Letërsi Kombëtare: Rrustem Geci-“ADEM JASHARI” dhe “SHQIPEVE TË LIRISË”

Adem_Jashari_Fb05

ADEM JASHARI

– Betohem se s´kam vdekur !

Asnjë  liri   në   këtë  botë
nuk  është   e   përfunduar
persosmëria  saj  vazhdon
nëpër   lufta    dhe   beteja
 
Kosova ka duar të bukura
të ngrej lart flamurin e saj
të mbroj veten, identitetin
këtë tokë të gjithëmonshme
 
Çlirimi ishte  qëllimi  ynë
Kosova   feston  Kosovën
shtet në radhë të  shteteve
popull  në mes të popujve
 
Në çdo banor  të Kosovës
Kosova ka puset  e gjakut
sa   herë  t´ i  thahet  buza
dhe sa herë  ta  marri  etja
 

Kosovë,  Iliridë, Shqipëri
betohem se s´kam vdekur
nëse flamuri pyet për mua
i thuani …se jam në  valle!..

UCK_ja

RrustemGeci

Rrustem Geci,
Dortmund, 2016

fehmi_e_xheve_llafrovci

SHQIPEVE TË LIRISË

– Xhevës e Fehmi Lladrovcit

Kosova i deshi për vete
të vuajtur ishin të  dy
ata deshën të vdesin në
këmbë, të vdesin për liri
 
Lirinë e kishin në zemër
një pushkë kishin  të  dy
ata jetuan për të  vdekur
ata vdiqën për të  jetuar
 
Në pamje ishin  të fisëm
në luftë  qenë  të  bukur
ata  e  deshën   Kosovën
më shumë se veten e tyre
 
Xheva e Femi Lladrovci
që   kur   ishin   fëmijë
fletoret i kishin me zogj
dhe duart  me  shqiponja!..

Shperndaje ne

The Author

Atdhe Geci

Rrustem Geci është një poet i njohur. Ai u lind në Roganë të Dardanës. Mësimet e para i bëri në vendlindje, kurse shkollën e mesme e kreu në Gjilan dhe Dardanë. Rrusta u kulturua më tej në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Ekonomik. Rrustem Geci 15 vjet ishte gazetar, në Radio Televizionin e Prishtinës. Ndërsa pas mbylljes së RTP-së nga regjimi fashistoid serbian ai mërgon në Dortmund të Gjermanisë, ku edhe tani jeton e vepron. Deri më tash ka shkruar dhe botuar 17 vepra; 1. “Demonstratat e luleve”, 2. “Antolologjia personale" 3. “Jeta në Letër”, 4. ”Mielli dhe uji”, 5. “Lirikë”, 6. “Dridhjet e barit”, 7. “Atdheu”, 8. ”Erdhëna”, 9. “Arbëreshët”, 10. “Shqipëria”, 11. “Trojet e mia” , 12. “Rogana”, 13. “Heroika”, 14. “Gacat e prushit”, 15. “Atdhetarët”, 16. “Pasha këtë tokë”, 17. “Kanuni poetik”, libri më i vëllimshëm në gjuhën shqipe me poezi, 2 mijë faqe, dhe mbi 23 mijë vargje. Motivet në poezinë e Gecit janë motive të zemrës dhe të shpirtit. Shndërrimi i jetës së jetuar në tekst poetik, është natyrshmëria e të qenit poet. Poezia përfiton shumë nga e bukura, nga dashuria. Rrustem Geci është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, prej vitit 1995, dhe është i përfaqësuar në gjashtë Antologji me poezi, dhe në një Antologji për gazetari.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.