Napoleon Bonaparta, strategu më i madh ushtarakë shqiptar!

shqipetari_napoleon_bonapartiA ishte Napoleon Bonaparta Arbëresh?

Elena_Kocaqi_shb

Nga: Elena Kocaqi

Napoleon Bonaparta është një nga strategët më të mëdhenj ushtarakë që ka nxjerrë njerëzimi. Ai meriton që të vihet pranë burrave të tjerë të mëdhenj, pasi arriti të pushtojë monarkitë më të mëdha të Evropës, si atë gjermane, austriake, madje dhe vetë Rusinë, sepse hyri në Moskë, dhe nuk ishte faji i tij që car Aleksandri nuk doli të luftonte, gjë që e mërziti Bonapartin dhe e detyroi të linte Rusinë. Bonaparti ka meritën se vuri në zbatim në vendet e pushtuara feudale konservatore e evropiane idetë e revolucionit francez. Po të mos ishin pushtuar këto vende nga Napoleoni, me siguri Evropa dhe bota nuk do të ishin kështu siç janë sot, sepse me luftën e tij theu zinxhirët e hekurt të feudalizmit Mesjetar, që bëheshin pengesë për zhvillimin e kapitalizmit dhe të qytetërimit botëror. Pra Napoleoni nuk ishte vetëm ushtarak i zoti, por edhe politikan, pasi në vendet që pushtoi vendosi parimet kryesore të shtetit modern, që lindi me revolucionin anglez, amerikan dhe francez. Ai i ka dhënë qytetërimit botëror më shumë se sa mund të imagjinohet, sepse reformat e tij që bazoheshin në idetë iluministe të Revolucionit Francez, të cilat kishin të bënin me barazinë e shtetasve, lirinë, të drejtën e pronës etj., zgjuan popujt e shtypur nga feudalizmi prej shekuj. Revolucionet që përfshinë Evropën në vitin 1848, janë quajtur ndryshe dhe si “pranvera e popujve”. Ato janë meritë e reformave të Napoleonit, sepse me rënien e tij nga pushteti në vitin 1814-1815, reformat që ai kreu i anulluan nga mbretërit feudalë që u rikthyen në fron. Por njerëzit u zgjuan, nga të drejtat që u dha Napoloni, dhe nuk do të pranonin që të ribujkrobëroheshin përsëri, ndaj u rebeluan për t’i fituar këto të drejta.

Cila është origjina e këtij burri të madh?

Napoloni ka lindur në Korsikë, e cila një vit pas lindjes së tij kaloi nën sovranitetin francez. Lindi në një familje të vogël fisnikësh që nuk gëzonin pasuri të mjaftueshme për të jetuar normalisht. Sot është pranuar që nuk ishte francez, edhe pse bëri shumë për Francën.

1. – Shatobrion një studiues i famshëm francez i kohës, ka ngulur këmbë për origjinën e huaj të Napolonit. Ai ka qenë i bindur se ishte i huaj, por nëse do të ishte italian, do ta kishte theksuar.

2 – Janë studiuesit francezë ata që kanë komentuar origjinën shqiptare të Napoleonit. Myfit bej Libohova në librin e tij “Ali Pashë Tepelena” të botuar në gjuhën turke thotë se Adolf Thiers që ka shkruar historinë e Revolucionit Francez, pra që është njohës i mirë i kësaj epoke se kishte jetuar afër kësaj kohe dhe që më vonë do të bëhej president i Francës, flet për origjinën shqiptare të Napolonit. Ai citon Thiers, i cili thotë se “kur Josef Bonoparti vëlla i madh i Napolon Bonopartit u bë mbret i Napolit në vitin 1806, shqiptarëve të Napolit që shkuan për t’i uruar mirseardhjen, u tha edhe familja Bonoparti është me origjinë arbëreshe”.

3 – Në fakt, Myfit bej Libohova, në lidhje me shpjegimin e Adolf Thiers shton se “Sipas hetimeve të bëra del se është e vërtetë që familja Bonoparti është me origjinë arbëreshe. Në shekullin XV rreth 100.000 shqiptarë të larguar nga viset shqiptare të Shqipërisë, u vendosën në More. Sipas të dhënave të enciklopedive greke në shek. XIV-XV në Peloponez kanë jetuar me mijëra shqiptarë, të cilët kanë qenë vendosur në krahinën malore të Manit, por sipas tyre këta shqiptarë kanë ardhur nga Shqipëria. Ata qëndruan aty për rreth 100 vjet. Shqiptarët luftuan me Turqit, dhe pas vrasjes së prijësit të tyre me origjinë nga Himara, Pjetër Bua ikën për në Itali. Ikja e shqiptarëve të Peloponezit është përjetuar në këngën Moj e bukura More që e këndojnë edhe sot shqiptarët kudo që janë, sidomos ata ta Italisë. Myfit bej Libohova thotë se “është fakt që shqiptarët në Korsikë formuan një fshat, siç është fakt se paraardhësi i Napolonit ishte nga ky fshat arbëresh”.

