Letërsi Kombëtare: “RRUGËS VJETËR PËR ÇAMËRI” Poemë që më gjenë sygdhirë mëngjeseve për Çamërinë

largea_qameri

19crop 1

Nga: Kasam SHAQIRVELA

Jam nisur rrugës së vjetër për në Çamëri

E di e di, jam më se i bindur, se do t’arrij’

Të festojmë për Liri, së bashku Un’ dhe Ti!

Mo sot, nesër, o pasnesër, me siguri..!

Për atë që m’rrëfente gjyshi im jetim

Ndodhitë plot dhimje, mallëngjyeshëm

Luginave plot pellgje gjaku në ngjizje

Dhe përrenjëve me derdhje rrëmbyeshëm

Gjerdan shpirtrash të ndezur në dridhje

Dhe trupin mbushur përplot me plagë

Histori të dhimbshme që t’ndezin flakë

Ku babai m’i këndonte tamam si sagë

Për sakrificën e atdheut tim t’madhërishëm

Për çdo shqiptar që është i vetëdijshëm

Se rruga e Lirisë shkelet veç lavdishëm

Liria nuk lypet,nuk falet, por ajo fitohet

Nëse duhet, madje, merret edhe me dhunë

Pa e pyetur fare pushtuesin për procedurë

Ajo që është e jotja, nga i huaji nuk meritohet

As ajo që është e huaj, e jotja s’bëhet kurrë

***

Kam hedhur hapin rrugës për Çamëri

Për amanetin tend, o e lashta Thesproti!

Me kujtimet e mendjes trastë në shpinë

Dhe vuajtjet e shpirtit që kërkon Liri

Ndër vargje të këngës nga plaga stisur

Me dëshirën e zjarrtë un’ botës degdisur Çamëri,

ti ëndrra ime e moçme,

Tani disa herë e vrarë dhe s’të kanë qarë

Mall zemre prindërore e prerë n’damarë

Ti kopështi i trëndafilave të bardhë

Që t’i ngjyen xhelatët me bojë alle

Këtë ngjyrë gjaku e mbaj në flamur

Simbol që e lidh zemrën me tokëdheun si urë

Shpirti dëshiron i flaktë për të të parë

Aromën e truallit në gji të ta marrë

Ta pushojë kokën aty përmbi varret

E t’parëve të mi, në lotdëshprim

Me ata të kuvendojë në përgjërim Ah,

dhe ky malli sa më ka pushtuar?

Ndjenjat dhe trupin m’i ka lënduar

Lëndinave dua t’ua ndjejë erën e barit

Jo se nuk bëhet ujë gjaku i shqiptarit

Veç një herë shqiptarçe un’ për të qarë!

Ëndrrën syhapur që e kam parë

Enigma që më bren dhe s’e kam zbuluar Vallë,

pse thonj e mish m’i patën ndarë?!

Dhe nga shtëpia ime me dhunë më patën dëbuar

Ç’hesape të vjetra po lajnë në mullrin e ri

Këta shtetet që shkelin tokat

si pa të zot Hegjemonizëm ndër fqinjët e mi?!

Sikurse dikur moti por edhe sot

Qofshin të vjetër apo hajna të rinj

Ditën për ty digjen sikurse qirinj

Natën të vrasin me pleq e fëmijë

Madje pa turp dhe hiç pa mbare

Na fajësojnë neve përherë

Rrejshën ankohen botës ashiqare

Kanë fobi antishqiptare dimër e verë

Por, un nuk epem dhe me ta s’lirohem

As nuk largohem por as nuk afrohem

Dhe sinorin tim vetë e thur, vetë e mbroj

Ndër male e fusha mire përkujtohem

Dallëndyshe dhe lejlekë në një i tuboj

Zgërbonjave të shpirtit dua të çlirohem

Me Veri dhe Jug bashkë të marshojë

Aty, për Çamërinë shqipe, të betohem.

***

Rrugës për në Çamëri, ja, tani jam nisur!

Një dasmë të madhe e kam stisur

Me krushq, bajraktarë e dasmorë

Nusen hypur në Kalë të Bardhë

Dhe vellon e bardhë si dëborë

Që nëpër dekada e mbaj në dorë

Jam Dhëndri që rri gati për kurorë

Dhe rendi e rendi rrugës Evro Atlantike

Gjithandej, n’bredhje t’botës demokratike?!

Lart e poshtë instituteve dhe kabineteve

Emrin tënd ndër harta e kërkoj për ta gjetur

Shfletoj dosjet e mbyllura në kanë mbetur

Por, politika, gjithëherë më del boshe?!

Ankesat e tua i ka flakur në një qoshe

Vetëm bibliotekave muze,madje të vjetra

Ndër libra t’moçëm, fletëgrisur, të gjeta

Më thanë se, ajo na qenka tjetra?!

Edhe pse t’kisha arnuar nga e imja jeta

ThESPROTI, o të lashtët Hyjnorë!

Po, u thashë! Por, kjo është Ajo!

Si motër e vëlla, të kapur dorë për dorë

Unë atë e dua edhe mua më don Ajo!

***

Rrugën e Çamërisë unë zbathur e shkeli

Dhiareve nëpër male lart u ngjitem

E vërteta ime është athëtimë

Vret si rrufe e djeg si vetëtimë

Lugjeve të Verdha që me natë

Për timin vend, për Mëmë dhe Tatë

Cep më cep të sinorit përnatë

Ngjitem bjeshkëve Përroit të Thatë

Atij Përronit të Selanit Gjëmën

që panë Yjet dhe Hëna Atë natë

të kobshme n’Pramithi Plojën

mbi pleq, gra e fëmijë

Dhe kujën që lëshënte Çame

Nëna Ia dëgjojë rënkimet dhe mallkimet

Lindjet dhe vdekjet, përjetimet

I ngjitem dhe qiellit tek kati i shtatë

Yjet i pyes, përse retë para u dalin?

