Çamëria, historia dhe gjuha shqipe që nga lashtësia

epiri_historik_mbreti_pirro_Fb

Çamëria shtrihet sot në pjesën veriperëndimore të Greqisë. Pellazgo-Ilirët ishin banorët e hershëm të Çamërisë, kurse mbret i parë ishte Therporti me prejardhje Pellazge. Fiset ilire ishin Molosët, Dodonët, Kasopianet, Efyrianet etj.. Çamëria ishte pjesë e Mbretërisë Ilire. Heroi Pirro ishte heroi i shquar i Çamërisë, sukseset në luftëra e dërguan atë dhe ushtrinë e tij deri në Itali. Besohet që Pirro të jetë i afërm i Aleksandërit të Madh.

Pas vdekjes së Aleksandrit të Madh në shekullin e katërt para e.s., Mbretëria e Epirit filloi të rritej. Epiri përbëhej kryesisht prej fisit Ilir të quajtur Molossi. Molossët ishin një fis i fuqishem i cili kishte marrë pjesë edhe në luftën e Peloponezit. Molossët iu bashkuan mbretërisë Ilire, kundër dy aleancave greke, të ashtuquajtura aleanca Achean dhe aleanca Aetolian. Në këtë kohë grekët po zhvillonin luftëra për thërrime nga perandoria e rrënuar e Aleksandrit.

Heredoti, historiani më i besueshëm grek njofton se “Epiri është i banuar nga popuj jo-grekë të cilët flasin një gjuhë “barbare”. Ai shton se këta popuj në një kohë të lashtë quheshin Pellazgë (domethënë më të hershëm se toka). Këta pellazgë njofton Heredoti si edhe Thuqididi, janë ata të cilët shpikën panteonin e perëndive, të cilin grekët e adoptuan më vonë. Është e qartë se Zeusi Afërdita, Ethina, Thetis Ari etj nuk mund të jenë perëndi greke pasi këto fjalë nuk kanë asnjë kuptim në greqisht, por në një gjuhë tjetër, gjuhën shqipe. Në një kohë të lashtë pellazgët kanë banuar në Athinë, si edhe në gjithë territorin e Greqisë përveç ishujve. Ata gjithashtu kanë ndërtuar murin përreth Akropolis në Athinë, sepse pellazgët njiheshin si muratorë të shkëlqyer, nën pagën e qeverisë athinase, e cila më vonë rrefuzoi pagesën dhe i ndoqi pellazgët nga territori i saj. Siç dihet në mitologjinë shqiptare, gojëdhëna të tilla si ajo e Rozafës dhe Argjiros tregojnë se ndërtimet e kështjellave, si edhe flijimet përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të kulturës shqiptare. Ky fakt përforcon prejardhjen e shqiptarëve nga pellazgët të cilët ishin një nga popujt më të hershëm Arjan në Ballkan.

Pellazgët kanë qenë një fis ose grup fisesh Ilire, të cilët përmenden nga Homeri së bashku me fise të tjera Ilire si Dardanët, Taulantët, Enkelejdët etj., të cilët luftuan kundër Akejve në luftën e Trojës si aleatë të mbretit Priam dhe Hektorit në mbrojtje të Trojës. Grekët krijuan koloni në territoret e mbretërive ilire dhe epirote, sidomos në ishullin e Këlqyrës, si edhe në Apollini dhe Dyrrachium (Durrës). Këto koloni u formuan veçanërisht për arsye tregëtie. Iliret nuk kundërshtuan krijimin e këtyre kolonive për dy arsye ; Së pari, sepse i jepte atyre mundësinë të tregtonin me vende të ndryshme, sidomos për blerje parzmoresh, shpatash etj, të cilat prodhoheshin në Greqi, veçanërisht për shije ilire të dekoruara me figura gjeometrike, të cilat ishin të modës në Iliri dhe, së dyti, sepse ilirët nuk e kishin traditë tregëtina si zanat të trashëguar, por preferonin luftë dhe plaçkitje, pasi ilirët kanë pasur një traditë luftarake.

