Civilizimi i Danubit ( Kultura e Vinçes ) – Më e vjetra në botë !

Para se të kaloj në shtjellimin e temës e cila i rrëqethë historianët dhe arkeologët më në zë në botë të cilët me plot fakte e mbrojnë të vërtetën historike se gati çdo gjë filloi mu rreth Danubit dhe në jug te tij deri në Detin Egje; dua të shprehi indinjatën time si pjesëtar i një kombi , (të vetmit trashëgimtar të gjallë të kësaj kultureje dhe këtij civilizimi që jemi) të cilit nuk i intereson asgjë nga vetvetja në të kaluarën e largët .

Kjo trashëgimi e madhe historike përvetësohet nga ardhacakët e djeshëm ( në krahasim me lashtësinë për të cilën po flasim ) kurse ne ,lëre që nuk i japim pesë pare për hulumtime por as nuk shkruajmë , as nuk i njoftojmë brezat e edhe më e keqja e mohojmë  pa fije turpi.

Jetojmë në një kohë që aspak nuk po ndryshon që 600 vjet :” Mos e përmend të kaluarën!”
gjetjet_arkeologjike_vinca

“Fshehtësitë  e qytetërimit rreth Danubit” (“The mysteries of the Danube Civilization”nga Harald Haarmann) , autori e dokumenton që Ballkani ishte i banuar nga një civilizim i cili e zhvilloi gjuhën e parë të shkruar . ( Nuk e di , se  a nga mosdija apo nga porosia ai nuk e cekë se cila ishta gjuha e parë që u shkrua fxh.) Haarmann e quante këtë civilizim , kultura  e “ Europës së vjetër “ e cila ekzistonte në tokat e Serbisë së sotme . Maqedonisë , Bulgarisë , Rumanisë , Greqisë . ( Pra. nuk ceket as Kosova e as Shqipëria . të mos harrojmë se Ulpiana që sot na takon neve ,ishte e kohës së Civilizimit të Vinçes )

Harmanni  shkruan se sipas zbulimeve arkeologjike , mund të flitet lirisht për një kulturë shumë të vjetër, pra 7000 prKr. Ai është shumë i bindur kur thotë se bota nuk duhet më të flet për “Grekët e vjetër (Ancient Greek) por për “Europianët e vjetër “ (“Old European” ) ( prapë këtu një pyetje pë Harmannin se athua ai nuk paska dëgjuar për pellazgët ? )

Pra Kultura e Vinçes apo Civilizimi i Danubit është së paku 2000 vjet para atij Sumerian.

Kohëve të fundit në Nju Jork është hapur ekspozita “ Bota e Humbur e Europës së vjetër” ,  e organizuar nga bullgarët, për të cilet  “New York Times “  shkruan se flitej për një qytetërim më të lashtë se ai romak , grek; bile edhe më i hershëm se ai i Mesopotamisë dhe Egjyptit.

( Shqiptarët të hutuar pas korrupcionit as që munden të paramendojnë organizmin e diçkaje të ngjashme . Mrika e Malësisë së Mirditës kishte thënë: “Me mbajt gjithkush shpi , Kola im do i mbante tri “. E kuptuat , besoj ? )

( New discoveries point out something really sensational: The Balkan area is the cradle of civilization, these lands were inhabited by a highly developed culture that is much older than the Mesopotamian civilization, says Deutsche Welle.)

Më vjen shumë keq që ne nuk përmendemi në kësi lloj ekspozitash, ku  sipas Deutsche Welles , Ballkani është djepi i civilizimit europian e më gjerë.

Kush ishte Ballkani ? Cilët ishin banoret e parë të kësaj ane të botë.

Kultura_vinces_evropiane

Shqiptar , mbylle gojën se nuk je as për veti e as për ngjeti !

 

Referencat
– https://www.quora.com/Where-is-the-oldest-agricultural-cult-temple-in-the-world
-http://ancients-bg.com/category/ancestors/
-1992b Arheološka istraživanja višeslojnog praistorijskog lokaliteta Blagotin u selu Poljna istraživanja 1991 godine”
-. “Systematic surface collection from Blagotin”.

fahriu_re_sotFB_03

02.05.16 Gjakovë

Shperndaje ne

The Author

Fahri Xharra

2 Comments

Add a Comment
  1. ËSHTË FATKEQËSI E MADHE QË NE SHQIPTARËT,JO VETËM SOT-POR SHEKULL PAS SHEKULLI KEMI ASMIMLUAR VETVE-TEN.SHQIPTARËT ERDHËN NË KOHëN TONË ME AS NJË MILION BANORË BRENDA KUFIJËVE TË SOTËM TË SHTETIT SHQI-PTAR,ME NJË SIPËRFAQE TOKE PËR TË ARDHUR KEQ-28 000 KILOMETRA KATRORE.KU SHKUAN TROJET E ARBËRIT,TË PELLASGËVE,TË ILIRËVE E TË SHQIPTARËVE?KU JANË NJERËZIIT,QË JETONIN MBI KËTO TROJE.NJERËZIT U ASIMI-LUAN ME JERIT TJETRIN DHE ATA QËMBETËN I VRANË SERBËT E GREKËT DHE TOKAT E TYERE I PUSHTUAN FQINJËT ,SE NUK KISHTE NJERËS QË TI MBRONIN.VËLLEZËR DHE MOTRA TË SHQIPËËRISË!PËR SHEKUJ ME RRADHË SHQIPTARËT LUFTIAN ME VETVETEN DHE U ASIMILUAJN.ATA PROVUAN LUFTËN ME NJERI TJETRIN DHE KËTO LUFTËRA I SHFRYTË-ZUAN TË HUAJT.LE TË PPROVOJMË RRUGËN E BASHKIMIT!LE TË BASHKOHEMI TL GJITHË RRETH FLAMURIT TË ARBËRIT!

  2. Mbi qytetërimin e Danubit kemi shkruar referat në konferencën e parë të shoqatës “Qendra e Studimeve Pellazgjike”. Në librin e përmbledhjet të kësaj konference ndodhet përmbledhja”Alfabeti pellazg më i vjetri në botë” (shqip dhe anglisht), që i kushtohet këtij qytetërimi. Aty ndodhet fjala e parë shqipe që ruhet e shkruar UJI si dhe germa të tjera. Për vlerën e këtyre gjetjeve të para të gjuhës sonë pellazge/shqipe kemi shkruar edhe tek pashtriku. Kush të dojë mund ti shohë në internet. Haarman ka bërë studimin por nuk i pranon se shkrimi i vinkës është shkrim dhe aq më tepër që i përket gjuhës pellazge/shqipe. Luftulla Peza

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.