Letërsi Kombëtare: Rrustem Geci- “TREPÇA ILIRIANE”

Iliret_vitet_600_fb

RrustemGeci

Rrustem Geci –
Dortmund, 2016

TREPÇA ILIRIANE

Në Trepçë është palca  e  Atdheut
qenia që  t´adhmen ma përcakton
le  të  çmenden   gjitha  perënditë
Trepça Iliriane  mua s´më mohon!.. 

Në të dielat e arit dhe të argjendit
në të hënat e shiut  dhe  metaleve
u vetëlindën zinku, plumbi, dhe ari 
dhe kristalet me  flori  të Trepçës

Hapeni ballinat e faqeve  të tokës
të shihni  feldspathet,…manganin
në  të  reshurat…mes  vullkaneve
u vetëlindë Trepça me gjithë arin                  

Qahen thëngjillet, floriret e tokës
qahet humusi..dhe molibdeni blu
me gjunj të natës m´i  bien  tokës
qahen  pemët   për   degëtkërcu!..

Fol gjuhë e lashtë  e  kësaj toke
Trepça   e  Kosovës prindin  e  di
Në  Trepçë  Kosova  ka një emër
Mëmë e baba ia quajnë, Shqipëri!..

Shperndaje ne

The Author

Atdhe Geci

Rrustem Geci është një poet i njohur. Ai u lind në Roganë të Dardanës. Mësimet e para i bëri në vendlindje, kurse shkollën e mesme e kreu në Gjilan dhe Dardanë. Rrusta u kulturua më tej në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Ekonomik. Rrustem Geci 15 vjet ishte gazetar, në Radio Televizionin e Prishtinës. Ndërsa pas mbylljes së RTP-së nga regjimi fashistoid serbian ai mërgon në Dortmund të Gjermanisë, ku edhe tani jeton e vepron. Deri më tash ka shkruar dhe botuar 17 vepra; 1. “Demonstratat e luleve”, 2. “Antolologjia personale" 3. “Jeta në Letër”, 4. ”Mielli dhe uji”, 5. “Lirikë”, 6. “Dridhjet e barit”, 7. “Atdheu”, 8. ”Erdhëna”, 9. “Arbëreshët”, 10. “Shqipëria”, 11. “Trojet e mia” , 12. “Rogana”, 13. “Heroika”, 14. “Gacat e prushit”, 15. “Atdhetarët”, 16. “Pasha këtë tokë”, 17. “Kanuni poetik”, libri më i vëllimshëm në gjuhën shqipe me poezi, 2 mijë faqe, dhe mbi 23 mijë vargje. Motivet në poezinë e Gecit janë motive të zemrës dhe të shpirtit. Shndërrimi i jetës së jetuar në tekst poetik, është natyrshmëria e të qenit poet. Poezia përfiton shumë nga e bukura, nga dashuria. Rrustem Geci është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, prej vitit 1995, dhe është i përfaqësuar në gjashtë Antologji me poezi, dhe në një Antologji për gazetari.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.