pyrrhus PirroKur Mbreti Pirro (Pyrrhus) u lind në familjen mbretërore epirotase, ai u uzurpua nga një feud familjar, i cili e përndoqi Pirron nga mbretëria Epirotase. Pirroja u detyrua të gjente mbrojtje në mbretërinë mike të Taulantëve të cilët në atë kohë zotëronin territoret e Shqipërisë qendrore përreth Durrësit. Pasi arriti një moshë të pjekur, Pirroja i mbështetur nga një forcë taulante, pushtoi Epirin dhe përndoqi uzurpuesit e tij. Më pas Pirro vijoi të përforconte pushtetin me lidhje martese. Ai u martua me Brikenën, e cila ishte e bija e mbretit të fuqishëm Dardan Bardhyli. Gjithashtu Pirro përforcoi aleancën e tij me fisin e Taulantëve. Pas këtyre veprimeve, Pirro aneksoi territoret Ilire në veri deri në Shkodër (Scodra), si edhe në lindje duke përvetësuar territore në Maqedoni dhe jug, duke pushtuar Greqinë Veriore. Vëmendja e Pirros më vonë u kthye nga perëndimi dhe veçanërisht nga republika e re e Romës, e cila sapo kishte filluar të zgjerohej. Pirroja kapërceu detin dhe luftoi dy beteja të rrepta me Romakët të cilat i fitoi, por me humbje të mëdha. Fatkeqësisht duke marshuar në një qytet të pushtuar një grua hodhi një vazo lulesh nga një vend i lartë, e cila e goditi Pirron në kokë dhe e la të vdekur.

Vdekja e Pirros ishte një fatkeqësi e paimagjinueshme për botën Ilire. Ai u varros me madhështi si një hero i Epirit dhe si një Aleksandër i dytë. Menjëherë pas vdekjes së tij, Perandoria epirotase u shemb. Shumë grekë, përpiqen ta helenizojnë figurën e Pirros, por kjo gënjeshtër është e kotë, sepse ai kurrë nuk iu bashkua çështjes greke, por gjithmonë luftoi kundër tyre duke pushtuar Greqinë. Pas vdekjes së Pirros, një forcë e re u shfaq në veri të Epirit. kësaj radhe ishte mbreti Ilir Agron i cili ngriti flamurin mbi kryeqytetin e mbretërisë së vet, Shkodrës.

Agroni e deklaroi mbretërinë e vet dhe shfaqi dëshirën për të vazhduar rrugën e Pirros. Pasi përforcoi lidhjen me Dardanët, Agroni e ktheu vëmendjen drejt jugut. Ai aneksoi territoret e Molossëve, të cilët i kërkuan ndihmë Agronit kundrejt aleancave greke, të cilat u përpoqën të përfitonin nga vdekja e Pirros për të pushtuar territor në Epir. Agroni dërgoi flotën e vet, e cila zmbrapsi dhe shkatërroi forcat greke. Suksesi i arritur në Epir i dha Agronit zemër për të zhvilluar pushtimet në Greqi. Pas disa fitoresh të shpejta të flotës, Agroni dërgoi ushtrinë tokësore nën komandën e Skerdilaidit, e cila mposhti keqazi forcën më të madhe greke të dërguar kundrejt tyre. Grekët filluan t’i trembeshin jo vetëm humbjes së kolonive të tyre si ato të Apollonisë dhe Durrësit të cilat ishin tashmë në duart e Ilirëve, por gjithashtu humbjen përfundimtare të Greqisë. Ata dërguan një seri ankesash drejtuar senatit Romak, duke u ankuar se Ilirët po kërcënonin tregtinë greko-romake, Mirëpo romakët nuk shfaqën interes për fatin e Greqisë pasi ishin të zënë me luftërat e tyre kundër Kartagjenës. Ndërkohë lajmi i fitores së madhe arriti. Agronin, i cili u gëzua aq shumë sa shtroi një banket të madh ne të cilin piu aq shumë verë sa pas tri ditësh vdiq. Vdekja e mbretit Agron ishte humbja e dytë e njëpasnjëshme pas vdekjes së Pirros, e cila edhe njëherë paralizoi fuqizimin e rrufeshëm të Ilirëve. Por kjo humbje ishte më e madhe se sa ajo e Pirros pasi

