Ne nuk jemi taliban ! Ne e ruajmë të kaluarën tonë !

monedha_ulpiana_01“Po u sollëm ne , si ZOTËR të denjë të tokës dhe të kaluarës tonë, atëherë do jemi edhe në lartësinë e Aleksandrit, Pirros apo Kostandinit dhe ashtu kjo tokë do mbetet e jona, pa na e çarë kush kokën më. ( Elvi C Sidheri)”

Historia shkelë, historia të ndërron , historia është e pamëshirëshme. T`i bësh ballë historisë në ruajtjen e vetvetes është një fat i madh. Historia është “Lufta ndërmjet territ dhe dritës  që është  e përhershme (Z.P). Ndërrimi i trajtave që mund te paraqiten  si filozofike, shoqërore, fetare, krahinore.,në të vërtetë është po ajo luftë e gjithmonshme e njerezimit mes dritës e territ, mes dashurisë e dhunës, mes dijes e padijes, mes së mirës dhe të keqes” ( nga Zef Pllumbi).

Afganistani  është një shtet  malor i rrethuar vetëm me male ,i cili e formon një pjesë të Azisë Qendrore; i populluar me mbi 30 milion banorë .Ka qenë një pike qendrore e Rrugës ë Mëndafshit  dhe migrimeve të ndryshme. Këtu janë gjetur gjurmët e njerëzimit që nga koha e Paleolitikut të Mesëm,ndërsa civilizimi urban daton shumë herët 3000 deri 2000 vjet prK.. E keqja e këtij vendi ishte që si vend strategjik i tërthonte rrugët në mes Lindjes së Mesme ,Azisë Qendrore dhe nënkontinentit Indian.. Historikisht emri “Afgan” e ka paraqitur popullin Pashtun ,njeë grup shumë i madh dhe më i madhi në Afganistan.( “Popujt e Azisë Qendrore.” Faculty.washington.edu. 2007). Populli i Afganistanit ka kaluar shumë religjione ; duke filluar nga ai i Zarathustres, Buddhismit  Hindus ,Musliman , Kristian ( ”Mbreterit e Kabulit” Sir H.M.Eliot),. Muslimanët arab e sollën muslimanizmin në vitin 642 psK,duke e përhapur ate deri në ditët e sotit. Kurse Buddhismi si fe u soll nga India dhe i kontrollonte anët në jug të Hindu Kushit dhe jetoi në Afganistan përafërsisht  deri në vitin 185 prK.

Kësaj rradhe do të flasim për një trashëgimi të Budizmit në Afganistan e posaçërisht për dy statujat e Buddhas, të cilat edhe u rrënuan dhe e revoltuan botën e qytetëruar dhe artdashësit në botë,objekte kulturora të mbrojtura si trashëgimi Kulturore Botërore nga UNESCO..

Këto du statuja më të famëshme në botë ishin statujat gjigante të Buddhas Vairoccane dhe Sakvamuni ., dy statuja të Buddhas me qëndrim  në këmbë. me një lartësi pre 58 m dhe e vogla me lartësi 38 m ”Buddhat e Bamijanit” ,ishin dy nga statujat monumentale që qëndronin të gdhendura në bjeshkë , përballë luginës së Bamijanit, në Afganistanin Qendrore në një lartësi mbidetare 2500m  ,të ndërtuara pasK dhe te cilat e paraqinin artin Gandhara ….Por  njeriu nuk i trembet atyre qe i ka zëne murtaja, por atyre të tjerëve që nguten ti zëre, e ta përhapin.    …Statuja e Buddhas ishte e madhe ,e lartë 58m ..Statuja e vogël ,me 38 m lartësi, ishte nërtuar në mes te viteve 544 dhe 595 .

Pelegrini kinez Xuanzang i kishte vizituar këto anë në vitin 630 psK, dhe kishte shkruar  se ato ato e paraqisnin lulëzimin e Buddhizmit ” më tepër se  dhjetë manastire e më shumë se një mijë murgj” Pra , çdo pushtues e lavdëronte të vetën,  i jepte shkëlqim kohës së vet, dhe e errësonte të përparmen.  ..Ashtu si te na !. ,

Xuanzang -u i përshkruante statujat e Buddhas që ishin në atë kohë ” të zbukuruara me ari dhe gurë të çmuar ”.Ato u shkatërruan me dinamit në Marsin 2001 nga talebanët me urdhërin e Mullah Mohammed Omar-it, sepse qeveria Talebane i kishte shpallur si idole të huaja.

