Murat Jashari i përgigjet „neuropsiatrit“ Halitit: Kryemafia e Kosovës hidhet në sulm

Murati_xhavitiPërgjgjje „neuropsiatrit“ tim Xhavit Halitit ndaj deklaratës dhënë  TV 21 dhe botuar në Kosova Times dhe në një varg portalesh tjerë më 4 shtator 2012, thuhet në përjggijen e Murat jaharit ndaj akuzave të Xhacvit halitit dit¨ve të fundit kundër vellaut të ndjerit Ismet Jasharit- komandantit “Kumanova”, i cili reagim ka arritur sot në redaksinë e  agjenecisë informative “Presheva jonë”.

 

Më në fund media e detyron kryemafian e Kosovës të përgjigjet ndaj një pjese të pyetjeve publike që ia kam parashtruar kohë më parë. E vetkuptueshme, duke i ikur ballafaqimit ai hidhet në sulm, dhe më akuzon si person të papërgjegjshëm juridikisht dhe „të sëmurë psiqik“! Dhe kush e bënë këtë akuzë kaq të pacipë? Pikërisht ai që publikisht dihet se ka manipuluar me sistemin zviceran të sigurimeve dhe atë të shëndetësisë, duke iu nënshtruar për vite të tëra terapisë në psikiatritë e njohura të Zvicrës, ashtu si kishte vepruar edhe „vartësi“ a shefi i tij Azem Syla!

 

Për lexuesit e vëmendshëm, që i kanë lexuar 510 pyetjet që ia kam parashtruar këtij manipulanti, tashmë dihet se si erdhi ai dhe katërshja e famshme në krye të UÇK-së dhe se si po e zhvatin ky soj Republikën e Kosovës, duke e shndërruar në plaçkë tregu.

E vetkuptueshme, ky soj nuk e kupton nacionalizmin si ideologji dhe  idealizmin politik si kategori fisnike në hiarrkinë e vlerave politike, që mua dhe shokëve të mi që u rreshtuan në LPK dhe në UÇK,  na mbajti dhe na mbanë edhe sot me shpresa se një ditë, ashtu si e kemi çliruar Kosovën nga pushtuesi serb, do ta çlirojmë edhe nga kjo bandë e egër, në krye të së cilës pa dyshim është pikërisht Xhavit Haliti.

  • Kush punon e vepron në mënyrë të organizuar plot 30 vjet në shërbim të popullit dhe  atdheut,  për tipin si Xhavit Haliti dhe soin e tij, na qenka i sëmurë psiqik!

  • Nga gjithësej 250 mij kosovarë që kanë qenë në Zvicër më 1998, pak kujt ia ka mbajtur të blejë, të grumbullojë e të transportoj armë të llojeve të ndryshme nga më modernet për Shqipëri me destinacion UÇK , siç kam bërë unë. Kjo ndërmarrje imja për Xhavit Halitin na paskërka qenë veprim prej të marri, sëmundje psiqike!

  • Mos të abuzosh me mjetet e fondit të shenjtë „Vendlindja Thërret“, siç nuk kam bërë unë edhe pse kam pasur mundësi, kjo për Xhavit Halitin është sëmundje psiqike!

  • Të mos tradhtosh gruan, shoqen e jetës, nënën e fëmijëve,  për soin e Xhavit Halitin është sëmundje psiqike!

  • Të mos kesh fëmijë jashtë martesorë gjithandej në Tiranë e Prishtinë, për Xhavit Halitin është sëmundje psiqike!

  • Të mos bashkkëpunosh me UDB-n,  për Xhavit Halitin është sëmundje psiqike!

  • Të mos i dekonspirosh shokët e ilegales tek UDB, për Xhavit Halitin është sëmundje psiqike!

  • Të mos veprosh me tërë qenien, siç ka bërë ai, në pregaditjen e kurthit ndaj kryesisë së LPK dhe Shtabit Qendror të UÇK-së, për Xhavit Halitin është sëmundje psiqike!