Dhe rrugëtimit shqip hovin ia ndalin?!

Po le ta dinë se nuk do t’ia dalin!

Sepse flaka ma çanë errësirën e territ

Nga tehu i penës së Bilal Xhaferit

Dhe vargjet e poetit Muhamet Çami

Si atëbotë edhe sot u del nami

E unë, për ty qaj, për ty lotoj

N’djersë e n’gjak, ballit me shami

Vitet praptas gjithnjë i numëroj

Eci hullive t’vargut që kushtron për Liri..!

Çështjen time deri në fund do ta çojë!

Të dojë dikush apo le t’mos dojë

Nuk pyes për çmimin sa do t’kushtojë?!

Kjo lavë shpirtin që ma ka përvëluar

Edhe Lugjeve t’Verdha do t’ua shkrij’ borën

Mbi shpinë e supe të Motit Madh

Porsi fllad vere do të vijë kalëruar

Ta gjelbroj barin aty në livadh

Po ti Çamëri veç jepma dorën!

Me kushtrim malesh të ta vë kuroron.

***

Rrugën e vjetër për në ÇAMËRI

Unë për vete shumë e dashta

Ta ndi, veç një herë, t’urtën fatthënë

Në Tempullin e Dodonës Pellazge

Që vjen Agut nga kohët e lashta

Ditëve me Diell e netëve me Hënë

Trashëgimi e imja nga Babë e Nënë

Por lakmi e tjerve, e njekur prej jarge,

Për Igumenicë, Sul, Prevezë e Artë…

Deri tek ajo që thirret bukuri prej

Parge Përsëri udhën rrëpirë, un’ e rrah pa hak

Rreth Lisit të Madh, gjethet kurorë

Edhe pse dhimbja rënduar n’malcim

Plagët e vjetra në m’kullojnë gjak

Peshën e kanë si bjeshkët me borë

Mbase shpirti ushqet në këndim

Për Tokatdhe, për Farëgjen të sojit tim.

***

Sa herë që unë shkoj rrugës së vjetër

Për tek tokat e gjyshit, atje, n’Çamëri

Takoj heronjtë e një epoke tjetër

Me nam e zulm që bënë kët’ histori

Ata m’përqafin, m’urojnë mirëseardhje

Ma shpalosin gjoksim mbushur me nishane

Ma rrëfejnë historinë me keqardhje

Sikur të kishin një mallkim prej nëne?!

Unë këndellem dhe s’përmbahem dot

U them: s’ankohem më dhe s’derdhi lot!

Edhe n’u thafshin krojet për gjat’ mot

Un’, do mprehë lapsin,me librin në dorë

Do t’i shkrijë bjeshkët me dëborë

Do ta dridhë token aty mu në zemër

Për emrin Çam, për timin Emër!

Do ta ngre zërin deri në kushtrim

Për lirinë e Çamërisë… Për Lirinë e Atdheut tim..!

*** Rrugës së vjetër për Çamëri po shkoj

Unë poeti dhe asketi i Fjalës së Lirë

Në marshin e gjatë të Lirisë defiloj

Mendja për penë, shpirti për Harfë a Lirë

Ky vrull i ri Pranverën do të ma zgjojë

Kënga e bilbilit n’Çamëri do të jehojë

Unë, me zë tenori, vetë do ta këndojë Plori,

ndër ato ara, qëkurrë s’mba mend

Do të lëvrojë sërish, bashkë me parmendë

Ti tokë e djegur, e bërë shkrumb e hi

E ngjyer me gjak të kuq shqiptari

Si nga i vjetri ashtu dhe nga i riu,

Që e pësove gjenocidin e paparë,

Këtu në kërthizën e Evropës,

Dëbime dhe shkatërrime nga barbari

Bashkë me përmbysje të sofrës Herë nga Jugu e herë nga Veriu

Djegie e tortura makabre

Nëpër tokën hyjnore time

Që ishte dhe mbeti trime

Përballë reprezaljeve moderne

Dhe etnocide primitive,

Spastrime sheshazi të dala

Nga hordhi mulate masive Amorale dhe të përdala

Për të cilët s’ka asnjë kuptim

Fjala Hyjnore, e jona Fjala..!

Liri..! Liri..! Liri..!

Për ty moj Nëna Çamëri…!

Edhe nëse ty të kanë bërë fli

Ti do të ngrihesh përsëri

Unë atë gjë shumë mirë e di Nga hiri yt, i plak e i ri

Sikurse Feniksi dikur n’lashtësi Bashkë me tënden djalërinë

Po, si n’të Lashtën Thesprotinë

Se unë më rrugën për tek ty

E kam marrë me vrrull të ri

Dhe Ti më prit mu kësaj here

Jepma dorën nëpër shteg ferre

Ta çelim bashkë këtë stinë pranvere!

Ta festojmë bashkë Lirinë,

Lirinë e shumpritur për njerëzinë

Lirinë për motrën time, Çamërinë!

© Kasam ShAQIRVELA

Shperndaje ne

The Author

Kasam SHAQIRVELA

1 Comment

Add a Comment
  1. Nexhmije Mehmetaj

    Autori, si trashigimtar shpirtëror i familjes së rilindesve të mëdhenj, të sotme. Kjo poemë duhet të lexohet me zë e të mësohet përmendsh!

Lini një Përgjigje te Nexhmije Mehmetaj Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.