Në atë kohë ,sipas Drejtorit gjeneral të Unescos – Koichiro Matsura ,ishte mbajtur një mbledhje e ambasadorëve të të 54 shteteve të të Konferencës Islamike – ku merrnin pjesë edhe Pakistani ,Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara të cilat e kishin njohur qeverinë Talebane- dhe e kishin kundërshtuar rrëzimin e kësaj trashëgimia botërore,Bile  Arabia Saudite dhe EBA e kishin përshkruar aktin si  ”të  egër”.

kanibalizmi_boteror” Statujat e dëmtuan me dinamit me javë të tëra duke filluar nga 2 Marsi 2001 . ( Giant Buddhas Confirmed”. AFP. March 2001) .Fillimisht ato ishin gjuajtur  me armë anti-avion dhe artileri..Këto sulme i krijuan disa dëmtime por edhe jo më shumë.Talebanët e vazhduan krimin e tyre ,dhe Ministri Taleban i Informatave Kudrullah Xhamali  deklaronte “ kjo punë nuk është aq e thjeshtë si e mendon populli. Sa do që po gjuajmë nuk po arrijmë të dëmtojmë më shumë se pse staujat janë të gdhendura në zemër të gurit”

buda_pas_rrezimitPastaj ata i përdorën armët anti-tank që bile t`i prishin këmbët e Buddha-ve..Bile edhe sulmi me raketa kundër ajrore ishte përdorur.

Data ,6 mars 2001 gazeta Times shënonte se Mullah Mohammad Omar-i kishte deklaruar se” Muslimanët duhen të jenë krenar që i shkatërruan Idolet, duke iu falënderuar Zotit”. Me 15 mars 2001 ,ne gazeten japoneze Mainichi Shimbun, ministri i jashtëm taleban Uakil Ahmad Mutauakel-i  kishte deklaruar: ‘ Ne jemi duke i prishur      statujat në bazë të Ligjit Islamik dhe e tëra bëhët për qëllime fetare.” Mos të harroj të them ,se afganët janë 100% musliman.

buda_pas_rrezimit_01

Menjëherë në vitin 2002 një skulpturë e njejtë e Buddha-s u  bë neSri Lanka. e cila  i përngjante atyre të Afganistanit..  Qeveria e Afganistanit e kishte angazhuar më vonë artistin japonez Hiro Jamagata  që të me anë dritave laserike të krijonte figurat e Buddhas në shkëmbin e lënduar. Sistemi laserik ishte i furnizuar me energji diellore dhe  frymat e forta.. Guvernatori i krahinës Bamijan Mawlawi Mohammed Islam Mohammadi edhe pse vet ishte taleban por ishte kundër rrënimit të skulpturave ,me 26 janar 20007 u vra nëKabul. “. Ne tëvertet asht po ajo lufte e gjithmonshme e njerëzimit mes drites e territ, mes dashurisë e dhunës, mes dijes e padijes, mes se mirës dhe te keqes”-do të thoshte  At Zef Pllumbi.

 

Kombi është një bashkësi e madhe solidare, që e lidh ndjenja e vetëflijimit të kryer dhe vetëflijimeve për të cilat është i gatshëm edhe në të ardhmen. Kombi shqiptar është i tillë.

 

Por edhe tek  ne thoshte poeti : ”nuk u trembem atyre qe i ka zëne murtaja, por atyre të tjerëve qe nguten ti zë, e ta përhapin. Fundi, fundit nuk mund te akuzosh gjithmonë vetëm minjtë për përhapjen e saj, por ata që të sëmuret i sjellin qëllimisht këndejpari..

Ç `po ndodhë tek ne? Neve me kalimin e kohës na i kanë shkatërruar  gati të gjitha trashëgimitë. Secili ardhës e lavdëronte të vetën dhe e prishte ate që qe gjente në  tokat tona.. E edhe më e keqja, na futnin në krye që po e kryejnë një të mirë për hatër dhe dëshirën e zotit të tyre. Po sot?

vilajetet01Serbia e ka ndërruar mendjen , nuk shkatërron asgjë nga e kaluara e jonë ,i ruan i konservon ,i bënë publike dhe  e thirrë botën që të vizitojnë ”trashëgimin e tyre.

