Letërsi Kombëtare: Rrustem Geci: “E S H T R A T” – poemë, për Azem Galicën

Azem_Galica_Bashkimi

1
———————————
Që nga shqiptarët e lashtë
deri  te shqiptarët e sotëm
këtë  tokë  e   kemi  atdhé
këtë tokë e kemi Shqipëri
 
Fushës epike të Kosovës
sot bëhet luftë  e madhe
luftë për vetmbrojtje, dhe
luftë për bashkim trojesh
 
Liria  nuk ka  zëvëndësim
ajo rrënjët  i  ka  të  thella
në  jetën  e  130  shekujve
në  qenien   e   gjithsecilit
 
Në  këtë  luftë  të  shenjtë
lavdi  atyre  që   ranë  dje
lavdi  atyre  që  bien   sot
lavdi të gjallëve të pa rënë
 
 2
———————————
 Në  kuvendet  për  luftën
 ku  merrnin  pjesë   malet
 burrat në flamur betoheshin
 betimin e merrnin me vete
 
Një kafshatë bukë për gojën
një kafshatë bukë për luftën
pak  vaj  dhe   pak   barut
ishte  himni  i Azem Galicës
 
Në  gjeopolitikën  e gjerë
Kosova  ka  tërësinë e saj
qytetin ,   fshatin ,   lagjet
dhe shkrimshkronjat e saj
 
Në të tërë  këtë  gjeografi
lirinë po e shkruajmë me 
gjak, s´e populli Kosovës
nuk ka tokë  për  të  falur!.
 

 3
——————————
Luftën  që  unë e drejtoj
U  fliste   Azem  Galica
Kosovën  e  bën mëvete
Shqipëri të përjetëshme
 
Bashkëluftëtarë   të   mi
ky vend  i  ka  të  gjitha
pasurinë dhe mençurinë
dhe t´ardhmen e sigurtë
 
Shokë  të  mi   të  luftës
detyrat  bëni  gjithsecili
kujdes  me të plagosurit
lufta   s´ bën   të  ndalet
 
Jo  o  Azem  Galica,  jo
Shpellën  e  Çukës  e di
aty  është  panteoni ynë
prehja  e  eshtrave  tanë
 

  4
——————————
Shkretimi   më  i   madh
që  i ndodhë një  populli
dhe që  ia  merr  frymën
janë  pushtimet  e  huaja
 
Në ugarin  e  kësaj lufte
Shprehe   Ahmet   Delia
ne  bëjmë  detyrën  tonë
për vete dhe  për  brezat
 
Kosova  i  ka   të  gjitha
pasuritë   dhe   kulturën
Draftin e Azem Galicës
për  Kosovën   Shqipëri
 
Ku e kam Dardaneshën
trimen    e   Radishevës
ma thirrni  këtu Shotën
se  dua  të   flas  me  të!
 

 5
——————————–
Shotë, Kosovën  e  duami
të  lirë,  dhe  të  bashkuar
Arbërinë  tonë   të  vogël
duhet ta çlirojmë se s´bën
 
Në gjeopolitikën  globale
Kosova ka historinë e saj
gjuhën nga më  të lashtat
shkronjat nga të përparuarat
 
Në 10  mijë vjet pellazgji
dhe në tre  mijë  vjet Iliri
Kosova  i   ka  100  lufta
dhe rreth 200 kryengritje
 
Mbi  këtë  tokë  betejash
ne i bëjmë  nder  atdheut
se  luftën   e   gjithsecilit
liria  e  bën  të  dukshme

6
——————————-
Shotë,  tani   prijë  luftës
Azem Galica jam plagosë
Ia jep pushkën e vet, dhe  
me trimat të jesh bashkë
 
Miq ,   shokë ,   luftëtarë
liria   s´ ka   zëvendësim
nëse plaga  m´keqësohet
më  hidhni  në   greminë
 
Kosova  i   ka   të  gjitha
njerëzit  që   atë  e  duan
se kjo  tokë  e  Kosovës
Shqipëri  është  për  jetë
 
Kosovë e gjakut të lirisë
Kosovë e gjakut të luftës
eshtërat vetë i  mbjellim
sa herë na e shkelin tokën
 

 7
——————————-
Prej qëmoti  është  thënë
liria  është  tepër  e kuqe
të kuqtë e saj  prej gjaku
s´ka alkimi  që  e  fshinë
 
Fol  Azem   Galica,   fol
nuk  do  të  vdesësh tani
nga  Shpella   e  Çukave
do na prijsh si n´legjenda
 
S´ jam  luftëtarë  i  vonë
as  mosha  s´më  ikur, jo
damarët i kam  plot gjak
por, një plumb m´ka zënë
 
Nuk vdesë Azem Galica
të gjithë do  të  punojmë
që   Kosova   të  çlirohet
me duart  më  të  bukura!..
 
