REAGIM: Fadil Shyti-“BOTA DEMOKRATIKE MIKE E VËRTETË NA PËRKRAHË VETËM NËSE I MBROJMË TË DREJTAT TONA PËRBALLË ARMIQËVE!…”

Reagim Ndaj shkrimit të Melihate Tërmkollit, reagim për fjalët fyese të saj, ndaj deputetes së AAK-së, Donika Kada Bujupi, reagim dhe për fyerjet e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselit, ndaj deputetes të VV, Albulenë Haxhiu.

albin_kurti_amerika_1050

“Unë, Amerikën e shoh si frymëzim për pavarësinë e sovranitetin, për demokracinë e respektin për ligjin. Ndërsa, ju Amerikën e shihni me frikë. Ju, e shihni Amerikën si përbindësh së cilës duhet t’i tutemi ne dhe gjithë populli. Para këtij përbindëshi imagjinar, ju serviloseni, poshtëroheni dhe prostituoheni. Por, Amerika nuk është ajo e mendjeve tuaja të sëmura”. (Albin Kurti)

fadil_shyti

Shkruan: Fadil Shyti

-Ajo maskaradë politike, çfarë ngjau ditën e së premtes së zezë, të zgjedhjes së Hashim. Thaçit, president ”legjitim” i Kosovës, prej teje u përsërit turpi i paskajshëm i Kadri Veselit. Tërmkolli: A jemi me Amerikën“Tërheqja e paraleleve mes 1989 dhe ditës së sotme është e papranueshme” -tha deputetja e Melihate Tërmkolli. 1989-ta ka qenë raporti mes Kosovës e Serbisë.

 

E…a me Rusinë? Ne jemi me Amerikën Lexo:

Tërmkolli: A jemi me Amerikën a me Rusinë? Ne jemi me Amerikën

melihate-termkolli-650x330Deputetja e LDK-së, Melihate Termkolli, ka replikuar në Kuvendin e Kosovës, menjëherë pas fjalimit të Donika Kada-Bujupi.


Ajo ka akuzuar rëndë opozitën, duke u thënë se Kosova vazhdon të mbetet me Amerikën, përkundër deklaratëve të opozitës, transmeton Koalb.com
Termkolli u është drejtuar deputetëve duke u thënë, se ajo e njeh mirë kohën e Rrahman Morinës, vitet e ‘90ta në Kosovë, prandaj opozitës i është drejtuar duke ju thënë se ju nuk dini asgjë për atë periudhë.
Në fund të fjalimit, ajo ka theksuar se Kosova vazhdon të mbetet me Amerikën dhe se do të vazhdojë në ndërtimin e shtetit. /Koalb.com/

http://koalb.com/termkolli-a-jemi-me-ameriken-a-me-rusine-ne-jemi-me-ameriken

Ti znj, Melihate Tërmkolli, bashkë me Isë Mustafën dhe disa deputetë të tjerë të LDK-së, populli ynë e din se, vini nga një parti revizioniste-fashiste jugosllave e Tito-Rankoviqit.

-Ju, edhe pas vdekjes së qelbanikut Tito, keni vazhduar të qelbeni me veprimet tuaja kundër Kosovës në LKJ, për të vijuar më tej misionin tuaj me “presidentin historik”, Ibrahim Pjetër Rugovën, qyqar dhe anemik politik, i cili në fillim të viteve 90-ta, si shumë kuaj trojanë, erdhën dhe i bën njëmijë e njëjtë zeza Shqipërisë Etnike; i cili që nga fillimi I viteve 90-ta, e gjer në fund të atyre viteve nuk bëri asnjë hap përpara për të mirën e atdheut të tyre, vitet ikën fatbardhësisht që rinia heroike u zgjua me protestën e 1 Tetorit 1997, pastaj, ngjarjet morën zhvillime të tjera dramatike, drejt luftës çlirimtare të UÇK-së, ashtu i fundosën idetë e tij dhe të LDK-së, të durim-turpit të përuljes ndaj armiqve shekullorë, i hodhën si lecka në plehra të historisë.

I hodhën, -sepse ju në emër të rezistencës paqësore, e cila në fakt nuk ishte aspak rezistencë gandiane-siç ju pëlqente juve ta quanit, por ishte vetëm një përulje mortore te gjunjët e Serbisë millosheviqiane, një rezistencë histerike, aspak me vlera historike.

