Gjuha Arbëreshe e Zarës po zhduket

Po_arberishte_01

E dini që gjuha arbëreshe e Zarës , sipas “Telegraph-it “ britanik është ndër 24 gjuhet e Europës që rrezikohet nga zhdukja ; gjuha e cila flitet vetëm  edhe nga 500 veta.

Në gazetën “ Slobodan Dalmacija “ lexojmë : Zonja Irena Kolbas nga Muzeu Etnografik I Zagrebit ,që para tri vjetësh ka shkruar: “  Gjuha Arbanase është e falme arkaike e dialektit Gegë  të gjuhës Shqipe , të cilën e sollën  Arbanasit në fillim  të viteve 1700. Arbanasët erdhën në tri  valë të shpërnguljes nga rrethina e Shkodrës, nga rrethina e Tivarit si dhe  Brisku dhe Shestani . Në fillim ishin strehuar në Zemunik ,e pastaj rreth vitit 1726 erdhën ne Zarë  ku edhe sot flitet më së shumti gjuha arbanase. Në Zemunik  ende ka arbanas por ata e kanë humbur gjuhën e tyre. “

– Jam i sigurt qe numri i atyre që flasin gjuhen Arbanase , është edhe më i vogël se sa shkruan  gazeta “Telegraph”- thot  Bernard  Kotlar  i cili i ka digjitalizuar bisedat e tija dhe të Aleksandër Stipqeviqit me arbanasit e vjetër duke u munduar të ruanin gjuhën arbanase nga humbja e përhershme ,

( Bernard Kotlar  ankohet  se arbanasit e kanë në duar vetëm fjalorin e Kruno Krestiqit , por nuk kanë  as libra të gramatikës e as mësimdhënës të përgatitur.
Në fillimtë shekullit 20-të Austro- Hugaria në një kohë e kishte derguar Dom Ndre Mjedën dhe Nimon Ferizin për të dhënë mësim në këto anë. Nimon Ferizi , bile është i varrosur në Arbanasi të Zarës.

Miq të nderuar , i kemi dy shtete shqiptare , dhe ku janë ato , sa janë të interesuara për arbanasit; vetëm t`i mendojmë grekët dhe serbët në këtë rast se sa kishin shpenzuar për të ruajtur  jo vetëm gjuhën por edhe një varr të bashkë kombasve të tyre . Marre për ne, historia do të na gjykojë! )

Zoti  Kotlar, 58,  flet vetëm me nënën e tij ne gjuhen arbanase   e cila i është gjuhë amtare  , ai ankohet ;” Bashkësia arbanase ka ndryshuar, njerëzit janë përzier . Pak e vështirë të ruhet gjuha e sjellë ne këto ane para 300 vjetësh. “

“ E vështirë   është të ruhet gjuha në këto kushte por unë jam optimiste. E kemi themeluar shoqatën  kulturore “ Vicko Zmajeviq” dhe do të mundohemi të bëjmë çmos për gjuhën e të parëve-thot Maksimilijane Barançiq , profesoreshë e doktoruar në temën  “Leksiku i të folmes së Arbanasit “

Është për tu përmendur që vetëm familja e Ana Mazijes , në Arbanasi që flasin ndër veti vetëm  shqip,
 -– Dje kom pat plot pun  ! -thuhet ende

Mund t`i lexoni :

http://gazetadielli.com/arbanasi-i-zares-dhe-familja-deshpali/

http://gazeta55.al/arbanasi-ne-zare-fshati-shqiptar-ne-kroaci/

fahriu_shumemireFahri Xharra,
22.03.16. Gjakovë

 

 

 

 

 

 

 

 

Shperndaje ne
Updated: 22 Mars, 2016 — 14:03

The Author

Fahri Xharra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.