Nermin Vlora Falaschi, gruaja që e kuptonte gjuhën etruske

Nermin Vlora Falaschi ,la donna che capi la lingua etrusca.
( Nermin Vlora Falaschi , gruaja që e kuptonte gjuhën etruske )

12Nermi_Vlora_Falaski_01

 

(Në vitin 1987 Nermin Vlora Falaschi mori pjesë në Seminarin e Kulturës Shqiptare për të Huaj, i cili mbahej në Prishtinë në çdo vit. Për të marrë pjesë në këtë seminar zonja Nermin Vlora Falaschi u ftua zyrtarisht nga drejtori i Seminarit, akademik Prof. Dr. Idriz Ajeti.

nermini_fb

Nermin Vlora

Pjesëmarrja e Nermin Vlora Falaschit e zbukuroi Seminarin dhe ia dha një frymë të re. Për ta mbajtur kumtesën kësaj iu caktua salla solemne e Institutit Albanologjik. Salla u mbush plotpërplotë me pjesëmarrës të Seminarit. Të gjithë seminaristët ligjërimin e zonjës Nermin e përcollën me vëmendje të jashtëzakonshme, sepse prej saj dëgjuan informata të reja nga qytetërimet e lashta të të parëve tanë: pellgazëve-ilirë ve-etruskë ve. Bashkëshorti i Nerminës, zotëri Renzo, e inqezonte me kamerë ligjërimin e saj (17.VIII.1987) .Mirëpo, fatkeqësisht, këtë atmosferë të këndshme, e prishi Idriz Ajeti me asistentin e vet, Rexhep Ismailin dhe Exhhlane Dobruna- Salihu ) . Ishte koha e Azem Vllasit , dhe normalisht që duhej reaguar keq .

Kush është Nermin Vlora? Ajo thoshte : Kush jam unë?

Unë jam vetëm një çast, Huazuar nga gjithësia, Për t’ia dorëzuar, mandej, Misterit te Madh. Atë dite qe do te kaloj ne përmasën tjeter, do te doja te shkruhej: Kush isha unë?   Unë isha…
( e madhe , e paepur , shkëlqim dhe dritë e Misterit të Madh , fxh )

Ajo thoshte : “Nëse flasim për kulturën. Ajo filloi ne familje, qe ne muajt e para te jetës sime. Gjyshja ime e dashur thoshte: “Mund te te marrin çdo gjë, por vetëm ate qe ke ne mendje, n` tru, nuk ka mundësi ta marre askush”. Fjale te shenjta! Ne te vërtete, ajo me ka ndihmuar gjithmonë, si ne periudha vështirësie, ashtu edhe ne ato normale ose gëzimi. Ne moshën pesëvjeçare, ime amë më shpuri ne Greqi, ku banonte motra e vogël e gjyshes. Atje kaluam beharin dhe unë pata mundësi ta mësoj edhe greqishten. Kur u kthyem nga Athina, unë isha pese vjeç e gjysme. Vendosen te me dërgojnë ne Shkollen e motrave Kiriazi. Shkolla ishte jashtëzakonisht e bukur, si nga pikëpamja e natyrës, ne maj te kodrës, plot pyje dhe fusha, ashtu edhe nga ajo e ndërtesës. Kishte banka te veçanta për çdo nxënëse, dhoma gjumi veç e veç për mosha te ndryshme dhe banjo, ne çdo kat, me shërbimet përkatëse. Kishte edhe gjenerator autonom për shkollën, ne mënyre qe drita nuk mungonte kurrë. Me thane te drejtën, te gjitha këto te mira vinin si dhurate nga shqiptaret e Amerikës. Ishte periudha kur ne Shqipëri, Mbreti Zog kishte urdhëruar qe, për ta emancipuar një vend, duhet te emancipohet gruaja, meqë një grua injorante rrit fëmijë injorante.“

Neve shqiptarëve na duhet një vështrim politik më i thelluar për të marrë ato gjërat më të mira nga e kaluara jonë historike, të mësojmë, studjojmë dhe të dimë mbi zanafillën e rrënjëve tona pellazge-iliro-shqiptare, e natyrisht që duhet doemos të dimë çfarë duam sot, në mënyrë që në të ardhmen të arrijmë atë që nuk është arritur nëpër shekujt e kaluar.