Nga brezi ynë që e kemi përjetuar dihet që, për 7-8 vite me radhë Kosovën e patët sjellë buzë greminave drejt rënies së shpejtuar aksidentale, drejt kapitullimeve fatale që, nëse nuk do zgjohej rinia heroike dhe populli që, ju e quanit “popull i pambrojtur”,-sepse, mbrojtje nuk i ofruat as po i ofroni, as sot e sot;-zor se do të mund të ngritej e do të kishte mundësi të mbronte jo më territorin e vet, por as gjakun e vet shqiptar; as nderin e vet të pastër, as dinjitetin e vet arbëror dhe njerëzor.

-Kosova qe kthyer sikur të ishte një livadh i shkretë, ku mund të kalëronin lirisht pakufishëm, kuaj e pela të huaja, sikur aty të mos kishte njerëz me ideale shqiptare dhe njerëzore në jetë. Kosova, mbijetoi me varfëri dhe falë qëndresës popullore brenda dhe jashtë atdheut, kjo bëri që mos të vdiste për bukën e gojës. Kosova, mbijetoi duke sfiduar terrorin politik, ekonomik dhe ushtarak, popull u ballafaqua me reprezalje të egra ; me burgosje, plagosje, vrasje të bijve dhe bijave më të mirë të tij nga regjimi kriminal i satrapit, S. Millsheviqit dhe bythëlëpirësit e tij shqipfolës, politikanë e jo politikanë, mashtrues dhe frikacakë.

-Ndërsa, kryetarit tuaj I. Rugovës i cili e shëtiste botën i lirë, duke u pritur e përcjellë kufijve nga milicia e regjimit të Beogradit, i cili LDK-n e kishte regjistruar me kohë në Beograd i ndihmuar nga agjentë të udbës si Jufuf Buxhovi, Mehmet Kraja e një dyzinë të tjerë,–spiunë dinakë e xhelatë, që ishin në udhëheqjen “e lartë” të saj, para atyre as juve nuk iu rrezikoheshin as qimja e flokut nga stuhitë e kohës, ju faktikisht ishit të privilegjuarit e regjimit okupatorë, duke e sunduar popullin me mashtrime si me “pushtetin tuaj paralel”, sa për të ruajtur status-quon e robërisë, për t´ia zhvatur popullit djersën e ballit, me atë –“porozin”,- tatimin, “e famshëm” të 3% të Bujar Bukoshit me qeverinë e tij esatiste në mërgim; atëbotë juve iu dha mundësia t´i zhvatni shqiptarët, si ujqit prenë, netëve dimërore.

-Populli ynë, u ballafaqua egërsisht me papunësi me varfëri, të skajshme e të tej skajshme, u detyrua “të gjejë shpëtimin”, nga golgota juaj “demon-kratike, me ikje nga atdheu, i atyre qindra e mijëra shqiptarëve, karvanet e refugjatëve me autobusët drejt Europës dhe Skandinavisë ; atëbotë, nuk kishte viza, shqiptarët iknin lirshëm përtej e tej, tej prapa diellit. Ju, me politikat tuaja reaksionare disfatiste; kapitulluese e keni filluar zbrazjen e Kosovës; duke mos i dalë zot mbrojtjes së popullit nga dhuna politike, ekonomike, ushtarake e Serbisë fashiste, duke ia krisur “gjumit të arinjve polarë”, ndërsa, regjmi kriminal i S. Milosheviqit dhe bandat e Arkanit në Kosovë, bënin kërditë… Ju, i keni nisur karvanet në heshtje vajtuese, në barakën e Ibros, shumë vite para karvanëve që u nisën gjatë luftës, të cilat tek pas krismave të pushkëve të lirisë, bota “demokratike”, filloi me i parë, dëgjuar dhe vizituar, refugjatët me fëmijë të tmerruar, të hedhur kampeve të Maqedonisë, “mike” e cila ua bëri atyre trajtimin më çnjerëzor, që mund t´i bëhej një populli të pambrojtur.

-Ju, po këtë dhunë të heshtur vrastare, të mërgimit për shqiptarët; e keni vazhduar me koalicionin e reaksionit me PDK-n, edhe pas luftës, me autobusët drejt Hungarisë, po me ato destinacione fatzeza, prandaj, mblidhni mendjet (nëse u kanë mbetur ca gram, bile sa atyre zogjve të zi të malit, që pastaj të urojmë të mos u vijë radha përsëri karvanëve të refugjatëve me traktorë drejt Qafës së Morinit apo Bllacës. -Ju jeni ata , ato që, pas luftës , shumë jeni kujdesur dhe keni investuar miliona euro për kthimin e kolonëve dhe çetnikëve serbë, por aspak nuk jeni kujdesur dhe nuk keni investuar ato, për kthimin e refugjatëve autoktonë shqiptarë.

