Ekstremizmi islamik i shqiptarëve prodhon antishqiptarizëm

muzeu_nene_tereza

Planet e Çubrilloviçit nuk mundi t´i realizojë Serbia, do t´i përfundojnë me sukses mosefikasiteti, padituria dhe plogështia e klasës politike shqiptare! ( nga Lis Bukuroca ) E tmerrshme !

Për ndryshim nga islamizmi i arabëve që është këmbëngulës në përhapjen e arabizmit në botë, ai i turqve që nëpërmjet islamizmit të tyre të rrisin ndikimin turk në botë gjithashtu; “maskarallëku “ i  shqiptarëve  ngjallë antishqiptarizëm .

Po , si ndodhë ? “Forumi Mysliman reagoi me zemërim ndaj vendosjes së muzeut të Nënë Terezës pranë xhamisë së qytetit të Durrësit. Figura e një misionare të krishterë dhe bamirëse nuk mund të jetë një justifikim për një veprimtari të tillë pikërisht në shkallët e Xhamisë së Madhe të Durrësit. “ Si ta quajmë këtë , vetëm si antishqiptarizëm në shërbim të serbëve , si antishqiptarizëm në kuadrin europian , si antishqiptarizëm në kuadrin kombëtar.

Lis Bukuroca shkruan : “Në kohën e kralit serb numri i shqiptarëve zvogëlohej, në kohën e Rankoviçit numri i shqiptarëve zvogëlohej, në kohën e Milosheviçit numri i shqiptarëve zvogëlohej. Numri i shqiptarëve brenda zvogëlohet edhe në kohën e politikanëve shqiptarë. Shqiptarët jetojnë keq, si në kohën e pushtuesve të djeshëm. Duket se u ndryshua vetëm kombësia e materialistëve, dje sllav, sot shqiptarë! Dje pasuroheshin serbet në kurriz të shqiptarëve, sot pasurohen disa shqiptarë në kurriz të shqiptarëve!|

“Në Maqedoni shqiptarët luftuan për barazi. Lufta shërbeu për të fituar një diskriminim të ri, me vulë evropiane, 20 për qind barazi. Si edhe në dy shtetet e para, u krijua një elitë e re e cila sundon shqiptarët tok me maqedonët: ajo diskriminon shqiptarët tokë me maqedonët, dëbon shqiptarët tok me maqedonët. Vështirë të gjenden maqedon në emigracion, shqiptarët e Maqedonisë mund të takohen kudo. Maqedonët do t´i imponojnë fëmijëve shqiptarë mësimin e gjuhës maqedone nga klasa e parë. Ky  vendim nuk mund të merret pa politikan shqiptarë! Maqedonishtja flitet në një gjatësi prej 100 kilometrave, shqipja flitet në tërë Ballkanin.”

Lexojeni këtë: Në fillim të viteve ’60 deri kah mesi i të 70-tave ndodh ardhja e parë kryesisht e ‘gastarbeiterëve’ (punëtorëve mysafirë) turq, shqiptarë, boshnjakë, arabë etj., të cilët pasi i tërheqin me vete edhe familjet e tyre, vendosen në Zvicër për një kohë më të gjatë. Edhe pse shumica prej tyre në fillim planifikonin të qëndronin këtu vetëm 2-3 vjet, mirëpo tani në ndërkohë janë bërë, jo rrallë, edhe nga 30 vjet. Me vendosjen e përkohshme të muslimanëve në Zvicër fillon edhe hapja e mesxhideve (faltoreve më të vogla se xhamitë) të para. Nuk dimë saktësisht se kur janë hapur mesxhidet e para, por ajo që e dimë me siguri, është fakti se turqit dhe mbase edhe arabët janë të parët që hapin faltoret e para islame në Zvicër.

Vitet e 90-ta , shkatërrimi ekonomik ( në Shqipëri dhe në të gjitha viset shqiptare në ish-Jugosllavi ) ishte me pasoja të mëdha për unin shqiptar . Degjenerim shpirtëror dhe kombëtar . Serbia punonte me të madhe dhe ajo punon ende :  “aty kah vitet ’90  në Zvicër hapen edhe faltoret e para shqiptare. Shumica e këtyre mesxhideve janë hapur nëpër bodrume dhe vende të fshehura si magazina, stalla etj. dhe zakonisht larg qendrës së qytetit, diku në periferi..