4 – Një aristokrate franceze që jetoi në kohën e Napolonit, dukesha d’Arbantes gruaja e një nga gjeneralëve më të aftë dhe më besnik të Napolonit në librin e saj “Revolucioni, Perandoria dhe Restaurimi” thotë se Napolon Bonapartin e njeh së afërmi dhe që të dy janë me origjinë nga zona e Manit në Peloponez”. Ajo përmend, gjithashtu, dhe interesimin e beut të Manit që Bonoparti të çlirojë nga Turqit, Manin vendlindjen e gjyshërve të tyre. Në fakt, kjo dukeshë, burri i së cilës ishte mik i afërm i Napolonit e shkroi librin në kohën që jetonte Naploni, dhe fakti që ai nuk i përgënjeshtroi, tregon se këto fakte janë të vërteta.

5 – Studiuesi francez me origjinë nga Korsika, Rober D’Angely në veprën e tij Enigma e quan Bonopartin shqiptar, ashtu si Aleksandrin e Madh dhe Aleksandrin tjetër. Ky studiues Korsikan, një njohës i mirë i shqipes dhe i shqiptarëve, ka thënë me plot gojën se Napoloni ishte shqiptar. Ai sqaron se mbiemri i vërtetë i Napolonit ka qenë Kalëmiri, i cili është deformuar nga grekët gjatë kohës 100-vjeçare që familja e tij jetoi atje si Kalomeros, që do të thotë ana e mirë që u përkthye në italisht si Buonaparte. Pra, që mbiemri i tij i vërtetë është Napolon Kalëmiri e nëse do të përkthehej në italisht do të ishte Naplon Buoncavalo, dhe jo Napolon Buonaparte.

6 – Në ditarin e tij Napoloni shkruan, se kur po shkonte në një betejë detare kundër Albionit, pra Anglisë, i lutet që me të të ishin të gjithë paraardhësit e tij dhe përmend aty Ene Dardanidin, Akilin dhe Odisenë. Pra, përmend Trojanin Ene nga fisi i të cilëve janë Dardanët e sotëm, pra një pjesë e madhe e racës shqiptare të mbetur sot në Ballkan, i kërkoi ndihmë Odisesë që ishte një shqiptar tjetër nga Epiri Pellazg, po ashtu Akilit nga Thesalia dhe Fthija Pellazge. Këto tregojnë se ai e dinte shumë mirë origjinën e tij shqiptare dhe u kërkonte ndihmë këtyre heronjve. Po kështu, ai donte t’i ngjante Aleksandrit të Maqedonisë një tjetër shqiptari, dhe kur shkoi në Egjipt vizitoi vendin ku ka qenë varrosur Aleksandri, dhe thuhet se urdhëroi të gjithë ushtarët ta linin vetëm në dhomë.

7 – Një fakt i tërthortë është se kur zgjodhi simbolin e perandorisë së tij francezët i afruan gjelin dhe luanin, ndërsa ai zgjodhi shqiponjën, një simbol mijëra vjeçar të racës shqiptare, që edhe sot e kanë në flamurin dhe në emrin e shtetit të tyre. Shqiponjën – thoshte e kanë pasur simbol perandorët romakë, paraardhësit e mi, por në fakt, shqiponjën e vendosën në perandorin romake perandorët ilirë të Romës, që do të thotë se Napoloni i dinte mirë paraardhësit e tij.

8 – Robert D’Angely vë në dukje se Napoloni u bënte shpesh vizita familjeve shqiptare në Marsejë, që kishin ardhur nga Shqipëria, Greqia apo Italia. Pse duhet ta bënte një gjë të tillë? Ç’e lidhte me shqiptarët? Ka vende në Evropë sot që nuk i njohin fare se kush janë shqiptarët dhe nga bie Shqipëria, ndërsa ai i njihte dhe u bënte vizita.