-Po, a nuk është kjo përbuzje e heshtur, cinike dhe aspak demokratike, ky trajtim anti-njerëzor. kjo pabarazi kombëtare që I bëhet një populli, tash e 25 vite afër një milionë shqiptarë nga Kosova jemi jashtë vendit, po vallë nga kush bëhet kjo përbuzje; vazhdimisht po bëhet nga klasa e tij politike në pushtet dhe kjo ka ngjarë jo vetëm gjatë një pesë vjeçari, por për më tepër se tri pesëvjeçare?!…

Njohësit e mirë të historisë e kanë ditur dhe po e dinë që njëra nga pikësynimet kryesore politike dhe ushtarake të Serbisë për t´i arritur planet strategjike afat shkurta dhe afat gjata, anti-shqiptare ishte dhe është që me mashtrime e dhunë; të bëhet sa më e madhe shpërngulja e shqiptarëve nga trojet e tyre etnike. Ju, ”pro-amerikanët”, ishit dhe jeni ata, ato; që ia keni plotësuar dhe po ia plotësoni më shumë se askush tjetër në gadishullin Ilrik, kuotat e migrimeve Serbisë, si ajo marrëveshja turko-jugosllave,–nga Turqia juaj mike, me Titon, për shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi. -Si duket, ju po ia mbani amanetet fort mirë, babait tuaj politik, Tito Shkjaut , sipas këngës suaj që e keni kënduar e jeni betuar, pas valles së Shumadisë, e ashtuquajtur,”Shirikolla”, kur fryheshin mirë e mirë me raki e shujta të gjellërave të Beogradi e të Kumrovcit; “Druzhe Tito, miti se kunemo”! -Përkthimi, kujtoj duhet të jetë kështu: ”Shoku Tito të betohemi, nga rruga jote nuk do të largohemi”!

-Duke realizuar këtë objektivë të heshtur vrastare, tejet shëmtuar nga Serbia armike, me ndihmën tuaj verbërisë karrieriste, ju i keni sjellë kombit shqiptar fatkeqësi shumë të mëdha, të pallogarishtme… Ju, moj znj Tërmkolli, ”po harroni” moj ”ujkonjë me opozitarët, por njëkohësisht dele e zezë, me armiqtë dhe tradhtarët,-të sojit të Isës që në kryesinë e LDK-së, kishit dhe keni ish-udbashë të betuar nën flamurin laraman të Serbisë armike, të regjimit të S. Milosheviqit dhe të Rrahman Morinës.

Ju, gjatë etapave të rënda të historisë, keni bërë një lloj qëndrese,deri në drekë,-siç thotë populli –”sa për sy e faqe”,-por juve vetëm drekat nuk ju ikën…,-sesa për sy e faqe, tashmë po e sheh dhe bota, si jeni katandisur, kur me veprimet tuaja e keni marrë në qafë edhe Kosovën dhe viset tjera shqiptare që edhe sot e sot, mbetën në robëri. Juve vetëm kur ju rrezikoheshin apo ju rrezikohen karriget, postet në pushtetin tuaj pa shtet me sovranitet, qoftë nga brenda apo jashtë, ishit dhe jeni në gjendje të bënit,”mrekullira”!

-Ju, aspak nuk e kishit as e keni hallin e Kosovës, për juve nuk ishte as nuk është e vlefshme motoja e idealistëve dhe idealisteve tona: ”Atdheu, mbi të gjitha”!

-Për ju atdheu është vetëm aq sa tërheqin barqet tuaja; ju prej kohësh, atje i keni zbritur kuotat tuaja.,-pra, veproni sipas kuteve të ”halleve” tuaja personale, klanore, partiake që nuk u ndalën kurrë, he medet, medet”! -Ju, gjithnjë ishit dhe mbetët kambana të lashta mesjetare; -zhurmaxhinjt dhe zhurmueset duke u fshehur pas tam-tameve të poterave deklarative demonkratike, deklaratave pompoze; jemi pro-amerikanë, jemi pro-europianë, por kurrë nuk ju dëgjuam së paku njëherë të deklaroheni: jemi pro-shqiptarë dhe shqiptare.

