Scupi dhe teatri antik

sckupi_teatri_antik_01

Shkupi me rrethinën e tij të gjere banohej që viti 4000 prKr; mbetjet e Neolitit janë gjetur në Kështjellën tij.

Vendbanimet Kalkolitike kishin një domethënje të madhe gjatë kohës së Bronzit.Gjetjet i takojnë të njëjtës kulturë e cila në mënyrë progresive përhapej në Ballkan , e njohur si kultura e Danubit dhe më vonë edhe ajo e Egjeut . Scupi ishte vendbanim dhe vonë si qytet Dardan . I vendosur në qendrën e Ballkanit në rrugën që e lidhte Danubin dhe Detin Egje, behet lokalitet me shumë prosperitet ashtu si e njohim nga historia.

Në Maqedoninë e sotme janë të gjetura dhe shënuara mbi 4000 pika arkeologjike.

Scupi i vjetër si vendbanim shtrihet në mes fshatrave Zlokuçani dhe Bardovci . Sipas dokumenteve historike ai i takonte Paeoneve dhe më vonë bëhet kryeqytet i Dardanisë.

Koha romake e kishte Scupi si nyje për qëllime e saja pushtuese . Scupi lidhej nëpërmjet Via Egnatias me Adriatikun . Afër Scupit kalonte rruga që e lidhte Naissusin me Selanikun nëpërmjet Stobit (Shtipit ).

Viti 518 e shënon tërmetin e madh që rrafshoi Scupin, dhe viti 596 e shënon rindërtimin e tij dhe më vonë prap i shkatërruar nga sulmet Avare. Në rrugën malore që të çon Fshatin Bardhaj ( Badovac) , janë mbetjet e Banjove të kohës së vjetër. Aty afër është Lapidariumi , muzeu arkeologjik Centurion dhe tjera gjetje arkeologjike.

Teatri I Scupit ( sipas atyre ) i takon tipit të teatrove romake,   me galeri dhe hapësirë për shikuesit , orkestrat dhe tjera. Ulëset e teatrit , ulëset harkore nga gurët e mëdhenj , ku pjesa e sipërme në formë gjysmë rrethi i bënë muret e saja. Skena ishte mjeshtërisht e zbukuruar dhe me dy nivele. Muret ishin me pllakëza ngjyrash të ndryshme. Sipas formave arkitektonike dhe dekorit shihet se ky ishte një teatër i bukur dhe i luksit.

sckupi_antik_i_madhi_05scupi_antik_teatri_madhi07

scupi_antik04

Roman_Dardania_part_of_Moesia_Superior_viti_1830

Shkeputur nga:

https://commons.wikimedia.org/wiki/File:Roman_Dardania_part_of_Moesia_Superior_part_of_old_map_made_1830.jpg

Në asnjë shkrim ,studim , publikim apo referim për Scupin e vjetër nuk përmënden shqiptarët si pas ardhës të dardanëve. Nuk e kam të njohur ,nëse shqiptarët marrin pjesë në hulumtimet arkeologjike në Maqedoninë e tyre apo janë vetëm si numër statistikor i bashkëjetesës së dy komuniteteve, njëri që i kërkon rrënjët e saja në tokë të huaj dhe tjetri që pa dashas e harron dhe e mohon lashtësinë e vet.

fahriu_shumemire

Fahri Xharra
09.03.16 Gjakovë

Shperndaje ne

The Author

Fahri Xharra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.