Ky është kulmi !!!!!!!

Fahriu_kulmi

Ky hoxhë , ky apo ai hoxhë se u bënë shumë pretendojnë se i dijnë të gjitha. Pretendojnë të shndërrohen në njëfarë “prijësi” fetar apo i cili mban edhe hierarkinë e mendimit fetar, e mbase ëndërron edhe “kalifatin” e Kosovës.

Por jo nuk është qëllimi përfundimtar !

“Feja e shqiptarisë është shqiptaria”, shprehja universale e rilindësit, Pashko Vasa është një budallallëk, thotë hoxha nga Prizreni. Ai është tallur, ka përqeshur dhe ofenduar Vasën në refleksionin e tij sa i përket fesë dhe kombit. “Feja apo kombi është përpara”, hoxha thotë se është “autobusi”. Kombet janë shumë të vonshëm thotë ai, e për këtë arsye shprehja nuk qëndron dhe ajo është një budallallëk.

Hoxha nga Prizreni, Irfan Salihu është bërë i njohur nga publiku për deklaratat e vazhdueshme ofenduese ndaj kombit dhe popullit shqiptar. Para dy muajsh ai ofendoi femrat shqiptare duke i quajtur ato thjesht k…a…. Heshtje qeveritare , heshtje publike ! Ky hoxhë , ky apo ai hoxhë se u bënë shumë pretendojnë se i dijnë të gjitha. Pretendojnë të shndërrohen në njëfarë “prijësi” fetar apo i cili mban edhe hierarkinë e mendimit fetar, e mbase ëndërron edhe “kalifatin” e Kosovës. . Por jo nuk është qëllimi përfundimtar !

“Nuk kanë të ndalur fyerjet e Milazim Krasniqit ndaj vlerave tona të kombit . Pos aferës dhe rrëmujës që ka krijuar në Universitetin e Prishtinës , tani me është përqendruar me të gjitha forcat t’i përdhunos dhe t’i përbaltë figurat ma madhështore të kombit që përmes tyre sendërtoj trupin e vet si popull . Milazim Krasniqi përmes kësaj videoje qe po ju prezantojmë pozicionohet hapur në anën e ish pushtuesve osman nga e cila poezitë e Çajupit të madh i quan idiotiste dhe e përsërit disa here se Anton Zako Çajupi është “idiot” që përmes poezisë së tij e luftoj pushtuesin pesë shekullor. Ky njeri me deklaratat e vet ma po shihet se është i shtyre nga pikëpamja ideologjike e tij të hapë plagë të reja mbi vlerat tona duke i minimizuar dhe duke e çmuar atë të pushtuesve , nga e cila vetvetiu rrjedh pyetja se ku janë ata student? .

Ku janë ata profesor ?.

Ku janë ata intelektual dhe ky brez qe lejon një bir otomani , një vehabist, një ekstremist fetar me apetite islamike ta terrorizoj epokën e Rilindjes sonë kombëtare të letërsisë, që pjesë e saj është edhe i madhoi Anton Zako Çajupi. “ Heshtje qeveritare ,heshtje e akademikëve !

“Ai ka ofenduar shqiptarizmin dhe tërë popujt e botës duke thënë se: Nënë Tereza e ka vendin në ferr, ku të lumturën – Nobelisten Nënën Terezë, Gonxhe Bojaxhiun e quan prostitutë, cila ka ndërruar shumë meshkuj dhe ka ngrënë e ka pirë pa para”, thuhej në shtyp “Nuk e duan skulpturën e atdhetarit Idriz Seferi, “sepse është katolik”, kështu thotë skulptori i kësaj vepre e cila u shkatërrua nga banorët e fshatit Muçibabë të komunës së Gjilanit. Ndonëse e gdhendur për rreth dy javë nga skulptori shqiptar i cili jeton dhe vepron tash sa kohë në Itali, Hevzi Nuhiu, ajo nuk ka pasur “jetëgjatësi”.

Dhe e keqja kur nuk ndalet ,atëherë fillon stërkeqa e cila edhe nëse mundohemi ta ndalim , s`ka të ndalur . Mjerë ata që heshtën me vite , pa bërë asnjë hap më shumë kundër këtyre shëmtirave të kombit.

Dhe ,në ditët sublime të kombit shqiptar në Kosovë ditët e 5, 6, 7 Marsit , arrihet kulmi i tradhtisë kombëtare:

“Kush shkon te varret e Adem Jasharit apo Ibrahim Rugovës, dhe thotë lavdi dëshmorëve, ai del nga feja e Allahut, sepse në Islam vetëm Allahut i thuhet lavdi, ndërsa për Ademin thuhet inshalla e bën Allahu shehid, pra mos u merrni me përralla enveristash dhe titistash”, ka thënë Mazllami , Hoxha nga Prizreni Mazllam Mazllami .

Në shërbim të kujt janë këto mbetje osmane ?

– Në shërbim të porositur të qarqeve më antishqiptare për zhvlerësimin e çdo gjëje të mbarë të kombit.

Fahri Xharra,07.03.16
Gjakovë

Shperndaje ne

The Author

Fahri Xharra

3 Comments

Add a Comment
  1. Sa me shpejt duhet nxjerrur nje vendim, apo kod etik, si duhet ta quajme nga Kuvendi i Kosoves, dhe qdo devijim nga Rilindasit tane te shtrenjte, qw e kane njohur Kuranin dhe Biblen me mire se keta injorant, duhet te sanksionohet me ligj. Sepse neser do te jet vone, shume i nderuari Fahri.
    Keta tani e kane kaluar qdo norm njerzore, dhe po i bejne argat tjeterkujt me zellin me te madh.
    Tani, i kam pare edhe neper Xhami predikimet e tyre, qe perpara nuk ka qen nje praktike e tille. Me qfar shprehje “artistike”, predikojne para mases se gjer popullore!? Mimikat e tyre shkojne aq larg sa qajne kur predikojne. duke i bere edhe te tjeret keshtu…

  2. Te lumte pena (dora) o zoti Fahri,te ishim gjysma atdhetar sikur jeni ju,ndryshe do ishte kombi sote.un punoj shume,po kurr nuk bie te fleje pa lexuar shkrimet tua,flm per te gjitha keto te mira qe po na jep:

  3. Pse intelektualet flejn, pse nuk ngrisin zerin ndaj Mulateve, keta melez duhet per ndjek ne oazat e beduine e atje ne te ngrisin sheria tin e tyre le ti marin edhe familjet e tyre me veti.

Lini një Përgjigje te Naser Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.