Çdo komb ka historinë e tij, edhe kombi ynë shqiptar ka histori të lavdishme. Në të kaluarën tone kemi qenë një etnitet i madh kujto pellazgët – ilirët, por kemi ardhur vazhdimisht duke u tkurrur. Vetvetja dhe të huajt na kanë copëtuar, na kanë zvogëluar, na janë rrënuar themelet e historisë ngase nuk e kemi shkruar historinë në gjuhën tone nga rrënja pellazge e ilire.

Rrënja e gjuhës botërore pelazgishtja: Kjo ishte, natyrisht, gjuha hyjnore e profetëve, të cilën e kemi quajtur “gjuha nënë”, më saktë shkruan Nermini, kjo gjuhë ishte Pellazgishtja – ilirishtja – shqipja e moçme , dhe   Herodoti në kohën e tij shkruante : “Etrusket flisnin gjuhen e nje populli te lashte , qe jetonte ne krahinat e mesdheut ,para ardhjes se grekve”

Ne dimë qe ai popull ishte populli Pellazg

Që nga fillimi i shekullit V para erës së re, deri në fund të shekullit I para erës së re Iliria dhe Ilirët kanë patur 45 mbretër Ilirë, shto dhe 19 mbretër të Maqedonisë që ishin të njëjtës etni më ilirët na del se kemi patur gjithsej 64 mbretër në V shekuj para erës së re. Vetëm nga molosët kemi patur 10 mbretër siq ishin Ptolemeu nipi i Pirros në vitin 231. p.e.s, Aiakidi i ati i Pirros etj. pastaj 2 mbretër ishin nga ardianët si Agroni në vitet 250-321 p.e.s. dhe Skerdilajdi. Po ashtu ishin 3 mbretër dardan si; Batoja, Longari dhe Monuni. Poashtu ishin 4 mbretër taulant si; Pleuria, Mytyli, Monuni dhe Glaukia. Pastaj ishin 9 mbretër nga epirotet si; Tharypi, Pirroja II, Fyla, Aleksandri II etj. Më pastaj Karani ishte mberti i pare i Maqedonisë e kështu më radhë. Nga tërë kjo që u tha më lartë vështir se ka ndonji popull që na rrethon të ketë një të kaluar kaq të lartë me një traditë qytetërimi që i kanë dhënë edhe etnive tjera në Gadishullin e Ballkanit.
Sipas: kësaj dijetareje (Nermina Vlores- Fallaschit ) duhet të kemi parasysh këto fjalë themelore të gjuhës ilire, të cilat rrojnë akoma sot në shqipen moderne: : Pelago, që do të thotë ” det i thellë”, nga vetë emri i pellazgëve, të cilët i quajnë dhe: ” Popujt e detit”.

“Herodoti: “Ati i historisë”, na jep lajme shumë interesante. Ai rrojti në shekullin VI para Krishtit, ku shkrimi ishte konsoliduar prandaj rrëfimet e tij janë interesante: ” grekët mësuan nga pellazgët artin e punimit të bronzit, të themelimit të qyteteve e të fortifikimeve” . Akoma edhe sot muret e ngritur me masa të mëdha guri quhen: ” Mure pellazgjikë”. Herodoti informon se Pellazgët ngritën murin rrethues të akropolit të Athinës dhe nga ata morën mitet e perënditë “ – nga e pavdekshmja Nermin Vlora

“Ajo arriti disa përfundime te kënaqshme duke zbërthyer etruskishten me ane te shqipes, gje qe peshoi ne studimet e linguistëve paleografë te huaj, por fatkeqësisht qe u nënvleftësua dhe keqtrajtua nga “shkencëtaret” shqiptare. Ajo mjerisht ka vdekur dhe per turp te institucioneve ta larta kulturore dhe shtetërore nuk u tha asgjë per te. Tash kohet e fundit ka fillue me u përmende. Ne kemi pasë miqësi familjare me te, dhe kemi bashkëpunuar për çështjet gjuhësore dhe arkeologjike ne lidhje me pellazget, si popull primar nga rrodhen popuj e qytetërime te tjera, se ai etrusk, qe u be shkaku i lidhjes gjuhësore shqipe, etruske, pellazgjishte, dhe fakt i prejardhjes se shqiptarve nga pellazget…”( nga Lek Pervizi )

Një vend me rëndësi zen bashkatdhetaria jonë e nderuar Nermin Vlora Falaski, luftëtare e palodhur për afirmimin e identitetit të shqiptarve si pasardhës të drejtpërdrejtë të Pellasgëve ¬Ilirëve dhe Thrakëve, tre përbërësit themeltarë të zhvillimit të popujve- e të qytetërimeve te tjera të botës antike, të gjithë me një emërues të përbashkët:

Puna e Zojës Nermin Vlora Falaski, është përqëndruar mbi përkthimin e shkrimeve të lashta etruske me anë të shqipes, që ajo njeh mirë, kur në të njejtën kohë ajo zoton dhe latinishten dhe greqishtën e vjetër, turqishtën, përsishtën, sanskritishtën, dhe gjuhët kryesore evropiane.

