Shqiptarët , më në fund e kuptuam se ishim të mashtruar

enhanced-buzz-wide-4594-1419014207-13

Dyndjet arabe në Europë e kanë ndryshuar brengën e qytetërimit europian dhe botëror; se pse kjo dyndje i kaloi caqet e ISISI-t dhe mori kahje tjetër në historinë më të re . Ky është fillimi i një dyndjeje të madhe arabe në kontinentin e vjetër dhe përmasat e vëllimin nuk mund ta parashikojmë ; së paku unë jo.

fluechtlinge_nickelsdorf_gal_04_a.4639929

Lufta ndërarabe në shtetet e ndryshme po ashtu arabe i solli botës një tollovi , por edhe ne si shqiptar në shtetet tona e ndiem një tërmet shoqëror jo aq të vogël ku dolën në pah një mori problemesh të mbetura nga e kaluara për të cilat ishte menduar se janë hjekur nga rendi historik i ditës në botën shqiptare . Por jo , ato u rinngjallën , asgjë nuk ishte e re por vetëm luhej e njëjta lojë e dikurshme por tani në rrethana tjera dhe me pikëpyetje të reja.

Aktorët ishim ne , edhe pse të shekullit 20-të ; skenarët , investimet , dhe regjia po ajo e vjetra por me metoda më moderne ;dikush u turpërua , dikush u pasurua , dikush u vra në tokë të huaj, por kryesisht mbetem të koritur si shtete shqiptare dhe si komb në tokat mbarëshqiptare.

Shqiptarët , më ne fund e kuptuam se ishim të mashtruar dhe se salafizmat , wahabizmat dhe izmat tjera ishin të huaja për ne ,sepse ato nuk e kanë vendi në tokat tona. Ishte koha e mashtrimeve të mëdha !
fluechtlinge-passau-114~_v-img__16__9__l_-1dc0e8f74459dd04c91a0d45af4972b9069f1135

Loja e madhe e protalebane , pro- isise, antihistori dhe antiardhmëri ishte e arnzhuar nga qerqet më të errëta sllave ,pravosllave në bashkëpunim me Turqinë. Turqia e përgatiti terenin “ duke kërkuar hisen e saj historike “ në tokat tona me investime të mëdha në infrastrukturën antikombëtare mediatike dhe praktike dhe me objekte të cila nuk mundën ta arrijnë qëllimin e fundit : kthimin prapa të historisë.

Mbi të gjitha këto , Serbia gjeti vetveten me njerëzit tanë dhe mu në kohën më të nevojshme për ne , iu ndërroi mendjen atyre që qanin për ne dhe po ata filluan të mendojnë ndryshe dhe të vendosin pak më ndryshe se sa që ishte premtuar . Pra , një fitore e madhe e madhe e Serbisë.

Mendimet se bota do të jetë gjithmonë me ne edhe nëse ne dalim në anën e të keqit, edhe nëse ne kultivojmë antiamerikanizëm , antieuropianizëm dolën të gabuara. Bota i ka ende hallet e veta.

Europa e ka hallin e madh të dyndjeve arabe drejt saj e ne si Kosovë e re , apo si Shqipëri post komuniste ato dëshira që kishim mundur t`i realizojmë në 15 vjetët e fundit ( Shqipëria ,20 vjetet e fundit ) e kemi pak të vështirë tani. Europa ka halle !

Por e mira pas një kohe të gjatë ,të humbur , të pa zëvendësueshme është se ne e kuptuam të vërtetën më në fund se ne ishim të mashtruar .

Se si do të ballafaqohen qeveritë shqiptare dhe ajo e Kosovës ,në rast të ndonjë orientimi të qëllimshëm të të dyndurve arab drejt nesh , mbetet të shihet .

Por më rëndësi e kuptuam se salafizmat dhe vahabizmat nuk ishin për ne dhe se ne pavetdije e kryem rolin e bartjes së të keqe me qëllime të të keqit.

Fahri Xharra

Fahri Xharra,14.03.16
Gjakovë

Një lëvizje pozitive : “Athua arabët, a i kishin praktiku tirqit me i vesh a?”, thotë ai në një ligjëratë të tij para xhematit. Gjatë të premteve, imami 21-vjeçar mundohet t’i bind besimtarët se ka vetëm një islam. “Vjen dikush që flet ndryshe, e ky është një ekstremizëm, prishje qetësie, se nesër-pasnesër dikush thotë: hoxhë e ki keq, se këqyre ky me mjekër ma të madhe e pantallona të shkurta po flet ndryshe, po falet ndryshe, qenka ma mysliman. Por, nuk llogaritet muslimanllëku në mjekër e pantolla”, thotë ai .
Imami flet edhe kundër organizatave terroriste, ndërsa thotë se lufta në Siri “ka heq do bërlloka nga Kosova”! ( Hoxha 21-vjeçar: Nuk llogaritet muslimanllëku me mjekër e pantolla )

Shperndaje ne
Updated: 14 Mars, 2016 — 00:25

The Author

Fahri Xharra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.