Shtjefën Gjeçovin po e vrasin edhe për së vdekuri

janjeva_nxenesit

fahriu_re_sotFB_03Shtjefën Gjeçovi lindi në Janjevë (Kosovë) ku mori mësimet e para, kurse të mesmet i kreu në Kolegjin Françeskan të Troshanit, për të vijuar më pas studimet teologjike në Bosnjë. Shërbeu si famullitar në vise të ndryshme, si në Pejë, në Kurbin, në Gomsiqe etj. Në Arbënesh të Zarës punoi për një kohë si mësues i shqipes. Mori pjesë në kryengritjet kundër osmane të viteve 1909-1912 dhe më pas në Luftën e Vlorës më 1920. Duke jetuar mes njerëzve mblodhi traditat gojore, etnografike, të drejtën zakonore dhe u interesua për gjuhësinë e arkeologjisë. Gjithë veprimtarinë e tij të shumanshme kulturore e përshkon atdhetarizmi.

Kjo veprimtari u bë shkak të vihej në shenjë të rretheve shoviniste serbe, të cilat organizuan vrasjen e tij më 14 tetor 1929.

Gjeçovi është autor i Dramës “Dashtunia e Atdheut” (1901), i veprës morale-didaktike “Agimi i Gjytetnisë” (1910) dhe i shumë artikujve e studimeve etnologjike e arkeologjike botuar në organe të ndryshme të shtypit të kohës, sidomos në revistën “Albania” të F. Konicës, ku bashkëpunoi me pseudonimin “Likeni i Hasit”. Gjeçovi la shumë vepra në dorëshkrim, si “Shqiptari ngadhnjyes” (1904), “Princi i Dibrave” apo “Mojs Golemi” (Dramë), “Mnera e Prezës” (1902), “Përkrenarja e Skënderbeut” etj. Shumica e këtyre dorëshkrimeve ruhen në Arkivin e Shtetit në Tiranë.
Puna e Gjeçovit është në vazhdën e veprimtarëve të Rilindjes për të mbledhur e për të dëshmuar traditat kombëtare dhe lashtësinë historike të shqiptarëve, kulturën e tyre materiale dhe shpirtërore, për të lëvruar fjalën shqipe dhe për të forcuar vetëdijen kombëtare të popullit të vet…..

Dhe tani  i  bie ndërmend pashave të dikurshëm që të shprehin mllefin e tyre në vendlindjen e Shtjefën Gjeçovit sepse ai :” Mori pjesë në kryengritjet kundër osmane të viteve 1909-1912 dhe më pas në Luftën e Vlorës më 1920. “   . Sepse “gjithë veprimtarinë e tij të shumanshme kulturore e përshkon atdhetarizmi. Kjo veprimtari u bë shkak të vihej në shenjë të rretheve shoviniste serbe, të cilat organizuan vrasjen e tij më 14 tetor 1929. “

Pyetje e thjeshtë për të humburit në erën dehëse të neoosmanizmit : Pse Shtjefën Gjeçovi mori pjesë në kryengritjet antiosmane të viteve 1909-1912  dhe pse e vranë serbët pas shpine në vitin 1929?

Mallkuar qofshi !

Fahri Xharra,24.04.16
Gjakovë

Shperndaje ne

The Author

Fahri Xharra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.