A ishte Europa pellazge?

Europa_pellazge

Jo , nuk e kam fjalën për kontinentin tonë por për Europën, të dashurën e Zeusit . Nëse keni shënime më të sakta , më ndihmoni. Nga studjuesit shqiptar nuk gjeta asgjë.

Arif Maati thotë: ““Gabimi më i madh i kryer, ka qenë sepse Greqia është vendosur në qëndër të të gjitha studimeve historike dhe gjuhësore”, megjithëse nga Homeri “Helenët nuk janë cituar kurrë si Popull apo si Komb ». Pra ,ky është thelbi i punimit prej 798 faqesh duke shfrytezuar 338 autorë dhe të dhëna nga shumë fusha të tjera shkencore, të paraqitur nga historiani Arif Mati. Në këtë studim, sillen dëshmi të autorëve të Lashtë, të papërfillura nga studiuesit e dy shekujve të fundit, e për rrjedhojë të pa pasqyruara në librat e Historisë që studiohen sot. Studimi dëshmon se ka ardhur koha të mesohet nga brezi i ri , e vërteta Historike dhe jo sajesat politike, të autorëve të Lashtë e të ditëve tona.

Lashtësia Greko-Romake u quajt “djepi” i qytetërimit europian të shk 18-19 dhe hyjnizohet deri në atë shkallë, sa mbreti bavarez Ludovik, në Mynih ndërton kopjet e monumenteve të Antikitetit të Athinës, duke përfshirë edhe Panteonin e famshëm. Skema e “popujve Arian”, mohoi faktet historike, të qënies së një “Europe Pellazgjike” të Lashtësisë Po, kush ishin këta pellazgë, që u “sorollatën” si zot të deteve (deti Jon) dhe iu dhanë atribute të Perëndive, Mbretërve të tyre të famshëm? (shiko Niko Stillo “Etruskishtja Toskërishte”).Këta banorë të parë europianë, që u shtuan në shumë “fise” dhe “fara”, i lanë jo vetëm një arkiv të pasur gjuhësor, por edhe të zbulimeve shkencore, kulturore dhe fetare, shoqërive të mëvonshme në Europë dhe bashkëkohëse në Afrikën Veriore, Azinë e Afërme dhe të Largët e deri përtej Oqeaneve. Gjithashtu, krijuan modele të drejtimit të shtetit dhe të edukimit të elitave të ardhshme, që frymëzuan edhe intelektualët e Rilindjes europiane të shek. 18-19.

Shkurt : Gjuha shqipe u krijua mijëra vite para greqishtes -Por , historia e shtrembëruar dhe e përvetësuar, po me te si `t ia bëjmë “? Me mijëra libra në të cilat as që përmendemi që kemi qenë ndonjë herë .

E njihni Europën dhe Zeusin ? Europa ishte perëndeshë Kretase e Hënës e cila si vajzë u rrëmbye nga
nga Zeusi , në një mëngjes të bukur për deri sa mblidhte lule; e rrethuar nga bukuroshet e pallatit por ajo ishte më e bukur se vet lulet . Ah, Zeusi !

Sipas mitologjisë greke , Europa ishte nëna Mbretit Minos të Kretës, një grua me origjinë Fenikase me prejardhje të lartë dhe nga e cila edhe kontinenti i Europës e mori emrin . Tregimi sipas burimeve Kretase , për rrëmbimin e saj me dem të bardhë sipas Kernyit “është storja më e madhe e dashurisë së Zeusit e treguar nga tregimet e e lashta . Kjo ishte, ajo e treguar për martesë e Zeusit me një perëndeshë .
Rrembimi_europes_bejrut_muzeu_kombtare

Në burimet tjera si ajo në Iliaden e Homerit thuhet se Europa ishte e bija e Agenorit, Feniksi
“diell-kuq “. Dihet që ajo i kishte dy vëllezër , Kadmusi i cili e solli alfabetin në Greqi dhe Ciliksi.

Me ardhjen e saj në Kretë ajo i lindi tre djem të Zeusit : Minosin , Rhadamantusin dhe Sarpedonin , që të tre të cilët u bënë gjykatës të Nënbotës , pasi që vdiqën.
Janë dy mite që kundërshtohen ndërveti se si Europa arriti në mitologjinë helene .

Europa si term gjeografik arriti nga gjeografët , si Straboni i cili e emërtonte Thrakinë dhe Bjeshkët e Ballkanit (sot në Bullgari ) . Më vonë romakët me emrin Europë e emërtuan tërë Thrakinë.

europ_zeusi_ne_demPra Europa mblidhte lule , Zeusi u shndërrua ne Dem dhe e solli nga Fenikia në Kretë
Europa i kishte tre djem tjerë pasi u martua me Asteriusi .
Testamusi i biri i Europës u bë më vonë Mbret i Kretës i cili në Kretë kishte ardhur me Eolët dhe Pellazgët.

Disa mendime se nga i vjen emëri i Europës ?
– Europa e dashura e Zeusit .Zeusi për ta mbrojtur atë nga xhelozie e gruas së tij u shndërrua në dem të bardhë dhe notoj nëpër oqean “(Nick Metcalfe, New Mills, UK )
– Është një fjalë , Hariupia. Ndoshta ky ishte para emri i Europës. Emri Harapia rrjedhë nga emri Sanskrit Hariupia (Samir, Kolkata, India )

Po e vërteta , cila është ?

Europa_uni_princetonEuropa_zeusi_470_pK

Referencat për tu lexuar:
http://www.theguardian.com/notesandqueries/query/0,,-10344,00.html
http://www.peterdawkins.com/articles/pd_europa_and_the_bull.htm
http://www.asphodel-long.com/html/europa.html
Europa, the Phoenician Princess http://phoenicia.org/europa.html#ixzz41e4WABVh
http://www.ancient-origins.net/myths-legends/tracing-origins-europe-through-goddess-europa-back-jeroboam-003523

http://www.greekmythology.com/Myths/The_Myths/Zeus’s_Lovers/Europa/europa.html
http://www.goodreads.com/book/show/921323.The_Goddesses_and_Gods_of_Old_Europe
https://www.pinterest.com/pin/336995984592345438/
www.europesname.com

Fahri XharraFahri Xharra,02.03
Gjakovë

Shperndaje ne
Updated: 2 Mars, 2016 — 13:23

The Author

Fahri Xharra

2 Comments

Add a Comment
  1. S`KA MUNDËSI TË JET NDRYHE! Ne pasardhësitë e pellazvëve hyjnorë do të duhej që të jemi më të”guximshëm” në trajtimin dhe pohimine si kjo “A ishte Europa pellazge”do duhej thënë:”Europa ishte pellazge”!Të tjerët , nëse nuk mendojnë kështu,lë ta argumentojnë!

  2. Mirnjohje zotit Fahri Xharra per keto shkrime dhe informacione per gjenezen e popujve te Gadishullit Ilirik dhe popujt perberes te hershem te saj Si Thraket , Iliret ,, Helenet , Daket e parardhesit e tyre Pellazget si dhe mitologjine ne kend veshtrim tjeter , jo te eklipsuar nga ajo Heleno – Romake .

Lini një Përgjigje te Koco Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.