Territoret e Maqedonisë i kanë banuar me shekuj iliro-shqiptarët, ashtu siç i banojnë edhe sot.

Iliret_maqedonise02

Maqedonasit ishin pellazgo-ilir. Në burimet antike ata dalin herë si ilirë,

si maqedonas, si epriotë, si pellazgë dhe herë si Trojanë.

Maqedonët janë quajtur si paionë nga autorët antikë, por paionët janë një fis ilir, që ka banuar territoret e Maqedonisë dhe më gjerë, që nga koha e Homerit, Herodotit, madje edhe në kohën kur mbretëria Maqedonase ishte e fortë, një pjesë e saj quhej Paioni.

1.

Homeri tek Iliada në bisedën që zhvillohet midis Akilit dhe Pelagonit, udhëheqësit të Paionëve, në Luftën e Trojës, i vë në gojë të Pelagonit këto fjalë për origjinën e tij: “Jam nga Paionia pjellore dhe e largët burrave pajonë heshtgjatë u prij…fisi im vjen prej Aksit me rrjedh të gjerë”. 
Lumi Aks është lumi Vardar i sotëm, që derdhet në gjirin e Selanikut dhe që është në zemër të Maqedonisë antike të Filipit dhe Aleksandrit të madh. Pra, sipas Homerit paionët janë maqedonas, por paionët janë ilir, atëherë edhe Maqedonasit janë ilirë.

2.

Straboni te Gjeografia thotë po të njëjtën gjë si Homeri: “Paionët në viset rreth lumit Aks të quajtur për këtë Amfaksitë”. Pra edhe Straboni i quan maqedonasit, Paionë.

3.

Herodoti te libri Historia përforcon të njëjtën gjë që ka thënë Homeri, por i shtrin më në lindje “Paionët që banonin rreth Strymoni”. Edhe për Herodotin tokat ku banonte popullsia e Maqedonisë quheshin, Paioni, pasi lmi Strymoni derdhet më në lindje të lumit Vardar, pra derdhen në truallin etnik të Maqedonisë.

4.

Apiani i quan paionët dhe panonët si i njëjti fis kur thotë se “Paionët janë një fis i madh pranë Istrit dhe shtrihen për së gjati që nga Japodët deri te Dardanët. Prej helenëve ata quhen Paionë, kurse prej romakëve quhen Panonë, të cilët përfshihen në Iliri”. Pra, Panonët dhe Paionët janë i njëjti fis dhe kanë pasur një shtrirje të gjerë.

5.

Straboni i quan të njëjtë nga ana etnike si Maqedonasit dhe Epirotët kur thotë se: “Edhe gjithë fiset deri në Korkyr disa i quajnë Maqedoni, për arsye siç thonë se banorët e këtyre krahinave përdorin edhe të qethurin edhe të folmen edhe mantelin edhe gjërat e tjera në mënyrë të ngjashme”. Kjo e dhënë e Strabonit dëshmon se maqedonët dhe epirotët kanë pasur të njëjtin etnicitet.

6.

Justini thotë se “Maqedonia më parë quhej e Emathia populli quhej pellazg e krahina Botia”. Pellazg janë quajtur dhe epirotët që do të thotë se maqedonasit dhe epirotët ishin një komb dhe sot meqë epirotët janë popullsi etnike shqiptare atëherë dhe maqedonasit ishin pellazgo-ilirë me një fjalë shqiptarë.

7.

“Paionia thonë se shtrihej deri në Pelagoni dhe Pieri, Pelagonia më parë quhej Oresti. Sikurse më parë edhe tani duket se paionët zënë një pjesë të madhe të Maqedonisë së sotme”. Orestët janë paion, por ata janë njohur edhe si fis Maqedonas, edhe si fis epirot, çka do të thotë edhe njëherë se epirotët, maqedonë dhe ilirët kanë qenë fise të së njëjtës etni.

8.

Po te Straboni “Maqedonia kufizohet nga Perëndimi me bregdetin e Adrias dhe nga Lindja me vijën paralele me këtë, e cila kalon nëpërmjet derdhjes së lumit Hebrit” (Maricë). Straboni quan Maqedoni një pjesë të territoreve të mbretërisë ilire. Gjeografi tjetër, “Ptolemeu, territoret e Maqedonisë i vendos nga Durrësi, duke mbaruar në jug me Amantët”. Pas Amantëve vendosë fiset epirote. Ai quan Maqedoni truallin historik të shtetit Ilir. Pra, të dy gjeografët më të mëdhenj të Antikitetit, quajnë territoret e Ilirisë si Maqedonase. Siç shihet koncepti Maqedoni përfshin tokat ilire të Adriatikut, që do të thotë se Maqedonia ka qenë një entitet politiko-shtetëror, ashtu si mbretëria ilire, epirote, por që ka qenë e së njëjtës etnie me to. Dardanët nuk bënin pjesë në mbretërinë ilire, kishin një mbretëri më vete, por ata quheshin ilirë, kështu edhe maqedonasit, kishin shtetin e tyre bashkim fisesh ilire, epirote, thrake fise të cilat ishin të një kombi.

9.