Por, ah sa keq;-pse po harroni tash si dikur të klithni me guxim, sepse, juve nuk iu ka munguar guximi as iu mungon; të deklaroheni në fakt ashtu,- siç ua duan zemrat: O ishim dhe jemi edhe do të jemi, -pro-jugosllavë, pro-serbianë, pro-rusoviqianë dhe pikë. Ju, ende po notoni në puset e kënetave të pista të pushtetit kriminal të mbretërisë së hajnisë (korrupsionit) të krimeve dhe mafisë politike dhe të elementeve të tjera që i karakterizojnë qeveritë dhe shtetet diktatoriale. -Mirëpo, dijeni mirë se, tepër i keni mbushur kupat, jo vetëm me raki-shampanje , por me turpe dhe krime!…

Populli, nuk do t´u falë, pa lëre më t´u mbrojë, askund mbi faqe të dheut! Turpet dhe tmerret do t´u ndjekin pas, si hijet për tradhtitë tuaja, ndaj popullit tonë të shumëvuajtur. Atëherë nuk do të mund të fshiheni si dikur, bodrumeve të Prishtinës, as të ikni vilave të Tiranës apo të Vlorës. -Jo! Ju ende nuk keni dhënë llogaritë, për të gjitha ato që keni bërë dhe po bëni! Kujdes! Nëse vazhdoni këtë rrugë pakrye, nesër mesiguri, patjetër do të jepni llogaritë!…

-Ju, që kushtetutën e keni shkelur dhe po e shkelni si një leckë apo zebrën e bardhë, rrugës gjatë udhëtimeve kurdoherë, ishit dhe jeni anti-amerikanët më të mëdhenj. -Ju mor të mjerë dhe të mjera politike po kujtoni që shtetet demokratike dhe konkretisht ”mikja” dhe ooohhhooo,- sa mirë; se, qenka vetëm e juaja kjo Amerika!!! Pra, kjo Amerika e largët nuk ju njeh (me nder lexuesve),- kush hamami jeni!…

-Kur më 1991, servilët e sojit tuaj, banda e Sali Ramë Berishës e pritën në Tiranë, sekretarin amerikan, Bejkerin; atëbotë kur në sheshin ”Skënderbeu”, nuk shihej pothuajse asnjë Flamur Kuqezi, vetëm flamuri amerikan; e pritën me aq pompozitet, zhurma shfrenuese dhe pështiruese; jo pse ishin apo janë aq besnikë ndaj Amerikës, por ata fatkeq e fatkeqe, shpresuan në çekët e bardhë, prej të cilëve Tirana do të bëhej si Uashingtoni, prej të cilëve, jo vetëm rrugët por edhe dyqanet e qyteteve dhe katundeve të Shqipërisë do të rridhnin vetëm ”mjaltë e sheqer”?!!!

-Nga gjithë kjo maskaradë neveritëse, e ardhmja tregoi se, ”polli mali, bëri mi”!… Shqipëria Jone, jo vetëm që nuk u zhvillua si vendet tjera, por ra edhe më poshtë me ekonomi dhe në fusha të tjera të jetës e të bërit shtet me sovranitet.

-Por, tash do t´u rrëfej çka tha Bejkeri kur u kthye në Amerikë; tregohej si barsoletë, (mbase, mund të ketë qenë dhe e vërtetë),-rreth asaj vizite: pas kthimit në atdheun e tij që aq shumë i digjet xhani, që ta duam ne shqiptarët; atij i thanë:”Sa mrekulli, o sa me dashuri të madhe të priti udhëheqja demokratike e Shqipërisë, me duartrokitje, me flamuj amerikanë,-po, po Tirana qe bërë ngjyrë mavijosur, kjo sikur e po e paralajmëronte fytyrën e saj ë përdhosur, gjatë këtyre viteve të demonkracisë, vetëm me flamuj Amerika,.-dukej sikur Tirana të ishte kryeqytet më amerikan, sesa vet Uashingtoni”,-eh,-tha ai: më pritën me shumë dashuri, po, po më pritën me duartrokitje majmunët ” uuuaaa, mbetën të shtangur bashkëbiseduesit kur e dëgjuan ashtu, pse kjo mosmirënjohje prej tij?!