 8
——————————
Kosovë, e  bukura arbrit
mbahu, jepi  gjak  tokës
që  Ushtri  e  Serbit ,  të
mos kthehet  kurrë këtej
 
Me të mbjellat të gjakut
Kosova  ka  plot  histori
beteja nga të ndryshmet
dhe trimëri të çuditshme
 
Nën  qiellin  e  Kosovës
ku rritet  zemër  e  lirisë
Kosova  i  ka   të  gjitha
qytetin, fshatin, tërësinë
 
 Ky flamur  me Kuq e Zi
 veten s´lejon  nën  Serbi
 këtë  shqipe   në  flamur
 e  ka vu  trimi  në  Krujë!..
 
 9
———————————-
Ku  je  o trim, Ahmet Delia
pse po  heshtë,  e  s´po  flet
kam pak gjak sot në thembër
luftën né  s´ bën  ta  ndalim
 
Ashtu është o Azem Galica
luftën né do  ta  vazhdojmë
Toka e vendi  ty  të besojnë
Azem, serbi  ty ta ka friken
 
Ahmet,  merre  Shotën  dhe
shkokët, prini tani betejave
heshtja armëve në këtë çast
asesi nuk guxon  të ndodhë
 
Në këtë  luftë  për  liri, tërë
dashurinë ia  dhashë  tokës
eshtrat hidhmëni në shpellë
Aty më  pëlqen  të  prehem!..
 
10
———————————
Odat  tona  nëpër  Kosovë
për  secilën   betejë  flasin
varfëria  na  ka  ligështuar
të  arrestuar  kemi  shumë
 
E  kaluara  s´ kthehet  më
e sotmja  do  gjakun  tonë
plumbi digjet  me krisma
lufta përcillet  me  jehonë
 
 Liria nuk  ka zëvëndësim
 lavdi  atyre  që   ranë  dje
 lavdi  atyre   që  bien  sot
 lavdi të rënëve të pa rënë!..

Rrustem-Geci

Rrustem Geci – Prishtinë, 1980

Shperndaje ne

The Author

Atdhe Geci

Rrustem Geci është një poet i njohur. Ai u lind në Roganë të Dardanës. Mësimet e para i bëri në vendlindje, kurse shkollën e mesme e kreu në Gjilan dhe Dardanë. Rrusta u kulturua më tej në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Ekonomik. Rrustem Geci 15 vjet ishte gazetar, në Radio Televizionin e Prishtinës. Ndërsa pas mbylljes së RTP-së nga regjimi fashistoid serbian ai mërgon në Dortmund të Gjermanisë, ku edhe tani jeton e vepron. Deri më tash ka shkruar dhe botuar 17 vepra; 1. “Demonstratat e luleve”, 2. “Antolologjia personale" 3. “Jeta në Letër”, 4. ”Mielli dhe uji”, 5. “Lirikë”, 6. “Dridhjet e barit”, 7. “Atdheu”, 8. ”Erdhëna”, 9. “Arbëreshët”, 10. “Shqipëria”, 11. “Trojet e mia” , 12. “Rogana”, 13. “Heroika”, 14. “Gacat e prushit”, 15. “Atdhetarët”, 16. “Pasha këtë tokë”, 17. “Kanuni poetik”, libri më i vëllimshëm në gjuhën shqipe me poezi, 2 mijë faqe, dhe mbi 23 mijë vargje. Motivet në poezinë e Gecit janë motive të zemrës dhe të shpirtit. Shndërrimi i jetës së jetuar në tekst poetik, është natyrshmëria e të qenit poet. Poezia përfiton shumë nga e bukura, nga dashuria. Rrustem Geci është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, prej vitit 1995, dhe është i përfaqësuar në gjashtë Antologji me poezi, dhe në një Antologji për gazetari.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.