In memoriam për Hoxhën shqiptar Mulla Rifat Jasharin

Hoxhe_Mulla_Rifat_Jasharin

I madh e i vogël të Malësisë së Karadakut e të Anamoravës e më gjerë, kanë njohur Mulla Rifat Jasharin, hoxhë nga Zhegra, por i ardhur nga fshati Sefer. Ai sot u nda nga jeta. Shkoi në përjetësi në moshën 98 vjeçare pas një sëmundje jo aq të gjatë, por rëndë. Ky kumt i hidhur është pritur me dhembje jo vetëm nga familjarët e tij në Zhegër, Gjilan e mese tjera, por edhe në shumë vendbanime të Malësisë së Karadakut e Anamoravës. Ishte i tëri njeri. Njeri i gojës së ëmbël, por njeri i dijes dhe i mikpritjes.

Me dhembje e kujtoj njeriun më të vërtetetin sot për sot të fesë islame në tokat shqiptare: “Unë nuk jam kanë në luftë, nuk kam mujt me e kapë pushkën, por për Kosovën jam mundue të kultivoj paqen, tolerancën dhe respektin ndaj njani- tjetrit dhe kam insistu në shkollimin e fëmijëve, se pa shkollë nuk ka as ardhmëri. Sot popullit tim i uroj bashkim të plotë si vllazëni e jo si kojshi.”

Këto ishin fjalët e tij që duhet mbajtur në mend , fjalët që nuk kanë urrejtje fetare ,fjalë të thëna në prag të vitit të Ri 216 .

Me rastin e vdekjes së tij i shprehim ngushëllime jo vetëm Malësisë së Karadakut e të Anamoravës por të gjitha anëve të Kosovës se e humbëm fetarin mysliman i cili ka lënë gjurmë të pashlyera tek të gjitha moshat e njerëzve, i cili ka qenë i afër me të rinj, por ka qenë i afër edhe me fëmijë e me të moshuar të tjerë.

Duhet të mbahet në mend se ai “ishte një Anton Çetta i kësaj e kësaj kohe, i cili la gjurmë të thella në popull si njeri dhe si dijetar. Kurrë të keqes s’i ka thënë e mirë, por edhe të mirës s’i ka thënë e keqe. E ka ndarë drejtësinë drejt dhe përherë ka dalë fitimtar. Ka qenë njeri i respektuar nga të gjithë. “

Para sa kohësh kur ende ishte gjallë , me krenari shkrova : “Duke e u bazuar në shkrimin e mrekullueshëm të Gazmend Kajtazit : “Hoxha 100 vjeçar nga Kosova, kur fëmijët vinin në xhami, tinëz ua mësosha alfabetin shqip” desha të thurri disa fjalë fjalë falemnderimi për këtë njeri të fesë te cilit askush nuk ia turbulluar mendjen që gjeneratve të reja t`iu meson fenë mbrapsht; që “adetet” fetare i kryen në shenjë mirënjohjeje për zotin që i beson dhe për të jetuar si mësues i fesë. Të rrallët janë si ky njeri që as Serbia e as Turqia nuk e kanë infektuar që të jetë aragat i dreqit ,por shërbëtor i denjë i asja që i ka besuar dhe i beson ende sot në moshën 100 vjeçare. “

“Tek ai nuk ka pasur urrejtje, por tek ai ishte mbjellë me kohë e mirja dhe dashuria ndaj njerëzve. Në një rast, ai pati thënë: “Koha po kalon, por njerëzit nuk po e shohin se ajo po ikën dhe s’po punojnë për kohën. Duhet këta njerëz të këtij vendi të mendojnë edhe për Zotin, sepse ai i ka falë, por duhet të mendojnë edhe për jetën e tyre se si ajo të jetë e bukur e me pak halle”.- shkruan Tefik Selimi në proinformacion.com.

Sa prekëse dhe zemër plotë shqiptare ishte kur e thoshte : Sa prekëse : “Unë jam kanë imam dhe kur fëmijët vijshin me mësue mu falë në xhami,tinëz atyne ua msojsha alfabetin shqip dhe letrat e shkrueme shqip i mshefsha në Kuran. Atëherë (1955), në katun pak kush shkollohej. Djemtë tonë nuk e niqshin shkollën mas klasës së katërt për me “i rujt gjanë”, e qikat nuk i lejshin, sepse qysh në klasën e pestë ato rriteshin me trup. Kam shkue shpi për shpi për ti angllatis prindërit e tyne për me i lanë vajzat me u shkollu. Ju thosha atyre se nëse duhet edhe zhag kom me i nxjerrë, e në shkollë kanë me shku. Unë isha dashamir i shkollës e pastaj vjen xhamia.”

E thoshte me krenari sa ishte gjallë: “Unë nuk jam kanë në luftë, nuk kam mujt me e kapë pushkën, por për Kosovën jam mundue të kultivoj paqen, tolerancën dhe respektin ndaj njani-tjetrit dhe kam insistu në shkollimin e fëmijëve, se pa shkollë nuk ka as ardhmëri. Sot popullit tim i uroj bashkim të plotë si vllazëni e jo si kojshi.”

Ky hoxhë fshati, i cili sot nuk është në mesin tonë, ishte në krye të pajtimit të gjaqeve. Ai me disa shokë ka pajtuar gjaqe nga Konçuli e gjer në Kaçanik. Ka pajtuar në Zhegër, Dunav, Stançiç, Pidiç, Çelik, Stubëll, Goden, Gjylekreshtë, Remnik, Mogillë, Buzovik e në shumë fshatra të tjera të Karadakut e të Anamoravës. Ai ishte një figurë e madhe e popullit.

Sa i duhen sot popullit shqiptar të besimit musliman , hoxhët si Mulla Rifat Jashari !

PS. “Pra, ektremizmi islam në Kosovë, e sidomos në Maqedoni dhe në Luginë të Preshevës filloi të merr terren dhe ta imponoj ideologjinë militante, i papenguar nga askush. Madje, në Serbi ai po ndihmohet nga Qeveria serbe, duke i përkrahur ata materialisht e financiarisht, si dhe duke u mundësuar programe në radio falas. Kuptohet, të financuara nga pushteti serb. Kështu, aktualisht është duke ndodhur një situatë tejet e rrezikëshme e imponimit të Islamit politik dhe të ekstremizmit islamik,që po zhvillohet i papenguar gjithandej në Kosovë dhe viset tjera shqiptare, ku imamët, të papenguar, mbajnë ligjërata ekstremiste dhe bëjnë thirrje për Xhihad, d.m.th. për Luftën e shenjtë islamike në Siri, etj. dhe askush nuk i thërret në përgjegjësi”,

Pushoftë në paqe e në qetësi njeriu i kombit : Mulla Rifat Jashari i Zhegres së Gjilanit !

Fahri Xharra

Fahri Xharra,
10.03.16 Gjakovë

Shperndaje ne

The Author

Fahri Xharra

1 Comment

Add a Comment
  1. Rrespekt dhe nderime per nje imam (hoxhe)te tille te devoteshem.U prefte ne paqe ne gjenet.rrespekt

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.