Por, ai vazhdoi: po, ju kaq shpejt po harroni ore që deri dje ishin po këta ”miq amerikanë” që i kanë duartrokitur Stalinit, Mao Ce Dunit dhe atyre u janë bërë duart të fryra si brumë, duke i trokitur Enver Hoxhës; sot më duartrokasin mua, -po, çka është më e keqja për servilët e tillë, -nesër nuk i dihet kujt i trokasin këta të pakurrizorë e të pakurrizore”. -Me këtë dua të them ju jeni ata, ato që deri dje i keni duartrokitur Titos, Rankoviqit, Millosheviqit, ndërsa sot po i duartrokisni Amerikës,-juve hiç nuk ua kemi besën, që nesër..,-nuk i duartrokisni edhe Putinit, Djallit, apo të birit…?!

-Ju, aspak nuk logjikoni që, kjo botë me politikë-diplomaci të lashtë e të re, e ngarkuar me kriza të mëdha politike, ekonomike, ushtarake e të tjera; me këta miq dhe armiq të kombit shqiptar, me këta diplomatë të sinqertë dhe dinakë, nuk ishte as nuk është si një lokomotivë e lojërave të fëmijëve nga plastika, që mund ta drejtonin apo drejtojnë fëmijët 3-4 vjeçarë, apo mos kujtuat dhe po kujtoni që, këta udhëheqës/e, janë pelegrinët fetarë që shëtisin t´i luten zotit kot nëpër kontinente, që me hartat e shteteve të huaja lozin si fëmijët mbi rërë brigjeve të deteve, vetëm ditëve me diell, mos vallë këta,”të çmendur” pa interesat e tyre shtetërore në radhë të parë, kanë krijuar apo krijojnë aleanca politike , ekonomike, ushtarake e të tjera; kjo katërçipërisht ka qëndruar dhe po qëndron edhe në raportet e tyre me Shqipërinë Jone dhe me shqiptarët.

-Pra, ato ”lokomotiva trenash” janë të rënda, ato tërheqin pas vetes qindra e mijëra tonësh materiale…-Pandaj, këta timonierë kjo ”makinë” nuk niset lehtë drejt një caku dhe njëkohësisht nuk tundet lehtë nga kthesat gjatë rrugëve për të arritur në caqe të caktuara.

-Gjithashtu, vlen të theksohet që kjo ”makinë”, nuk ndalon shpesh në stacionet e ”katundeve të humbura të botës”, aq më tepër se kujtohet të ndalojë mëhallëve tuaja partiake ”kosovare”, anarkiste, stihike, disfatiste, me rrënjë të kalbura titiste, apo renegatiste, që mbi të gjitha “begatitë” ju karakterizon mungesa e strategjisë kombëtare shqiptare politike dhe diplomatike. Të betohesh sot për Amerikën, në foltore të Kuvendit të Kosovës,-është hiç më pak se marrëzi dhe foshnjëri politike, kjo aspak nuk çon në kandar, sepse udhëheqësit amerikanë vetëm i bëni të qeshen me juve dhe natyrisht, që, vetëm ua çoni lemzat!…

Amerikanët me një demokraci qindra vjeçare, nuk bien lehtë në “dashuriçkat” tuaja “rinoshe”, foshnjore të ngarkuara prej fjalësh të fryra, si tullumbacet, ata ju përcjellin, ju shohin dhe ju dëgjojnë juve dhe jo vetëm juve si miq–çka po veproni, sa e si po e zbatoni demokracinë për të cilën po betoheni ditë e natë. -Po, a janë vet amerikanët dhe qarqet tjera mike që, përditë po japin alarmin për hajnitë (korrupsinon) për shkeljet tuaja drastike të ligjeve të demokracisë, në aspektin e drejtësisë e të tjera..,-madje jo vetëm në Kosovë, por kudo në trojet tona shqiptare?!

Amerika, i ka pikësynimet e veta strategjike, politike, diplomatike, ekonomike, ushtarake, jo vetëm në Kosovë, por edhe në gadishullin Ilirik (në Ballkan), dhe kudo nëpër botë. Amerika, sot “po i shtrinë këmbët, aq sa e ka jorganin”, – kudo nëpër botë, ashtu edhe në rajonin tonë të trazuar, që raportet me botën mike dhe armike, t´i ruan, me një status-quo, “të mundshme demokratike, do ta quanin ata.., Amerika, nuk e ka ”gocë dëshiri”, (hasreti) Kosovën dhe të pazgjidhur drejt vetëm çështjen shqiptare. -Për të arritur objektivat tona, paraprakisht ne shqiptarët duhet t´i përvjelim mëngët gjer tek bërrylat; e jo të presim, (me nder lexuesve), -e jo të presim,- siç preferoni ju, vetëm nga miqtë që ata të na i zgjidhin problemet, sipas motos, së fj, sonë e urtë popullore: ”Pikë sorrë të lumtë bytha”!…