Një pjesë e ushtrisë së Aleksandrit të Madh rreth 6000-10000 ikën nga ushtria pasi Aleksandri, në gjaknxehtësi e sipër, vret të birin e dados së tij Lanika Mila. Aleksandri u bë aq shumë pishman, saqë donte të vriste dhe veten, por nuk e la garda që e ruante. Këta ushtarë iliro-maqedonas që ikën nga ushtria e tij vendosen në një vend midis Afganistanit dhe Pakistanit të sotëm.Para disa vjetësh skenaristi James Hilton xhiroi dokumentarin Horizonte të Humbura, ku tregohej se banorët e atij vendi ishin të gjatë, të bardhë me flokë gështenjë. Ultësira ku jetojnë quhet Hundëza, që në shqip është hunda. Kjo ka marrë këtë emër ndoshta ngaqë fusha ku jetojnë mbyllet me një hundë midis dy maleve që e rrethojnë. Një tjetër vend moçalor quhet Balta, që si në shqip moçali është baltë. Gjuha që flasin është e ndryshme nga ajo vendase dhe quhet Burrusheski, pra gjuhë burrash, po në shqip. Ata hanë mish derri dhe pinë verë, edhe pse janë myslimanë ekzaktësisht siç bëjnë një pjesë e shqiptarëve myslimanë sot. Atje ndodhet një kala që quhet Qala e Aleksandrit, pra në shqip fjala qala është kala.

10.

Feverial citon Puarson dhe Coyx në “Saktësimin e Historisë së lashtë” kur thonë se “Maqedonia ia detyron origjinën e saj një kolonie pellazgësh të dëbuar nga Histioktida prej Kadasmëve rreth 1302 p.l.k. Ata u vendosën në Pind me emrin Maqedonas dhe u shtrinë deri në Emathia”. Kuint-Kyras dhe Plutarku shohin se midis Greqishtes e Maqedonishtes ekziston një ndryshim i thellë, saqë duke kuptuar njërën prej këtyre gjuhëve, nuk mund të kuptosh tjetrën” – “Maqedonasit nuk flisnin greqisht dhe për t’u marrë vesh ishte e nevojshme një përkthyes”.

11.

Herodoti thotë se Aleksandrit, të birit të Amyntës, nuk iu lejua të merrte pjesë në Lojëra Olimpike, sepse nuk ishte grek.

12.

Se çfarë i lidhte maqedonët me grekët e tregon qartë Demosteni, i cili thotë për mbretin e Maqedonisë Filipin e II, të atin e Aleksandrit të Madh, kështu: “Jo vetëm që nuk je grek dhe nuk ke asnjë lidhje me grekët, nuk je as edhe një barbar nga ndonjë vend që mund të quhet me nder, por je një zuzar shtypës nga Maqedonia, që dikur nuk ishte kurrë në gjendje për të blerë një skllav të saktë”.

Fjalët e Demostenit e vulosin origjinën jo greke të Maqedonasve dhe tregojnë origjinën e tij barbare, që do të thotë i huaj.

Territoret e Maqedonisë i kanë banuar me shekuj iliro-shqiptarët, ashtu siç i banojnë edhe sot. Vetë ekzistenca e shqiptarëve në këto territore, që në mënyrë absolute është kombi më etnik i Evropës, tregon qartë se shqiptarët i kanë banuar ato territore që prej mijëra vjetësh, kohë para Filipit dhe Aleksandrit. 

Elena_Kocaqi_shb

Nga: Dr. Elena Kocaqi

Shperndaje ne

The Author

Elena Kocaqi

3 Comments

Add a Comment
  1. Sikur të kishte populli shqiptar akoma më shumë studiues si znj. Kocaqi, ndoshta shkenca e historisë do vlersohej siç duhet! Të lumt dora zonja Elena Kocaqi, paq jetë te gjatë malet.

  2. Komplimente shum bukur ju lumte.vetem se d’estate me ju then se hundeza nuk perkthehet si hunda por si hunda e vogel hundeza prahundez!!!

  3. Kjo është një e vertetë e madhe se konstandini i madhë Aleksandri i madhë Filipi Napolon Bonoparta etj kanë qenë me origjinë Pellazge Dardano Iliro Arbnore Shqiptarë , sa më shumë që po kalon koha , dhe sa më shumë që po gjurmoj dhe studjoj , po e vertetoj se Shqiptarët janë një ndër më të vjetrit në Evrpoë dhe i kan dhënë Evropes shumë personalitete me ndikim në shumë segmente , por fatkeqësisht çuditem se si vetëvetës i kemi dhënë shumë pak .Maqedonia është sahtet artificial që u krijua shumë vonë nga Titoja , kështu që Maqedonia është tërsëisht e shtrirë me popullatë autoktone Shqiptare , në fillim të shekullit xx qyteti Shkupi ka qenë qyteti më i madhi me Shqiptarë duke ia kaluar Tiranës dhe Prishtinës , Manastiri qyteti i alfabetit është dhe do të jetë gjithëmonë krenaria jonë , Dibra ku lindi ikonën kruelegjendarin GJergj Kastriotin Skenderbeun , duke mos e harruar edhe familjen qiriazi etj/

    MANASTIRI

    Qyteti im i dashur
    I shkronjave të arta
    Lindën u rritën
    Hyren në çdo shtëpi

    Manastiri 1908
    36 shkronja të arta
    Mbuluan si zogjtë
    Trojët Shqiptare

    Regjimet religjionet
    Të përbuzën të injoruan
    Pranë stuhive e pushtuesve
    Krenarë dole qytet i alfabetit .

    Nga Halil Preniqi .

Lini një Përgjigje te Halil Preniqi Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.