Serbia, macja që kërkon të bëhet luan

Shtrembërimi i fakteve historike

Ekziston teoria e “zhvillimit të serbëve nga iliro-serbët”

Shkruan: Fahri XHARRA

E enjte 6 Nëntore 2014

u1_FahriXharraSipas medieve serbe një hulumtues gjerman Jyrgen Shpanut, duke kërkuar për historinë e gjermanëve nëpër Europë, i zbulon varret serbe nëpër Spanjë, Portugali dhe Bretanjë, të cilat ishin mbi 3000 vjet para Krishtit. Pastaj vazhdohet që civilizimi njerëzor, shkrimet e vjetra asire, misire dhe haldeje i njeh si përmendoret e para të saja që datojnë mbi 7000 vjet. Sipas studiuesve, po aq e vjetër është historia e serbëve: “Serbët të parët para të gjithëve këndej pari, por ata ishin edhe nismëtarët e kombeve sllave dha kombit grek”.

Sipas disave, ne shqiptarët jemi këndej pari nga ardhja e turkut

E shqiptarët të humbur në histori, si meteoritet në galaksinë e pafundme as që e dinë se bile në “Ditarët e oborrit Mbretëror Kinez“, që mbahen në mënyrë të vazhdueshme e pa ndërprerje tashmë 2000 vjet parK. “Mbajnë në vete shënimet për serbët që jetonin në Sarmantinë aziatike dhe që populli serb kishte jetuar që në ato kohëra prej Siberisë e gjer tek Venediku i Italisë“. Nëse shkohet edhe më larg, atëherë shohim që “një nga Franca Robet Siprian e paska gjetur teorinë e zhvillimit të serbëve nga iliro-serbët” dhe me këtë teori e shpjegon shtrirjen e serbëve që nga Deti Baltik, ai i Zi e deri në Kaukaz tek Liqeni Kaspik. Dhe ne shqiptarët jemi këndej pari sipas disave, që nga ardhja turkut? 
Por të vazhdojmë të “mahnitemi” me “lashtësinë” e këtij kombi fqinj të cilëve as që u del kush përpara: ”Një rremb i serbëve, që nëpërmjet Azisë së Vogël tashmë 3000 vjet paraK kishte arritur në Ballkan qenkan instaluar rreth Rashkës së Vjetër dhe pastaj në tri hove, 1800,1500 dhe 1400 vjet paraK. paskan pushtuar Kretën. Aty i paskan mundur kretasit dhe me ata së bashku e paskan lindur kombin e ri të grekëve apo të helenëve. Sipas shënimeve serbe, edhe emri i qytetit të Athinës dhe perëndeshës me të njëjtin emër, nuk qenkan grekë por  serbë. Sa qesharake, thonë serbët: ” Ka shënime që flasin se vetë grekërit e quajnë veten pellazgë, dhe se e flitnin një gjuhë ”barbare“ dhe nuk e dinin që ata ishin vetë serbët.

Në vendet skandinave kishin ardhur popujt e luginës së Nëndanubit

 Nëndanubi, “parahisorikisht ishte vendlindja e serbëve”, këtë e dëshmon Milosh Milojeviqi dhe shkruan: ”Serbët që nga parahistoria kanë jetuar në tokat e tyre të sotme,që nga Italia apo Deti i Mesdheut e deri në Greqi, që nga Deti Adriatik e deri në Detin e Zi dhe gjithmonë e kanë pasur shenjtërinë e tyre, kishat e tyre, arqipeshvitë e tyre. Kur në shek. e 4-të pasK. ishte sulmi i hunëve në tokat e tyre, atëherë ata u tërhoqën në Zveçan të Kosovës dhe bile që në atë kohë e ngritën Mitrovicën ( e Kosovës). Sipas Milojeviqit, “Kisha serbe është më vjetër se ajo e Romës dhe ajo e Bizantit”.
Mbani në mend këtë, se çka shkruhet në mediet serbe: ”Në librin ‘Civilizimi i gjermanëve dhe i Vikingëve’, botim i vitit 1976, me autor Patrick Louth (Zvicër) shkruhet se nja 2000 vjet para K. në vendet skandinave kishin ardhur popujt e luginës së Nëndanubit.
Për shumë hulumtues , kjo gjithmonë ka mbetur e pasqaruar si ardhja e një një populli “misterioz”. Po nga Zvicra e kemi tjetrin Eugene Pittard, i cili thotë që ”ai popull misterioz”, që u shpërngul në brigjet e Norvegjisë dhe Skotlandës, ishin popull i racës dinarike, ishin trupgjatë dhe të bukur. Sipas hulumtuesit Pittard, ata kishin lëvizur nga Vendiku nëpërmes Evropës Qendrore dhe Gjermanisë deri në Suedi dhe Norvegji  dhe rrembi tjetër nëpër kanalin Moreuz ishin vendosur në ishujt britanikë. Të gjithë këta ishin serbët, paraardhësit tanë, përfundojnë mediet serbe.
Tani e kam një kërkesë për lexuesit: E njeh kush këtë libër?
 Se “ata (serbët) e gjetën çelësin e leximit të shkrimeve etruske dhe se etruskët ishin ata të Rashkës së sotme”, flet edhe ky konstatim i serbëve. ” Është e njohur se etrurët para latinëve kanë jetuar në Italinë e sotme dhe vetën e kanë quajtur rashanë. Është pranuar sqarimi i shkencëtarëve se fjala Ras do të thotë soj, rasit, përkatësia e fisit që flet me gjuhë të njëjtë. Ne sot e dimë se rashanët kanë qenë banorë të shtetit të Nemanjiqit dhe ende ekzistojnë gërmadhat e qytetit Ras. Prandaj, të flasësh për etrurët sot do të thotë të flasësh për rashanët, të cilët kanë jetuar në hapësirën e kulturës së vinçave, në veriperëndim të Prokuples. Se ç`më dhemb, kur i lexoj mohuesit në të vërtetën shqiptare.

Shperndaje ne
Updated: 1 Janar, 2015 — 23:51

The Author

Fahri Xharra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.