Në Malin e Zi dhe në Bosne  po zbulohen me mijëra mbetje të së kaluarës sonë ilire. Ata po janë më të drejtë  se asgjë nuk e shkatërrojnë dhe e tregojnë përkatësinë e tyre ilire. As në Turqi ,;turqit janë mbushur mend ,gjetjet arkeologjike ”greke” dhe më të reja po rezervohen, gjithsesi edhe pse  nuk i takojnë trashëgimisë turke.

Pona ? Nëse unë them që “KISHAT NË TREVEN E DRENICËS (mikrotoponimet): Abria e Ulët -Arat e Kishës, Lugu i Kishës, Kroni i Kishës, e sipas popullit, aty ka qenë një kishë e vjetër katolike. Aqarevë – Kisha, Kroni i Kishës, Kodra e Kishës.

Abria e Epërme – Kodërgjon, Guri i Kuq, Brija, Kisha, Ara te Kisha. Gurët e Kishës . Melimeri-arë e mbjellur me mel .Arllati – në lagjen e Xhamisë kishë e vjetër iliro-shqiptare. Afër kësaj kishe janë gjetur varreza të moçme me skelete të varrosur në’ mënyrë horizontale.

Arqipeshkv Pjetër Karagiqit në vitin 1725, shkruan se në Prizren famullitar dhe misionar apostolik është studenti i Kolegjit Ilirik të Loretos, don Pjetër Bytyçi. Këtij misioni i takon edhe fshati Orlatti me 5 shtëpi të besimit katolikë .Baks -Kisha, Lugu i Kishës.( z. Ismet Sopi.)” do të marr me dhjetëra “ofendime”.. Por nëse e shtoj edhe këte nga .radio-drenasi.om se” “Vasileva – në mes të fshatit afër kronit Çeshmja, janë gjetur themelet e një kishe të vjetër, parasllave.

Sot janë ruajtur mikrotoponimet Ara e Kishës, Lugu i Kishës etj. Këtu ka pasur edhe mullinj të erës, çka edhe sot është ruajtur mikrotoponimi Kodra e Mullinit të Erës.”.” Vojniku – Ara e Gjarpive, Ara e Kishës, Kodra e Vorreve. Në lagjen e Dragajve, në vendin Kukavica janë gjurmët e varrezave të vjetra, të dimensioneve të mëdha që populli i konsideron ilire. Aty janë gjetur skelete, vorba e disa gjëra tjera. Jo larg atyre varrezave, poashtu në lagjen Dragaj, ka qenë një kishë e vjetër katolike, pranë disa burimeve shumë të forta të ujit. . Është ruajtur toponimi Arat e Kishës. Të parët e ”serbëve” kanë ardhur para 150 vjetëve nga fshati Turiçefc dhe ishte 1 shtëpi. Këta ” serbë ”janë të fisit Hot.” etj. etj. etj. : . Amos është kjo blasfemi?

Po kjo ,na bindë për të kaluarën tonë: ”Turiçefci – Kryqi i Popit ose i Udhëve. Në këtë fshat është gjetur mbishkrimi “gjeniu i vendeve ilire” – Iovi Optimo Maximo et Genio loci Illyrici. Në vendin Lloburet janë gjetur tri shpata. Po aty dhe në Kulina dhe Baricat janë gjetur themele të shtëpive, gurë mermeri të stilit jonik dhe dorik. Është gjetur një statujë monumentale mermeri e dëmtuar, e figurës së femrës, ku shihen pjesë të trupit, sidomos prehni, këmbët etj.”( Ismet Sopi) . ” Syrigana – Ekzistojnë themelet e nëntë kishave.”.  Po kjo gjetje : “Tica – në lagjen Bekaj, janë varrezat e moçme, me dimensione të mëdha, me gurë të bardhë me shkrim latin. Edhe në varrezat e sotme të fshatit ka gurë të tillë. Gjatë hapjes së një pusi në lagjen Bekaj është gjetur një stoli – gjarpër argjendi, që gjendet në Muzeun e Kosovës.”

Të mohojmë të kaluarën tonë? në emër të çkafit dhe të kujt?

Fundi i fundit nuk mund te akuzosh gjithmonë vetëm minjtë për përhapjen e murtajës, por  më shumë ata që të sëmuret i sjellin qëllimisht këndejpari..

Fahri Xharra

Fahri Xharra , Gjakovë

Shperndaje ne

The Author

Fahri Xharra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.