Cila mund të ishte kjo gjuhë barbare që edhe në kohën e Herodotlt flitej në qytetet e ishuj të ndryshëm të botës se vjetër ? Për çudi edhe sot e kësaj dite në Greqi flitet gjuha ” arvanitas » (shqipe arbërishte), siç flasin edhe në arbëreshët e Italisë. Cila mund të ishte gjuha e përdorun në luftën e Trojës, ku luftuesit merrëshin vesh me të njejtën gjuhë ? Kështu që lufta e Trojës nuk mund të quhët luftë e ” Grekëve” (helenëve) kundër Trojanëve, por një luftë mes popujve pellasgjikë vëllezër, për supremaci taksore e pushteti.

Për Nermin Vlora Falaskin, është dhënë një emërtim :”Ndriçuese e qytetërimeve të vdekura”.Kërkuese e atyre qytetërimeve që kanë mbyllur sytë,qindra vjet më parë. Pra kohëgjurmuesja e jonë,por e atyre,qytetërimeve,që tashmë po ringrihen me të dhëna e fakte,me dëshmi e gërmime,që kanë ekzistuar në themelinë e kësaj bote.

Kërkimet e N.Falaksit janë të vlefshme,si pjesë e rëndësishme e gjithë historisë tonë,qoftë edhe me këtë kontribut të thjeshtë. Ndër studimet që ka kryer N.Falaski është edhe “Pellazgët,Ilirët,Etruskët,Shqiptarët”,ku do të merri atë përkufizim të qenësor të kësaj studiuese për pellazgët.”Pellazgët,si popull shumë i lashtë,banonin në periudhën parahistorike në Greqi,në Arkipelag,në brigjet e Azisë së Vogël, dhe të Italisë. Trakasit ,frigasit, karientët, etruskët, epirotasit, ilirët,italiotët dhe shqiptarët e sotëm në përgjithësi konsiderohen se janë degë kryesore të pellazgëve.

Nuk ka dyshim se pellazgët kishin formuar një perandori të ndriçuar. Kështu autorja germë pas germe vjen tek dhëmb,dhëmbi duke cituar se shqipja që flitet në Shqipëri ishte gjuhë e përbashkët e pellazgëve,ilirëve,etruskëve të lashtë,prandaj nëpërmjet saj mund të rindërtohet edhe historia e tyre. Dhe së fundi ,ka shumë teza ,që aktualisht sot po hidhen rreth këtij problemi,pavarësisht kohës kur janë shkruar ato.

Referencat:

-Dr. Skënder Rizaj Si e pritem Nermina Vloren
“ Koha e Jone “-Kush eshte Nermin Vlora?
– Avdi Ibrahimi “Zanafilla e Rrënjëve tona “
-Gezim Llojdia “ Ndriçuese e qytetërimeve të vdekura “

fahriu_shumemire

Fahri Xharra,13.03.16
Gjakovë

Shperndaje ne

The Author

Fahri Xharra

2 Comments

Add a Comment
  1. …né librin e zj.Falaski “Pellazgèt,ilirèt,etruskèt,shqiptarèt”ka mjaft arritje né njohjen e kulturès dhe gjuhès etruske,por interpretimet qè ju janè dhanè shkrimeve etruske janè padyshim me mjaft gabime dhe me tè pakten disa interpretime tè tjera.Mosnjohja e dialektit “gegè” dhe interpretimi nèn lenten e besimeve fetare i kanè dhanè krejt tjeter kah shkrimeve tè vjetra e qè nuk gjèjnè perputhje as brenda per brènda shkrimeve tè autores nder argumente tè ndryshme.

  2. me vjen keq po palaski ishte nje emigrante qe nga nostalgjia per vendin e lindjes mundohesh te shqiperonte shkrimt e pa kuptuehem esturke me gjuhen shqipe te socme, gje qe ska asnje lidhje ta respektojme per ardhe dashurine e saj po tjeter gje ska asnje vlere

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.