Albona Liburne në Kroaci

Albona_Liburne_ne_Kroaci

“Të mbrosh çështjen kombëtare në opinion përmes mediave, kur të cënojnë integritetin, territorin e  kombit, të mohojnë gjuhën apo historinë dhe kulturën e të parëve, është atdhetari dhe asnjëherë nacionalizëm”

Në jetën e një populli a të një bashkësie, sado të ketë pasur trysni gjuhësore, kulturore, fetare, ekonomike etj., gjithmonë gjenden disa shenja të fshehura thellë në gjenin e tij, të cilat reagojnë sa herë rrezikohet humbja e kufirit të fundit të identitetit kombëtar. Ato shfaqen zakonisht si kujtesë e strehuar thellë në ndërdijen e çdo individi dhe njëkohësisht mbrenda kolektivitetit, prandaj kuptohen si përbërës të etnolinguistikës, por në thelb do të duhej të studioheshin brenda psikolinguistikës – thotë Antonio Belushi.

Por në rastin e qytetit Albona nuk e  gjeta “kujtesën e strehuar thellë në ndërdijen e çdo individi dhe njëkohësisht mbrenda kolektivitetit” . Ishte harruar, ishte avulluar nga historia.

Në shkrimin tim për Keltët-pellazg ( së shpejti para jush ) e  hasa në këtë fjali : “ The Celts were basically lost to the winds of time as the Romans took over Europe in the 400’s and 500’s.”

Pra edhe Albona Liburne humbi bë erërat e kohës pasiqë Romakët e pushtuan Adriatikun. Sot ajo quhet Labin ( kroatisht)( in croato Labin, in veneto Albona, in tedesco Labin, desueto Tüberg )dhe vetëm reliket ilire–liburne që janë shumë të rralla e vërtetojnë kohën e shkuar.

Albona është modeli më i mirë i konservimit në Istria  i një trashëgimie  të formuar nga banoret antik  gjatë shekujve. Qyteti është në bregun jug-lindor të Istrias , nja 3 km largë detit. Qyteti aktual Labini përbehet mga Piedoalbona  (Podlabin ), Arsia (kroatisht Raša) , dhe Porto Albona

Një ngjashmëri e habitshme dhe shumë e papritur pjesëza Arsia ,pra kroatisht Rasha, ju kujton ndonjë qytet tjetër me ketë emër  gati të njejtë?  Po, Arsa apo Rashka që i thonë serbët . Të mendojmë një çikë; Arsia në bregetin liburn të Koroacisë dhe Arsa dardane në tokën e sotme serbe . !

Nejse , i humbur në mospasjen e shënime arkivore për Albonen Liburne , m`u desh të kënaqem me shënime italiane të Labinit të sotëm.

Labini , gjegjësisht Albona përbehet nga 18 vendbanime me keto emra: Albona (Labin), Bartici (Bartići) Becici (Bečići) Cappelletta (Kapelica) Crainzi (Kranjci) Fratta (Presika) Gondali (Gondolići) Glussici (Gora Glušići)Marcegliani (Marceljani)  Montagna (Breg) Porto Albona (Rabac)Porto Lungo (Duga Luka) Ripenda Cossi (Ripenda Kosi) Ripenda Carso (Ripenda Kras) Ripenda Verbanzio (Ripenda Verbanci) Rogozzana (Rogočana) Salaco (Salakovci) Vines (Vinež). (Rabac was known as a fishing village and today as a tourist destination but historically was a Liburnian settlement. Around Rabac various prehistoric hill fort settlements were located such as: St. Gallo, Labin and Cunzi.)

Albona_Liburne_ne_Kroaci02Kur do të kemi misione si të At` Antonio Bellushit në ish vendet ilirike që të gjejmë gjurmët tona ?

fahriu_shumemire

Fahri Xharra,13.04.16
Gjakovë

Shperndaje ne

The Author

Fahri Xharra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.