Letërsi Kombëtare: Rrustem Geci- “ZËRI I SHQIPTARËVE”

Rrustemi_zeri_yne-Poezi nga libri “Nusja e erërave”

Lirinë ne e njohim nga gryka e pushkës
nga dora e bërë grusht,dhe revoltat
nga Nusja e erërave  dhe  e furtunave
dhe nga kraharori i përgjakur i Kosovës

Këtu është Shqipëri dhe askund tjetër
këtu është Kosovë dhe askund tjetër
këtu është Çamëri dhe askund tjetër
këtu është Iliridë dhe  askund tjetër 

Mbahu Kosovë, vetmbahu  atdheu  ynë
lufta me fqinjët tanë s´ka  mbaruar
Bashkimi i Shqipërisë kudo na thërret
Kosovën  e  duam shqiptare, jo  Kosovo

Kosova-Shqipëri është zëri shqiptarëve
Kosova Shqipëri është zëri  i atdheut
Kosova Shqipëri është zëri i Çamërisë
Kosova Shqipëri është molla e përflakur

Njëzetmijë bijë t´Kosovës të rënë për liri
S´luftuan për Kosovo, as për “Zajednicë”
Gjak trimash është derdhur  për  Kosovë
Kosova Shqipëri  është ky vend, ky  dhé!..

RrustemGeci

Rrustem Geci – Prishtinë, 2015 /

Dortmund, 2016

Shperndaje ne

The Author

Atdhe Geci

Rrustem Geci është një poet i njohur. Ai u lind në Roganë të Dardanës. Mësimet e para i bëri në vendlindje, kurse shkollën e mesme e kreu në Gjilan dhe Dardanë. Rrusta u kulturua më tej në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Ekonomik. Rrustem Geci 15 vjet ishte gazetar, në Radio Televizionin e Prishtinës. Ndërsa pas mbylljes së RTP-së nga regjimi fashistoid serbian ai mërgon në Dortmund të Gjermanisë, ku edhe tani jeton e vepron. Deri më tash ka shkruar dhe botuar 17 vepra; 1. “Demonstratat e luleve”, 2. “Antolologjia personale" 3. “Jeta në Letër”, 4. ”Mielli dhe uji”, 5. “Lirikë”, 6. “Dridhjet e barit”, 7. “Atdheu”, 8. ”Erdhëna”, 9. “Arbëreshët”, 10. “Shqipëria”, 11. “Trojet e mia” , 12. “Rogana”, 13. “Heroika”, 14. “Gacat e prushit”, 15. “Atdhetarët”, 16. “Pasha këtë tokë”, 17. “Kanuni poetik”, libri më i vëllimshëm në gjuhën shqipe me poezi, 2 mijë faqe, dhe mbi 23 mijë vargje. Motivet në poezinë e Gecit janë motive të zemrës dhe të shpirtit. Shndërrimi i jetës së jetuar në tekst poetik, është natyrshmëria e të qenit poet. Poezia përfiton shumë nga e bukura, nga dashuria. Rrustem Geci është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, prej vitit 1995, dhe është i përfaqësuar në gjashtë Antologji me poezi, dhe në një Antologji për gazetari.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.