NJERËZ TË FËLLIQUR ME NJË POLITIKË E FËLLIQUR

Politika një etje për pushtet!

Çfarë gënjeshtre rrëshqet nga goja e tyre: “Unë jam shteti, unë jam ky popull”. Shteti është vetëm shërbetor i popullit dhe duhet të veprojë si një shërbëtor i populli.

Afrim_caka_2

Nga: Afrim Caka

Mbasi etja e kësaj politike të fëlliqur shprehet në shumë rrugë. Prandaj Hashimi me PDK‐ën e Mustafa me LDK‐ën duhet ta kuptojnë jo vetëm si politikë klanesh që njihet me emrin politikë joprofesionale. Sa herë që dikush ka si qëllim pushtetin dhe pasurit e saj, kjo s’është politikë, janë thjeshtë mediokritete. S’ka rëndësi nëso kjo lidhet me shtetin, me qeverinë e më gjerë të tjera si këto midiokritete banale e e antikombëtare…
Besimi ynë tek tjerët nxjerr në pah atë që do të donim ne të besonim tek qeveritarët tanë… Dëshira jonë e zjarrte për të fituar armikun është tradhtari ynë…

Për mua bota e politikës shqiptare përfshinë shumë më tepër nga çfarë kuptohet zakonisht nga kjo kastë injorantësh që vëjnë firma vend e pa vend. Politikani shqiptarë para e gjatë dhe pas luftës ka përdorur si strategji politiken e tij kundrejtë shtetit. Kurse këta saherë dalin nëpër manifestime, përpara tyre kurdoherë shtrojnë qilimë të kuq dhe ngrohtësin e tyre trullosëse populli e përshendet si President dhe si Kryeministër. Kjo është një sjellje e keqe e një politikani!

Që të bëhesh politikanë, duhesh të kesh karakter dhe palcë kurrizore, është gjë kaq e thjeshtë të jesh politikan? Kjo sjellje nuk i detyron të mendojnë për qeverinë, popullin, shtetin dhe më gjëra që lidhin me to, nuk do të thotë se ti ke luftuar, dhe cilido qoftë rrugëtimi i pushtetit tëndë nuk të bën politikan! Sepse këta po të zbresin poshtë, këta s’munden, sepse është tepër fyese, të ngjitesh lartë pastaj të zbresish është poshtëruese për ta? Gjithmon sipas meje, për karrige e poste tregojnë vetëm njerëzit e parazitë me një politikë të fëlliqur. Njerëzit e arsyeshëm merren me gjëra më të rëndësishme. Në qoftëse duam të kemi politikanë të vërtetë në qeveri, ne duhet t’i fshijmë krejtësisht nga historia emrat e këtyre politikanëve zullumçarë. Mirpo, sado që na duket e çuditshme, e gjithë historia e jonë është e mbushur me emrat e këtyre politikanëve. Dhe ç’është kjo mbushje me këta politikanë që u presin rrugën të gjithëve dhe që kanë lënë plagë në vetëdijen shqiptare? Dhe ne nuk mund ta quajmë politikë? Në mendjet e tyre s’ka asgjë tjetër, përveç plehrave e tradhtisë.
Krimi i tyre më i madh është kjo, që ti prishin mendjet e shqiptarëve, e tani ne të gjithë duhet ta shkatërrojmë këtë prishje…! Kush po i çorodit mendjet e shqiptarëve, politika e fëlliqur apo populli? Kjo është e vërtetë, po ky është krim politikë. Unë thjesht them të vërtetën. Si është e mundur që një qeveri e qelbur vërtet që gënjeshtra mund të çorodisë mendjet e shume intelektualëve? Shumë shqiptarë të arsyeshëm hoqën dorë dhe nuk tregonin interes për politikën ose të bëmat e kësaj klase qobanësh. Se i tërë interesimi i tyre do të ishte që të përcaktonin se cila është e vërteta, ku qëndron kuptimi i zullumçarëve në këtë politikë. Keshtu e pëlqejnë këtë zanatë dhe kështu do te flasin?
Atëhere pse jemi kështu?

E kemi vënë re se koncepti kësaj politike odash u ndërtua mbi emrin “Pronto” të provincës së Brojës e të Prapashticës u shndërrua në konceptin burokratik “ramajos” me çaja rusi e gullasha, të administratës turke, malazeze e maqedone për të gjithë shtetasit e saj. Përkundrazi, me tronditjen që pësoi teritori ynë nga kryqëzatatë e fshehta të PDK‐ës e LDK‐ës me sllavë, duke e përhapur konceptin modern të shqiptarëve në ate Kosovar, një emërtim sllav e kishtar.
Ndoshta është një fat për lexuesit e mi që politikën e tyre, dhe nuk e di pse mora përsipër ta trajtojë një punë palaqosh e pilavxhinjësh, me një sintezë profesionale dhe mundësinë për ta trajtuarë, këtë cikël të plotë, politikës fatkeqe të Dardanisë, të këtij shteti etnikisht shqiptare. Peripicitë që pati në rrugëtimin e saj nga lashtësia deri në ditët tona, si edhe padrejtësitë që shoqëruan trajtimin e çështjës së kufijve Dardanë me fqinjët artificial në tryezat e diplomacisë evropiane dhe në tryezat e Hashimit e të Mustafës.
Si konkluzion, në këtë punë trajtimi e historisë së kufijëve tanë, nuk spikatin, së pari bagazhi i dy autorëve “historik” Isa e Hashim në lidhje me trajtimin e çështjës teritorjale të Dardanisë; e dyta, aftësia e autorëve “shqiptar” jo profesionalë për ta trajtuar problemin e Dardanisë si problem shkencor kufirin që na rrethojnë me sllavë; e treta, të dhënat e pasakta që përdorën autorët gjatë firmosjes një trajtimin tepër të rrezikshëm e të vështirë të problemit Dardanë nga pikpamja historiografike.

Pse mos ta vërë re lexuesi, mbi këto koncepte të njëllojtë me ato të serbisë është ndërtuar historia e problemit gjatë periudhës së sundimit neoosman, të Hashimit e tani së fudmi edhe atij të Mustafasë. Janë të vetmet parametra të falsifikuar, të cilët shkëpusin historinë e shqiptarëve të Dardanisë nga historia e mëparëshme e banorëve të saj dhe, në të njejtën kohë, nga historia e sotme ia këpusin kokën dhe e dërgojnë në Podgoricë e trupin në Dardani.

Pas luftës së vitit 1999, me luftë me mizoritë të padëgjuara, Mali i Zi, Maqedonia aneksuan teritore shqiptare të Dardanisë. Në vitet që pasuan, qeveritë serbe u përpoqën në Mitrovicë t’i dëbonte shqiptarët nga vendi i tyre, duke instarluar aty një rexhim të shtypjes e të përsekutimeve e të mohimit lëvizjes së lirë e të sekuistrimit të pronave e të shtëpive, nëpërmjet një operacioni të përgjakshëm spastrimi etnik, trupat serbe të Millosheviqit u përzunë me dhunë, dhe jo vetëm kaq, deri në tentativën tinzare të përfshirjës së disa politikanëve shqiptarë në sllavizimin e Mitovisës veriore?
Gjak kërkojnë këto krijesa sllave të mjera, gjakun e lakmojnë këto shpirtra pa gjak – ja dhe pickojnë ata në pafajsinë dhe thjeshtësinë e shpirtit shqiptar. Po me fajin tonë?

Shperndaje ne

The Author

Afrim Caka

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.