Iliria sipas Enciklopedisë Brittanica

gjurmet_ilire

Është kënaqësi kur enciklopeditë botërore e shkruajnë të vërtetën tonë . Edhe nëse ajo e vërtetë nuk është e 100 % -dët , së paku nuk ka përvetësime me qëllime shtrembërimi apo “ masakrimi” të asaj të kaluare të cilën e dhe ne vetë shqiptarët po e mohojmë. Të lexojmë : “Illyria , pjesa veriperëndimore e Gadishullit ballkanik , e banuar përafërsisht që nga shekulli i 10-të paraKr. nga Ilirët një popull indoeuropian . Në ditët më të mira të saj , kufinjt e Ilirisë shtriheshin që nga Lumi Danub e gjer në Detin Adriatik dhe atje nga lindja deri tek malet e Sharrit .”

“Ilirët ,ngritësit e kulturës së Hallstatit (   Austria e sotme ) ishin të ndarë fise, secili me një komunitet të vetin vetëqeverisës me këshillin e pleqve dhe me prijësin e zgjedhur . Një pushtetmbajtës i fortë fisnor mundte të i bashkojë disa fise në një mbretëri. Mbretëria e fundit Ilire e kishte kryeqytet Shkodrën , dhe udhehiqej nga Mbreti Agron ( pjesa e dytë e shek të 3-të paraKr.)”
“Agroni , në atë kohë vdiq pa pritmas dhe e veja e tij Teuta e vazhdoi mbretërimin. Ajo e sulmoi Sicilinë dhe bregdetin grek dhe në njëjtën kohë me detarët e saj e sulmoi Romën. Me 228prKr. Teuta ra … Mbreti i fundit Genci u dorëzua në vitin 168 prKr…. Me zgjerimin e PerandorisëRomake deri në Lumin Danub , Iliricumi u nda ne dy provinca , në atë të Dalmacisë dhe të Panonisë.

Garda Pretoriane e Romes ishte kryesisht me malësor Ilir. Kur në shek. e tretë pas Kr, Roma filloi të kërcënohet nga barbarët , Iliricumi ishte furnizuesi më i madh i Romes me ushtarë. Perndoret më të njohur të Romes me origjinë ilire ishin Claudius II Gothicus, Aureli  Diokleciani dhe Konstantini i Madh.

E rëndësishme është , shkruhet se shqiptarët janë pas ardhësit e ilirëve .
( On the basis of the location of Illyria, and the fact that Albanian is descended from one of the ancient (pre-Roman) languages of the Balkans, there is a presumption among some that Albanian represents the direct linguistic descendant of Illyrian, an assumption that is vigorously defended in Albanian-speaking lands. Historical linguists specializing in the languages of the region are divided among those who accept the presumption that Albanian is descended from Illyrian, those who hold that it is descended from a close relative of Illyrian, and those who insist that the current state of evidence is inadequate for reaching a definitive conclusion.)

Për të interesuarit , ja lidhësja për Brittanica , ku mund të gjeni edhe shumë gjëra për ne që nuk do t`iu pëlqejnë : http://www.britannica.com/place/Illyria

Fahri XharraFahri Xharra, 28.02.16
Gjakovë

Shperndaje ne

The Author

Fahri Xharra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.