Agroni nuk kishte asnjë mashkull i cili mund të merrte frenat e mbretërisë. Pushteti i kaloi automatikisht gruas së tij, mbretëreshës Teuta. Fitoret e njëpasnjëshme të ushtrisë ilire vazhduan në Greqi nën mbretëreshën Teuta e emërtuar mbretëresha e detrave. Flota ilire paralizoi çdo lëvizje të çdo force që përpiqej të kalonte Adriatikun. Tregtia greko-Romake filloi të paralizohej. Në këto rrethana romakët, të cilët ishin duke përfunduar kapitullimin e Kartagjenës ndjenë një detyrim të dërgonin një delegacion tek mbretëresha ilire për t’i kërkuar asaj të ndalonte piraterinë ilire ndaj anijeve romake. Gjatë pushtimit Bizantin, fise të reja erdhën në Çamëri, siç ishin Gothët, Ostrët, Sarakenët dhe Norsët. Më 1449, Çamëria u pushtua nga Perandoria Osmane. Populli çam luftoi kundër ushtrisë osmane në vitet 1611 dhe 1803, ku në betejën e fundit u shqua regjioni i Sulit (qendra e Sulit ishte Paramithia, me shqiponjën dy krerëshe).

  1. P. Elefteridhi pohon se greqishtja në pjesën më të madhe u formua gati e tëra nga gjuha pellazgjike. Jakov Thomopullo dëshmon se ka lexuar mbishkrimet eteo-krete nëpërmjet gjuhës shqipe.

Enzo Gatti shkruan: “Gjeografia e lashtë e Europës Mesdhetare është pothuaj e gjitha ilire …Emrat gjeografikë të Kretës, Korfuzit, Qipros, Siçilisë, Sardenjës, Baleareve… “. Historiani francez Kantu shkruan: “…Në përgjithësi është pranuar se shqiptarët i përkasin racës pellazgjike… ata përbëjnë një racë mitike, si titanët dhe ciklopët… Faktet dëshmojnë se pellazgët sollën në Greqi, jo vetëm disa arte, por një sistem të tërë besimi, artesh dhe germash. Ajo ishte një racë po aq sa bujare, edhe e pafat. Gjuha e tyre, më e ngjashme me latinishten se sa me greqishten, u ruajt në dialektin eolian dhe në atë epirot, që helenët i cilësonin si barbarë”.

George Fred Uilliams, studiues amerikan, që në vitin 1914 shprehej se “po të kthehemi në parahistori, para se rapsodët homerikë t’i këndonin hyjnive dhe heronjve mitologjikë, para se të shkruhej gjuha greke, jetonte një popull i njohur me emrin Pellazg. Shqipja ka qenë gjuha e vërtetë e Homerit, e Aleksandërit të Madh dhe e Pirros së Epirit”.  Robert d’Angely shkruan: “…Shqiptarët janë më të vjetër se grekët, kjo s’ka dyshim, tingulli monosilabik është provë për këtë. Origjina e shqipes dhe e greqishtes nxjerr në pah në mënyrë të padiskutueshme raportin e vërtetë mes tyre, atë të prejardhjes së greqishtes nga gjuha shqipe: nëna e saj”.  Eqerem Çabej vërente me mprehtësi se kontributi i shqipes për gjuhët e tjera ballkanike do studiuar më gjerë. Pyetja trashëgim a huazime shtrohet sot e gjithë ditën për një sërë fjalësh. Ka emra visesh me një pamje mjaft të moçme, fjalë që s’u dihet kuptimi. Nisur nga gjendja e njohurive të atëhershme, Çabej shprehej se ka një kundërvënie mes historisë dhe gjuhësisë përsa i përket vendit dhe kohës së formimit të gjuhës shqipe.

Hyqmet_Zane

Nga Hyqmet Zane

Shperndaje ne

The Author

Hyqmet Zane

3 Comments

Add a Comment
  1. Nje shkrim mjaft i mrekullueshem dhe i sakte.

  2. Juve që shkruani më sipër ose jeni ijorant ose nuk keni pik ideje nga historia ose si zakonisht jeni nji hiç I shitur që po i shërbeni nji propagande anti-ilire . Ku e ke par e dëgjuar ti more se ilirët ishin plaçkitës e s’e kishin zakon tregtinë e se shpatat ua bonin grekët e se Dyrrahun e krijuan grekët more kokrra e hiçit.

  3. Jam dakord, qe jemi populli me i vjeter ne europe,por me mundon aresyeja qe jemi katandisur deri ketu ku jemi sot,prehistoria sigurisht qe duhet pare dhe studiuare — por kjo nuk mjafton ,statusi i ulet qe gezojme sot, eshte per te ardhur keq jo per tu mburrur,historia e nje kombi para se te shkruhet — duhet te behet!

Lini një Përgjigje te Besnik Muçaj Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.