  • Të mos i blesh mbi 530 hektarë tokë në rrethin e Pejës, siç ka bërë ai, kur të ipet mundësia qoftë edhe me kapitalin e grumbulluar për armatim të UÇK –së apo me atë të destinuar për zhvillim ekonomik të Kosovës, për Xhavit Halitin është sëmundje psiqike!

  • Të mos i blesh 13  kulla (ndërtesa) në Tiranë e gjetkë në Shqipërinë politike dhe atë  nga fondi „Vendlindja Thërret“, siç ka bërë ai, për Xhavit Halitin është sëmundje psiqike.

  • Të mos shitësh e blesh drogë, kur të ipet mundësia për t` u shndërruar në bos mafie, siç ka bërë ai, për Xhavit Halitin është sëmundje psiqike!

  • Të mos abuzosh me pasurinë publike të shtetit nga pozita e deputetit a shtetarit (Trepçën, KEK-un, PTK …), kur e ke mundësinë meqë je në krye të bandës, siç po bën ai,  për Xhavit Halitin është sëmundje psiqike!

Kjo bandë në krye të së cilës është Xhavit Haliti, ka kohë që e kanë shndërruar Republikën në peng të tyre dhe drejtësinë e munguar në Kosovë, në strukturë inegzistente.

Tashti kur po pritet fillimi i protestave gjithëpopullore, ai dhe soi i tij e kanë të qartë se ato nuk janë produkt i Murat Jasharit, që na qenka rast i „sëmuar psiqik“, sipas Xhavit Haliti, por janë produkt i gjendjes së padurueshme ekonomike e sociale.

Ky kolaps moral e politik, ku është zhytur vendi, nuk është produkt i idealistëve si unë, por i yti Xhavit Haliti dhe soit tënd të paskrupullt.

Tashti kur shpejt do të bëhet publike tradhtia ndaj një pjese të Atdheut, që kjo bandë e ka ezauruar tinzisht me të deleguarit e qeverisë nazifashiste të Beogradit, ku do të gjesh shpëtim, ti Xhavit Haliti dhe banda juaj?

Ezaurimi i veprës së tradhtisë ndaj Atdheut, që nga antika e deri në kohën tonë, në secilin kod penal të çdo shteti funksional, është sanksionuar si vepër e rëndë penale. Nëse Prokuroria aktuale që e keni zënë peng nuk vepron dot sot,  ju premtoj publikisht se nesër unë do të jem i pari që do të ngre akuzë ndaj teje dhe kodoshëve si ti, kur institucioni i Prokurorisë dhe vet Republika e Kosovës të fitoj lirinë. E ajo ditë po ofrohet.

Populli këtë vjeshtë do të ngritet pikërisht kundër bandës tënde dhe rrjetit të saj, që ka vrarë shpresën tek të rinjtë!

Populli po gaditet të ngritet kundër kësaj bande horrash, kundër këtyre kolaboratorëve që ne në Maqedoni u themi kodosh, kundër këtyre dilinxhinjve … si kategori të cilës me mendje, shpirt e zemër i takon ti Xhavit Haliti.

Ora e historisë po vjen. Dhe fundi  juaj gjithashtu.

Kjo më bën mua dhe shokët e mi më të jemi më të fortë e më me shpresë, si dikur kur ishim në kulmin e luftës kundër Serbisë.

Vetëm duke ju larguar ju dhe bandën tënde, ne dërgojmë në vend amanetin e dëshmorëve, çlirojmë Kosovën edhe nga vargonjtë e mafias dhe i hapim rrugë bashkimit të kombit dhe prosperimit ekonomik.

Në këtë kauzë, unë jam me popullin, ndërkaq ti Xhavit Haliti, ku do të jesh?

 

Shperndaje ne
Updated: 1 Janar, 2015 — 23:19

The Author

Murat Jashari

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.