Kulturat nga Starçeva, Blagotini dhe ajo e vjetër europiane. E ne ku jemi ?

Vasha_leshkuqe

fahriu_re_sotFB_03

07.05.16 Gjakovë

E vërtetë që toka më të mira na i zaptuan gjatë shekujve, e vërtetë që u strukëm në pak kilometra katrorë, e vërtetë që mbijetuam por ende po duan të zhbëjnë . Metodat kanë ndryshuar; përdoren ato të cilave vet duhemi t`i kundërvihemi . Në këtë luftë të ashpër mediatike nuk na ndihmon dot NATO-ja; vet jemi përgjegjës për të kaluarën tonë. Këtu luftohet me pendë , këtu luftohet me fakte . Sa dhe me çfarë potenciali mendorë jemi në mbrojtje të vetvetes?

Zbulime epokale arkeologjike në të gjithë Ballkanin  , e neve nuk na ndihet zëri . Nuk luftohet propaganda gllabëruese historiografike e fqinjëve dhe e dashamirëve të tyre , vetëm me medium sociale.
Edhe ato  e kanë rëndësinë e vet , porse ku janë simpoziumet , ekspozitat në qendrat botërore të kulturës , ku jemi të përfaqësuar ?

E vërtetë që jemi të varfër ekonomikisht por jemi të varfër edhe mendërisht. Luftën me te madhe e kemi ndër veti . Neve na duhet të bindemi së pari me vetveten , të humbasim kohë me vetveten e pastaj shohim e bëjmë . Rasti më i miri ishte kërkesa e jonë për pranim në UNESCO. Të dobët ishim sa s`ka më s`ka ! Më aktiv dhe efektiv ishte peshkopi Sava Janjiq i Deqanit i vetëm se sa  dy qeveri të dy shteteve shqiptare.
Deri sa Sava Janjiqi mbushte faqet me kundër shkrime për Kosovën , ne merreshim me tjera gjëra:mos t`i përmendi se njeriu normal rrëqethet nga dëshpërimi.

Po cila na qenka kjo Kultura nga Starçeva  , nga Blagotini  ajo e vjetër europiane? 

Miq të nderuar , ku janë shqiptarët me zbulimet e tyre arkeologjike , si dhe a përmendët ndokund ndonjë copë toke shqiptare ?

Shikoni më poshtë e shkruar në anglisht , nga serbët: “The Starčevo culture, sometimes included within a larger grouping known as the Starčevo–Kőrös–Criş culture, is an archaeological culture of Southeastern Europe, dating to the Neolithic period between c. 5500 and 4500 BC, or “The Starčevo culture covered sizable area that included most of present-day Serbia, Montenegro, Bosnia and Herzegovina, Croatia, Hungary, the Republic of Macedonia and Bulgaria.”

E shihni që gati çdo zbulim është në tokat pellazgjike- ilirike- dardane dhe askund nuk përmendemi ne.

Po,  si të të përmend i huaji kur t`i e mohon vetveten ?

Pse jemi të verbuar deri në atë masë sa edhe ambasadorët e huaj duan të ikin nga ne?

Kush po na e humbë të ardhmen e pashmangshme ?

Shperndaje ne

The Author

Fahri Xharra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.