rrënjët i kanë në
tokë. Shtet, tradhëtia s´hahet me asgjë! 

 

Shperndaje ne

The Author

Atdhe Geci

Rrustem Geci është një poet i njohur. Ai u lind në Roganë të Dardanës. Mësimet e para i bëri në vendlindje, kurse shkollën e mesme e kreu në Gjilan dhe Dardanë. Rrusta u kulturua më tej në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Ekonomik. Rrustem Geci 15 vjet ishte gazetar, në Radio Televizionin e Prishtinës. Ndërsa pas mbylljes së RTP-së nga regjimi fashistoid serbian ai mërgon në Dortmund të Gjermanisë, ku edhe tani jeton e vepron. Deri më tash ka shkruar dhe botuar 17 vepra; 1. “Demonstratat e luleve”, 2. “Antolologjia personale" 3. “Jeta në Letër”, 4. ”Mielli dhe uji”, 5. “Lirikë”, 6. “Dridhjet e barit”, 7. “Atdheu”, 8. ”Erdhëna”, 9. “Arbëreshët”, 10. “Shqipëria”, 11. “Trojet e mia” , 12. “Rogana”, 13. “Heroika”, 14. “Gacat e prushit”, 15. “Atdhetarët”, 16. “Pasha këtë tokë”, 17. “Kanuni poetik”, libri më i vëllimshëm në gjuhën shqipe me poezi, 2 mijë faqe, dhe mbi 23 mijë vargje. Motivet në poezinë e Gecit janë motive të zemrës dhe të shpirtit. Shndërrimi i jetës së jetuar në tekst poetik, është natyrshmëria e të qenit poet. Poezia përfiton shumë nga e bukura, nga dashuria. Rrustem Geci është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, prej vitit 1995, dhe është i përfaqësuar në gjashtë Antologji me poezi, dhe në një Antologji për gazetari.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.