Konferenca e Bujanit dhe Çlirimi i Kosovës më 1944

bujan

Faksimile e dokumentit me nënshkrime të pjesëmarrësve të Konferencës së Bujanit

                             

Konferenca e Parë e Këshillit Nacionalçlirimtar për Kosovë e Rrafsh të Dukagjinit u mbajt më 31 dhjetor të vitit 1943 dhe 1 e 2 janar 1944 në Bujan të Malësisë së Gjakovës , që ishte një territor shqiptar i lirë .

 

Në të morën pjesë 49 delegatë , 43 shqiptar dhe 6 serbë , që përfaqësonin forcat politike të rreshtuara në Frontin Antifashist Nacionalçlirimtar .

 

Konferenca zgjodhi kryesinë prej 9 vetash me Mehmet Hoxhën dhe Rifat Berishën e Pavle Joviçeviqin nënkryetarë , kurse anëtarët u zgjodhën : Xheladin Hana , Fadil Hoxha , Hajdar Dushi , Zekeria Rexha , Milan Zeçar dhe Ali Shukriu .

 

Pas diskutimeve të shumta , Konferenca miratoi njëzërit Rezolutën , ku pos të tjerash , thuhet : 

“Kosova e Rrafshi i Dukagjinit është krahinë e banuar me shumicë nga populli shqiptar , i cili gjithmonë , ashtu edhe sot , dëshiron me u bashku me Shqipërinë” .

 

Pra Konferenca e Bujanit shqiptarëve ua njohu të drejtën për vetëvendosje dhe për bashkim me Shqipërinë . Populli i Kosovës i mirëpriti vendimet e Konferencës , kurse udhëheqja e PKJ-së i kundërshtoi ato . PKJ-ja nuk ua njohu vendimet e Bujanit , sepse binin ndesh me planet e saj për pushtimin e Kosovës . Edhe PKSH-ja nuk mbështeti plotësisht vendimet e Bujanit dhe kështu u la anash interesi kombëtar i të gjithë shqiptarëve për të jetuar në një shtet të vetëm .

 

Pas Konferencës së Bujanit Lufta Antifashiste në Kosovë u masovizua edhe më shumë .

 

Në qershor të vitit 1944 u formua Brigada e Parë Sulmuese e Kosovës dhe më pas edhe shtatë brigada të LNÇ-së ku bënin pjes mbi 50 mijë luftëtarë të të gjitha popujve të Kosovës .

 

Në gjysmën e Dytë të nëntorit 1944 edhe Kosova u çlirua nga fashizmi . Planin për clirimin e hartoi Shtabi Operator i UNÇ-së për Kosovë . Në operacionet luftarake për çlirimin e Kosovës , përveç njësiteve të Kosovës , të Serbisë , të Bullgarisë , bënin pjesë edhe disa të Shqipërisë .

 

Kështu , qytetet e Kosovës u çliruan një nga një : Gjakova më 9 nëntor , Presheva dhe Gjilani më 16 nëntor , Ferizaji , Prizreni dhe Peja më 17 nëntor , Prishtina më 19 nëntor dhe Mitrovica më 23 nëntor 1944 .

 

Krahas luftës për çlirim nga fashizmi , shqiptarët e Kosovës dhe të viseve të tjera bënë përpjekje për t’u çliruar nga pushtuesit jugosllavë . Mirëpo , lufta e shqiptarëve për liri dhe bashkim kombëtar mbeti aspiratë e parealizuar sepse pas kapitullimit të Gjermanisë , pushteti jugosllavë vendosi regjimin e hekurt dhe diskriminues për shqiptarët .

11811570_537716746376097_2058587429534981199_n

                                                    Shkruan : Brilant Gashi

Shperndaje ne

The Author

Brilant Gashi

Përgjithmonë Shqiptar ...

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.