A kishte shqiptar në Kosovë para ardhje së turkut ?

Propaganda_antishqi_serbe

Shumë qesharake , kjo pyetje por ia vlen të merresh me dhe tek e fundit t`a dimë të vërtetën tonë aq të kontestuar nga vet ne. Ishim apo jo këndej pari para ardhjes së turkut ? Viti i kaluar ishte plotë mohime dhe vetëmohime shqiptare si nga ana e serbëve po ashtu nga ana e shqiptarëve mysliman , prijësve fetar mysliman ‘ bile edhe nga një e përditshme serioze e Kosovës. “Deri në Betejën e Kosovës,1389 ,në Kosovë ishin vetëm 3 % shqiptar thoshin hoxhallarët ; pastaj na dole në skenë “studimet” antishqiptare të “ krye-izdajicës “

Hasan Kaleshi i cili në një konferencë në Stamboll , 1972 , paska ligjëruar dhe “bindur” botën se deri në atë betejë (1389 ) paska pasur vetëm një % shqiptar . Me “ndihmën “ e turkut atëherë qenka rritur numri i jonë ( fatkeqësisht ) dhe ia paske zënë vendin dikujt tjetër. Unë e dija që këta janë duke e bërë këtë propagandë qëllim keqe të inspiruar dhe të shtirë nga dikush . Por kush ishin ata që e kishin thënë ? Hulumtimi në biblioteka nuk është “ gjynaf “ dhe e gjeta një “ margaritar “ të shpifjeve, mashtrimeve dhe mohimeve më të pa fytyra serbe . Serbët po , por shqiptarët pse po ?

Sot do te flasim pak për këtë libër “ Jovan N. Tomiç “Arnautet në Serbinë e vjetër dhe në Sanxhak” , 1913 , Beograd (Јован H. Томић О АРНАУТИМА у старој Србији и Санџаку 1913. ) Në parathënje shkruhet “

Në letrën e botuar të gazetës “Temps” të 3 Janarit 1913 z. Dr.Gergur Jakshiq në mënyrë të mrekullueshme është e paraqitur shpërndarja e shqiptarëve jashtë kufijve të Shqipërisë; nëpër Sanxhakun e Novi pazarit , Fushat e Kosovës, në Serbinë e vjetër dhe nëpër Maqedoni. Zgjerimi i shqiptarëve jashtë kufijve të Shqipërisë nuk është e sotme. ….por më së shumti ne ve serbëve na intereson : pse u rrit roli i shqiptarëve nën perandorinë otomane, roli i tyre në çkombëtarizimin dhe muslimanizimin me dhunë të serbëve ; si erdhi deri tek shqiptarizimi i viseve krejtësisht serbe si dhe në çfarë konteksti qëndron muhamedanizimi dhe shqiptarizmi i serbëve në ato toka . Përgjigjen serbëve le t`iu japin “serbët “ e rinj të Kosovës

Libri i Jovan N. Tomiçit është i ndarë në kapituj “-Momentet kryesore të muslimanizimit dhe shqiptarizimit të serbëve në Prizren , në Metohi ( Dukagjin fxh) dhe Kosovë -Muslimanizimi i serbëve katolik në Kosovë – Muslimanizimi i serbëve ortodoks pas 1630-1656 -tës – Muslimanizmi dhe shqiptarizimi i serbëve ortodoks pas 1688-1690 -tës – Levizja serbe e vitit 1737 edhe më shumë e shpejton muslimanizimin dhe shqiptarizimin e serbëve ortodoks (-ГЛАВНИ МОМЕНТИ МУХАМЕДАНИЗИРАЊА И АРНАУЋЕЊА СРБА У ПРИЗРЕНУ, У МЕТОХИЈИ И НА КОСОВУ -МУХАМЕДАНИЗИРАЊЕ КАТОЛИЧКИХ СРБА НА КОСОВУ, У МЕТОХИЈИ И У ПРИЗРЕНУ – МУХАМЕДАНИЗИРАЊЕ ПРАВОСЛАВНИХ СРБА ПОСЛЕ НЕУСПЕЛИХ ПОКУШАЈА ПОКРЕТА 1630–1656 ГОД. -МУХАМЕДАНИЗИРАЊЕ И АРНАУЋЕЊЕ ПРАВОСЛАВНИХ СРБА ПОСЛЕ ПОКРЕТА 1688–1690 ГОД. -ПОКРЕТ СРБА 1737 ГОД. ЈОШ ВИШЕ УБРЗАВА МУХАМЕДАНИЗИРАЊЕ И АРНАУЋЕЊЕ ПРАВОСЛАВНИХ СРБА )

Kësaj radhe desha të iu bëj vetëm me dije se librat serbe , nga të cilat antishqiptarët shqiptar po lexojnë dhe po na fëlliqin të menduarit e drejtë janë dhe mund te gjendet lehtë;por vetëm e vërteta shqiptare ashtu si është nuk gjendet tek ata.

Kurse librat e propozuar më poshtë po iu lë juve e sidomos atyre që nuk i binden të vertets sonë , por pështjellimeve të serbëve dhe turqve : “

-H. Kaleši, O seobama Srba sa Kosova krajem XVII i početkom XVIII veka, etničkim promenama i nekim drugim pitanjima iz istorije Kosova. Obeležja VI/4 (1976) 193-216, posebno na str. 194-199.

-J. Hadži-Vasiljević, Arban. liga, 1-2, 11-14. Hadži-Vasiljević navodi argumentaciju tadašnjeg načelnika Vrhovne komande, koji je isticao kako neće i nikako ne želi “da Srbija ima svoj Kavkaz”, dok ce predsednik vlade bojao da bi ostanak Albanaca u Srbiji mogao biti štetan po red i bezbednost u tim krajevima (str. 13, s pozivom na J. Ristića, Diplom. ist. Srbije II, 241-247).

– P. Nikolić, Širenje Arnauta, 126; ypor. P. Pavlović, Seobe Srba i Arbanasa, -J. Hadži-Vasiljević, Muslimani, “

fahriu_re_sotFB_03

08.05.16 Gjakovë

Shperndaje ne
Updated: 8 Maj, 2016 — 14:10

The Author

Fahri Xharra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.