“Njih vetveten”- kështu fliste Ramadan Sokoli

elena_gjika_arberit

Ramadan_Sokoli_muzikolog

Ramadan Sokoli
muzikolog

Po fillojmë me fjalët e të madhes Dora d` Istria “Arbëria gjithmonë njerëz të mëdhenj ka nxjerrë” menjëherë në rreshtin e parë lexojmë dy fjalë “Njih vetveten” si leitmotiv i tërë këtij studimit, sepse profesori i nderuar Ramadan Sokoli në të nëntë kaptinat flet dhe shkruan për personalitete që pak ose aspak nuk janë hulumtuar dhe shkruar për ta për krijimtarinë shkencore dhe artistike të humanistëve ,artistëve dhe shkencëtarëve mërgimtarë dhe kështu ajo sintagmë plotësisht e arsyeton “Njih vetveten”.

Po , nëse nuk e njohim vetveten ; të tjerët na thurrin muzikë funebre për popullin që zhduket .Mos !

Dëshira dhe pasioni për muzikën Ramadan Sokolit i kishte lindur që herët. Edhe pse prindërit e tij nuk donin që ai të merrej me muzikë, pas mbarimit të shkollës së mesme në Shkodër ai shkoi me studime në Firence, ku mbaroi konservatorin, në degën e kompozimit.

E me t’u kthyer në atdhe jeta e tij mori një rrjedhë tjetër. Ndaj tij dhe gjithë familjes u ushtrua një presion i jashtëzakonshëm. Vetë profesori burgoset e në atë periudhë të jetës së tij-“Gjatë viteve 1946-1950 që qëndrova i mbyllur në burg, pata kontakte me disa bartës të folklorit, pata rastin të dëgjoj nga bashkëvuajtësit e mi shumë perla të pasurisë sonë kombëtare.

Pse vallë? që të jesh atdhetar , duhet të burgosesh !?

(Edhe sot , koha që po përjetojmë është më gjëmëmadhja e kombit tonë. E si mund të punosh kthjellët, kur mbizotëron parimi “gjithkush kundër të gjithëve” ? )

….. Jehona po përhapet si duhet vetëm jashtë shtetit.

“Nga universitete të ndryshme të Evropës apo konferenca dhe simpoziume ndërkombëtare, profesorit i vijnë shpesh herë ftesa. E kudo ku shkon ai mban kumtesa, paraqet studime mbi traditën e muzikës shqiptare, mbi folklorin tonë, e gjithçka ka të bëjë me traditën. Kështu ai ka prezantuar punime e leksione në Gjermani, Zvicër, Itali, Greqi, Turqi, Sllovaki, etj. “Kjo është kënaqësia e vetme që ndiej tani për tani. Të paktën shoh që atje puna dhe krijimtaria ime vlerësohet si duhet”.

Miq të nderuar,të rikujtojmë një personalitet i rendit të parë të shkencave albanologjike pa dyshim. Me një fjalë, një njeri i pazakonshëm për nga durimi dhe përgjegjësia për punën që e ka bërë dhe që e bëri deri në çastet e fundit të jetës. Me këtë rast bëjmë një njohuri të shkurtër të biografisë së R. Sokolit. U lind më 14 qershor 1920 në Shkodër. I takon një familjeje të pasur po gjithnjë patriotike nga brezi në brez. Është nip i gjeneralit legjendar të Lidhjes së Prizrenit, Hodo Sokolit.

Një jetë e kaluar në një sistem totalitar, ku e kishte të kufizuar çdo lëvizje, është për habi se si arrin që ky njeri të merret me tërë ato punë hulumtuese e studimore. Brenda këtyre pak rreshtave të biografisë së tij gjenden rreth një mijë njësi bibliografike, krijime muzikore, shkrime, studime, monografi, dhjetëra e dhjetëra pjesëmarrje në tribuna, sesione, kongrese shkencore në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe nëpër qendra të ndryshme europiane. Që në fillim duhet të themi se R. Sokoli me punën e tij në fushën e shkencave muzikore, në veçanti në etnomuzikologji, ka vënë veten në radhën e emrave etnomuzikologë europianë që afirmuan vlerat e tyre nacionale etnomuzikore, siç ishin, bie fjala: Cjetko Rihtman nga Bosnja, Vinko Zhganec nga Kroacia, Stojan Gjugjeve bullgar, Zivko Firfov maqedonas, Zmaga Kumer në Slloveni ose Claudie Marcel du Bois, franceze, etj.