Paradoksi i zakonshëm shqiptar: “Si mesxhid i parë shqiptar në Zvicër është ai në Cyrih, xhemati i të cilit fillimisht janë falur bashkë me muslimanët turq atje, e më pas shkëputen dhe krijojnë xhematin dhe mesxhidin e tyre shqiptar. Kjo ka ndodhur në vitin 1987. Si imam i parë në këtë xhami ka qenë Usame ef. Xhemaili, momentalisht i punësuar në Bibliotekën “Isa Beu” në Shkup.
Më pas vijojnë hapjet e mesxhideve të reja si në Wil, në Kreuzlingen, Romanshorn etj. me përpjekjet e imamëve Taxhedin ef. Misimi, Alivebi ef. Mediu, Sami ef. Misimi, Shaban ef. Sulejmani, Mustafë ef. Memeti, Nebi ef. Rexhepi etj.”

Ne shqiptarët duhet të prijmë gjithmonë kundër vetvetes. Ta mendoni , nga xhamitë, mesxhidet e qendra islame në Zvicër, shumicën prej tyre e përbëjnë qendrat dhe mesxhidet shqiptare: 63, pastaj vijnë turqit me afro 60, boshnjakët me 14 dhe të tjerat u takojnë muslimanëve të kombësive të tjera.

Krenari e shëmtuar !

Po mirë sa shkolla shqipe me mësim plotësues janë në Zvicër?

Ja edhe një “ krenari “ e shëmtuar e shqiptarëve në Zvicër “Prej të gjitha 63 mesxhideve shqiptare vetëm 23 janë me imam të rregullt, 16 prej tyre kanë të punësuar imam vetëm për të premten (të xhumanë) dhe për fundjavë, ndërkaq 23 syresh nuk kanë imam as të rregullt e as për fundjavë. Këto ftojnë nga një imam nga vendlindja vetëm për muajin Ramazan, ndërkaq për namazin e xhumasë angazhojnë ndonjë prej xhematëve që kanë pak njohuri rreth rregullave të namazit të xhumasë dhe të hutbes (predikimit të së premtes në minber). “

Dhe shqiptarët mendojnë që e mashtrojnë Zvicrën : “Vetëm tani kohëve të fundit, pas heqjes së vizave për qytetarët e Republikës së Maqedonisë, disa xhami që kanë sadopak buxhet ftojnë nga një teolog nga vendlindja për të shërbyer si imam për një periudhë tremujore, mirëpo kjo bëhet fshehurazi ngase bie ndesh me ligjet e këtij vendi, pasi imamët e këtillë duhet të posedojnë vizë pune nga organet qeveritare zvicerane si dhe dekret nga Bashkësitë Islame të vendlindjes.”

A mësohet diçka nga historia shqiptare , dhe ngritja e vetëdijes shqiptare?

Sa ngjallët dashuria ndër shqiptare e mohuar në shekuj .

A janë këto plane Çubrilloviqiane antishqiptare ?

Mjerë ne !

Edhe komunizmi i diktaturës ishte antishqiptarizëm:” E lindur në një familje shqiptare të Shkupit, Gonxhe Bojaxhi ishte transferuar bashkë me familjen në Shqipëri pas kalimit të Shkupit në Mbretërinë e re Serbo-Kroato-Sllovene. Ajo vetë kishte zgjedhur rrugën e Zotit. Qe dorëzuar murgeshë me emrin Motër Tereza dhe, pas një qëndrimi në Irlandë, ishte vendosur në Kalkuta të Indisë. I vëllai, Lazër Bojaxhi, pas vendosjes së komunizmit në Shqipëri, qe larguar drejt Italisë dhe ishte vendosur në Palermo ku jetonte i martuar prej vitesh.

Babai i Bojaxhinjve vdiq herët ( e vranë serbët në Shkup ), por nëna Drane dhe motra Age vijuan të jetojnë në Shqipëri në kushte relativisht të vështira. Sa më shumë Nënë Tereza bëhej e njohur, aq më shumë ato e fshihnin afërsinë me të. Përpiqeshin të mos e përmendnin duke pasur frikë nga ndëshkimi i shtetit komunist .”

fahriu_xharra_vet126.05.16 Gjakovë

Shperndaje ne
Updated: 27 Maj, 2016 — 08:27

The Author

Fahri Xharra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.