Ëndërr e çamit çasteve zgjerohet
posi një det me valë të trazuara
ai s´ndalon tek ura mendimesh
por hynë thellë gjithësisë së tij
Çami ka dashuri për veten e vet
dhe dashuri për të dashurën e tij
çamërit janë shqiptarë të lashtë
ata kohën e masin me pafundësi
S´dua të jem këpucë në këmbë
të huaj, as mëndje pa kokë e pa
krahë, tokës sime gjuhën ia di
shiu në bari është vaji lotit tim
Vetja ime, më vrit ose po të vras
për Çamërinë vet do të luftojmë
me vete do t´i marim emocionet
dhe dashurinë tonë për atdhéun
Ëndërr e çamit s´është vogëlimë
po bubullimë e të gjithë atdheut
Shqipe është çdo pemë e çamit
Shqipëri e Jugut është Çamëria!..