“Tani, që kur në revistën “Fjala” pata shkruar në disa vazhdime mbi veprimtarinë shkencore të R. Sokolit dhe po ato shkrime më pas u botuan në disa vazhdime në gazetën “Rilindja” që atëherë dilte në Tiranë, sikur ndiej një krenari që iniciova aktualizimin e personalitetit dhe të veprimtarisë së tij. Shpërthyen interesimet për të, nisën ta ftojnë në manifestime kulturore, të shkruajnë për të, po ajo që është më me rëndësi u intensifikua jashtëzakonisht veprimtaria e tij profesionale e shkencore “-shkruan Prof. dr. Rexhep MUNISHI, “ Ramadan Sokoli, muzikologu i parë shqiptar i patejkalueshëm”.

Në një lloj kuptimi, i gjithë kontributi etnomuzikologjik i prof. Sokolit është si një enciklopedi e mbartjes dhe e shpjegimit të fenomenit të folklorit muzikor shqiptar në kohë dhe hapësirë shumë të gjerë. Këtë e konstatojnë studiuesit, muziktarët, studentët dhe nxënësit e muzikës, për të cilët ai orientoi dhe futi në strukturën e shkollës qysh në vitet ‘ 50”

Sa qudi “ gjithkush kundër të gjithëve “ ,dhe deri në botimet e para të prof. Sokolit rreth viteve ’50, etnomuzikologjia shqiptare nuk ekzistonte. Ndër gjithë opusin e tij krijues, punimet në folklorin muzikor e përkatësisht në etnomuzikologji zënë kryet e vendit, vepra të cilat janë ndër të tjera edhe punimet themeluese të etnomuzikologjisë shqiptare në përgjithësi

( Deri rreth viteve ’50, etnomuzikologjia shqiptare nuk ekzistonte shkruan Vasil Tole, kompozitor e etnomuzikolog )

Që në fillimet e viteve ‘50 të shek. të kaluar zgjohet interesimi (i cili nuk pushon në asnjë çast më) për ta njohur sa më afër e më mirë pasurinë etnomuzikore shqiptare. Lëndën që e siguron nis po ashtu herët ta bëjë objekt studimi. Në opusin e tij studimor nuk ka mbetur gjini, lloj e as mënyrë këndimi pa e hulumtuar e studiuar me shumë profesionalizëm. Me përkushtim shumë serioz ka bërë studimet për ninullat, për këngët e buta (këngë lirike të dashurisë që i këndojnë burrat), këngët epike, këngët humoristike, vajtimet, këngët përmajekrahu (malësorçe), këngët patriotike, këngët rituale e shumë e shumë të tjera. Është hulumtuesi e studiuesi i parë shqiptar që me kompetencë shkencore bën studimin e polifonisë shqiptare, ku përveç përkufizimeve hapësinore të kësaj mënyre këndimi argumentueshëm hyn në gjenezën e saj, në tipat dhe në analizën melopoetike të këtij këndimi të jashtëzakonshëm e të veçantë shqiptar. Pasurinë e veglave muzikore popullore shqiptare bota shqiptare, po edhe ajo e huaj, e njohu përmes studimeve të R. Sokolit.

(Muzika e prof. Sokolit luhej nëpër Evropë, në Shqipëri ishte e ndaluar . Ai përgatiste festivalet e Gjirokastrës, por nuk i jepnin ftesë për t‘i parë .

 (Theksojmë me këtë rast se brezi i parë i flautistëve shqiptarë janë nxënës të Ramadan Sokolit. Në fushën e krijimtarisë shquhet si kompozitor, është autor i shumë veprave vokale e instrumentale, muzikës së dhomës, këngëve, etj. )

“Njih vetveten!”. Vetëm këto dy fjalë kuptimplota i kish gdhendur dikush në ballin e hyrjes së një tempulli famëmadh të lashtësisë. Njih vetveten! Kjo porosi e mençur mbetet me vlera të përhershme jo vetëm për njerëzit në veçanti, por edhe për popujt në përgjithësi, sepse, siç thoshte poeti rilindas, Naim Frashëri, “Ç’vleftë t’i verë vehtes një komb, atë i venë dhe të huajtë!”.

Që të informheni shumë e më shumë për figuren e lartë të Ramadan Sokolit , ju këshilloj të lexoni
http://www.arkivalajmeve.com/Shuhet-Ramadan-Sokoli.25279/
http://www.forumishqiptar.com/threads/3637-Ramadan-Sokoli
http://www.shkodradaily.com/2014/04/ramadan-sokoli.html
http://www.zemrashqiptare.net/news/id_2690/rp_0/act_print/rf_1/Printo.html
http://www.nasergashi.com/t3421-rreth-prejardhjes-se-lahutes

Fahri Xharra

Fahri Xharra,18.02.16
Gjakovë

Shperndaje ne

The Author

Fahri Xharra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.