9 – Sipas prof. Eqrem Çabej “Njëri nga gjeneralët më besnikë të Napolon Bonapartit ka qenë edhe marshalli Ney. Njëri me trup të madh që nga gjatësia ia kalonte shumë perandorit. Thuhet se ky i fundit kur e qortonte, Ney-in, i thoshte se do t’ia shkurtonte ndryshimin që kishte me të në trup, dhe fjalët i shoqëronte me disa fjalë në një gjuhë të huaj, që marshalli Ney e shokët e tij nuk e kuptonin”. Cila ishte ajo gjuhë? Se po të ishte italisht padyshim që do ta kuptonin që bëhej fjalë për italishten. Pa dyshim gjuha shqipe që flitej krahas italishtes në shumë territore të saj.

10 – Ai gjithashtu, pati marrëdhënie të mira me Ali Tepelenën, të cilin e ndihmoi për të ngritur një ushtri të tijën dhe një fonderi për derdhjen e topave dhe barutit. Napoloni dërgoi konsull në Janinë, në kundërshtim me Portën dhe de fakto e njihte atë si kryeqytet të Shqipërisë. Ai donte që Shqipëria të ishte një shtet i pavarur nga Turqia.

11 – Të dhënat historike flasin se ka pasur një legjion shqiptar në ushtrinë e tij të cilin e ka mbajtur si gardë personale, sepse ata i kishte më të besuar.

12 – Familja Bonoparti në Itali ka pasur marrëdhënie me shqiptarët, kështu një vajzë e familjes së famshme Durrsaku, ka qenë martuar me Gabriel Bonopartin, me të cilin pati një djalë, Jerom Bonopartin. Gjatë qeverisjes së Italisë nga Napoloni, shqiptarët e familjes Durrsaku i ngriti në detyra të larta. Kështu, Francois Luis Jerom Durazzo u bë kont i perandorisë së Napolonit, dhe senator në 1808. Eshtrat e tij për meritat e mëdha prehen në Panteonin francez ku prehen burrat më të mëdhenj të Francës. Po kështu, një tjetër shqiptar i kësaj familjeje Gaetano Gian Luca Durazzo u bë kont i perandorisë frënge, mori titullin e patricit dhe u dekorua me urdhrin e kavalierit të legjionit të nderit, arriti të bëhej dhe çamberleni i perandorisë frënge.

13 – Aristidh Kola në librin e tij “Arvantasit” thotë se kur e pyetën Napolonin se cilën gjuhë konsideronte më të bukur u përgjigj “Kur flas me gra, më pëlqen të flas frëngjisht dhe kur flas me burrat e mi më pëlqen të flas shqip”.

Pra, të dhënat direkte ose indirekte flasin për origjinën shqiptare të Napolonit të Madh, por ende ka vend që secili të thotë mendimin e tij në bazë të fakteve. Napoloni u martua me një vejushë të quajtur Jozefina, e cila ishte me fëmijë dhe më e madhe sesa ai në moshë. Ai ishte i dashuruar marrëzisht pas saj, aq sa nuk i shikonte fare difektet, dhe deri diku imoralitetin e saj. Pas kësaj ai u martua me princeshën bukuroshe austriake për arsye politike dhe jo sepse nuk e donte Jozefinën. Ai deri në momentet e fundit të jetës nuk e ndau nga mendja fiksimin Jozefinë. Me princeshën austriake pati djalin trashëgimtar që se trashëgoi kurrë të atin. Napoloni II i cili vdiq në moshë të re, rreth të 20, dhe që Napoloni nuk e pa më kurrë që nga dita që e la kur ishte foshnjë për të ikur në një ishull të vetmuar. Adolf Hitleri ia çoi eshtrat e të birit nga Austria në Francë për ta varrosur përjetësisht pranë të atit të tij, aty ku ndodhet edhe sot. Është për t’u çuditur veprimi i një fashisti si Hitleri kur dihet se Franca me Napoleonin e pushtoi Gjermaninë. Kjo i mbetet historisë për ta gjykuar. Në histori mbetet si një nga strategët më të mëdhenj të të gjitha kohërave dhe e meriton plotësisht të quhet i madh. Djali i vëllait të Napoleonit me vajzën e Jozefinës, gruas së tij, u bë perandori i Francës me emrin Napoloni III.

Shperndaje ne

The Author

Elena Kocaqi

1 Comment

Add a Comment

Lini një Përgjigje te popo ashtu esht Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.