Kjo, dikur me të drejtë iu dedikohej përtacëve dhe përtaceve që, sukseset e tyre i prisnin nga të tjerët; por si dje edhe sot- kjo vërejtje e hidhur popullore më shumë se askujt tjetër ju shkon përshtati, juve politikanëve servilë, që keni parë dhe po shihni, keni pritur dhe po prisni fitoret vetëm ”prej b… sorrave”, pra, jo nga toka, por prej sukseset dhe fitoret të vinë prej qiellit…

-Tash, se ç´m´u kujtua kur këtu e sa shumë vite kanë kaluar, më pat treguar një mik që ishte njohës i rrethanave politike brenda dhe jashtë atdheut të asaj kohe të pakohë;ai, më pat folur për një marrëzi e tillë e ”krerëve largpamës” tuaj partiakë, kujtoj, mund të kishte qenë mesi i viteve 90-ta, kur një delegacion i LDK-së, me pompozitet si zakonisht paska shkuar në Amerikë, me disa sejmenë me ”në krye”, I. Rugovën.

Atje, ”burrat e ditur” paskan filluar të ankohen te Bill Klintoni se, Lëvizja guerile terroriste, e ashtuquajtura ”UÇK”, qenka me ide m-l, me ide komuniste-enveriste dhe çka është më e rrezikshme ,-kjo Lëvizje me platformë ushtarake, qenka e lidhur ngushtë me qeverinë socialiste të Fatos Nanos,-prandaj, gjithnjë në vazhdën e këtyre rrethanave paskan shprehur drojën që, kjo guerilë dot a prishë paqen në rajonin tonë, paskan shkretuar dhe akuza të tjera të tilla monstruoze. -Duke i dëgjuar këto budallallëqe politike-diplomatike, miku i shqiptarëve, Bill Klintoni, paska qeshur,”me vete”, nga padurimi e paska ndezur një cigare, bile një ia paska hedhur dhe Ibros, (nëntekstit e kuptojnë të urtit dhe të urtat e odave shqiptare; kuptohet: kur dëgjuesi nuk është i kënaqur me ato që thotë folësi, ia hedhë një cigare, (me nder lexuesve) sikur i thotë; boll më se e dhje..!

-Pastaj, Klintoni e paska marrë fjalën, ju paska folur e këshilluar si një mik, me ”qetësi”:”Dëgjoni, mor miq ”kosovarë”, kur flisnit , ju dëgjoja me vëmendje shqetësimet tuaja, mirëpo, juve dua t´u këshillojë pa dorashka, kështu; shkoni në vendin tuaj, atje merruni vesh me Fatos Nanon, merruni vesh edhe me krerët e UÇK-së, të cilët besoj ju fort mirë e dini se kush janë dhe dijeni se, problemi i prishjes së paqes në atë rajon, nuk janë, Fatos Nano, as UÇK-ja, por ishte dhe është Serbia e udhëhequr prej S. Milosheviqit”.

-Me t´i mbaruar këto fjalë, Z, Klintoni; i cili prej kohësh e kishte krijuar bindjen pozitive se, në Kosovë duhet ndryshuar,”fleta”, pra do të duhet një politikë ndryshe nga ajo pacifiste, natyrisht që e kishte fituar respektin ndaj shqiptarëve kryengritës;-krejt papritur, me revoltë të heshtur, poshtuajse në mënyrë demonstrative , para kohës së përcaktuar e paska deklaruar takimin të mbyllur. Populli ynë e thotë një fj, të urtë:”Trimi i mirë, me shumë shokë”!…

