Dosja kundër Gjenocidit të bërë Grek mbi popullsinë shqiptare Çame përball Drejtësisë Ndërkombëtare të Hagës.

Pranohet Dosja Çame

Camet_1944

Masakrat gjate rruges Kllogjer-Sarande.

 

Konfirmimin me shkrim e morën, Kryetari dhe Atdhetari, i Shoqatës Demokratike Çamëria në Hollandë, Festim Lato, dhe Kryetari i Këshillit Ndërkombëtar të Çamërisë në Dortmund, Prof, Qemal Kryeziu.

 

Në këtë Demonstratë për përkrahjen e “Dosjes Çame” në Hollandë, qenë të pranishëm, anëtarë të Këshillave Ndërkombëtar të Çamërisë, nga Italia, Austria, Belgjika, Gjermania, Franca, si dhe nga Presheva, Medvegja, Kumanova, Tanusha, dhe Gjakova.

Konfirmimi me shkrim nga Zyra e Portokollit të Hagës, ishte një emocion i veçantë, për gjithë Popullin e detit që protestonte para Gjykatës së Hagës. Çështja Çame po ecën udhës së mbarë! Urime gjithë Kombit!

 

RrustemGeciRrustem Geci – Këshilltar i Këshillit Ndërkombëtar Çamëria në Dortmund.

 
 
 
 
 
 
 
 

* Foto: Popullsia e masakruar Shqiptare Came  gjate rruges të ekzekutuara  nga trupat e rregullta ushtarake greke me date 25. Qershor 1944 , të udhehequra nga Napolon Zerva. Në Kllogjer të Sarandës, prehen 2700 persona të vdekur rrugës, gjatë eksodit për ti shpëtuar genocidit dhe dhunës greke kundër popullsisë së pafajshmë dhe të pambrojtur çame. Fundi i luftës së dytë botërore, mbahet edhe si fillimi i kalvarit të vuajtjeve të kësaj popullsise, të cilës në vitin 1944 ju konfiskuan pronat dhe u përzunë me dhune nga shtëpitë e tyre shekullore. Bëhet fjalë për një genocid akoma të pa denuar nga shteti grek.

Shperndaje ne

The Author

Atdhe Geci

Rrustem Geci është një poet i njohur. Ai u lind në Roganë të Dardanës. Mësimet e para i bëri në vendlindje, kurse shkollën e mesme e kreu në Gjilan dhe Dardanë. Rrusta u kulturua më tej në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Ekonomik. Rrustem Geci 15 vjet ishte gazetar, në Radio Televizionin e Prishtinës. Ndërsa pas mbylljes së RTP-së nga regjimi fashistoid serbian ai mërgon në Dortmund të Gjermanisë, ku edhe tani jeton e vepron. Deri më tash ka shkruar dhe botuar 17 vepra; 1. “Demonstratat e luleve”, 2. “Antolologjia personale" 3. “Jeta në Letër”, 4. ”Mielli dhe uji”, 5. “Lirikë”, 6. “Dridhjet e barit”, 7. “Atdheu”, 8. ”Erdhëna”, 9. “Arbëreshët”, 10. “Shqipëria”, 11. “Trojet e mia” , 12. “Rogana”, 13. “Heroika”, 14. “Gacat e prushit”, 15. “Atdhetarët”, 16. “Pasha këtë tokë”, 17. “Kanuni poetik”, libri më i vëllimshëm në gjuhën shqipe me poezi, 2 mijë faqe, dhe mbi 23 mijë vargje. Motivet në poezinë e Gecit janë motive të zemrës dhe të shpirtit. Shndërrimi i jetës së jetuar në tekst poetik, është natyrshmëria e të qenit poet. Poezia përfiton shumë nga e bukura, nga dashuria. Rrustem Geci është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, prej vitit 1995, dhe është i përfaqësuar në gjashtë Antologji me poezi, dhe në një Antologji për gazetari.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.