Znj, Termkolli dhe ju ”tërmëkollët, ”mendje hollat e mendjehollët” tjerë, që tashmë keni marrë revane të çfernuara, duke i fyer udhëheqësit dhe udhëheqëset dinjitozë dhe dinjitoze të opozitës, turpin e filloi nga Kadrush Hiçi nga Braboniqi, duke e fyer rëndë deputeten e VV , Albulena Haxhiu,-po me ato fyerje-kërcënuese si gjirize rrodhën edhe prej teje, kundër Kada Bujupit,-e të mos flasim për fyerjet tjera, ”që i ka marrë era” prej ”dikushëve apo dikusheve”, nga aleancistët e vijës më të keqe të qeverisjes në historinë e kombit shqiptar, për fatkeqësitë e Kosovës puthadorë dhe renegatë të LDK-PDK-së, që shumë ju kanë marrë kokat erë me ide shkinie, pro-Serbisë Fashiste, pro-Zajednicës e formës së shtetit të cunguar bosnjësiste dhe pro-demarkacionit me Malin e Zi, -kjo tregon qartë që: JO ne, VV-ja dhe Opozita e Bashkuar;-por ju, jeni me Serbinë dhe Rusinë!

Ju, realisht nuk ishit, as nuk jeni sot, me Amerikën.

-Është fort mirë për juve që, sa më herët duhet të reflektoni pozitivisht; të shikoni qartë, bile më përtej gardhiqeve të kiçeve të ideve tuaja politike përçarëse të cilat krejt natyrshëm këto mosmarrëveshje të thella dhe fort të arsyeshme: “Mund të çojnë në vëllavrasje, pastaj, serbët do të fërkojnë duart dhe do të qeshin”. -Enver Hoxha, në mbrojtje të demonstratave në Kosovë, 1981).

Ju , duhet ta dini dhe të pranoni qartë faktin që: ne shqiptarët nuk e kishim, as e kemi, as nuk do ta kemi respektin as përkrahjen e Amerikës, por as të miqve të tjerë ndërkombëtarë të botës demokratike.

Derisa nuk ishim, nuk jemi dhe nuk do të jemi të gatshëm kurdoherë vigjilentë të bashkuar dhe të vendosur t´i mbrojmë pandërprerë me djersë e gjak, kudo në trojet tona etnike dhe kurdoherë të drejtat që na takojnë t´i mbrojmë ato përballë shteteve të qeverive dhe të qarqeve armike.

Rroftë rezistenca paqësore aktive e VV-së!

Rroftë opozita e bashkuar në Kosovën Shqiptare.

29 Shkurt, 2. Mars, 2016

Shperndaje ne

The Author

Fadil Shyti

1 Comment

Add a Comment
  1. O moj Shqipni mos ke frikë
Se i ke djemt ne Amerikë
    O Hashim mos ke frikë
Se e ke Albinin n’politikë
    Oj pozitë mos e ke frikën
Se opozita s’ do Amerikën
    Oj Kosovë mos tu shterrt përroi
    Se Lirine s’e duron Veton Murroi
    Oj Kosovë mos u tut mga ploja
    Se n’politik u rras Ramush gjojaa
    O Parlament, mos tut qe rrxohet tavani
    Se n’to nuk u hyp Fisnik Orangutani
    Oj Kosovë mos u tut kurr prej Serrbije
    Se ne Kosova ka Rrencolla pej Rusijee
    Oj Serbi-rraspi kurr mos thuj se hupa
    Se patriota jane Fatmir Lima ham Kupa
    Oj AMERIKË ti kurre mos u tut prej Rusiije
    Se Kadrija merr “dukumenta me kill” pej Serbije
    Ani Mitrovice veriore mos u tut nga integrimi
    Oooooh se kryetar eshte i madhi o Hashiiimiiii
    Ani moj Siri oo mos thuj o marova
    O se me ty është oo Naim Trrnava
    Ani moj Europe mos u tut prej ISIS-it
    Sepse ti nuk qeverisesh prej IsPisit
    Ani moj Prishtine tu ka shtu zullumi
    Se kryetar tu boooo Shpend Tullumi
    Ani more kriminela, idiota, muslimana e pisa
    Mos u tutni se trollin n’Prishtina ua fali mulla Isa
    Ani moj Kosove ti, më je bo shumë fragjile
    Sepse ketu pyetet edhe “shoqnia civile”
    Komunista, Islamista, Fashista, ju mos kini tendosje
    Se n’Kosove ket pune e bon fort mire, Vetvendosje

    Me fjalë tjera, precize dhe madheshtore
    Rrnoooft Amerika, se na jem veq një fore
    Se pa Amerika lirine, me fitu s’kishim mujt
    Edhe ton Shqiptareve, Vendi na kish lujt.
    Ooo AMERIKA edhe Lirine , neve na e solli
    Se pa AMERIKE prap na kish prit Anadolli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.